Author: Momenti

  • Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë

    Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë

    Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë

    Misioni i KFOR-it, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën pesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, në emër të gjithë personelit të misionit, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave, si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.

    “Mendimet tona janë me ta në këtë kohë pikëllimi të thellë”, ka deklaruar Vergori, transmeton Klankosova.tv.

    KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e ka cilësuar si aleate të çmuar të NATO-s dhe kontribuuese në misionin në Kosovë.

  • Prishtinë: I dyshuari ushtron dhunë psikike ndaj babait, intervenon Policia

    Prishtinë: I dyshuari ushtron dhunë psikike ndaj babait, intervenon Policia

    Prishtinë: I dyshuari ushtron dhunë psikike ndaj babait, intervenon Policia

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij pas një mosmarrëveshjeje.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 16:30, në Prishtinë.

    I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

  • Zjarr në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh

    Zjarr në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh

    Zjarr në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh

    Një zjarr ka përfshirë një garazh në Gjilan, ku si pasojë janë djegur dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 01:15, nga një mashkull kosovar, i cili ka bërë të ditur se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat janë duke u marrë me trajtimin e rastit.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale përfshijnë dy vetura dhe pajisje të ndryshme shtëpiake.

  • Sulmohet në internet një sistem i CIA-s, konfirmohet incidentin kibernetik

    Sulmohet në internet një sistem i CIA-s, konfirmohet incidentin kibernetik

    Sulmohet në internet një sistem i CIA-s, konfirmohet incidentin kibernetik

    Një sistem i paklasifikuar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) është komprometuar në një sulm kibernetik, ka raportuar Associated Press (AP), duke cituar një burim të njohur me incidentin.

    Sipas këtij burimi, i cili ka folur në kushte anonimiteti, sulmi nuk ka prekur informacione të klasifikuara dhe problemi tashmë është zgjidhur.

    Sistemi i prekur përdorej për inteligjencën nga burimet e hapura, e cila përfshin mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të disponueshme publikisht, përfshirë informacionet në internet, imazhet nga satelitët komercialë dhe të dhënat e siguruara nga kompani private.

    Edhe pse këto informacione janë kryesisht publike ose gjysmëpublike, ato mund t’u ofrojnë analistëve të inteligjencës të dhëna të rëndësishme, sidomos kur kombinohen me informacione të siguruara përmes operacioneve sekrete, transmeton klankosova.tv.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat të dhëna konkrete janë komprometuar dhe kush qëndron prapa sulmit. Incidenti u raportua fillimisht të martën nga gazeta “The New York Times”.

    Ngjarja vjen në një kohë kur disa institucione dhe kompani të rëndësishme në SHBA janë përballur me probleme serioze në sistemet e tyre. Javën e kaluar, një rrjet i brendshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), që përdoret për komunikimin e informacioneve të klasifikuara, ishte jashtë funksionit për një periudhë kohore.

    Ndërkohë, FBI-ja po heton një ndërhyrje të dyshuar në një bazë kombëtare të të dhënave të zbatimit të ligjit, të cilën e administron vetë agjencia.

    Probleme janë raportuar edhe në trafikun ajror, ku një ndërprerje në shkallë kombëtare shkaktoi kaos në udhëtimet ajrore, pasi kontrollorët e trafikut ajror patën vështirësi në komunikimin me pilotët.

    Gjithashtu, gjatë këtij muaji, ndërprerje të sistemeve janë raportuar edhe te kompanitë Apple, JPMorgan Chase dhe Microsoft.

    Këto incidente kanë rikthyer vëmendjen te cenueshmëria e infrastrukturës kritike, sistemeve bankare dhe platformave digjitale që përdoren çdo ditë nga miliona qytetarë.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka mohuar se këto ndërprerje janë pjesë e një sulmi të koordinuar kibernetik.

    Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, ka deklaruar se shumica e problemeve lidhen me përpjekjet për përditësimin dhe forcimin e sistemeve, në mënyrë që ato të mbrohen nga sulmet e hakerëve, të cilët tashmë po përdorin mjete gjithnjë e më të avancuara të inteligjencës artificiale.

    Sipas tij, këto teknologji u mundësojnë sulmuesve të kryejnë sulme në shkallë të paprecedentë.

