Author: Momenti

  • “Kam me të vra ty edhe atë me të cilin lidhesh” – 39-vjeçarja në Ferizaj denoncon ish-partnerin, ai në kërkim edhe për mashtrim

    “Kam me të vra ty edhe atë me të cilin lidhesh” – 39-vjeçarja në Ferizaj denoncon ish-partnerin, ai në kërkim edhe për mashtrim

    “Kam me të vra ty edhe atë me të cilin lidhesh” – 39-vjeçarja në Ferizaj denoncon ish-partnerin, ai në kërkim edhe për mashtrim

    Nuk e kishte pranuar fundin e lidhjes dhe për muaj të tërë dyshohet se e kishte përcjellë e shqetësuar ish-partneren, deri në pikën që e kishte kërcënuar me vrasje nëse ajo do të krijonte një lidhje me dikë tjetër. Një 39-vjeçare në Ferizaj ka kërkuar mbrojtje nga institucionet e drejtësisë, nga frika për sigurinë e saj dhe të dy fëmijëve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është F.C., rreth 35 vjeç, ndërsa viktima është S.J., rreth 39 vjeçe.

    E reja e ka denoncuar rastin më 24 nëntor në Stacionin Policor në Ferizaj, ku para hetuesve rajonalë ka rrëfyer se kishte qenë në lidhje dashurie me të dyshuarin dhe kishte bashkëjetuar me të për rreth një vit.

    Në prill të këtij viti, ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, mirëpo ish-partneri dyshohet se kishte vazhduar ta shqetësonte, duke e përcjellë dhe telefonuar vazhdimisht.

    Situata kishte kulmuar më 22 nëntor, kur dyshja ishte takuar me kërkesën e 35-vjeçarit, kinse për të diskutuar rreth një veture.

    Gjatë këtij takimi, ai dyshohet se e kishte kërcënuar me fjalët:

    “Nëse ti nuk bahesh me mu, nuk kthehesh me mu, mos mëno që ti bahesh me dikan, unë ka me të vra ty edhe qata që ti ki me dal me ta, se unë nuk kam hek dorë prej teje”.

    E frikësuar se ish-partneri mund ta dëmtojë atë apo edhe dy fëmijët që ka nga martesa e mëparshme, 39-vjeçarja ka kërkuar urdhër mbrojtës.

    Por ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se i dyshuari rezulton të jetë në kërkim policor prej disa muajsh.

    Sinjali mëson se 35-vjeçari kërkohet nga hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj që nga gushti i këtij viti, në lidhje me një rast të mashtrimit.

    Përkundër veprimeve policore, deri më tani nuk është arritur të sigurohet prania e tij.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po zhvillohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fenerbahce triumfon ndaj Barcelonës, Nigel Hayes-Davis hero i Panathinaikos

    Fenerbahce triumfon ndaj Barcelonës, Nigel Hayes-Davis hero i Panathinaikos

    Basketbollistët e Fenerbahçes mposhtën Barcelonën në një transfertë të vështirë me rezultat 82-77, duke i shkaktuar skuadrës katalanase humbjen e dytë radhazi.

    Burimi: Dukagjini

  • Blanche e quan Nvidia-n “kompani të mirë”, por nuk sqaron nëse po hetohet

    Blanche e quan Nvidia-n “kompani të mirë”, por nuk sqaron nëse po hetohet

    Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, ka shmangur përgjigjet lidhur me mundësinë që Departamenti i Drejtësisë ose Byroja Federale e Hetimeve (FBI) të kenë nisur hetime ndaj kompanisë së teknologjisë Nvidia dhe drejtorit të saj ekzekutiv, Jensen Huang.

    Burimi: Dukagjini

  • Doganieri goditet nga një automjet gjatë kontrollit për mallra të kontrabanduara në Podujevë

    Doganieri goditet nga një automjet gjatë kontrollit për mallra të kontrabanduara në Podujevë

    Një zyrtar doganor është goditur në dorë nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Podujevë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 13:27, kur ekipi i Doganës së Kosovës kishte ndaluar një automjet për kontroll, me qëllim të verifikimit nëse po transportoheshin mallra të kontrabanduara.

