Author: Momenti

  • Flakët përfshijnë një veturë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Flakët përfshijnë një veturë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Flakët përfshijnë një veturë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” të Vlorës, në Shqipëri, duke pësuar dëme materiale.

    Sipas informacioneve paraprake, zjarri fillimisht ka përfshirë një kosh mbeturinash në hapësirë publike, ndërsa më pas flakët janë përhapur edhe në një veturë që ishte e parkuar pranë tij.

    Ende nuk dihet nëse qëllimi i personave që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin ka qenë djegia e koshit apo nëse vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e përhapjes së zjarrit.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

    Në kuadër të hetimeve, janë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe objekteve përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e dëmeve materiale. Deri më tani nuk është raportuar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Izraeli ngre alarmin: Irani po zhvillon armë kimike

    Izraeli ngre alarmin: Irani po zhvillon armë kimike

    Izraeli ngre alarmin: Irani po zhvillon armë kimike

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka akuzuar Iranin për zhvillimin e armëve kimike, duke paralajmëruar se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të sigurojë kapacitete të tilla.

    Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa kryeministri në largim, Benjamin Netanyahu, ka shtuar retorikën kundër Iranit dhe ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për kërcënimet ndaj sigurisë së Izraelit.

    “Irani po zhvillon armë kimike, por ende nuk ka fituar aftësinë për t’i përdorur ato për të sulmuar Izraelin. Nuk duhet ta lejojmë Iranin të sigurojë armë të tilla”, deklaroi Katz, sipas një njoftimi të publikuar në Telegram nga partia Likud.

    Megjithatë, deri më tani, ekipi i Netanyahut nuk ka paraqitur prova publike për këto akuza.

    Ministri izraelit shkoi edhe më tej, duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi parandalues ndaj Iranit, nëse vlerësohet se ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë.

    “Nëse zbulojmë se iranianët kanë ndërmend të sulmojnë Izraelin, a nuk mund t’i urdhërojmë ushtrisë të sulmojë para tyre dhe të parandalojë kërcënimin? Nëse iranianët na sulmojnë të parët, ky do të jetë një dështim”, u shpreh Katz.

    Nga ana tjetër, rivali politik i Netanyahut, Gandhi Eisenkot, i cili sipas tekstit ka marrë mandatin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të fundit të tetorit, deklaroi se nuk ka nevojë për veprime ushtarake kundër Iranit në të ardhmen e afërt.

    Ndërkohë, javën e kaluar CNN raportoi, duke cituar shtatë zyrtarë amerikanë, se agjencitë e inteligjencës amerikane kishin informacione për përgatitjen e një sulmi kimik nga Irani kundër Uashingtonit. Sipas raportimit, bëhej fjalë për një kërcënim që nuk konsiderohej i menjëhershëm.

    Teherani i ka hedhur poshtë kategorikisht këto akuza. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cilësoi ato si “të pakuptimta”, duke i krahasuar me pretendimet amerikane për armë të shkatërrimit në masë në Irak, të cilat u përdorën si justifikim për pushtimin e vitit 2003, por që nuk u gjetën.

    Burimi: Insajderi

  • Komisioni monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

    Komisioni monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka mbajtur takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Luljeta Plakolli-Kasumi, për të diskutuar planin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

    Takimi është mbajtur më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kur nis edhe fushata globale 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

    Ekspertja Plakolli-Kasumi prezantoi draft-planin e punës dhe metodologjinë e monitorimit, proces ky që është ndarë në tri deri në katër faza dhe pritet të përfundojë deri në fund të shkurtit të vitit 2027.

    Në fazën e parë parashihet kontaktimi i institucioneve përgjegjëse dhe kërkimi i informacioneve me shkrim për obligimet që dalin nga ligji, zbatimin e akteve nënligjore, buxhetin, numrin e stafit dhe statistikat që mbajnë për rastet e dhunës.

    Plakolli-Kasumi bëri të ditur se janë përgatitur tabela të veçanta për institucionet relevante, përmes të cilave synohet të identifikohen edhe tri pengesat kryesore me të cilat përballet secili institucion në zbatimin e ligjit. Ajo përmendi gjithashtu se disa akte nënligjore ende nuk janë miratuar, ndërsa për disa të tjera ekzistojnë vetëm draftet.

    Institucionet pritet të përgjigjen deri më 4 dhjetor, ndërsa faza e dytë e monitorimit do të nisë në janar të vitit 2027, me takime dhe kërkesa shtesë për sqarime.

    Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, tha se monitorimi synon të vlerësojë jo vetëm përgjegjësinë e institucioneve, por edhe kapacitetet dhe mundësitë e tyre reale për përmbushjen e obligimeve ligjore.

    Ajo theksoi se Komisioni synon të identifikojë pengesat në zbatimin e ligjit, nga niveli komunal deri te institucionet qendrore, si dhe të vlerësojë nëse ka nevojë për plotësim apo ndryshim të tij.

