Author: Momenti

  • RDM: Banesat e zbrazëta po bllokojnë tregun, të zbatohet taksa pesëfish më e lartë

    RDM: Banesat e zbrazëta po bllokojnë tregun, të zbatohet taksa pesëfish më e lartë

    Çiftet e reja nuk kanë nevojë të presin me vite që të ndërtohen ndërtesa të reja për të marrë shtëpinë e tyre të parë, ato banesa ekzistojnë tashmë dhe janë bosh, thonë nga RDM.

    “Nuk nevojitet as betonim shtesë i qyteteve, as zgjidhje të reja dhe të paqarta ligjore. E tëra çfarë nevojitet është zbatimi i Ligjit ekzistues për Taksat e Pronës, i cili do të mbledhë 10.24 milionë euro në vit vetëm në Shkup dhe Kumanovë, fonde me të cilat mbi 1.200 çifte të reja mund të blejnë banesat e tyre çdo vit”, thonë nga RDM.

    Nga RDM thonë se besojnë se politika e duhur e strehimit nuk duhet të reduktohet në stimulimin e ndërtimeve të reja dhe shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra të mbetura në kushte kur dhjetëra mijëra banesa të ndërtuara tashmë janë të bllokuara dhe jashtë tregut.

    “Për më tepër, nuk ka nevojë për improvizime dhe zgjidhje ligjore të paqarta, sepse Ligji për Taksat mbi Pronën tashmë përmban dispozita të qarta dhe të zbatueshme: një taksë trefish më të lartë (0.30%) për pronën e regjistruar, ose një taksë pesëfish më të lartë (0.50%) për pronën e padeklaruar bosh që nuk përdoret dhe nuk jepet me qira për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me normën bazë prej 0.10% (dhe 0.05% për shtëpinë në të cilën jeton).

    Për shkak se komunat nuk i krahasojnë të dhënat mbi vendbanimin e regjistruar dhe marrëveshjet e qirasë së regjistruar me konsum zero të energjisë elektrike dhe ujit, investitorët dhe spekulantët e ndërtimit me apartamente të shumta bosh janë amnistuar për vite me radhë, dhe buxhetet lokale vetëm në Shkup dhe Kumanovë humbasin 10.24 milionë euro çdo vit.

    Nga RDM shtojnë se komunat nuk duhet të blejnë banesa ose të shpërndajnë subvencione të pakontrolluara që rrisin çmimet, por përkundrazi t’i drejtojnë drejtpërdrejt dhe në mënyrë transparente 10.24 milionë eurot e mbledhura çdo vit drejt blerjes së shtëpisë së parë dhe natyrshëm uljes së çmimeve të tregut./Telegrafi/

  • Punëtorët e KEK-ut në angazhim edhe gjatë natës për rikthimin e Bllokut B1

    Punëtorët e KEK-ut në angazhim edhe gjatë natës për rikthimin e Bllokut B1

    Sindikata e Re e KEK-ut ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës për rikthimin në operim të Bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.

    Përmes një postimi në Facebook, sindikata ka veçuar angazhimin e salduesit në TC Kosova B, Elbasan Nebihi, i cili, sipas tyre, po vazhdon punën edhe në orët e vona për të kontribuar në rikthimin e bllokut në funksion.

    Sindikata ka theksuar se punëtorët po tregojnë përkushtim të lartë profesional, pavarësisht lodhjes dhe sfidave me të cilat po përballen.

    “Punëtorët e KEK-ut po tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm për rikthimin në operim të Bllokut B1 të Termocentralit Kosova B”, thuhet në reagimin e sindikatës.

    Tutje, sindikata ka shprehur krenarinë për punëtorët e angazhuar, duke vlerësuar kontributin e tyre në funksion të sigurisë energjetike të vendit.

    “KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!”, thuhet në postim.

