Author: Momenti

  • Pirja e kafesë në lokalet zvicerane po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

    Pirja e kafesë në lokalet zvicerane po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

    Në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës, një filxhan café crème kushton mesatarisht 4.71 franga zvicerane, ndërsa një kapuçino 5.46 franga.

    Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata CafetierSuisse për vitin 2026, çmimet e këtyre pijeve janë rritur përkatësisht me 1.3 dhe 1.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

    Rritja e pagave, kostove të energjisë dhe qirave konsiderohet ndër faktorët kryesorë të shtrenjtimit, ndërsa dallimet e çmimeve ndërmjet kantoneve mbeten të konsiderueshme.

    Vetëm 27 për qind e restoranteve dhe kafeneve kanë rritur çmimin e café crème, kryesisht me 20 centima. Ndërkohë, 68 për qind i kanë mbajtur çmimet e pandryshuara, ndërsa 5 për qind i kanë ulur ato, transmeton Telegrafi.

    Ku kushton më shtrenjtë kafeja?

    Në Zvicrën gjermanofolëse, çmimet më të larta regjistrohen në kantonet Zug dhe Zürich, ndërsa më të ulëtat në Uri, Thurgau dhe Schwyz. Diferenca mes kantonit më të shtrenjtë dhe atij më të lirë është 43 centima.

    Në pjesën frankofone, çmimet janë dukshëm më të ulëta. Në Neuchâtel, një filxhan café crème kushton mesatarisht 3.78 franga, në Fribourg 4.33 franga, ndërsa në Gjenevë dhe Vaud rreth 4 franga.

    Në kantonin Ticino, ku preferohet ekspresi, një filxhan i kësaj pijeje kushton mesatarisht 2.55 franga.

    Sipas CafetierSuisse, çmimet më të ulëta në këto rajone lidhen me traditat franceze dhe italiane të konsumimit të kafesë.

    Pagat, energjia dhe qiratë ndikojnë në çmime

    Shtrenjtimi i kafesë në lokale lidhet kryesisht me rritjen e kostove operative të bizneseve.

    Megjithëse kokrrat e kafesë janë më të shtrenjta krahasuar me mesataren afatgjatë, ndikimi i tyre në çmimin përfundimtar është më i vogël sesa ai i shpenzimeve të tjera.

    Sipas përllogaritjeve të CafetierSuisse, nga një filxhan café crème që shitet për 4.50 franga, marzhi bruto mesatar është 2.80 franga. Nga kjo shumë, 1.80 franga shkojnë për kostot e punës, ndërsa pjesa e mbetur duhet të mbulojë qiranë, energjinë dhe administratën.

    Ndryshimet klimatike ushtrojnë presion mbi tregun

    Çmimi i kafesë së papërpunuar vazhdon të mbetet dukshëm mbi mesataren afatgjatë.

    Edhe pse Brazili ka regjistruar këtë vit të korrat më të mëdha të kafesë në historinë e tij, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në cilësinë e prodhimit.

    Ndërkohë, prodhimi është në rënie në Kolumbi, Meksikë dhe vendet e Amerikës Qendrore, prej nga Zvicra importon sasi të konsiderueshme të kafesë së cilësisë së lartë.

    Presion shtesë mbi çmimet ushtrojnë kostot e transportit, shtrenjtimi i energjisë dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rajna, që vështirëson transportin e mallrave.

    Shtohet konkurrenca mes kafeneve

    Numri i bizneseve të gastronomisë në Zvicër po rritet, veçanërisht në qytete, ndërsa në zonat rurale vërehet një tendencë e kundërt.

    Konkurrenca po shtohet edhe nga bizneset jashtë sektorit të gastronomisë. Sot, kafe ofrojnë edhe sallonet e flokëve, madje edhe disa ordinanca mjekësore.

    Këto zhvillime po krijojnë sfida të reja për restorantet dhe kafenetë tradicionale zvicerane./Telegrafi/

  • Vjedhje e rëndë në Lebanë të Prishtinës, në një lokal vidhen nga arkat mbi 270 mijë euro

    Vjedhje e rëndë në Lebanë të Prishtinës, në një lokal vidhen nga arkat mbi 270 mijë euro

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Lebanë të Prishtinës.

    Rasti ka ndodhur të hënën.