  • “Financimi i Ukrainës është thjesht më i lirë”: Ekonomisti ukrainas paralajmëron Evropën kundër ndërprerjes së ndihmës për Kievin

    “Financimi i Ukrainës është thjesht më i lirë”: Ekonomisti ukrainas paralajmëron Evropën kundër ndërprerjes së ndihmës për Kievin

    Ndërprerja e mbështetjes financiare për Ukrainën rrezikon ta inkurajojë Moskën dhe ta ekspozojë Evropën ndaj agresionit të mëtejshëm rus. Kështu ka paralajmëruar Tymofiy Mylovanov, president i Shkollës së Ekonomisë së Kievit, në një intervistë për Euronews.

    Ai tha se detyrimi i Ukrainës për të bërë lëshime pa garanci të besueshme sigurie mund të hapë rrugën për një tjetër luftë në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

    Deklaratat e Mylovanovit vijnë në një kohë kur financimi i Kievit është kthyer në një nga çështjet kryesore të diskutimit për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian. Udhëheqësit evropianë pritet t’i trajtojnë të dyja çështjet në samitin që mbahet këtë javë në Bruksel.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e ka lidhur arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin e BE-së me vazhdimin e ndihmës financiare për Ukrainën. Ndërkohë, Sllovakia, Hungaria, Çekia dhe Bullgaria kanë shprehur rezerva për ofrimin e fondeve të tjera.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve të BE-së që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës financiare. Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi një kredi shtesë deri në 45 miliardë euro për vitin 2027, që synon të mbulojë rreth dy të tretat e mungesës së parashikuar të financimit të Ukrainës, e cila arrin në 70 miliardë euro.

    Mylovanov tha se rritja e shpenzimeve të Ukrainës për mbrojtjen lidhet si me intensifikimin e sulmeve ruse, ashtu edhe me zhvillimin e teknologjisë ushtarake në fushëbetejë.

    “Rusia po shpenzon më shumë para për luftën dhe teknologjinë, prandaj edhe ne jemi të detyruar të përgjigjemi me më shumë teknologji”, deklaroi ai për Euronews.

    “Në praktikë, ka më shumë dronë dhe raketa. Na duhen më shumë sisteme për interceptimin e tyre”, shtoi ekonomisti.

    Ai theksoi se dronët e pajisur me sensorë të avancuar, programe kompjuterike dhe inteligjencë artificiale po bëhen gjithnjë e më të kushtueshëm.

    Ndërkohë, sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit po pengojnë logjistikën, transportin publik dhe qasjen në arsim, duke shtuar presionin mbi ekonominë ukrainase në prag të dimrit.

    Mylovanov argumentoi se ndihma e vazhdueshme për Kievin duhet të shihet si investim në sigurinë e vetë Evropës. Sipas tij, dobësimi i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë politike ose ushtarake që do t’i jepte Moskës më shumë mundësi për të kërcënuar edhe shtetet e tjera evropiane.

    “Për sa kohë që Ukraina po e frenon Rusinë, Evropa fiton kohë për të rritur kapacitetet dhe për të forcuar mbrojtjen e saj”, tha ai.

    “Është thjesht më lirë të financosh dhe të mbështesësh Ukrainën”, theksoi Mylovanov.

    Ai përmendi shtetet baltike, Poloninë dhe Evropën Jugore si rajone që mund të përballen me pasoja në rast të tërheqjes së ndihmës perëndimore.

    – YouTube www.youtube.com

    “Rusia do t’i ridrejtojë menjëherë burimet drejt operacioneve në hapësirën më të gjerë evropiane”, paralajmëroi ai.

    Ekonomisti kundërshtoi gjithashtu pretendimin se ndërprerja e ndihmës financiare mund ta përshpejtojë përfundimin e luftës, duke e detyruar Kievin të bëjë më shumë lëshime në negociata. Ai përmendi historikun e Rusisë në shkeljen e marrëveshjeve të mëparshme me Ukrainën.

    “Ta detyrosh Ukrainën të bëjë kompromis do të thotë thjesht t’i përshpejtosh problemet për Evropën. Do të thotë të përshpejtosh agresionin e mëtejshëm”, u shpreh ai.

    Mylovanov shprehu skepticizëm edhe për procesin e ri diplomatik të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, duke argumentuar se Moska ende nuk ka treguar gatishmëri të sinqertë për t’i dhënë fund luftës.

    Sipas tij, partnerët e Ukrainës nuk duhet të mbështeten vetëm në premtimet e Kremlinit, por duhet të krijojnë kushte në të cilat Rusia nuk do të ketë alternativë tjetër përveçse të përfshihet në negociata serioze.