    Në fund, Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët që po angazhohen për rikthimin e Bllokut B1 në operim. /Telegrafi/

  • Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia - Korea e Jugut

    Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

    Përfaqësuesja e Çekisë në tenis është kualifikuar në gjysmëfinale të Davis Cup – Kampionatit Botëror për shtete, pasi në çerekfinale të turneut final në Bolonjë mposhti Kanadanë me rezultatin 2:0.

    Burimi: Dukagjini

  • Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

    Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

    Basketbollistët e Bostonit mposhtën Washingtonin me rezultatin 131-116, duke ndërprerë serinë prej katër humbjesh radhazi.

    Burimi: Dukagjini

  • Cardi B shpallet Gruaja Globale e Vitit 2026 nga Billboard

    Cardi B shpallet Gruaja Globale e Vitit 2026 nga Billboard

    Reperja amerikane Cardi B është emëruar fituesja e parë e çmimit “Gruaja Globale e Vitit” të dhënë nga Billboard Canada si pjesë e eventit “Women in Music 2026”.

    Ajo u vlerësua me çmimin më 24 nëntor në një ceremoni në Toronto, e cila mblodhi së bashku shumë muzikantë të famshëm dhe përfaqësues të industrisë muzikore. Është një çmim i veçantë që njeh ndikimin e saj në skenën globale muzikore dhe sukseset e saj në karrierë deri më sot.

    Cardi B ka një sërë arritjesh të rëndësishme pas saj. Ajo u bë reperja e parë femër që arriti disa vende në vendin e parë në tabelën Billboard Hot 100, si dhe artistja e parë solo që fitoi një Grammy për Albumin më të Mirë Rep. Ajo është gjithashtu e vetmja repere femër, dy albumet e para të së cilës debutuan në vendin e parë në tabelën Billboard 200.

    Këtë vit, ajo arriti një tjetër sukses të madh me turneun e saj të parë solo, “Little Miss Drama”, i cili shiti biletat e të gjitha arenave në të gjithë Amerikën e Veriut. Performancat në Vancouver, Toronto dhe Hamilton ishin veçanërisht të dukshme.

    Në një intervistë me Billboard Canada, ajo theksoi se kjo njohje do të thotë shumë për të, sepse përfaqëson konfirmim të gjithçkaje që ka arritur gjatë vitit të kaluar, jo vetëm muzikalisht, por edhe personalisht.

    “Ndihem sikur jam gruaja e vitit. Por kjo është shumë më tepër sesa muzikë. Ka të bëjë me gjithçka që kam bërë këtë vit. Të balancosh një karrierë dhe të rritësh katër fëmijë është vërtet shumë”, tha reperja.

    Kujtojmë që Cardi B fitoi tashmë çmimin Gruaja e Vitit nga Billboard në vitin 2020, dhe njohja e re konfirmon më tej ndikimin e saj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

  • Duke mbledh mbeturinat hasin në dy granata dore dhe një AK-47, Policia heton rastin në Zhur

    Duke mbledh mbeturinat hasin në dy granata dore dhe një AK-47, Policia heton rastin në Zhur

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe gjetje të mjetit të dyshuar në Zhur të Prizrenit.

    Rasti ka ndodhur të martën, në ora 10:40.

    “Është raportuar se punëtorët kompanisë të cilët ishin duke mbledhur mbeturinat, në mbeturina kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë”, thuhet në raport.

    Njësiti i PK-së për deminim i ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim teknikës ka tërhequr armën në fjalë.

    Rasti po hetohet. /Telegrafi/

  • Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

    Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

    Drejtoria për Inspektime në Komunën e Fushë Kosovës ka zhvilluar kontrolle në terren, me fokus parkimin e parregullt dhe bllokimin e hapësirave të dedikuara për këmbësorët.

    Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar raste të taksive të licencuara që shfrytëzojnë trotuaret si hapësira parkimi, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve.

    Drejtoria u ka bërë thirrje taksistëve që të mos i trajtojnë trotuaret si parkingje private dhe të respektojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët.

