Author: Momenti

  • Vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

    Vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

    Vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

    Policia ka njoftuar se një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

    Aksidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:25, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

    Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.

    Njëri nga të lënduarit, i dyshuari që drejtonte automjetin me targa të Shqipërisë, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin pranuar trajtim mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se më 24 nëntor është raportuar se fëmija, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.

    “Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar.

    Burimi: Insajderi

  • Gërvalla publikon shifrat e dhunës në familje: Gati 20 mijë raste për shtatë vjet

    Gërvalla publikon shifrat e dhunës në familje: Gati 20 mijë raste për shtatë vjet

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në Kosovë, nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërsa në të njëjtën periudhë janë vrarë 33 gra.

    Këto të dhëna ajo i ka bërë publike me rastin e hapjes zyrtare të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, së cilës i është bashkuar edhe Kosova.

    Gërvalla ka theksuar se dhuna nuk kufizohet vetëm në sulmet fizike, por përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin.

    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e tolerojnë dhunën, duke theksuar rëndësinë e raportimit të rasteve dhe reagimit të menjëhershëm institucional.

    “Kundër dhunës nuk mjafton të ngremë zërin për 16 ditë. 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

     

    Burimi: RTKLive

  • Skandal i ri dopingu në tenis – lojtari i 57 në Botë rrezikon katër vite pezullim

    Skandal i ri dopingu në tenis – lojtari i 57 në Botë rrezikon katër vite pezullim

    Tenisti francez Arthur Rinderknech rrezikon pezullim prej katër vitesh, pasi dyshohet se në muajin qershor nuk ka dhënë mostrën për testin antidoping.

    Burimi: Dukagjini

  • Nisin përgatitjet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Dhunën në Familje

    Nisin përgatitjet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Dhunën në Familje

    Nisin përgatitjet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Dhunën në Familje

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka nisur përgatitjet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

    Ekspertja e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Luljeta Plakolli-Kasumi, ka prezantuar para deputetëve draft-planin e punës, sipas të cilit procesi i monitorimit pritet të përfundojë deri në fund të shkurtit të vitit 2027.

    Në planin e punës parashihet që institucionet relevante të kontaktohen përmes kërkesave me shkrim, në mënyrë që të mblidhen dhe analizohen informatat për zbatimin e obligimeve që dalin nga ligji.

    “Kemi një plan të punës i cili është ndarë në 3, 4 faza. Dhe pritet që i tërë procesi të përfundojë deri në fund të shkurtit të vitit 2027. Ky dokument përpara sot është konkretizim i fazës së parë të planit të punës, sepse në këtë fazë ne synojmë që t’i kontaktojmë institucionet relevante edhe të kërkojmë informacione me shkrim, të cilat pastaj do t’i analizojmë për me hapë rrugën për fazën e dytë që do të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm, ku do të kemi pastaj takime edhe do të kemi mundësi pastaj që të kërkojmë më shumë informacione mbi bazën e atyre të cilat i kanë dërguar. Në dokumentin para jush, është pak voluminoz, por pjesa e parë është matrica e obligimeve sipas ligjit”, tha ajo.

    Plakolli-Kasumi bëri të ditur se në planin e punës janë identifikuar obligimet e institucioneve sipas ligjit, aktet nënligjore që duhet të miratohen dhe përgjegjësitë përkatëse.