    I pyetur nëse Moska mund të pajtohej me një armëpushim përpara negociatave më të gjera politike, siç kërkojnë Kievi dhe partnerët evropianë, Mylovanov iu referua formimit të tij si ekonomist.

    “Jam ekonomist me profesion dhe në këtë fushë ekziston një disiplinë e tërë e strategjisë që quhet ‘cheap talk’ – që do të thotë se fjalët janë të lira, ndërsa veprimet kushtojnë”, tha ai.

    Ai sugjeroi që procesi të niste me marrëveshje të kufizuara, por konkrete, si shkëmbimi i të burgosurve, ndalimi i përkohshëm i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, një armëpushim në Detin e Zi ose ndalimi i luftimeve në zona të caktuara.

    “Prandaj, përveç fjalëve, duhet të dëshmojmë diçka konkrete”, shtoi ai.

    Ndonëse e mirëpriti përfshirjen e negociatorëve evropianë në procesin e paqes, Mylovanov ngriti pikëpyetje se si do të zbatohej një marrëveshje e ardhshme. Ai përmendi si mundësi vendosjen e trupave, krijimin e buxheteve të përbashkëta për sigurinë, trajnimin ushtarak dhe shkëmbimin e teknologjisë.

    Në një kohë kur presioni diplomatik ndaj Kievit po rritet, ekonomisti paralajmëroi se një marrëveshje nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të lëshimeve që do të përmbajë.

    “Në fund, do të kemi një marrëveshje të keqe për të gjithë”, tha ai.

    “Pyetja e duhur nuk është nëse marrëveshja duhet të jetë e mirë apo e keqe, por si të sigurohemi që ajo të jetë marrëveshja përfundimtare dhe që lufta të mos vazhdojë pas dy, tri apo pesë vjetësh”, theksoi Mylovanov.

    Sipas tij, për këtë nevojitet një vijë e qartë ndarëse mes palëve, e mbështetur nga mekanizma të besueshëm sigurie, përfshirë vëzhgues dhe trupa që do të qëndronin mes tyre. /Telegrafi/

  • “Nuk mund të largohet kështu”, Guardiola del me deklaratën e fortë për Ronaldon

    “Nuk mund të largohet kështu”, Guardiola del me deklaratën e fortë për Ronaldon

    Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke kërkuar që Federata Portugeze e Futbollit t’i garantojë yllit të Al Nassr një përfundim dinjitoz të karrierës me kombëtaren e Portugalisë.

    Ish-trajneri i Manchester Cityt beson se një futbollist me kontributin dhe arritjet e Ronaldos nuk duhet të largohet nga kombëtarja në këtë mënyrë, por meriton një lamtumirë madhështore, ashtu siç i takon një legjende të futbollit.

    Guardiola ka theksuar se Portugalia dhe Ronaldo duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për ta mbyllur këtë kapitull në mënyrën e duhur, duke lënë pas çdo mosmarrëveshje apo keqkuptim të mundshëm.

    “Federata Portugeze e Futbollit duhet të sigurojë një përfundim dinjitoz të karrierës së Cristiano Ronaldos. Të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje të qarta për të garantuar një lamtumirë ashtu siç e meriton një legjendë”.

    “Cristiano Ronaldo nuk duhet të largohet në këtë mënyrë nga Portugalia. Portugalia nuk mund ta lërë të largohet kështu, pas gjithë historisë që kanë ndërtuar së bashku”.

    “Ai ka qenë një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për veten apo Portugalinë, por edhe për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve portugezë”.

    “Ata duhet ta kuptojnë se Cristiano Ronaldo meriton të largohet sipas kushteve të tij. Në historinë tuaj ka pasur futbollistë të jashtëzakonshëm dhe Cristiano Ronaldo është njëri prej tyre. Prandaj, kjo situatë duhet të korrigjohet për t’i dhënë Cristianos atë që meriton”.

    “Nëse do ta korrigjojnë apo jo këtë situatë, nuk është shqetësimi im, por sinqerisht, sipas mendimit tim, është e qartë se ata duhet ta bëjnë patjetër”.

    “Duhet të organizohet një festë ku ai ta ndiejë dashurinë e bashkëkombësve të tij, ndërsa edhe vetë duhet të marrë iniciativën dhe të thotë: le ta kthejmë faqen dhe ta lëmë të kaluarën pas”.

