Author: Momenti

  • 45% e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës

    45% e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës

    45% e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës

    Pothuajse gjysma e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës, ndërsa frika për të folur hapur për këto probleme vazhdon të pengojë marrjen e masave parandaluese.

    Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) thekson se trajtimi i këtij problemi duhet të nisë me thyerjen e tabusë dhe identifikimin e faktorëve që shkaktojnë stres, shkruan Gazeta Shneta.

    Sipas të dhënave të EU-OSHA, 45 për qind e punëtorëve përballen me rreziqe për shëndetin mendor në punë.

    Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në mirëqenien e tyre janë orët e gjata të punës, ngarkesa e lartë, presioni për të përmbushur afatet dhe detyrat emocionalisht të vështira.

    William Cockburn, drejtor ekzekutiv i EU-OSHA-s, ka thënë për Euronews se hezitimi për të folur hapur për shëndetin mendor mbetet një nga pengesat kryesore për ndërmarrjen e masave konkrete.

    Sipas tij, problemet e shëndetit mendor në vendin e punës duhet të trajtohen me të njëjtën seriozitet si problemet e shëndetit fizik.

    Rreth 44 për qind e punëtorëve raportojnë presion të madh kohor ose mbingarkesë në punë. Ndërkohë, sipas Institutit Evropian të Sindikatave (ETUI), depresioni i lidhur me punën i kushton Bashkimit Evropian më shumë se 100 miliardë euro në vit, duke përfshirë mungesat në punë, uljen e produktivitetit, shpenzimet shëndetësore dhe kostot e tjera shoqërore.

    Punëtorët duhet të përfshihen në parandalimin e stresit

    Ekspertët theksojnë se parandalimi i problemeve të shëndetit mendor nuk duhet të mbështetet vetëm te aftësia e individit për të përballuar stresin, por edhe te kushtet dhe organizimi i punës.

    Esther Lynch, sekretare e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave (ETUC), ka argumentuar se punëdhënësit duhet t’i identifikojnë rreziqet dhe të ndërmarrin masa parandaluese përpara se ato të shkaktojnë dëme te punëtorët.

    Megjithatë, sipas EU-OSHA-s, vetëm 45 për qind e punëtorëve thonë se konsultohen për aspektet stresuese të punës së tyre.

    Cockburn ka theksuar se përfshirja e punëtorëve në identifikimin e rreziqeve dhe në vendimmarrje është jo vetëm detyrim ligjor sipas legjislacionit evropian, por edhe një faktor i rëndësishëm për suksesin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    BE-ja nis fushatën për vende më të shëndetshme të punës

    Komisioni Evropian ka nisur fushatën “Healthy Workplaces”, e cila synon t’i ndihmojë punëdhënësit të parandalojnë, vlerësojnë dhe menaxhojnë rreziqet psikosociale në vendin e punës.

    Nisma synon, ndër të tjera, të nxisë një kulturë ku punëtorët mund të flasin hapur për vështirësitë që përjetojnë, pa frikën e stigmatizimit.

    Roxana Mînzatu, zëvendëspresidente ekzekutive e Komisionit Evropian për të drejtat sociale dhe punësimin, ka deklaruar se investimi në mjedise të shëndetshme pune ndihmon në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve, uljen e mungesave dhe largimeve nga puna, si dhe rritjen e performancës.

    Sipas saj, krijimi i kushteve më të mira të punës sjell përfitime si për punëtorët dhe punëdhënësit, ashtu edhe për sistemet shëndetësore.

    Burimi: Insajderi

  • Sulmohet me thikë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK

    Sulmohet me thikë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK

    Sulmohet me thikë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK

    Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i panjohur në Pejë.

    Sipas raportit të Policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se i dyshuari kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht me thikë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë në QKUK.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor./Klankosova.tv

  • Të dhënat ruse zbulojnë gati 500 mijë ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë

    Të dhënat ruse zbulojnë gati 500 mijë ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë

    Të dhënat ruse zbulojnë gati 500 mijë ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë

    Të paktën 490 mijë e 334 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Këto janë të dhënat që dalin nga statistikat e qeverisë ruse, të analizuara nga BBC.

