Author: Momenti

  • Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë pritur në takim ambasadorin e BE-së, në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Ky takim njëjtë sikurse edhe takimet e tjera është i mbyllur për media, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ambasadori Schuebel, ditë më parë ka zhvilluar takime edhe me anëtarë të komisoneve të tjera në Kuvendin e Kosovës.

  • Nichi e bën nervoz Zojën: Ai ia merr produktet e kozmetikës, ajo ia ‘kindapon’ atletet (VIDEO)

    Nichi e bën nervoz Zojën: Ai ia merr produktet e kozmetikës, ajo ia ‘kindapon’ atletet (VIDEO)

    Nichi e bën nervoz Zojën: Ai ia merr produktet e kozmetikës, ajo ia ‘kindapon’ atletet (VIDEO)

    Nichi e Zoja janë “shtyrë” verbalisht mes vete, lidhur me një situatë të krijuar në shtëpi.

    Banorët e Big Brother VIP Kosova 5, janë përfshirë në disa mospajtime, duke ngritur edhe nervozë.

    Një rast i tillë ka ndodhur mes Zojës e Nichit, pasi ky i fundit ia ka marrë asaj produktet e kozmetikës dhe të cilat më pas edhe i ka përdorur.

    Zoja ka shprehur mospajtim me këtë veprim të Nichit, derisa ajo më pas ia ka marrë atij atletet.

    Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

  • Anjeza e lënduar nga Sharri, Edita mundohet ta ndihmojë (VIDEO)

    Anjeza e lënduar nga Sharri, Edita mundohet ta ndihmojë (VIDEO)

    Anjeza e lënduar nga Sharri, Edita mundohet ta ndihmojë (VIDEO)

    Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, vëmendja është përqendruar tek Anjeza dhe Sharri.

    Edita është munduar ta ndihmojë.

    Pamjet e plota i gjeni në videon e mëposhtme.

  • Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj

    Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj

    Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.

    Seanca është caktuar për në orën 13:00, pas shtyrjes së asaj të planifikuar për 12 nëntor.

    Sipas njoftimit të mëhershëm të gjykatës, shtyrja ishte bërë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes në seancë.

    Gjykata kishte miratuar kërkesën pasi kishte marrë mendimet e palëve të pranishme.

    Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /kp/

  • 13 gola në 12 ndeshje, Barcelona dërgon skautët për ta përcjellë sensacionin e Serie A

    13 gola në 12 ndeshje, Barcelona dërgon skautët për ta përcjellë sensacionin e Serie A

    Barcelona po e shton interesimin për sulmuesin portugez të Monzas, Gustavo Varela, i cili është shndërruar në njërin prej talenteve më të spikatur të Serie A këtë sezon.

    Paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe efikasiteti para portës kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.

    Sulmuesi, i lindur në vitin 2005, ka bërë një shpërthim të madh në elitën e futbollit italian falë aftësisë së jashtëzakonshme për të shënuar gola.

    Sipas Sky Sport Italia, skautët e Barcelonës e kanë përcjellë nga afër ndeshjen mes Monzas dhe Fiorentinës, ku Varela e konfirmoi edhe një herë potencialin e tij duke realizuar dy gola.

    Goli i dytë ishte veçanërisht spektakolar, pasi portugezi shënoi me thembër, duke treguar teknikën e lartë, qetësinë para portës dhe personalitetin e tij në fushë.

    Me këto realizime, Varela ka arritur në 11 gola në 11 ndeshje në Serie A, ndërsa në të gjitha garat numëron 13 gola në 12 paraqitje këtë sezon.

    Vetëm Donyell Malen ka një mesatare më të mirë të shënimit të golave në kampionatin italian./Telegrafi/

  • Diaspora në Kroaci promovon trashëgiminë kombëtare, 31 veshje popullore të trevave shqiptare prezantohen në Zagreb

    Diaspora në Kroaci promovon trashëgiminë kombëtare, 31 veshje popullore të trevave shqiptare prezantohen në Zagreb

    Diaspora shqiptare në Kroaci vazhdon të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Në Zagreb është mbajtur manifestimi kulturor “Hapat e Trashëgimisë”, ku janë prezantuar 31 veshje popullore nga treva të ndryshme shqiptare.