    “Një karrierë e tërë nuk duhet të gjykohet në bazë të një apo dy muajve, apo për shkak të një mosmarrëveshjeje ose keqkuptimi me një apo dy persona. Ka karriera të mbushura me arritje që meritojnë të ruhen dhe të mbrohen – Cristiano Ronaldo e meriton këtë”.

    “Ka futbollistë të mëdhenj, të cilët kanë qenë vërtet në majën e futbollit të tyre dhe që meritojnë të largohen nga dera kryesore”.

    “Së pari, sepse e kanë fituar këtë të drejtë përmes gjithçkaje që i kanë dhënë sportit. Vetë futbolli ua ka borxh këtë mirënjohje të qartë”.

    “Dhe së dyti, për hir të të gjithë fëmijëve që hedhin hapat e parë në fushën e futbollit dhe që mund të thonë: Dua ta përfundoj karrierën si Romario, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Paolo Maldini apo ndonjë prej legjendave të tjera të historisë”, ka deklaruar Guardiola./Telegrafi/

  • Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë i habit shkencëtarët pasi shtyp hundën e tij në dritaren e nëndetëses

    Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë i habit shkencëtarët pasi shtyp hundën e tij në dritaren e nëndetëses

    Peshkaqeni 4.5 metra i gjatë i habit shkencëtarët pasi shtyp hundën e tij në dritaren e nëndetëses

    Një takim i jashtëzakonshëm në thellësitë e oqeanit, ku një peshkaqen gjigant iu afrua një nëndetëseje kërkimore dhe mbështeti turirin në dritaren e saj, po tërheq vëmendjen pas publikimit të pamjeve të këtij momenti.

    Peshkaqeni femër, me gjatësi të vlerësuar nga 16 deri në 17 këmbë (rreth 4.9 deri në 5.2 metra), u përball nga afër me studiuesit në një thellësi prej rreth 1,700 këmbësh (518 metrash) nën Oqeanin Atlantik, pranë Bahamasit.

    Pamjet tregojnë grabitqarin gjigant duke lëvizur ngadalë rreth mjetit nënujor, përpara se të afrohej drejtpërdrejt te shkencëtarët. Kjo afërsi u dha studiuesve një mundësi të rrallë për të vëzhguar një prej grabitqarëve që hasen më rrallë në oqean.

    Kafsha u identifikua si peshkaqen me gjashtë gushë dhe hundë të topitur, një specie që jeton në ujëra të thella dhe mund të arrijë gjatësi deri në rreth 20 këmbë (6 metra). Ndryshe nga shumë lloje të tjera të njohura të peshkaqenëve, kjo specie e kalon pjesën më të madhe të jetës larg sipërfaqes së oqeanit.

    Edhe pse pamjet janë shpërndarë së fundmi gjerësisht në rrjetet sociale, takimi nuk është i ri. Ai ka ndodhur në qershor të vitit 2019, gjatë një ekspedite të organizatës për eksplorimin detar OceanX në ujërat e Exuma Sound, pranë Bahamasit.

    Misioni kishte një qëllim të rëndësishëm shkencor: vendosjen e një pajisjeje satelitore gjurmimi te një peshkaqen i kësaj specieje, pa e nxjerrë kafshën në sipërfaqe.

    Deri atëherë, studiuesit që merreshin me këtë specie shpesh duhej ta kapnin peshkaqenin dhe ta transportonin drejt sipërfaqes për t’i vendosur pajisjen e gjurmimit. Ky proces mund t’i shkaktonte stres kafshës dhe të ndikonte në sjelljen e saj natyrore.

    Për ekspeditën, shkencëtarët përdorën nëndetësen kërkimore Nadir të OceanX, e cila kishte kapacitet për tre persona dhe zbriti në thellësitë e Atlantikut. Ekipi kishte marrë me vete rreth 100 paund (45 kilogramë) karrem për të tërhequr peshkaqenët gjatë operacionit.

    Studiuesit u përballën me disa përpjekje të pasuksesshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike, problemeve teknike dhe pengesave të papritura gjatë ekspeditës. Megjithatë, më 29 qershor 2019, ata arritën ta realizonin objektivin kryesor.

    Sipas Muzeut të Historisë Natyrore të Floridës, shkencëtari Gavin Naylor arriti t’ia vendoste një pajisje satelitore gjurmimi një peshkaqeni mashkull të kësaj specieje, në një thellësi prej më shumë se 1,700 këmbësh.