    Sipas BBC-së, të dhënat e publikuara pas një rrjedhjeje të dokumenteve nga agjencia ruse e statistikave Rosstat tregojnë ndikimin e madh të luftës në numrin e vdekjeve në Rusi dhe koston e lartë njerëzore të pushtimit të Ukrainës.

    Të dhënat tregojnë se lufta ka prekur veçanërisht rëndë grupmoshat e reja. Rreth 65 për qind e meshkujve rusë të moshës 18 deri në 24 vjeç që kanë humbur jetën gjatë vitit 2025 kanë vdekur në luftë. Për grupmoshën 25 deri në 34 vjeç, kjo përqindje arrin në 59 për qind, transmeton klankosova.tv.

    Vetëm te grupmosha 45 deri në 54 vjeç, sëmundjet kardiovaskulare kanë shkaktuar më shumë vdekje sesa lufta.

    Analiza zbulon gjithashtu humbjet e mëdha të ushtrisë ruse gjatë luftimeve për kontrollin e vendbanimeve në Ukrainë. Rreth 20 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në betejat për marrjen e 10 fshatrave ukrainase, të cilat para luftës kishin një popullsi të përbashkët prej vetëm 12 mijë banorësh.

  • Gara shpejtësie në Ferizaj, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Gara shpejtësie në Ferizaj, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Gara shpejtësie në Ferizaj, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj, pasi janë kapur duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka ndaluar dy shoferët që po garonin me veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320.

    Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), Policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

  • Kapet 18-vjeçari në Kaçanik, kërkohej me urdhër të gjykatës

    Kapet 18-vjeçari në Kaçanik, kërkohej me urdhër të gjykatës

    Kapet 18-vjeçari në Kaçanik, kërkohej me urdhër të gjykatës

    Një 18-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    Sipas komunikatës së Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 23:30, në rrugën “Arbëria”, ku njësiti policor kishte ndaluar një veturë të tipit “Opel Corsa”.

    Gjatë verifikimit të 18-vjeçarit me inicialet E.B., është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    I riu kishte tentuar të largohej, por pas ndjekjes nga policia në një distancë prej rreth dy kilometrash, është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

    Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

  • Rrihet dhe theret me thikë një person në Pejë, dy të dyshuarit në arrati

    Rrihet dhe theret me thikë një person në Pejë, dy të dyshuarit në arrati

    Rrihet dhe theret me thikë një person në Pejë, dy të dyshuarit në arrati

    Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje fizike, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka therur me thikë në Pejë.

    Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, pasi paraprakisht ishte rrahur nga dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje.

    Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv

  • Rama: Tirana mirëpret mbi 600 investitorë në Konferencën e Dytë të Investimeve BE - Ballkani Perëndimor

    Rama: Tirana mirëpret mbi 600 investitorë në Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Tirana po mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në këtë konferencë janë mbledhur edhe figura të njohura të politikës evropiane dhe ekonomistë të mirënjohur.

    Ai ka ndarë një fotografi nga Tirana, duke përcjellë edhe një urim për qytetarët.

    “Mirëmëngjes dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

    Agjenda e plotë:

    Dita 1 / 25 Nëntor 2026

    08:15–09:15 | Regjistrimi

    09:15–09:40 | Sesioni i hapjes

    Fjalë mirëseardhëse nga Z. Ali Aslan, Moderatori i Ceremonisë

    Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë

    Znj. Kerstin Jorna, Drejtore e Përgjithshme, DG GROW, Komisioni Evropian

    09:45–10:00

    Lars-Hendrik Roller – Themelues dhe Kryetar, Berlin Global Dialogue

    10:10–11:00 I SESIONI PLENAR I Prezantime nga 6 startup-e të rajonit, të përzgjedhura për të pasqyruar gjerësinë e potencialit në Ballkanin Perëndimor.