    Ajo tha se do të përgatiten tabela me pyetje të përgjithshme dhe specifike për secilin institucion, me qëllim të verifikimit të zbatimit të obligimeve ligjore, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    “Pra, sipas planit të punës që është prezantuar, këtu jam mundu me i nxjerrë obligimet për institucionet përkatëse sipas ligjit të cilin që është objekt i vlerësimit. Që pastaj, domethënë, na ndihmon për me ju kthyer kohë pas kohe edhe me pa se cili institucion për çka duhet të përgjigjet. Pjesa tjetër, këtu kam identifikuar aktet nënligjore, cili institucion ka qenë përgjegjës, për cilin akt nënligjor, në mënyrë që me i ngritë edhe çështjet që duhen për verifikim kur t’i kontaktojmë institucionet aty ku ka pasë informata vetëm se e kam shënu statusi nëse është miratu ose jo. Mirëpo ka edhe shumë të tjera aty ku nuk ka asgjë, domethënë, ende nuk ka ndonjë akt nënligjor, ka raste kur ekziston drafti, ka raste kur është hartuar, për shembull, procedura standarde të veprimit nga Agjencia për Barazi Gjinore, presim miratimin nga Ministria e Drejtësisë. Gjitha këto pastaj do t’i verifikojmë edhe vetë. Kam përgatitë disa tabela. Është një tabelë e përbashkët me pyetje konkrete që do ju shkojë të gjitha institucioneve”, tha ajo.

    Ajo shtoi se institucionet do të pyeten edhe për aktet e brendshme, buxhetin e planifikuar, numrin e stafit që merret me rastet e dhunës, të dhënat statistikore, raportet dhe pengesat kryesore në zbatimin e ligjit.

    “Pra, është tabela A, këtu, domethënë, kjo tabelë do të dërgohet bashkë me tabelën specifike pastaj të secilit institucion. Domethënë, janë informata të përgjithshme që na interesojnë sa i përket akteve të brendshme, buxhetit të planifikuar, numri i stafit që merret me rastet e dhunës, të dhëna statistikore që mban institucioni përkatës, raportet, pengesat, nga çdo institucion kërkojmë që t’i identifikojmë së paku tre pengesa kryesore në zbatimin e ligjit, sepse na intereson perspektiva e secilit institucion. Dhe pastaj tabelat B janë tabela të cilat ju dedikohen institucioneve përkatëse. Pra, është B në Ministria e Drejtësisë, ku hyn koordinatorja kombëtare e zyra e koordinatorit të shërbimit sprovues, shërbimi korrektues”, tha ajo.

    Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, tha se synimi i monitorimit nuk është vetëm kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet, por edhe identifikimi i pengesave dhe kapaciteteve që ato kanë për zbatimin e ligjit.

    Ajo theksoi se procesi do të përfshijë nivelin lokal dhe institucionet qendrore, ndërsa në përfundim pritet të hartohen rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse.

  • OBRM-PDUKM: 663 milionë euro për investime kapitale në vitin 2027

    OBRM-PDUKM: 663 milionë euro për investime kapitale në vitin 2027

    Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha.

    “Për investime kapitale janë planifikuar 40,8 miliardë denarë, ose rreth 663 milionë euro, me çka krijohet një bazë financiare për zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës së qytetarëve. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve të planifikuara janë drejtuar drejt ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore. Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë planifikuar edhe 18 miliardë denarë investime shtesë, nga të cilat mbi 12 miliardë denarë janë të destinuara për ndërtimin e seksioneve të autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan dhe Prilep – Manastir, në kuadër të korridoreve strategjike 8 dhe 10d.

    Paralelisht, do të vazhdojë zbatimi i seksioneve autostradale Kërçovë – Ohër, Kërçovë – Bukojçan dhe Shkup – Bllacë, të cilat janë me rëndësi të veçantë për përmirësimin e lidhjes rajonale, rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e transportit të mallrave dhe shërbimeve.

    Një prioritet shtesë në Buxhetin e vitit 2027 është zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore, për të cilën janë parashikuar 6.2 miliardë denarë, që është një rritje prej gati 54% krahasuar me vitin e kaluar, me të cilin do të vazhdojë ndërtimi i seksionit hekurudhor Beljakovce – Kriva Pallankë, dhe aktivitete janë planifikuar edhe për seksionin Kriva Pallanka – kufiri me Bullgarinë.