    Ky sukses shënoi herën e parë që një peshkaqen me gjashtë gushë dhe hundë të topitur pajisej me një etiketë gjurmimi në thellësi, në habitatin e tij natyror. Kjo u mundësoi studiuesve ta studionin specien pa pasur nevojë ta nxirrnin fillimisht nga thellësitë e oqeanit.

    Peshkaqeni femër që shfaqet në pamjet e shpërndara ishte njëri prej disa peshkaqenëve të hasur gjatë së njëjtës ekspeditë. Afrimi i saj i pazakontë u shndërrua në një përvojë veçanërisht të paharrueshme për ekipin.

    Naylor e përshkroi këtë takim si një shembull të kureshtjes së peshkaqenit ndaj njerëzve. Sipas tij, kafsha dukej sikur po i vëzhgonte studiuesit me po aq interes sa ata po e vëzhgonin atë.

    Këta peshkaqenë janë veçanërisht interesantë për shkencëtarët detarë për shkak të historisë së tyre të lashtë evolucionare. Prejardhja e tyre lidhet me peshkaqenë që kanë jetuar në oqeanet e Tokës rreth 200 milionë vjet më parë.

    Peshkaqenët me gjashtë gushë zakonisht jetojnë në thellësi që variojnë nga disa qindra deri në mijëra këmbë nën sipërfaqen e ujit. Disa prej tyre janë dokumentuar edhe në thellësi që i afrohen 6,500 këmbëve (rreth 1,980 metrave).

    Pavarësisht pamjes frikësuese dhe përmasave të mëdha, kjo specie përgjithësisht nuk konsiderohet kërcënim i rëndësishëm për njerëzit. Habitati i saj natyror është larg ujërave bregdetare ku zakonisht notojnë njerëzit.

    Ushqimi i tyre përfshin peshq, kallamarë dhe gjallesa të tjera detare. Ata njihen gjithashtu se ushqehen me mbetje të kafshëve të mëdha kur u jepet mundësia.

    Ekspedita e vitit 2019 dëshmoi se teknologjia e avancuar nënujore mund t’u ndihmojë studiuesve të vëzhgojnë grabitqarët e rrallë detarë në habitatin e tyre natyror, pa u mbështetur tërësisht në metodat tradicionale të kapjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mbrëmja e dytë në Ligën e Kampionëve, emocionet e njëjta

    Mbrëmja e dytë në Ligën e Kampionëve, emocionet e njëjta

    Mbrëmja e dytë në Ligën e Kampionëve, emocionet e njëjta

    Ndeshjet e sotme sjellin përballje shumë interesante, me skuadra të mëdha evropiane që synojnë fitore të rëndësishme.
    Tetë nga nëntë ndeshjet që luhen sonte, transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.

    18:45 – Sabah FC – Barcelona
    Barcelona udhëton në Baku për t’u përballur me Sabah FC, me synimin për të regjistruar fitoren e katërt në këtë fazë të garave. Katalunasit janë në vendin e gjashtë me 9 pikë, ndërsa vendasit kanë vetëm 3 pikë.

    18:45 – Slavia Prague – Villarreal
    Përballje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat kanë nevojë urgjente për pikë. Slavia është në vendin e 34-t me vetëm një pikë, ndërsa Villarreal renditet i 28-ti me 3 pikë.

    21:00 – Atletico Madrid – Viking
    Atletico Madridi nuk ka hapësirë për gabime dhe kërkon fitoren për t’u afruar me zonën e kualifikimit. Spanjollët kanë 4 pikë, po aq sa Vikingu, që synon të befasojë në Madrid.

    21:00 – Club Brugge – Liverpool
    Liverpooli kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes nga Fenerbahçe në xhiron e kaluar. Skuadra angleze ka 9 pikë dhe renditet e teta, ndërsa Club Brugge është një pozitë më poshtë, gjithashtu me 9 pikë.

    21:00 – Inter – Stuttgart
    Një duel interesant mes dy skuadrave që synojnë të afrohen me tetëshen e parë. Interi ka 6 pikë dhe renditet i 17-ti, ndërsa Stuttgarti është i 15-ti me 7 pikë.

    21:00 – Lille – Bayern Munich
    Bayern Munichu synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe të marrë një tjetër fitore në Evropë. Gjermanët kanë 8 pikë dhe renditen në vendin e 13-të, ndërsa Lille është në krizë, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.