    Kollçaku tha se procesi ka edhe karakter parandalues dhe se në përfundim do të hartohen rekomandime konkrete për institucionet që janë pjesë e monitorimit.

    Burimi: RTKLive

  • Qollaku: Municioni i FSK-së dyshohet se u ble “ad hoc” për të mbushur magazinat (VIDEO)

    Qollaku: Municioni i FSK-së dyshohet se u ble “ad hoc” për të mbushur magazinat (VIDEO)

    Qollaku: Municioni i FSK-së dyshohet se u ble “ad hoc” për të mbushur magazinat (VIDEO)

    Gjenerali Esad Qollaku ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova për shpërthimet e ndodhura në FSK, duke ngritur dyshime për cilësinë e municionit që po përdoret.

    Ai ka thënë se municioni në fjalë është deri në shtatë herë më i lirë, ndërsa dyshon se blerja e tij është bërë në mënyrë “ad hoc”, vetëm për t’i mbushur magazinat.

    “Dyshimet kryesore lidhen me cilësinë e municionit që është duke u përdorur. Ky municion është deri në shtatë herë më i lirë sesa arma në të cilën përdoret, sepse prodhohet në masë dhe pa mbikëqyrjen e inxhinierëve përkatës, të cilët duhet të japin certifikatën.

    Unë mendoj se blerja e municionit është bërë në mënyrë ad hoc, me dëshirën që vetëm t’i kemi të mbushura disa magazina, eventualisht në rast se situatat do të bëheshin shumë të këqija. Megjithatë, po e përsëris se municioni nuk është në përputhje me normat që kërkon NATO-ja”, ka deklaruar ai.

    I pyetur nëse duhet të ndalohet përdorimi i këtij municioni, Qollaku ka thënë se kjo çështje është dashur të ndalej që pas incidentit të parë, i cili kishte ndodhur para shtatë apo tetë muajsh.

    Ndërsa, duke folur për rastin e fundit të shpërthimit, ai ka ngritur dyshime se mund të jenë përdorur predha turke, të cilat sipas tij kanë kosto më të ulët.

    “Më duket se është përdorur predha për shkatërrimin e këmbësorisë, pra predha momentale. Mund të jetë fjala për predhën turke, pasi këto predha kanë kosto shumë më të ulët”, ka thënë Qollaku, transmeton Klankosova.tv .

    Për më shumë ndiq videon:

  • Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin slloven, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin slloven, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin slloven, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

    Takimi është mbajtur në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, procesin e vazhdueshëm të optimizimit të misionit, si dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit gjeneralmajor Vergori ka shprehur vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj misionit, transmeton Klankosova.tv.

    Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin e Forcave të Armatosura Sllovene në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për të kontribuar në stabilitetin e rajonit më të gjerë.

  • Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”, ndizet muhabeti i saj me Nichin

    Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”, ndizet muhabeti i saj me Nichin

    Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”, ndizet muhabeti i saj me Nichin

    Anjeza dhe Sharri kanë qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Anjeza ka befasuar teksa fliste për Sharrin me Nichin, derisa në një moment tha “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”

    Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme.

  • Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

    Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

    Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeverisës do të jetë gati javën e ardhshme.

    Ai ka theksuar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, Kosova ka stabilitet institucional për zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror, transmeton Klankosova.tv.

    Kurti ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, ndërsa ka rikujtuar të arriturat e qeverisjes së tij të dytë (Kurti 2), të cilat do t’i prezantojë në një përmbledhje të veçantë.

  • VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

    VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

    VLEN sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj letrës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me çështjen e provimit të jurisprodencës në gjuhën shqipe.

    Nga VLEN thonë se gjatë periudhës sa ishin ato në qeveri 2008-2018 janë miratuar tre ligje të ndryshme për gjuhën shqipe dhe asnjëherë nuk arritën ta bëjnë zyrtare atë në shtet dhe ta bëjnë të barabartë me gjuhën maqedonase.

    “Më 2008, 2011 dhe 2018 – në tre mandate qeverisjeje, herë me OBRM-PDUKM e herë me LSDM, Ju dhe partia që drejtoni miratuat tre ligje të ndryshme për shqipen. Herë e quajtët “gjuhë e 20 përqindëshit”, herë gjuhë të shpjeguar në fusnotë e kllapa. Njëherë madje bëtë përmbledhje dispozitash nga disa ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës dhe ato i përshkruat në një tekst të vetëm, të cilin e pagëzuat “Ligji për përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e popullatës së vendit”. Këtë ligj e miratuat në verën e vitit 2008, me procedurë të shkurtuar në Parlament, pa debat dhe pa diskutim në seancë plenare, pa asnjë amendament apo inkorporim vërejtjesh për ta bërë më të mirë ligjin. Në heshtje, si me marre, e kontrabanduat ligjin për gjuhën shqipe, pikërisht atë ligj për të cilin sot flisni me aq shumë zjarr!

