Author: Momenti

  • Pejë: Gruaja kanoset përmes telefonit nga ish-bashkëshorti që jeton në Gjermani

    Pejë: Gruaja kanoset përmes telefonit nga ish-bashkëshorti që jeton në Gjermani

    Pejë: Gruaja kanoset përmes telefonit nga ish-bashkëshorti që jeton në Gjermani

    Një rast i kanosjes në kuadër të dhunës në familje është raportuar në Pejë.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 16:00, kur viktima ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, mashkull kosovar që jeton në Gjermani, e kishte kanosur përmes telefonit.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

  • Detaje të reja në rastin e Arlindës, për çka dyshohen ish-vjehrra dhe ish-kunati? (VIDEO)

    Detaje të reja në rastin e Arlindës, për çka dyshohen ish-vjehrra dhe ish-kunati? (VIDEO)

    Detaje të reja në rastin e Arlindës, për çka dyshohen ish-vjehrra dhe ish-kunati? (VIDEO)

    Pas arrestimit të katër personave të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, në mesin e tyre edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova janë bërë publike detaje të reja lidhur me dyshimet për rolin e tyre në këtë rast.

    Gazetari korespodent Valdrin Daci, nga Peja, ka thënë se ish-vjehrra e Arlindës, dyshohet të ketë qenë e pranishme në dhomën ku është kryer vrasja, njofton Klankosova.tv.

    Sipas raportimit, ajo dyshohet se fillimisht kishte tentuar t’i devijonte hetimet, duke deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe se kishte mbetur pa ndjenja.

    Megjithatë, sipas provave që thuhet se i ka siguruar Prokuroria, ish-vjehrra dyshohet të ketë qenë në vendin e krimit, përkatësisht në dhomën e gjumit. Për këtë, Prokuroria raportohet se posedon edhe pamje nga kamerat e sigurisë.

    E pyetur nga gazetarët nëse ndihej fajtore, ajo ishte përgjigjur: “Dihet kush e ka kryer krimin”.

    Dyshime për përfshirje ka edhe ndaj ish-kunatit të Arlindës, i cili thuhet se kishte ndihmuar në kryerjen e veprës.

    “Më 23 tetor ai e kishte përcjellë Arlindën në qytet dhe më pas i kishte dërguar ish-vjehrrës së saj një video të Arlindës”, janë detajet e bëra publike në emision.

    Ndërkohë, dy persona të tjerë dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit pas kryerjes së veprës.

    Të katër personat e arrestuar kanë dalë para gjykatës, ndërsa pritet të merret vendimi lidhur me masën ndaj tyre., transmeton Klankosova.tv.

  • Vjedhje e veturës në Shtime, hajnat ia marrin atë nga oborri i shtëpisë

    Vjedhje e veturës në Shtime, hajnat ia marrin atë nga oborri i shtëpisë

    Vjedhje e veturës në Shtime, hajnat ia marrin atë nga oborri i shtëpisë

    Një veturë është vjedhur në rrugën “Shotë Galica” në Shtime, gjatë ditës së 24 nëntorit.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 14:00, kur një mashkull kosovar ka denoncuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.

    Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes.

  • I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

    I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

    I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

    Një incident ka ndodhur në Podujevë, ku një person dyshohet se ka goditur një zyrtar të Doganës së Kosovës gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit për mallra të kontrabanduara.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 13:27, kur ekipi i Doganës së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, ka ndaluar një automjet për kontroll.

    Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një doganier, po ashtu mashkull kosovar.

    Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.

    Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe mbetet për t’u trajtuar nga organet kompetente.

  • Komuna e Vitisë shpërndan 14 plugje për fermerët

    Komuna e Vitisë shpërndan 14 plugje për fermerët

    Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 14 plugje prej 12 inçësh për fermerët që kultivojnë sipërfaqe më të mëdha të tokës bujqësore.

    Në shpërndarjen e këtyre pajisjeve morën pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.

    Vlera e përgjithshme e pajisjeve bujqësore është 18,900 euro, ndërsa fermerët përfitues kanë participuar me 20 për qind të kësaj shume.

    Me dorëzimin e plugjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përmbyllur shpërndarjen e pajisjeve bujqësore të planifikuara për vitin 2026. /Telegrafi/

  • Vjedhin një veturë në oborrin e një  shtëpie në Shtime, rasti po hetohet

    Vjedhin një veturë në oborrin e një  shtëpie në Shtime, rasti po hetohet

    Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në rrugën “Shotë Galica”, në Shtime.

    Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Rr. Shotë Galica, Shtime 24.11.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Pamjet e reja ndryshojnë gjithçka për kartonin e kuq të Yoros ndaj Liverpoolit

    Pamjet e reja ndryshojnë gjithçka për kartonin e kuq të Yoros ndaj Liverpoolit

    Kartoni i kuq i Leny Yoros, i marrë gjatë humbjes 4-0 të Manchester Unitedit ndaj Liverpoolit, është anuluar pasi klubi nga “Old Trafford” fitoi ankesën për përjashtim të padrejtë.

    Yoro u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e tetë të ndeshjes në “Anfield”, kur rezultati ishte ende 0-0, pasi gjyqtari vlerësoi se francezi kishte shkaktuar faull ndaj Alexander Isakut jashtë zonës së rreptësisë, duke i mohuar një mundësi të qartë shënimi.

    Shefi i organizatës së gjyqtarëve profesionistë, Howard Webb, kishte mbështetur vendimin për përjashtimin e mbrojtësit, duke argumentuar se ai nuk ishte “qartazi i gabuar”. Megjithatë, një panel i pavarur prej tre anëtarësh i Federatës Angleze të Futbollit (FA) nuk u pajtua dhe vendosi ta anulonte kartonin e kuq.