    Moderator: Z. Stephane Ouaki, Shef Departamenti, EISMEA, Këshilli Evropian i Inovacionit (EIC).

    Dr. Julia Hoxha, Bashkëthemeluese dhe CEO, Tidda, Shqipëri

    Z. Saša Gostić, Drejtor, Back to Balance Healthcare Group Ltd., Bosnjë dhe Hercegovinë

    Z. Shpend Ahmeti, Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues, Data4X, Kosovë

    Z. Miroslav Bojović, Drejtor Ekzekutiv (CEO), ONEAI/AIHeal, Mali i Zi

    Z. Simeon Markoski, Themelues, Silyze, Maqedonia e Veriut

    Znj. Dušanka Ilić, Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive (CEO), Beyond42, Serbia

    11:30–12:30 | SESIONI PLENAR II: Mobilizimi i investimeve për sipërmarrje inovative

    Moderatore: Znj. Magdalena Kouneva, Shefe Sektori, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Investimet, DG ENEST, Komisioni Evropian

    Z. Stephane Ouaki, Shef Departamenti, EISMEA, Këshilli Evropian i Inovacionit (EIC)

    Z. Uranik Begu, Drejtor Menaxhues, Plug and Play

    Znj. Eli Zhabevska, Drejtuese (Principal), South Central Ventures

    Znj. Ana-Marija Popović, Partnere e Përgjithshme, KOLO Ventures

    Z. Alberto Didoni, Menaxher Portofoli, Development Guarantee Group

    Z. Alexandre Hugo Laure, Specialist i Lartë për Sektorin Privat, Praktika Globale për Financën, Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (FCI), Grupi i Bankës Botërore

    12:30-12:35 | FAMILY PHOTO

    13:45 – 14:00 | Ballkani Perëndimor: Perspektiva makroekonomike

    Dr. Ricardo Giucci, Drejtues Ekipi, Ekipi Ekonomik Gjerman (German Economic Team)

    14:00–15:00 | SESIONI PLENAR III: Financimi i rritjes: Mobilizimi i investimeve në kapital

    Moderator: Z. Christophe Galand, Zëvendësdrejtor dhe Shef i Njësisë për Strategjinë Rajonale dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor, DG ENEST, Komisioni Evropian

    Z. Marko Hinic, Partner, Integral Capital

    Z. Igor Čičak, Themelues dhe CEO, Provectus

    Z. Anush Simonyan, Drejtor Menaxhues, Amber Capital

    Z. Borislav Kostadinov, Drejtor i Fondit, Green for Growth Fund (GGF)

    Znj. Ersida Docaj, Drejtore e Asociuar dhe Drejtuese Rajonale për TMT (Teknologji, Media dhe Telekomunikacion), EBRD

    15:30–16:30 | SESIONI PLENAR IV: Infrastruktura Dixhitale: Ndërtimi i Platformës së Ardhshme Industriale të Evropës

    Moderator: Z. Hoa-Binh Adjemian, Shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Evropian

    Znj. Zana Tali, Drejtore e Përgjithshme, 3CIS

    Znj. Hanna Loikkanen, Drejtore Kryesore e Investimeve, FinnFund

    Profesor Anastas Mishev, Koordinator Rajonal i Forumit të Evropës Juglindore GÉANT (SEE-Forum)

    Z. Taavi Einaste, CEO për Lindjen e Mesme dhe tregjet në zhvillim, Nortal

    16:30 – 17:30 | SESIONI PLENAR V: DISKUTIM I HAPUR (FISHBOWL) MBI INVESTIMET – Sektori i shërbimeve si modeli i ardhshëm i rritjes për Ballkanin Perëndimor

    Moderator: Z. Hoa-Binh Adjemian, Shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Evropian