    “Trotuari është për qytetarët, jo për parkim!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspektime. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Dogana tentoi t’ia kontrollonte Range Roverin për telefona të kontrabanduar, pronari i “Mobi Shop Lila” godet doganierin gjatë ikjes në Podujevë

    Ekskluzive | Dogana tentoi t’ia kontrollonte Range Roverin për telefona të kontrabanduar, pronari i “Mobi Shop Lila” godet doganierin gjatë ikjes në Podujevë

    Ekskluzive | Dogana tentoi t’ia kontrollonte Range Roverin për telefona të kontrabanduar, pronari i “Mobi Shop Lila” godet doganierin gjatë ikjes në Podujevë

    Një aksion i Doganës së Kosovës për verifikimin e telefonave mobilë të dyshuar si të kontrabanduar ka përfunduar me një incident në Podujevë. Pronari i një biznesi të telefonave dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar doganor, teksa po largohej për t’iu shmangur kontrollit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Florim Blaku, rreth 42 vjeç, pronar i “Mobi Shop Lila”, ndërsa zyrtari doganor i përfshirë në incident është Agon Imeri, rreth 31 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 24 nëntor, rreth orës 13:30, në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë, ku një ekip mobil i Doganës së Kosovës ishte duke zhvilluar kontrolle në kuadër të detyrës zyrtare.

    Zyrtarët doganorë kishin tentuar të kontrollonin veturën e tipit Range Rover, në pronësi të Blakut, me qëllim të verifikimit të dyshimeve për telefona mobilë të kontrabanduar dhe të padoganuar.

    Por, në vend se t’i nënshtrohej kontrollit, Blaku dyshohet se kishte nisur veturën dhe gjatë largimit kishte goditur në dorë zyrtarin doganor.

    Pas incidentit, pronari i “Mobi Shop Lila” ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitë policore deri më tani nuk kanë arritur ta lokalizojnë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e kriminalistikës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e rastit.

    Për incidentin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit ndaj Florim Blakut është iniciuar rast penal për veprën “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas nenit 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Policia po punon për sigurimin e pranisë së të dyshuarit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi | Pas 28 ditësh nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

    Tragjedi | Pas 28 ditësh nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

    Tragjedi | Pas 28 ditësh nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

    Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur në fund të tetorit në Gjakovë ka marrë epilog tragjik. Pas 28 ditësh nga përplasja e dy veturave, një vajzë e vogël, rreth tre vjeçe, ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra në aksident, mëson Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për vogëlushen L.S., e cila kishte qenë njëra nga pesë personat e lënduar në aksidentin e 27 tetorit.

    Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, në fshatin Zhubë, përgjatë aksit rrugor Gjakovë–Prush, ku ishin përplasur një Volkswagen Tiguan dhe një Suzuki Vitara.

    Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, drejtuesi i Tiguanit, Kujtim Malaj, rreth 51 vjeç, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte me kthesa dhe e lagur.

    Ai dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte kaluar në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe kishte goditur veturën Suzuki Vitara, të cilën e drejtonte Benjamin Kqira, rreth 25 vjeç.

    Përplasja kishte lënë të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët e Suzukit,L.K, L.Rr dhe vogëlushen L.S.

    Të pesë të lënduarit fillimisht ishin transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

    Për shkak të lëndimeve të pësuara, L.Rr dhe vajza e vogël ishin transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

    Por, pas katër javësh nga aksidenti, më 24 nëntor, rreth orës 14:40, Policia është njoftuar se vogëlushja kishte ndërruar jetë.

    Lidhur me vdekjen e saj është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Drejtuesi i Tiguanit, Kujtim Malaj, ishte ndaluar për 48 orë menjëherë pas aksidentit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari

    Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari

    Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari

    Një rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:45, kur dy persona, meshkuj kosovarë, kanë raportuar se ishin kanosur nga një person, i cili gjatë incidentit kishte ekspozuar një armë.

    Me vendim të prokurorit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, një karikator i zbrazët dhe një sprej.

    I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.