    Gjatë këtij veprimi, i dyshuari, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një zyrtar doganor.

    Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.

    “24.11.2026 – 13:27. Është raportuar se ekipi i Doganës së Kosovës në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndalur automjetin me qëllim të kontrollimit për mall kontrabandë, i dyshuari mashkull kosovar, me automjet në ikje ka goditur në dorë viktimën mashkull kosovar-doganier dhe ka arritur të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Shqiptarët në Quinto di Treviso festojnë Nëntorin, me muzikë, valle dhe aktivitete kulturore

    Shqiptarët në Quinto di Treviso festojnë Nëntorin, me muzikë, valle dhe aktivitete kulturore

    Komuniteti shqiptar në Quinto di Treviso të Italisë ka kremtuar Festat e Nëntorit me një program të pasur kulturor e artistik, nën organizimin e shoqatës “Shën Nënë Tereza”.

    Në këtë festë morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Bajraktari, si dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët u bashkuan për të shënuar datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

    Atmosfera festive u shoqërua me muzikë shqiptare, valle tradicionale dhe interpretime artistike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua fëmijëve, të cilët përmes valleve dhe paraqitjeve të tyre artistike sollën emocione te të pranishmit, transmeton Telegrafi.

    Gjatë aktivitetit u rikujtua edhe rëndësia e Ditës së Alfabetit Shqip dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku 37 delegatë kontribuuan në njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, duke shënuar një moment historik për kulturën dhe arsimin kombëtar.

    Përmes këtij organizimi u përcoll mesazhi se ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave kombëtare nis që në fëmijëri dhe duhet të përcillet te brezat e ardhshëm, pavarësisht vendit ku jetojnë shqiptarët.

    Organizatorët dhe pjesëmarrësit u vlerësuan për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar në diasporë./Telegrafi/

  • Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

    Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

    Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja për hapjen dhe zgjatjen e pushimit mjekësor. Mjekët familjarë do të jenë ende në gjendje të miratojnë pushim mjekësorë deri në 15 ditë, por për mungesa më të gjata se pesë ditë, do të zbatohen kritere shtesë mjekësore, varësisht nga diagnoza.

    Pushimi mjekësor më e gjatë se 15 ditë do të vendoset nga një komision mjekësor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).
    Rregullat e reja janë përcaktuar në Rregulloren mbi mënyrën, procedurat dhe kriteret për përcaktimin e paaftësisë së përkohshme për punë, të publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 254 të 30 tetorit 2026.

    Rregullorja u miratua më 6 tetor nga Bordi i Drejtorëve të FSSH-së, ndërsa zbatimi i saj fillon më 1 dhjetor.

    Fondi sqaron se ndryshimet nuk nënkuptojnë heqjen ose shkurtimin automatik të së drejtës për pushim mjekësorë, por një ndryshim në kriteret mjekësore sipas të cilave përcaktohet nëse një punonjës është përkohësisht i paaftë për të punuar./Telegrafi/

  • Ora i sinjalizoi golin që nuk ekzistonte, VAR-i shpëton gjyqtarin nga një gabim i madh

    Ora i sinjalizoi golin që nuk ekzistonte, VAR-i shpëton gjyqtarin nga një gabim i madh

    Gjyqtari i Bosnjës dhe Hercegovinës, Irfan Peljto, përjetoi një situatë të pazakontë mbrëmë (e martë) në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Feyenoord dhe Portos (0-1) në Roterdam. Konkretisht, ora e informoi atë për një gol që nuk u shënua dhe gabimi u korrigjua vetëm nga VAR-i.

    Feyenoord po humbiste 0-1 në fund të ndeshjes dhe po kërkonte një gol të barazimit. Rezervisti Nacho Ferri më pas e drejtoi topin me kokë drejt portës.

    Portieri Diogo Costa nuk arriti ta kapte, topi goditi shtyllën dhe iu kthye në duart e tij.

    Në atë moment, Peljto mori një sinjal nga “goal line technology” apo sistemi i vijës së portës në orë se topi e kishte kaluar plotësisht vijën e golave, kështu që ai e akordoi golin.