    Dr. Pranvera Kastrati, Drejtore e CEFTA-s-

    Z. Bruno Papaj, Bashkëthemelues dhe CEO, Vega Group

    Z.Miroslav Virijević, Drejtor Financiar (CFO), HTEC

    Dr. Vigan Disha, Drejtor Kryesor i Biznesit (CBO), Speeex

    Z. Nenan Novovic, CEO i Amplitudo

    Z. Djuro Stojanovic, CEO, Uhura Solution

    Z. Ivan Petrović, Drejtor Teknologjik (CTO), Ananas e-commerce

    Dita 2 / 26 Nëntor 2026

    10:30–11:00 | Hapja e punimeve të Konferencës

    Fjalë mirëseardhëse nga Ali Aslan, Moderatori i eventit

    Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë

    Z. Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), Komisioni Evropian

    11:30-11:35 | FAMILY PHOTO

    11:35–12:45 | SESIONI PLENAR VI: SESIONI PLENAR NDËRSEKTORIAL – Talenti, Aftësitë dhe Produktiviteti: Zhbllokimi i investimeve përmes kapitalit njerëzor

    Moderatore: Dr. Olta Manjani, Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Qeveria e Shqipërisë

    Z. Arturas Piliponis, Partner në EY dhe drejtues i “EU4Digital Facility”, Ernst & Young (EY)

    Ing. Gianluca Ciminata – CEO i Lutech Balkans dhe Drejtues i organizatës “BrAIn Learning Organization”

    Z. Petar Ninovski, Themelues dhe CEO, Brainster Group

    Z. Frieder Wöhrmann, Drejtues i Ekipit në Njësinë Menaxhuese të Fondit Rjonal të Sfidave (Regional Challenge Fund), KfW

    Z. Richard Amor, Drejtor për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, EIB (Banka Evropiane e Investimeve)

    13:15–14:30 | SESIONI PLENAR VII: Teknologjitë e pastra (Cleantech) si katalizator për konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial evropian

    Moderator: Z. Mauro Di Veroli, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi

    Z. Viktor Garbev, Zëvendëspresident Ekzekutiv, CWP

    Z. Jorge Oses, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit për Evropën, Enhol Group

    Z. Dimitrios Dimou, Drejtor Ekzekutiv (CEO), TITAN Albania

    Z. Dejan Markovic, Drejtor i Përgjithshëm për Serbinë, Schneider Electric

    Z. Francesco Corbo, Drejtor Rajonal për Energjinë në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, BERZH

    Znj. Rima Le Coguic, Drejtore Rajonale për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, AFD

    15:30–17:00 | PANEL I: Kompleksiteti Ekonomik, Politika Industriale dhe e ardhmja e Rritjes. Konkurrueshmëria e Evropës dhe Potenciali i Investimeve në Ballkanin Perëndimor

    Moderator: Z. Ali Aslan, Drejtues i Ceremonisë

    Prof. Dr. Keyu Jin, Profesoreshë në Universitetin e Hong Kongut

    Z. Enrico Letta, Ish-Kryeministër i Italisë (online)

    Z. Charles Michel, Ish-President i Këshillit Evropian

    Z. Massimo D’Alema, Ish-Kryeministër i Italisë

    17:30–18:30 | Fjalët Përmbyllëse

    Shkëlqesia e Tij, Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

    Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin. /Telegrafi/

  • Jannik Sinner i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, zbulon problemin që e detyroi të operohej

    Jannik Sinner i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, zbulon problemin që e detyroi të operohej

    Jannik Sinner i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, zbulon problemin që e detyroi të operohej

    Tenisti italian, Jannik Sinner, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale për të trajtuar një problem në gju, pasi përpjekjet për ta tejkaluar lëndimin pa operacion nuk dhanë rezultatet e pritura.

    Përmes një postimi, Sinner ka treguar se gjatë muajve të fundit, në bashkëpunim me ekipin e tij, kishte provuar metoda të ndryshme për trajtimin e lëndimit, por pas përmirësimit fillestar, gjendja e gjurit nuk kishte përparuar siç shpresonin.

    Për këtë arsye, ai ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për të përmirësuar gjendjen e bandës iliotibiale.