    Manifestimi u mbajt më 22 nëntor 2026, në Hotel Antunović në Zagreb, në organizim të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë, Shoqatës HASI dhe Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, shkruan Telegrafi.

    Aktiviteti iu kushtua pasurisë, bukurisë dhe larmisë së veshjeve popullore shqiptare, duke sjellë në një skenë të vetme traditat e krahinave dhe trevave ku shqiptarët prej shekujsh ruajnë zakonet dhe identitetin e tyre kulturor.

    Sipas njoftimit të Shoqatës Kulturore “Shkëndija” në Facebook, në këtë manifestim u prezantuan veshje popullore nga Ulqini, Malësia, Mirdita, Tropoja, Tirana dhe Korça, përmes Rugovës, Drenicës, Prizrenit, Hasit, Medvegjës, Karadakut, Rekës së Epërme dhe Pollogut, deri te Çamëria dhe komuniteti arbëresh në Itali, transmeton Telegrafi.

    “Çdo veshje ishte një histori më vete. Pas qëndisjeve të pasura, stolive, ngjyrave dhe detajeve karakteristike fshihen historia, zakonet dhe identiteti i krahinave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

    Vlerë të veçantë në këtë manifestim patën edhe veshjet popullore që ruhen brez pas brezi në familjet shqiptare, si trashëgimi e çmuar e të parëve.

    Sipas organizatorëve, projekti është rezultat i muajve të tërë pune, hulumtimesh, bisedash dhe bashkëpunimi me familje e individë, të cilët vunë në dispozicion veshjet e tyre të çmuara.

    “Çdo detaj i revysë u mendua me kujdes, nga renditja e prezantimit deri te muzika që shoqëronte krahinat përkatëse, me qëllim që publikut t’i përcillej sa më besnikërisht veçantia dhe trashëgimia e tyre kulturore”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Telegrafi.

    Manifestimi mblodhi gjithashtu shumë mysafirë dhe përfaqësues të institucioneve kroate dhe të komunitetit shqiptar në Kroaci.

    Ndër të pranishmit ishin Marija Vrhovski, e dërguara e kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković, Esad Collaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, dhe Tibor Varga, kryetar i Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

    Me këtë rast, Shoqata Kulturore “Shkëndija” i ndau një mirënjohje Tibor Vargës, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për mbështetjen dhe kontributin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor të pakicave kombëtare.

    Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, modelet, pronarët dhe dhuruesit e veshjeve, familjet e tyre, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që me punën, kohën dhe përkushtimin e tyre mundësuan realizimin e këtij manifestimi.

    Përmes këtij aktiviteti, komuniteti shqiptar në Kroaci dëshmoi edhe një herë përkushtimin për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë./Telegrafi/



  • SINJALI 24 | Vdekje tragjike e njëvjeçarit, therje me thikë mes të miturve, denoncim për rrëmbim dhe aksident i rëndë – ngjarjet që tronditën Kosovën

    SINJALI 24 | Vdekje tragjike e njëvjeçarit, therje me thikë mes të miturve, denoncim për rrëmbim dhe aksident i rëndë – ngjarjet që tronditën Kosovën

    SINJALI 24 | Vdekje tragjike e njëvjeçarit, therje me thikë mes të miturve, denoncim për rrëmbim dhe aksident i rëndë – ngjarjet që tronditën Kosovën

    Kosova ka kaluar një 24-orësh të ngarkuar me ngjarje të rënda, aksidente trafiku, raste të denoncuara për dhunë e rrëmbim, si dhe aksione të shumta policore që rezultuan me arrestime.

    Ferizaj – Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin, ku një fëmijë njëvjeçar ka ndërruar jetë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua papritur gjatë marrjes së terapisë në repartin e Pediatrisë. Organet kompetente kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj vdekjeje.