    Lojtarët dhe tifozët e Feyenoordit filluan të festonin, por u aktivizua sistemi VAR. Videoja tregoi se topi nuk e kishte kaluar vijën e golit, goli u anulua dhe rezultati mbeti 0-1.

    from soccer

    Ndryshe, ndeshja u vendos në minutën e dytë nga një autogol i Oussama Targhalline, i cili shënoi me kokë pas një krosi nga anësori i Portos, Oskar Pietuszewski.

    Trajneri i Portos, Francesco Farioli, i tha UEFA-s se fitorja ishte edhe më e rëndësishme sepse Porto nuk kishte fituar në Holandë për 33 vjet. Feyenoord ka tre pikë pas pesë ndeshjeve dhe është i 32-ti në tabelën e Ligës së Kampionëve. Ata kanë humbur pesë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/

  • Pesë gra të vrara çdo orë nga një partner apo i afërm i ngushtë në vitin 2025 – të dhëna në nivel global nga UNODC dhe UN Women

    Pesë gra të vrara çdo orë nga një partner apo i afërm i ngushtë në vitin 2025 – të dhëna në nivel global nga UNODC dhe UN Women

    Shkalla e femicidit ka rënë shumë më ngadalë se shkalla e vrasjeve në nivel global. 47.000 gra dhe vajza u vranë gjatë vitit 2025 nga një partner intim ose anëtar i familjes, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women.

    Raporti i shkurtër për femicidin 2026 (2026 Femicide Brief), i publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tregon se shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për një grua apo vajzë, një model që ka ndryshuar pak vitet e fundit.

    60 për qind e 78.000 rasteve të femicidit gjithsej në vitin 2025 janë kryer nga një partner intim ose anëtar i familjes, pra mesatarisht pesë gra çdo orë, ose 129 në ditë.

    “Në asnjë rajon gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta nga femicidi. Afrika mbetet kontinenti me shkallën më të lartë të viktimave të femicidit nga partneri intim/anëtari i familjes (2,9 viktima për 100.000 femra), e ndjekur nga Amerika (1,4 viktima), Oqeania (1,1), Azia (0,6) dhe Evropa (0,5)”, thuhet në njoftim.

    “Për shumë kohë kemi parë statistika alarmante,” tha Monica Juma, Drejtoreshë Ekzekutive e UNODC-së.

    “Qëndrimet shqetësuese, normat shoqërore dhe dështimi i mekanizmave institucionalë të mbrojtjes krijojnë një mjedis ku vrasja e një gruaje, bije, nëne apo motre bëhet ‘e tolerueshme’.

    Ndryshimi i kësaj realiteti kërkon veprim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e shoqërisë. Duhet t’i dyfishojmë përpjekjet për të zbatuar strategji parandalimi që synojnë ndryshimin e sjelljes shoqërore dhe të qëndrimeve të dëmshme, si dhe të investojmë në programe e ndërhyrje të specializuara për trajtimin e autorëve të dhunës në familje, për mbrojtjen e grave dhe për garantimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre”, thuhet më tej.

    Më tej theksohet se femicidi rrallë është akt i izoluar.

    “Për shumë gra dhe vajza, ai është akti i fundit i një vargu të gjatë dhune, kërcënimesh dhe abuzimi që mund të ishte ndalur. Megjithatë, përballë barrierave të mëdha, shumica e grave që përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nuk kërkojnë kurrë ndihmë nga familjarët, komuniteti apo autoritetet.

    Shumë prej tyre mbeten pa mbrojtje, ndërsa autorët i shpëtojnë drejtësisë gjatë gjithë jetës”.

    “Duhet të sigurojmë që gratë të mund ta raportojnë dhunën në mënyrë të sigurt, të kenë qasje në mbrojtje dhe të marrin mbështetje para se të jetë shumë vonë. Kur shenjat paralajmëruese nuk raportohen, rastet nuk hetohen siç duhet, gratë dhe vajzat nuk mbrohen dhe autorët nuk sillen para drejtësisë, pasojat mund të jenë fatale. Çdo mundësi e humbur për të garantuar të drejtën e grave dhe vajzave për siguri është dështim i drejtësisë dhe i detyrës më themelore të ligjit: të mbrojë jetën e grave dhe vajzave. Duhet të veprojmë urgjentisht që asnjë shenjë paralajmëruese të mos injorohet, asnjë e mbijetuar të mos mbetet pa mbrojtje dhe asnjë autor të mos i shpëtojë përgjegjësisë”, tha Sima Bahous, Drejtoreshë Ekzekutive e UN Women.