    “Gjatë muajve të fundit, së bashku me ekipin tim, kemi provuar gjithçka për ta trajtuar lëndimin pa operacion. Pas një progresi shumë inkurajues në fillim, gjuri im fatkeqësisht nuk reagoi ashtu siç kishim shpresuar të gjithë. Për këtë arsye, sot iu nënshtrova një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale për të përmirësuar gjendjen e bandës iliotibiale”, ka shkruar tenisti italian.

    Pas operacionit, Sinner ka nisur procesin e rikuperimit, me synimin që të rikthehet sa më shpejt në fushën e tenisit.

    “Më mungon shumë të jem në fushë dhe tani do të filloj procesin e rikuperimit së bashku me ekipin tim. Faleminderit për gjithë mbështetjen. Shihemi së shpejti!”, ka përfunduar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar

    Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar

    Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, duke sugjeruar që çdo operacion i ri ushtarak duhet të kryhet deri atëherë përpara se të bllokohet nga shumica demokrate në Kongres.

    Në një intervistë për gazetën The New York Post, Trump vlerësoi se demokratët do ta “kthenin një fitore të plotë në një disfatë” në Iran.

    “Por, rreth fundit të janarit, e dini, ne i kemi siguruar fondet”, i tha ai gazetës, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me afatin kohor për një sulm të ri të mundshëm ushtarak.

    Trump pranoi gjithashtu se qëllimet e Uashingtonit në Iran ndryshojnë nga ato të Izraelit , duke vënë në dukje se, megjithëse ndryshimi i regjimit është “ndoshta i mundur “, ai është i interesuar vetëm në programin bërthamor të vendit.

    “E vetmja gjë që nuk dua është që ata të pajisen me armë bërthamore. Nuk kam qenë kurrë pro ose kundër ndryshimit të regjimit. Ky nuk ka qenë kurrë një kriter për mua”, i tha ai gazetës Post.

    Burimi: Insajderi

  • Rikthimi te Ballkani, gjashtë golat dhe ëndrra për veshur fanellën e Kosovës: Albin Berisha zbulon të gjitha

    Rikthimi te Ballkani, gjashtë golat dhe ëndrra për veshur fanellën e Kosovës: Albin Berisha zbulon të gjitha

    Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, po kalon një sezon pozitiv në aspektin individual, me gjashtë gola në 14 paraqitje, ndërsa beson se skuadra nga Suhareka ka potencialin për t’u rikthyer në garën për titullin e kampionit në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Albin Berisha është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Ballkanit këtë sezon, duke u shndërruar në një nga pikat kryesore të repartit sulmues të skuadrës nga Suhareka.

    Pas një karriere me përvoja të rëndësishme jashtë Kosovës, përfshirë edhe aventurën në futbollin gjerman, sulmuesi vendosi që gjatë verës të rikthehej te klubi ku ishte rritur si futbollist, duke zgjedhur një ambient që e njeh mirë dhe ku kishte përjetuar sukseset më të mëdha.

    Rikthimi i tij ka rezultuar pozitiv edhe në aspektin individual. Berisha ka realizuar gjashtë gola në 14 paraqitje në Superligën e Kosovës, ndërsa së fundmi mori vëmendjen me një realizim të bukur me thembër në përballjen ndaj Gjilanit.

    Megjithatë, situata e Ballkanit në kampionat nuk është në nivelin e pritshmërive. Skuadra renditet në pozitën e katërt me 22 pikë, 13 pikë prapa Prishtinës, që kryeson tabelën, por ambiciet për të luftuar deri në fund mbeten të mëdha.

    Në një intervistë për Telegrafin, Berisha ka folur për arsyet që e shtynë të rikthehej në Suharekë, formën e tij individuale, përvojën e fituar jashtë vendit dhe situatën aktuale të Ballkanit.

    Fillimisht, sulmuesi ka treguar se rikthimi te Ballkani nuk ishte një vendim që kërkonte shumë bindje, pasi lidhja me klubin dhe dëshira për ta veshur sërish këtë fanellë ishin vendimtare.