    “Fshati Lebanë, Prishtinë 23.11.2026-04:33. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal privat dhe kanë arritur të vjedhin nga dy arka para me vlerë 275.300 euro”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Fansat e Ed Sheeran pretendojnë se nuk mundën të hynin në koncert për shkak të fanellave palestineze

    Fansat e Ed Sheeran pretendojnë se nuk mundën të hynin në koncert për shkak të fanellave palestineze

    Disa pjesëmarrës në koncertin e Ed Sheeran në Santiago të Kilit pretendojnë se u është ndaluar përkohësisht hyrja në stadium të shtunën sepse mbanin veshur fanellat e një klubi futbolli të lidhur me komunitetin palestinez. Incidenti ndodhi në stadiumin Bicentenario de La Florida.

    Sipas dy vizitorëve, rojet e sigurisë në hyrje u thanë atyre se nuk mund të hynin sepse kishin veshur bluza nga Club Deportivo Palestino, një klub futbolli kilian me lidhje historike dhe simbolike me komunitetin e madh palestinez të vendit.

    Një video e publikuar nga mediat kiliane tregon rojet e sigurisë duke ndaluar një grup fansash.

    Edhe pse përfundimisht u lejuan të hynin në koncert, ata thonë se i humbën tre këngët e para të performancës së Sheeran për shkak të pengesave në hyrje.

    Klubi e dënoi diskriminimin

    Klubi Deportivo Palestino lëshoi një deklaratë zyrtare duke dënuar ashpër incidentin. Ata e përshkruan atë si “një akt absolutisht të papranueshëm diskriminimi që fyen dinjitetin e njerëzve dhe shkel parimet themelore të respektit, barazisë dhe lirisë së shprehjes”. Klubi konfirmoi se kishte kontaktuar organizatorët e eventit dhe kishte kërkuar një shpjegim për situatën.

    Ata gjithashtu ofruan mbështetje për këdo që ka përjetuar shqetësimin. “Ne ofrojmë mbështetje për të gjithë njerëzit që kanë kaluar nëpër këtë situatë në mbledhjen e informacionit, vlerësimin e hapave të mëtejshëm dhe ofrimin e udhëzimeve dhe ndihmës ligjore”, tha klubi. “Ne nuk do të normalizojmë asnjë formë diskriminimi. Identiteti ynë meriton respekt dhe ata që e shprehin atë kanë të njëjtën të drejtë si të gjithë të tjerët për të shijuar performancën, pa përjashtim ose pyetje.”

    Kritikat e mëparshme ndaj Sheeran

    Ed Sheeran ishte gjithashtu subjekt i kritikave në fillim të këtij viti. Pastaj ai e hoqi reperin Macklemore, i cili mbështeti publikisht çlirimin e Palestinës, nga lista e interpretuesve në turneun e tij. Sheeran mori vendimin pas presionit.

    Ai u kritikua së fundmi për këtë nga producenti Jack Antonoff, i cili beson se thirrjet për çlirimin e Palestinës nuk duhet të jenë të diskutueshme. “Ed Sheeran humbi një mundësi të madhe dhe të shkëlqyer këtu: ai mund ta kishte anuluar të gjithë atë turne, të kishte luajtur para çdo stadiumi falas dhe të kishte mbledhur një grusht parash, në vend që të lejonte ndonjë miliarder t’i tregonte se çfarë të bënte”, tha Antonoff.

    “Nuk është ndonjë anomali apo problem anësor, është fakti që të gjithë jetojmë në një botë ku miliarderët na thonë vazhdimisht se çfarë të bëjmë. Pra, largohuni dhe merrni një qëndrim.”

  • Trump mund të ketë fituar deri në 15 milionë dollarë nga rritja e aksioneve të Nvidia-s

    Trump mund të ketë fituar deri në 15 milionë dollarë nga rritja e aksioneve të Nvidia-s

    Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë përfituar deri në 15 milionë dollarë nga rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë Nvidia, pas rritjes së ndjeshme të çmimit të tyre, raporton Financial Times.

    Trump nuk e ka fshehur përfshirjen e tij në vendimin për rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s, transmeton Telegrafi.

    “Kam folur me ta, le ta themi kështu. I binda. Unë e bëra marrëveshjen”, deklaroi ai për CNBC.

    Sipas deklarimeve financiare të Trumpit, ai mund të ketë zotëruar deri në 370 mijë aksione të Nvidia-s më 30 shtator.

    Edhe pse aksionet e kompanisë kishin pësuar rënie të ndjeshme gjatë javëve të fundit, vlera e tyre u rrit me më shumë se 30 për qind pas lajmit për rikthimin e Huangut.