    Përveç infrastrukturës së transportit, fonde të konsiderueshme janë drejtuar edhe për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe mbrojtjen e mjedisit, me aktivitete që vazhdojnë për zbatimin e impianteve të trajtimit të ujit në Shkup, Tetovë dhe Manastir, dhe projekte janë planifikuar edhe në Veles, Shtip dhe Vinicë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

  • Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim brenda 24 orëve

    Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një email mashtrues që po shpërndahet në adresa të ndryshme elektronike, duke u paraqitur rrejshëm në emër të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, emaili mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të Paligjshme” dhe pretendon se pranuesit janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet, përfshirë krime të ndryshme kibernetike dhe trafikim të drogës.

    Në këtë mesazh mashtrues, dërguesit pretendojnë se personat kanë vetëm 24 orë kohë për t’u paraqitur në polici ose për të dërguar një përgjigje me email, në të kundërtën kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky dokument nuk është lëshuar nga institucioni dhe as nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kolonel Fehmi Hoti.

    Policia apelon te qytetarët që të mos bien pre e këtij mashtrimi, të mos u përgjigjen emailave të tillë dhe të mos ndërmarrin veprime bazuar në përmbajtjen e tyre.

    Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se do ta trajtojnë këtë dukuri dhe do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në bazë të elementeve që përmban mesazhi mashtrues. /Telegrafi/

  • Diaspora e Gostivarit në Zvicër shënon Festat e Nëntorit, nderohen për herë të parë dhjetë të diplomuar

    Diaspora e Gostivarit në Zvicër shënon Festat e Nëntorit, nderohen për herë të parë dhjetë të diplomuar

    Diaspora shqiptare nga Gostivari në Zvicër ka vazhduar traditën e organizimit të festivalit “Gostivari në Mërgim”, duke mbajtur edicionin e tretë të këtij aktiviteti kulturor më 21 nëntor në Winterthur.

    Manifestimi u organizua në kuadër të shënimit të 22 dhe 28 Nëntorit, datave të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

    Programi u pasurua me aktivitete kulturore e artistike, ku u prezantuan artistë shqiptarë dhe valltarë të Shoqërisë Kulturore “Iliria” nga St. Galleni, duke krijuar një atmosferë festive për të pranishmit.

    Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni ishte ndarja e mirënjohjeve për dhjetë të rinj të diplomuar nga diaspora e Gostivarit, të cilët kanë përfunduar studimet në fusha të ndryshme. Për herë të parë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Diasporë ndau trofe për të diplomuarit, me synimin që kjo iniciativë të shndërrohet në traditë edhe në vitet e ardhshme.

    Në bashkëpunim me Agjencinë e Diasporës së Maqedonisë, gjatë aktivitetit u organizua edhe shpërndarja e librave shqip për fëmijët e familjeve pjesëmarrëse. Përmes një këndi të veçantë të librave, fëmijët patën mundësi të përzgjedhin botime në gjuhën e tyre amtare.

    Në mesin e të pranishmëve ishin edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, të cilët u nderuan me mirënjohje për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.

    Kryetari i Unionit, Kasam Selimi, falënderoi shoqatat anëtare dhe sponsorët për kontributin në organizimin e manifestimit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe dhe regjistrimin e fëmijëve në shkollat shqipe në diasporë.

    Ai u bëri thirrje prindërve që të kujdesen për edukimin e fëmijëve në gjuhën amtare, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar.

    Ndër aktivitetet e ardhshme të Unionit është edhe një turne futbolli, i planifikuar për mars të vitit 2027 në Wallisellen të Zvicrës.

    Përmes këtij manifestimi, diaspora e Gostivarit dëshmoi edhe një herë përkushtimin për ruajtjen e kulturës, traditave dhe gjuhës shqipe, duke krijuar njëkohësisht hapësira për vlerësimin e arritjeve të gjeneratës së re./Telegrafi/

  • Gara shpejtësie me BMW në Ferizaj, dy shoferë dënohen me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Gara shpejtësie me BMW në Ferizaj, dy shoferë dënohen me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Gara shpejtësie me BMW në Ferizaj, dy shoferë dënohen me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për një vit

    Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc të Ferizajt.