    Përgjatë viteve të qeverisjes së partisë që drejtoni, vite për të cilat flisni me shumë nostalgji, dhe kjo është e kuptueshme, një e vërtetë, megjithatë, mbetet e pakontestueshme: Ju asnjëherë nuk arritët që ta bëni gjuhën shqipe plotësisht të barabartë me gjuhën maqedonase në formë institucionale. Manipulimi me shqipen si simbolin më të rëndësishëm identitar të shqiptarëve ju ka siguruar qeverisjen e gjatë, ndërkohë që pasojat e zgjidhjeve gjysmake i ndjejmë për çdo ditë sot.

    Gjatë viteve në pushtet, ligjërimi Juaj i preferuar ka qenë ai për kompromiset. Kështu, sa herë problematizoheshin zgjidhjet që duhej të ishin rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, ndërhyrja Juaj ishte për të shpjeguar se “bëhet fjalë për kompromis mes palëve”. Kësisoj, shqiptarëve rregullisht u thuhej se ligjet sezonale për përdorimin e gjuhës janë “kompromis i mirë” dhe se “kompromiset nuk janë kurrë absolutisht të kënaqshme për asnjërën palë”. Në një moment, madje, keni deklaruar edhe se “gjuha shqipe dhe përdorimi zyrtar i saj nuk janë prioritet për zgjidhje”! Për pasojë, në sfera me rëndësi thelbësore, siç është jurisprudenca dhe praktika juridike, shqipja mbeti pa zgjidhje. Sot gjuha shqipe nuk është zyrtare as në banka, as në ushtri e as në polici”, thonë nga VLEN.

    Nga VLEN thonë se zgjidhja e vitit 2019 e bën zbatimin e shqipes në institucione vullnetar dhe jo obligativ, pra, jo zyrtar.

    “Fatkeqësisht, Ahmeti, zgjidhja e vitit 2019 e bën zbatimin e shqipes në institucione vullnetar dhe jo obligativ – pra, jo zyrtar. Prandaj, sot asnjë bankë në Maqedoninë e Veriut nuk e lejon korrespondencën në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Kjo nuk vlen vetëm për bankat komerciale si entitete private, por është e vërtetë edhe për Bankën Popullore, si autoriteti suprem bankar i shtetit! Natyrisht, kur ministri Juaj i Financave ishte i zënë duke mos bërë asgjë në Ministri dhe duke punuar vetëm për të ruajtur kolltukun e tij, Banka Popullore nuk ndjehej e obliguar që në çfarëdo mënyre të ndryshonte politikën gjuhësore në praktikën e vet”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

  • Alarm te Barcelona para duelit me Sabahun, një nga yjet e skuadrës rrezikon të mungojë

    Alarm te Barcelona para duelit me Sabahun, një nga yjet e skuadrës rrezikon të mungojë

    Pjesëmarrja e portierit të Barcelonës, Joan Garcia, në ndeshjen e sotme ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve është në dyshim, pasi spanjolli vazhdon të ketë probleme me gjurin.

    Sipas raportimit të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, portieri nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimet që e kanë përcjellë së fundmi dhe ekziston mundësia që të mos jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për përballjen e sotme.

    Garcia kishte munguar edhe në një ndeshje ndaj Sevillas në muajin shtator, për shkak të problemeve në gju. Megjithatë, shqetësimet nuk janë zhdukur plotësisht, pasi ai vazhdon të vuajë nga edema kockore.

    Madje, sipas raportimit, portieri e përfundoi edhe ndeshjen e së dielës kundër Villarrealit me dhimbje, çka ka shtuar dyshimet për gjendjen e tij fizike.

    Kjo situatë ka bërë që stafi teknik dhe ai mjekësor i Barcelonës të jenë të kujdesshëm para vendimit përfundimtar.

    Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikojë me shëndetin e portierit, veçanërisht duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur dhe numrin e madh të ndeshjeve që e presin skuadrën gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

    Për këtë arsye, vendimi për përfshirjen e Garcias në formacionin titullar do të merret pas vlerësimit të fundit nga stafi mjekësor. Barcelona duhet të peshojë rëndësinë e ndeshjes ndaj Sabahut, por edhe nevojën për ta pasur portierin në gjendje optimale për sfidat e ardhshme.

    Në rast se Flick vendos të mos rrezikojë dhe ta lërë jashtë portierin spanjoll, atëherë Dominik Livakovic pritet të marrë vendin e tij mes shtyllave./Telegrafi/

  • Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

    Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

    Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:25, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

    Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.

    Njëri nga të lënduarit, i dyshuari që drejtonte automjetin me targa të Shqipërisë, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin pranuar trajtim mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se më 24 nëntor është raportuar se fëmija, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.

    “Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/