    Kjo rritje mund ta ketë shtuar vlerën e zotërimeve të Trumpit deri në 15 milionë dollarë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Përleshja mes të miturve në Lipjan përfundon me therje me thikë – njëri në Klinikën e Torakales, katër të tjerë në ndalim

    Ekskluzive | Përleshja mes të miturve në Lipjan përfundon me therje me thikë – njëri në Klinikën e Torakales, katër të tjerë në ndalim

    Ekskluzive | Përleshja mes të miturve në Lipjan përfundon me therje me thikë – njëri në Klinikën e Torakales, katër të tjerë në ndalim

    Një përleshje mes të miturve në Lipjan ka marrë përmasa alarmante, pasi njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe ka përfunduar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK. Katër të mitur janë ndaluar nga Policia, ndërsa ndaj njërit prej tyre kanë nisur hetimet për vrasje në tentativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor, rreth orës 10:30, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku disa të mitur janë përfshirë në një përleshje fizike.

    Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është A.S., rreth 16 vjeç, ndërsa katër të dyshuarit janë E.B., M.H., E.LL. dhe S.S., të moshave 14 deri në 16 vjeç.

    Gjatë përleshjes, A.S. kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    I mituri është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk ka qenë në gjendje të intervistohej nga hetuesit.

    Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një thikë, me të cilën dyshohet se janë shkaktuar lëndimet e viktimës.

    Hetuesit kanë evidentuar gjithashtu një kamerë sigurie që kishte regjistruar pamje të përleshjes.

    Të katër të miturit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit për të mitur, ndaj E.LL. është iniciuar rast penal për veprën “Vrasja në tentativë”, ndërsa tre të miturit e tjerë, E.B., M.H. dhe S.S., po hetohen për “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Me aktvendim të Prokurorit, të katër të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mungesa e hekurit shpesh kalon pa u diagnostikuar

    Mungesa e hekurit shpesh kalon pa u diagnostikuar

    Mungesa e hekurit shpesh kalon pa u diagnostikuar

    Mungesa e hekurit është një nga mangësitë ushqyese më të përhapura në botë, duke prekur mbi një miliard njerëz. Megjithatë, shumë prej tyre nuk e kuptojnë se organizmi i tyre nuk merr mjaftueshëm nga ky mineral.

    Hekuri, që gjendet në mishin e kuq, bishtajore dhe fruta të thata, është i domosdoshëm për prodhimin e hemoglobinës, proteinës në rruazat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin. Ky mineral, gjithashtu ndihmon në furnizimin e muskujve me oksigjen, prodhimin e energjisë, funksionimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e trurit.Mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje dhe vështirësi në përqendrim, por ndonjëherë nuk shfaq simptoma. Nëse rezervat e hekurit vazhdojnë të pakësohen, mund të zhvillohet anemia nga mungesa e hekurit, e cila pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në organizëm, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

    Në rrezik më të lartë janë vajzat adoleshente, gratë me menstruacione të bollshme, gratë shtatzëna, foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit. Rreziku rritet edhe te personat që konsumojnë pak ushqime të pasura me hekur dhe dhuruesit e shpeshtë të gjakut.

    Pse mungesa e hekurit nuk zbulohet me kohë?

    Simptomat shpesh janë të përgjithshme dhe mund të shfaqen gradualisht. Një tjetër problem është se kontrollet rutinore zakonisht matin hemoglobinën, e cila mund të mbetet normale edhe kur rezervat e hekurit kanë filluar të pakësohen.

    Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë matjen edhe të ferritinës, proteinës që tregon rezervat e hekurit në organizëm. Shoqata Amerikane e Hematologjisë (ASH), në udhëzimet e publikuara në shtator 2026, sugjeron që mungesa e hekurit te të rriturit, gratë shtatzëna dhe gratë me menstruacione të diagnostikohet kur ferritina është 30 mikrogramë për litër ose më pak.

    Megjithatë, te personat me sëmundje inflamatore, ferritina mund të jetë normale ose e rritur edhe kur organizmi ka mungesë hekuri. Prandaj, rezultatet duhet të vlerësohen në kontekstin klinik.

    Mungesa mund të korrigjohet me suplemente, por është e rëndësishme të identifikohet edhe shkaku. Marrja e pakontrolluar e hekurit nuk rekomandohet, pasi dozat e larta mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë efekte anësore, përfshirë dhimbje barku dhe kapsllëk. /Gazeta Shneta

    Burimi: Insajderi

  • Gruaja sulmohet fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicë

    Gruaja sulmohet fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicë

    Gruaja sulmohet fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicë

    Një grua në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton klankosova.tv .

    “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftim.

  • “Mos i neglizhoni këto simptoma”, mjekja alarmon për gripin sezonal (VIDEO)

    “Mos i neglizhoni këto simptoma”, mjekja alarmon për gripin sezonal (VIDEO)

    “Mos i neglizhoni këto simptoma”, mjekja alarmon për gripin sezonal (VIDEO)

    Doktoresha Aurora Dollenberg në “Ora 7” në Klan Kosova, ka paralajmëruar për simptoma më të rënda të gripit, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët që po përballen për herë të parë me këtë virus.