    Ndërsa shkalla globale e vrasjeve ka rënë, shkalla e femicidit ka rënë me ritëm më të ngadaltë.

    Në raport thuhet se midis viteve 2010 dhe 2025, shkalla e vrasjeve ka rënë gati dy herë më shpejt se ajo e femicidit në Amerikë dhe rreth 1,5 herë më shpejt në Evropë.

    Përmes fushatës së këtij viti “16 Ditët e Aktivizmit”, që zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor me temën “UNiTE për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave: Drejtësi, mbrojtje për të mbijetuarat, stop pandëshkueshmërisë”, UN Women dhe UNODC u bëjnë thirrje qeverive, sektorit privat, sistemit të Kombeve të Bashkuara, mediave, organizatave të grave dhe të mbijetuarave që udhëheqin ndryshimin që të bashkojnë forcat.

    “Së bashku duhet t’i japim fund femicidit dhe çdo forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, të sigurojmë drejtësi për të mbijetuarat, viktimat dhe familjarët e tyre dhe t’i thërrasim autorët para përgjegjësisë”. /Telegrafi/

  • Hetimet për korrupsion në drejtësi, sekuestrohen katër telefona, dy kompjuterë dhe dokumente – zbardhen dyshimet ndaj të arrestuarve

    Hetimet për korrupsion në drejtësi, sekuestrohen katër telefona, dy kompjuterë dhe dokumente – zbardhen dyshimet ndaj të arrestuarve

    Hetimet për korrupsion në drejtësi, sekuestrohen katër telefona, dy kompjuterë dhe dokumente – zbardhen dyshimet ndaj të arrestuarve

    Ndikimi në afatet e shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe në çështjet e punësimit janë në fokus të një hetimi për korrupsion që ka çuar në ndalimin e tre zyrtarëve të gjykatave dhe një avokati. Gazeta Sinjali ka siguruar detaje nga hetimet që i kanë paraprirë operacionit të së martës, si dhe nga provat e sekuestruara gjatë bastisjeve.

    Sipas burimeve të Sinjalit, katër personat e arrestuar janë Emin Plakaj, Skender Jetishi, Sulltan Mehmeti dhe Arbnor Dervishaj.

    Hetimet ndaj tyre janë zhvilluar për një periudhë të gjatë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, ndërsa veprimet e dyshuara penale përfshijnë periudhën 2025–2026.

    Katër të dyshuarit, në pozita dhe role të ndryshme, dyshohet se kanë ushtruar ndikim në procesin dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

    Dyshimet përfshijnë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat.

    Mëngjesin e së martës, më 24 nëntor, rreth orës 08:50, hetuesit e Antikorrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, kanë nisur bastisjet në dy lokacione në rajonin e Ferizajt.

    Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

    Pas përfundimit të bastisjeve, dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, ndërsa për intervistim janë shoqëruar edhe dy personat e tjerë.

    Të katër janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

    Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, në bashkëkryerje.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e vrasjes së grave.

    Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Përmes kësaj proteste, RrGK kërkon ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e buxhetit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

    Organizata ka theksuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënimet, përndjekja, kontrolli dhe forma të tjera të dhunës, duke kërkuar që institucionet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë.

    Ndër kërkesat e tjera janë zbatimi i plotë i legjislacionit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, vlerësimi i rrezikut dhe llogaridhënia e institucioneve përgjegjëse.

    Sipas RrGK-së, përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet të bjerë mbi gratë që kërkojnë ndihmë, por mbi institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato.

    Organizata ka theksuar se deklaratat dhe premtimet pas çdo vrasjeje nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar ndryshime konkrete ligjore dhe institucionale.

    Protesta organizohet më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

    Ndryshe, Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Burimi: Insajderi