Author: Momenti

  • Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

    Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit.

    Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet e tyre.

    Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajrore pothuajse të pandërprera ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera që nga shtatori. Një sulm të hënën në një lagje qendrore të kryeqytetit plagosi pesë persona, ndërsa një goditje në një qytet të rajonit përreth, të dielën, la të vrarë 11 persona.

    “Inteligjenca jonë ka informacione për përgatitjet e rusëve për sulme të reja”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, pa dhënë ndonjë afat kohor për sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.

    Presidenti ukrainas ka kërkuar vazhdimisht furnizime më të mëdha me armë të mbrojtjes ajrore. Të hënën, ai theksoi se sigurimi i vazhdueshëm i këtyre sistemeve është i domosdoshëm për t’ia mohuar Moskës mundësinë që të shpërfillë diplomacinë dhe jetën e njerëzve.

    “Është e rëndësishme që këto sinjale të merren parasysh edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera, vendimet e të cilave ndikojnë në furnizimin me sisteme kundër raketave balistike për mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës sonë”, deklaroi ai.

    Zelensky shprehu gjithashtu kënaqësinë për mbështetjen që, sipas tij, mori gjatë një takimi të hënën me Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai tha se kjo mbështetje tregon se Ukraina e meriton anëtarësimin në Aleancë.

    “Pika kryesore është se ekziston një mirëkuptim që Ukraina e meriton plotësisht një vend në NATO dhe se jo vetëm që është e aftë t’i bashkohet Aleancës, por mund edhe ta forcojë atë”, tha Zelensky.

    Ai shtoi se Ukraina tashmë është, në praktikë, pjesë e NATO-s përmes mënyrës së bashkëpunimit dhe vlerave e parimeve politike që i bashkojnë.

    Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe e përsëriti këtë qëndrim javën e kaluar, pas rifillimit të bisedimeve trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit që zgjat prej katër vjetësh e gjysmë.

    Në fillim të këtij muaji, Zelensky tha se negociatorët amerikanë kishin hedhur idenë që Ukraina të tërhiqej nga pjesa lindore e rajonit të Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO.

    Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi javën e kaluar, pas një takimi të vendeve që mbështesin Ukrainën, se çështja e anëtarësimit të saj në NATO duhet të rihapet.

    Kremlini nuk pranoi të komentojë pretendimin e Zelenskyt lidhur me propozimin që, sipas tij, ishte paraqitur nga negociatorët amerikanë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Valdrin Zyhrani nga Skenderaj është pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës që është lënduar gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

    Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se Zyhrani, i cili është i angazhuar në kazermën e FSK-së në Gjilan, ka pësuar lëndime gjatë ushtrimeve, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit ishte sërish shpërthimi i municionit të prodhimit turk.

    Ushtari i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e më pas në Klinikën e Ortopedisë.

    Drejtori i kësaj klinike, Xhavit Gashi, ka konfirmuar se ushtari ka pësuar thyerje në një unazë të shtyllës kurrizore, por gjendja e tij është stabile.

    Rasti rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë e pjesëtarëve të FSK-së dhe përdorimin e municionit turk gjatë ushtrimeve ushtarake.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët edhe për një incident tjetër, kur një municion 40-milimetërsh i prodhimit turk kishte shpërthyer brenda granatahedhësit automatik amerikan MK-19, duke rrezikuar jetën e një pjesëtari të FSK-së.

    Burimet e Sinjalit kishin pretenduar se probleme me këtë municion ishin evidentuar edhe më herët dhe se për to ishin paraqitur ankesa e paralajmërime.

    Gazeta Sinjali, që nga mbrëmja e 23 nëntorit, ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Forca e Sigurisë së Kosovës lidhur me rastin dhe rrethanat e incidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

    Shkaqet e sakta të incidentit dhe pretendimet për përfshirjen e municionit turk mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

    Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

    Surpriza në Filadelfia erdhi pavarësisht paraqitjes më të mirë sezonale të LeBron James, i cili realizoi 23 pikë. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar Sixers nga humbja 111:128 ndaj Portlandit, ku shkëlqeu Avdoja me 31 pikë.

    Një tjetër rezultat befasues u regjistrua në Toronto, ku Milwaukee Bucks fitoi 116:111 ndaj Raptors. Kjo fitore kishte peshë të veçantë për mysafirët, të cilët i dhanë fund serisë prej 13 humbjesh radhazi.

    Houston Rockets nuk patën shumë vështirësi përballë Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultat 116:104. Fitore në këtë xhiro shënuan edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën Utah Jazz me 109:94.

    Ndërkohë, San Antonio Spurs vazhduan ecurinë mbresëlënëse në ndeshjet si mysafirë. Edhe pse vendosën t’i japin pushim yllit të tyre, Victor Wembanyama, Spurs triumfuan 123:107 në udhëtim ndaj Sacramento Kings, duke ruajtur rekordin pa humbje në transfertë këtë sezon.