    Lipjan – Një përleshje fizike mes të miturve në rrugën “Avdi Kelmendi” ka përfunduar me plagosje me thikë, ku 16-vjeçari A.S. është dërguar me urgjencë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK. Policia ka sekuestruar mjetin e mprehtë dhe ka ndaluar për 24 orë katër të mitur (E.B., M.H., E.LL. dhe S.S., të moshave 14 deri në 16 vjeç) – ndaj E.LL. po hetohet vepra penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa tre të tjerët për “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Prishtinë – Pas shtatë muajsh hetime, Policia e Kosovës ka arritur të vërë në pranga të dyshuarin e dytë lidhur me vjedhjen e rëndë te “Prishtina Mall”. Të dyshuarit kishin inskenuar një aksident trafiku për të vjedhur plot 42 mijë euro nga një veturë e tipit BMW, pronë e “Endriti Premium Cars”.

    Mitrovicë – Një 21-vjeçare ka raportuar në Polici një rast të rëndë të rrëmbimit dhe abuzimit seksual. Sipas denoncimit, i dyshuari e ka futur viktimën në një automjet tip kombi, ndërsa njësitë policore janë vënë në kërkim të tij.

    Hajvali – Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në QKUK si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku. Më rëndë e ka pësuar një grua, e cila ka marrë fraktura të shumta në krah, brinjë dhe këmbë.

    Fushë Kosovë – Një 44-vjeçar është arrestuar menjëherë nga Policia pasi dështoi të hynte në marketin “Maxi”, por theu dhe vodhi lokalin “Valbona”, nga ku mori 19 euro para të gatshme, pije “Golden Eagle”, “Coca-Cola” dhe një shishe uiski.

    Deçan – Njësitë policore kanë ndaluar dhe arrestuar një 23-vjeçar në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh Store”, tek i cili gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë e fshehur brenda një pakoje cigaresh.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • 117.9 gramë marihuanë dhe para të gatshme të sekuestruara në Mitrovicë, Sveçla publikon pamjet e aksionit

    117.9 gramë marihuanë dhe para të gatshme të sekuestruara në Mitrovicë, Sveçla publikon pamjet e aksionit

    117.9 gramë marihuanë dhe para të gatshme të sekuestruara në Mitrovicë, Sveçla publikon pamjet e aksionit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga një operacion i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ku janë sekuestruar 117.9 gramë marihuanë dhe është arrestuar një person.

    Sipas Sveçlës, substanca narkotike ishte ndarë në paketime të vogla dhe dyshohej se ishte e destinuar për shitje në rrugë, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe para të gatshme, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

    “Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka theksuar se luftimi i narkotikëve është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.

    Sveçla ka shtuar se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve.

    Burimi: Insajderi

  • BE-ja propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon 60 banka dhe ndalon hyrjen e ish-ushtarëve rusë në BE

    BE-ja propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon 60 banka dhe ndalon hyrjen e ish-ushtarëve rusë në BE

    BE-ja propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon 60 banka dhe ndalon hyrjen e ish-ushtarëve rusë në BE

    Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh ekonomike kundër Rusisë, pasi vendi shpërfill thirrjet për një armëpushim energjetik dhe vazhdon sulmet e tij të pamëshirshme që synojnë ta bëjnë dimrin e Ukrainës më të vështirë.

    Propozimi, i zbuluar të hënën pasdite, vjen në mes të përpjekjeve intensive për të çuar përpara negociatat e paqes në një format shumëpalësh që përfshin zyrtarë ukrainas, rusë, evropianë dhe amerikanë, megjithëse Moska ende nuk është zotuar të marrë pjesë.

    Nëse miratohet nga shtetet anëtare, kjo do të shënojë paketën e 22-të të sanksioneve që nga shkurti i vitit 2022. Brukseli synon një marrëveshje në dhjetor para pushimeve të fundvitit.

    “Ne do të vazhdojmë të propozojmë sanksione të reja derisa Rusia të tregojë një qëllim të sinqertë për paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një video deklaratë.

    “Pozicioni ynë është i qartë: ne po i japim Ukrainës forcën për të siguruar paqen, dhe Rusisë çdo arsye për ta zgjedhur atë”, shtoi ajo.