    21:00 – PSG – Roma
    Një nga përballjet më të mëdha të mbrëmjes. Kampioni francez është lider me 12 pikë të plota dhe kërkon fitoren e pestë radhazi, ndërsa Roma, me vetëm 4 pikë, ka nevojë të madhe për rezultat pozitiv.

    21:00 – Shakhtar Donetsk – Fenerbahçe
    Përballje mes dy skuadrave që kërkojnë të afrohen me zonën e play-offit. Fenerbahçe ka 5 pikë dhe renditet e 19-ta, ndërsa Shakhtari është i 22-ti me 4 pikë.

    21:00 – Sporting CP – Manchester United
    Një tjetër superndeshje e mbrëmjes, ku Sporting synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe formën katastrofale të anglezëve për të vazhduar garën drejt tetëshes së parë. Portugezët kanë 9 pikë, ndërsa Manchester Unitedi renditet i 18-ti me 6.

  • Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja po përballet me një klimë të thellë polarizimi politik në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku Partia Popullore konservatore (PP) kryeson në shumicën e sondazheve dhe shihet si favorite për të formuar një koalicion qeverisës me partinë e djathtë ekstreme Vox.

    Kryeministri socialist, Pedro Sanchez, gjatë fushatës në ishullin Tenerife, paralajmëroi qytetarët për rritjen e ndikimit të qeverive të djathta, duke përmendur politikat e Donald Trumpit, Jair Bolsonaro dhe Javier Mileit.

    Sipas raportimeve të BBC, në anën tjetër, lideri i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, kritikoi ashpër qeverisjen socialiste, duke e cilësuar atë si fyese dhe poshtëruese për shumë qytetarë.

    Edhe partia Vox ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Sánchez, duke e akuzuar atë me tone të rënda, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, Sanchez, i njohur për qëndrimet e tij në mbrojtje të feminizmit, emigracionit dhe energjisë së gjelbër, është bërë një nga zërat më të dalluar të së majtës në Evropë.

    Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, ku të dyja palët paralajmërojnë për rrezikun që, sipas tyre, kundërshtarët politikë paraqesin për demokracinë në vend.

  • Katër vjet pas përplasjes së asteroidit, anija hapësinore rikthehet për të vlerësuar dëmet

    Katër vjet pas përplasjes së asteroidit, anija hapësinore rikthehet për të vlerësuar dëmet

    Katër vjet pas përplasjes së asteroidit, anija hapësinore rikthehet për të vlerësuar dëmet

    Katër vjet pas një përplasjeje të qëllimshme me një asteroid, një anije hapësinore ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të analizuar nga afër pasojat e këtij eksperimenti historik.

    Bëhet fjalë për misionin “Hera” të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i cili synon të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga anija kozmike “DART” e NASA-s, që në vitin 2022 u përplas qëllimisht me një asteroid për t’ia ndryshuar trajektoren, transmeton klankosova.tv.

    Anija “DART” u shkatërrua gjatë përplasjes, ndërsa misioni i ri evropian do të analizojë ndikimin e saj dhe ndryshimet që ka pësuar asteroidi. Pamjet e para nga vendi i përplasjes pritet të publikohen gjatë ditës së mërkurë.

    Sipas BBC, ky eksperiment nuk ishte ndërmarrë për shkak të ndonjë rreziku të afërt për Tokën, por si testi i parë praktik i mbrojtjes planetare, për të parë se si mund të veprohet në rast se një asteroid do të kërcënonte planetin tonë.

    Patrick Michel, hetuesi kryesor i misionit “Hera” në ESA, e ka krahasuar misionin me një inspektor që rikthehet në vendin e ngjarjes për të zbuluar se çfarë ka ndodhur pas përplasjes.

    Eksperimenti u zhvillua në një sistem me dy asteroide. Më i madhi, i quajtur Didymos, ka një diametër prej rreth 730 metrash, ndërsa rreth tij rrotullohet asteroidi më i vogël, Dimorphos, me diametër prej rreth 150 metrash.

    Përmes këtij misioni, shkencëtarët synojnë të kuptojnë më mirë efektet e përplasjes dhe të vlerësojnë nëse kjo metodë mund të përdoret në të ardhmen për të mbrojtur Tokën nga asteroidët potencialisht të rrezikshëm.