    “Rikthimi në klubin e Ballkanit nuk ka shumë nevojë për bindje pasi për mua është shumë e veçantë të vesh këtë fanellë. Dëshira ka qenë e madh, pasi ky është klubi ku jam rritur si futbollist. Prandaj vendimi ka qenë shumë i lehtë. Synimet janë gjithmonë të mëdha, duke parë sukseset që klubi ka arritur në vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

    Sa i përket paraqitjeve individuale, Berisha është shprehur i kënaqur me gjashtë golat e realizuar deri më tani, por ka paralajmëruar se ende ka shumë për të dhënë në vazhdim të sezonit.

    “Si sulmues, normalisht jam i kënaqur me gjashtë golat që kam shënuar deri tani, por është vetëm fillimi dhe kam ende shumë për të dhënë”.

    Përvoja në futbollin ndërkombëtar, veçanërisht ajo në Gjermani, duket se ka pasur ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e tij si futbollist. Berisha ka theksuar se përveç aspektit fizik, kjo aventurë e ka ndihmuar të përvetësojë një mentalitet më të fortë dhe disiplinë më të madhe, të cilat tashmë synon t’i përcjellë edhe te bashkëlojtarët.

    “Përvoja në futbollin ndërkombëtar, sidomos në Gjermani, më ka ndihmuar shumë në aspektin e mentalitetit dhe përgatitjes fizike. Atje futbolli është shumë fizik dhe kërkon disiplinë, shumë punë dhe mentalitet fitues. Këto janë gjëra që mundohem t’i përcjell edhe te skuadra”, shtoi 25-vjeçari.

    Duke folur për objektivat kolektive, sulmuesi ka rikujtuar periudhën e suksesshme të Ballkanit, ku ishte edhe vetë pjesë e skuadrës që fitoi tri tituj radhazi të kampionit. Pavarësisht diferencës aktuale prej 13 pikësh me liderin Prishtina, ai beson se cilësia e ekipit është e mjaftueshme për të luftuar sërish për trofe.

    “Ballkani ka qenë tri vite rresht kampion, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë. Edhe pse aktualisht jemi 13 pikë prapa liderit, cilësia dhe potenciali i skuadrës nuk diskutohen. Besoj se së bashku me punë dhe disiplinë mund të arrijmë shumë”.

    Megjithatë, Berisha nuk ka fshehur faktin se rezultatet kanë qenë problemi kryesor i skuadrës në këtë pjesë të parë të kampionatit. Sipas tij, Ballkanit nuk i mungon cilësia, por përqendrimi dhe konkretizimi në momente të caktuara të ndeshjeve.

    “Mendoj se na kanë munguar rezultatet. Kemi cilësi, por duhet të jemi më të përqendruar dhe më konkretë, sepse në disa ndeshje, edhe pse kemi zhvilluar lojëra të mira, nuk kemi arritur t’i marrim rezultatet që kemi kërkuar”.

    Në fund, sulmuesi ka folur edhe për ambiciet personale në pjesën e mbetur të sezonit, ku synon të vazhdojë me gola dhe të ndihmojë Ballkanin të arrijë objektivat e tij. Por, përtej suksesit me klubin, një dëshirë e veçantë mbetet edhe rikthimi në Përfaqësuesen e Kosovës.

    “Synimi im është normalisht të shënoj sa më shumë gola dhe ta ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave, por mbi të gjitha rëndësi ka vazhdimësia dhe rezultatet e ekipit. Sa i përket Përfaqësueses së Kosovës, besoj se për çdo futbollist kosovar është ëndrra më e madhe të veshë fanellën e shtetit të tij dhe ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Edhe për mua mbetet një dëshirë dhe motivim shumë i madh”, përfundoi sulmuesi therandas.

    Me 14 xhiro të zhvilluara, gjashtë gola në llogarinë e tij dhe një sezon ende të gjatë përpara, Berisha synon të vazhdojë formën pozitive, ndërsa Ballkani kërkon të rikthehet në rrugën e rezultateve që e kanë karakterizuar në vitet e fundit.

    Në ndeshjen e ardhshme, therandasit luajnë në udhëtim te Dukagjini në Klinë, këtë vikend. /Telegrafi/