    Sanksionet e reja synojnë të largojnë 60 banka të tjera ruse nga sistemi SWIFT, të godasin platformat e kriptomonedhave që Moska përdor për të anashkaluar kufizimet dhe të ndalojnë kompanitë evropiane të riparojnë objektet ruse të energjisë, veçanërisht rafineritë e naftës, të cilat sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës i kanë dëmtuar ndjeshëm.

    Propozimi synon gjithashtu mbi 70 anije nga “flota në hije” që Moska përdor për të anashkaluar kufirin e çmimit të naftës, aktualisht të vendosur në 44 dollarë për fuçi.

    Më shumë se 670 prej këtyre anijeve tashmë u është mohuar qasja në portet dhe shërbimet e BE-së. Anijet e rrënuara, të cilave u mungon sigurimi standard dhe shpesh lundrojnë me flamuj të rremë, konsiderohen një kërcënim për sigurinë dhe mjedisin.

    Von der Leyen ka ringjallur një masë nga paketa e mëparshme që kishte mbetur pezull: një ndalim hyrjeje për ushtarët rusë që kanë luftuar në Ukrainë.

    Përpjekja e parë në korrik dështoi pasi Franca dhe Italia ngritën shqetësime në lidhje me barrën administrative dhe përgjegjësinë ligjore për shërbimet konsullore.

    Por një rritje e kohëve të fundit e sulmeve hibride, shumë prej të cilave i atribuohen shërbimeve ruse, i ka dhënë një energji të re kësaj çështjeje. Danimarka ka kërkuar rregulla më të rrepta për vizat, pasi ka penguar një komplot rus për të vrarë një reper amerikano-ukrainas në tokën daneze.

    “Ish-luftëtarët rusë përbëjnë një rrezik sigurie për Evropën. Ata nuk mund të lejohen të enden lirisht nëpër vendet tona”, tha von der Leyen.

    “Prandaj, hyrja në Bashkimin Evropian do të jetë e ndaluar”, theksoi ajo.

    Komisioni dëshiron të përjashtojë ekipet dhe atletët rusë që garojnë nën flamurin rus dhe shfaqjen e simboleve zyrtare ruse nga të gjitha ngjarjet sportive brenda bllokut. Ai gjithashtu dëshiron t’u ndalojë rusëve të japin donacione financiare dhe të mbajnë poste në organet drejtuese të federatave sportive me bazë në Evropë.

    Në korrik, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) hoqi pezullimin për atletët rusë përpara Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit 2028, duke shkaktuar një protestë në të gjithë Evropën.

    “Ngjarjet sportive nuk mund të jenë një forum për aktivitete propagandistike”, tha von der Leyen.

    Në propozimin e Komisionit mungon dukshëm alumina, një lëndë e parë kyçe e përdorur në prodhimin e aluminit.

    Çështja u bë e njohur në fillim të këtij viti, pasi një konsorcium mediatik zbuloi lidhjet midis Aughinish Alumina, një rafinerie të madhe në Irlandën perëndimore, dhe kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë. Dublini u vu nën presion të fortë nga Kievi për të ndaluar eksportet dhe u detyrua të niste një hetim qeveritar.

    Hetimi nuk arriti në një përfundim përfundimtar sepse nuk gjeti prova për të konfirmuar ose hedhur poshtë një lidhje të drejtpërdrejtë midis aluminit të prodhuar në Irlandë dhe armëve ruse.

    Edhe pse publikisht Dublini ka thënë se nuk do të “zgjidhte” sanksionet e BE-së, Brukseli nuk ndjeu mbështetje të mjaftueshme irlandeze për të ecur përpara me kufizimet.

    Propozimi i së hënës është i pari që kur Komisioni krijoi një zyrë sanksionesh brenda Sekretarit të Përgjithshëm, duke bashkuar zyrtarë nga departamente të ndryshme.

    Burimi: Insajderi

  • Melania Trump mirëpret pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

    Melania Trump mirëpret pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

    Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka mirëpritur pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar fillimin e përgatitjeve festive për festat e fundvitit.

    Burimi: Dukagjini