    Rasti është evidentuar të martën, më 24 nëntor, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët, të cilët po garonin me veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320.

    Sipas njoftimit të Policisë, ndaj shoferëve me inicialet L.V., 23-vjeçar, dhe T.P., 22-vjeçar, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Biznesmeni nga Podujeva dyshohet se goditi me veturë zyrtarin doganor në Merdar, dyshohet për kontrabandë me telefona

    Biznesmeni nga Podujeva dyshohet se goditi me veturë zyrtarin doganor në Merdar, dyshohet për kontrabandë me telefona

    Biznesmeni nga Podujeva dyshohet se goditi me veturë zyrtarin doganor në Merdar, dyshohet për kontrabandë me telefona

    Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën kufitare në Merdar, në Podujevë, pasi një person dyshohet se e ka goditur me veturë, në momentin kur atij i ishte dhënë urdhri për ndalim dhe kontroll.

    Sipas informacioneve të publikuara, personi i dyshuar është Florim Blaku, biznesmen nga Llapi dhe pronar i biznesit “Mobi Shop Lila” në Podujevë.

    Ai dyshohet se po transportonte telefona të kontrabanduar, ndërsa pas urdhrit të zyrtarëve doganorë për ndalim, dyshohet se ka goditur me veturë njërin prej tyre.

    Si pasojë e incidentit, zyrtari doganor ka pësuar lëndime trupore në gjymtyrë. Sipas informacioneve të deritanishme, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

    Burimi: Insajderi

  • Mourinho zbulon lëvizjen gjeniale që i dha fitoren me përmbysje Real Madridit ndaj PSV-së

    Mourinho zbulon lëvizjen gjeniale që i dha fitoren me përmbysje Real Madridit ndaj PSV-së

    Jose Mourinho ka krahasuar dhomën e zhveshjes së Real Madridit me Las Vegasin, pas fitores bindëse të skuadrës së tij ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

    Trajneri portugez ka ruajtur misterin rreth asaj që u tha në pushimin mes pjesëve, pasi madrilenët shfaqën një fytyrë krejt tjetër në pjesën e dytë. Pas 45 minutave të para, në të cilat skuadra e tij kishte vuajtur për të gjetur ritmin, ndryshimet taktike sollën një reagim të madh.

    I pyetur për fjalimin në dhomën e zhveshjes, Mourinho nuk pranoi të zbulonte detajet, duke iu referuar një shprehjeje të njohur për qytetin amerikan.

    “Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi. Ajo që ndodh në Vegas, mbetet në Vegas. Kemi biseduar. Jemi miq dhe kemi folur”, deklaroi Mourinho.

    Megjithatë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri zbuloi se nuk ishte mbështetur vetëm te fjalët për ta ndryshuar paraqitjen e skuadrës. Ai kishte përdorur edhe pamje filmike të përgatitura nga analistët, për t’ua treguar lojtarëve gabimet e pjesës së parë.

    “U përpoqa të gjeja tri ose katër pamje me analistët, të cilat do t’u tregonin lojtarëve se çfarë po bënim gabim. Ishte një fjalim në pushim me pak fjalë, sepse një fotografi vlen sa një mijë fjalë”, shpjegoi ai.

    “Pamë tri pamje të ndryshme, një në aspektin mbrojtës dhe dy në atë sulmues. Me pamje është më e lehtë për t’i kuptuar gjërat”, shtoi trajneri.

    Një tjetër vendim që ndikoi në ndryshimin e lojës ishte zëvendësimi i trefishtë i bërë nga Mourinho në pushimin mes pjesëve. Ky ndryshim u bë pikë kthese për skuadrën, por portugezi nuk deshi t’i fajësonte publikisht lojtarët që i largoi nga fusha.

    Në vend të kësaj, ai e mbrojti vendimin si një lëvizje të menduar taktike, e jo si kritikë ndaj futbollistëve që nuk e nisën mirë ndeshjen./Telegrafi/