    Arsyeja e saktë e këtij vendimi ende nuk është bërë e ditur. Nuk dihet nëse paneli ka vlerësuar se nuk kishte pasur fare faull apo se Isak nuk do të arrinte te topi. Arsyetimi i plotë pritet të publikohet në ditët në vijim.

    Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një kënd i ri i aksionit, i cili mund të mos u pëlqejë tifozëve të Manchester Unitedit.

    Pamjet e para kishin treguar se Matthijs de Ligt e kishte lexuar gabimisht trajektoren e topit, duke i lejuar Isakut të ndryshonte drejtimin e vrapimit dhe të përfitonte nga pasimi i gjatë i Ronald Araujos.

    Por një kënd tjetër i publikuar në rrjetet sociale tregon se sa shumë efekt i dha topit Araujo me pasimin e tij, duke e nxjerrë praktikisht De Ligtin jashtë aksionit.

    Mbrojtësi holandez fillimisht e ndoqi lëvizjen e Isakut, derisa topi ishte në ajër, por papritur u kthye për t’u pozicionuar përballë topit. Pikërisht në atë moment e humbi plotësisht nga shikimi.

    Topi vazhdoi të merrte një trajektore të lakuar drejt zonës së rreptësisë, ndërsa vendimi i De Ligtit në atë fraksion sekonde ia pamundësoi rikthimin në aksion. Si pasojë, ishte Yoro ai që u detyrua të vraponte për ta ndalur pasimin./Telegrafi/

  • I zhduket Golfi 2 nga oborri i shtëpisë në Shtime, 34-vjeçari dyshon te kushëriri i tij

    I zhduket Golfi 2 nga oborri i shtëpisë në Shtime, 34-vjeçari dyshon te kushëriri i tij

    I zhduket Golfi 2 nga oborri i shtëpisë në Shtime, 34-vjeçari dyshon te kushëriri i tij

    Një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes së veturës është denoncuar të martën në Shtime. Një 34-vjeçar ka raportuar në Polici se vetura e tij ishte zhdukur nga oborri i shtëpisë, ndërsa dyshimet për vjedhjen i ka drejtuar te kushëriri i tij, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi është J.M, 34 vjeç, ndërsa personi ndaj të cilit ka ngritur dyshimet është M.M.

    Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 14:00, në rrugën “Shotë Galica” në Shtime.

    Vetura e tipit Volkswagen Golf 2, me ngjyrë të kaltër, kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë, ndërsa çelësat ishin lënë brenda saj.

    Rreth orës 18:15, pronari ishte paraqitur në Stacionin Policor në Shtime, ku kishte denoncuar zhdukjen e veturës, vlerën e së cilës e ka deklaruar të jetë rreth 1 mijë e 500 euro.

    Para policëve, 34-vjeçari ka deklaruar se dyshon te kushëriri i tij, duke pretenduar se nuk është hera e parë që ai hyn në oborr dhe merr gjëra pa lejen e tij.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit është hapur shënim zyrtar për “Vjedhje të veturës”.

    Policia ende nuk ka arritur të sigurojë praninë e M.M për intervistim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Konflikti i nisur tri ditë më parë përfundon me therje me thikë në Pejë – 21-vjeçari në spital, këta janë dy të dyshuarit

    Ekskluzive | Konflikti i nisur tri ditë më parë përfundon me therje me thikë në Pejë – 21-vjeçari në spital, këta janë dy të dyshuarit

    Ekskluzive | Konflikti i nisur tri ditë më parë përfundon me therje me thikë në Pejë – 21-vjeçari në spital, këta janë dy të dyshuarit

    Një konflikt i pazgjidhur mes disa personave në Pejë ka eskaluar të martën në një përleshje ku janë nxjerrë edhe thikat. Një 21-vjeçar ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Pejës me lëndime, ndërsa dy personat e dyshuar për përfshirje në incident nuk janë gjetur nga Policia, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është E.M, rreth 21 vjeç, ndërsa dy të dyshuarit janë Rexhep Zenelaj dhe Drinor Gashi.

    Ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor, në rrugën “Hysni Rama” në Pejë, ndërsa Policia është vënë në lëvizje pas pranimit të informatës se një person i lënduar me thikë ishte paraqitur në spital.

    Pas marrjes së trajtimit mjekësor, Musa ka deklaruar para policëve se tri ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Rexhep Zenelaj, por rastin nuk e kishte denoncuar.

    Të martën, Zenelaj dyshohet se e kishte telefonuar E.M dhe i kishte kërkuar të takoheshin.

    Sipas rrëfimit të viktimës, gjatë bisedës ai kishte hedhur në tokë një mjet të mprehtë që kishte me vete, ndërsa Zenelaj kishte nxjerrë një thikë. Në ato momente, E.M e kishte goditur Zenelajn me grusht në fytyrë.

    Teksa po largohej, Musa dyshohet se ishte sulmuar me thikë nga personi tjetër, Drinor Gashi.

    Pas denoncimit, hetuesit dhe njësia e kriminalistikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa patrullat policore kanë kërkuar dy të dyshuarit edhe në shtëpitë e tyre, por nuk i kanë gjetur.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

    Policia po punon për sigurimin e pranisë së dy të dyshuarve për intervistim.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh në Gjilan, rasti po hetohet

    Digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh në Gjilan, rasti po hetohet

    Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri garazhi i tij ku janë djegur dy vetura dhe pajisje shtëpiake.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:15, në Gjilan.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin.

    “Gjilan 24.11.2026 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri garazhi i tij, ku janë djegur dy vetura dhe pajisje shtëpiake. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/