    Ajo ka apeluar te prindërit që t’i ndjekin rekomandimet dhe protokollet e dhëna nga pediatrit, jo vetëm për vaksinimin kundër gripit, por edhe për vaksinat e tjera.

    Sipas saj, fëmijët dhe adoleshentët që nuk e kanë kaluar më parë gripin mund të përjetojnë simptoma me intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe.

    Dollenberg ka përmendur temperaturën e lartë, kollën dhe dhimbjen e fytit si disa nga simptomat që mund të shfaqen me këtë infeksion.

    Ajo ka përshkruar edhe një formë më të rëndë të gripit, sipas saj e njohur në gjuhën e përditshme si “supergripi”, ku temperatura mund të arrijë 39 deri në 40 gradë Celsius dhe të shfaqet në mënyrë të shpejtë.

    “Simptomat mbeten pothuajse të njëjta sikurse herëve të kaluara, por intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre është shumë më e rëndë. Në gjuhën ndërkombëtare është quajtur ‘supergripi’, gripi që temperaturën e fillon me 39 ose 40 gradë dhe në mënyrë të rrufeshme”, ka deklaruar ajo.

    Për më shumë:

  • Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

    Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

    Arsenali ka identifikuar pesë objektiva për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar skuadrën e Mikel Artetës dhe për të rritur konkurrencën në disa pozita, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, londinezët nuk pritet t’i transferojnë të pesë futbollistët, por të gjithë janë pjesë e listës së objektivave të klubit.

    Sipas raportimeve të Football.london, BILD, TEAMtalk, Het Laatste Nieuws dhe 90min, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të pesë emrave të njohur të futbollit evropian: Antonio Nusa, Finn Jeltsch, Maxim De Cuyper, Nicolò Tresoldi dhe Eli Junior Kroupi.

    Antonio Nusa, prioriteti kryesor që mund të kushtojë mbi 80 milionë euro

    Sulmuesi anësor norvegjez i Leipzigut është objektivi numër një i Arsenalit në repartin ofensiv, sipas gazetarit Tom Canton.

    Megjithatë, klubi gjerman nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij në janar dhe synon ta mbajë deri në verë, kur mund të kërkojë mbi 80 milionë euro për kartonin e tij.

    Finn Jeltsch, qendërmbrojtësi që kushton 50 deri në 60 milionë euro

    Arsenali po e përcjell nga afër qendërmbrojtësin gjerman Finn Jeltsch, për të cilin Stuttgart mund të kërkojë nga 50 deri në 60 milionë euro gjatë verës.

    Largimi i tij në janar konsiderohet pothuajse i pamundur, ndërsa në garë janë edhe Manchester United, Juventusi dhe Bayern Munichu.

    Maxim De Cuyper, mbrojtësi i majtë që kërkohet nga gjashtë gjigantë

    Arsenali është i interesuar edhe për reprezentuesin belg Maxim De Cuyper, i cili ka regjistruar 28 paraqitje dhe katër gola me kombëtaren.

    Brightoni, që ka kontratë me të deri në vitin 2030, kërkon rreth 60 milionë euro. Për të interesohen edhe Liverpooli, PSG-ja, Milani, Juventusi dhe Roma.

    Nicolo Tresoldi, golashënuesi që mund të kushtojë 50 milionë euro

    Sulmuesi i Club Brugge, Nicolo Tresoldi, është një tjetër emër në listën e Arsenalit. Ai ka shënuar 16 gola këtë sezon, pesë prej tyre në Ligën e Kampionëve.

    Klubi belg dëshiron ta mbajë deri në verë, ndërsa vlera e tij e përfolur në treg arrin rreth 50 milionë euro.

    Eli Junior Kroupi, zëvendësuesi i mundshëm i Kai Havertz

    Arsenali ka rikthyer interesimin për sulmuesin francez Eli Junior Kroupi, i cili mund të luajë në disa pozita në repartin ofensiv. Ai shihet si një alternativë për Kai Havertzin, në rast të largimit të gjermanit.

    Megjithatë, Bournemouthi nuk dëshiron ta shesë në janar, ndërsa për Kroupin interesohen edhe Barcelona, Tottenhami dhe PSG-ja./Telegrafi/

  • Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në Lebanë të Prishtinës

    Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në Lebanë të Prishtinës

    Një shumë prej 275 mijë e 300 eurosh është vjedhur nga dy arka të parave në një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës.

    Burimi: Dukagjini