    Në ndeshjet e tjera, Memphis Grizzlies mposhtën Charlotte Hornets, Minnesota Timberwolves triumfuan bindshëm ndaj Brooklyn Nets, ndërsa Oklahoma City Thunder u mposht nga Indiana Pacers.

    Fitore regjistroi edhe Chicago Bulls ndaj Cleveland Cavaliers, kurse Phoenix Suns triumfuan ndaj New Orleans Pelicans pas vazhdimeve.

    Rezultatet e ndeshjeve në NBA:

    Charlotte Hornets – Memphis Grizzlies 111:117

    Philadelphia 76ers – Portland Trail Blazers 111:128

    Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets 142:116

    Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 111:116

    Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder 125:120

    Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 122:108

    New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 109:123 (pas vazhdimeve)

    Houston Rockets – LA Clippers 116:104

    Sacramento Kings – San Antonio Spurs 107:123

    LA Lakers – Utah Jazz 109:94

    Burimi: RTKLive

  • Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

    Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

    Studimi zbulon se tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe faktorë të tjerë shëndetësorë mund të paralajmërojnë rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru shumë vite përpara se ato të ndodhin.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me diplomaten greke ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027, transmeton Klankosova.tv.

    Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ajo i ka uruar mirëseardhje dhe suksese ambasadores Gaidatzi në detyrën e re.

  • Incident në Gjakovë, përfshihen nxënësi i Ekonomisë me drejtorin e shkollës (VIDEO)

    Incident në Gjakovë, përfshihen nxënësi i Ekonomisë me drejtorin e shkollës (VIDEO)

    Incident në Gjakovë, përfshihen nxënësi i Ekonomisë me drejtorin e shkollës (VIDEO)

    Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjakovë, ku një nxënës i shkollës së Ekonomisë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë me thikë drejtorin e shkollës së Mjekësisë.

    Rasti ka ngritur shqetësim, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te ky incident, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, nuk ka informacione të tjera lidhur me rrethanat se si ka ndodhur ngjarja apo nëse ka persona të lënduar.

  • Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, një person dërgohet në mbajtje

    Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, një person dërgohet në mbajtje

    Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, një person dërgohet në mbajtje

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gashi”, gjatë realizimit të një operacioni taktik të koduar “KIOSKU”.

    Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia ka gjetur 4.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Klankosova.tv.

    Me urdhër të prokurorit, më pas janë kontrolluar edhe një lokal dhe një banesë në pronësi të të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 117.9 gramë marihuanë, tri peshore digjitale, një telefon celular dhe 435 euro para të gatshme.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Presidentja Shiroka Pula nis vizitën e parë në FSK, si komandante supreme (VIDEO)

    Presidentja Shiroka Pula nis vizitën e parë në FSK, si komandante supreme (VIDEO)

    Presidentja Shiroka Pula nis vizitën e parë në FSK, si komandante supreme (VIDEO)

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka nisur vizitën e saj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Që nga marrja e mandatit, kjo është vizita e saj e parë në Ushtrinë e Kosovës.

    Për të është organizuar pritje e veçantë, derisa krah saj ka qëndruar komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Bashkim Jashari.

    Në fillim të vizitës, është interpretuar edhe himni i Kosovës nga garda ceremoniale e FSK-së.

    Ndryshe, presidentja e Kosovës njëkohësisht është edhe komandante supreme e FSK-së. /Klankosova.tv

  • Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake

    Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

    Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

    Një burrë nga Teksasi ka realizuar një “vrapim me picë” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përfunduar një gjysmëmaratonë në Oklahoma ndërsa mbante me vete një picë.

    Steven Ericson, banor i qytetit Lubbock, mori pjesë të dielën në garën Williams Route 66 Half Marathon në Tulsa, duke mbajtur një picë 16-inçëshe në kuti nga piceria Andolini’s.

    Kutia e picës ishte dizajnuar në stilin e kopertinës së një albumi të grupit Metallica, ndërsa emri i picerisë zëvendësonte logon e bendit, transmeton Telegrafi.

    Ericson e përfundoi garën prej 21.1 kilometrash për një orë, 44 minuta e 40 sekonda. Tani ai shpreson që koha e regjistruar të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar titullin e Rekordit Botëror Guinness për gjysmëmaratonën më të shpejtë të përfunduar duke mbajtur një picë.

    “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përpiqesha të vendosja një rekord dhe ta fusja emrin tim në librin e Rekordeve Botërore Guinness, por pikërisht këtë do të bëj nesër në mëngjes, kur të marr pjesë në gjysmëmaratonën Route 66”, shkroi Ericson të shtunën në rrjetet sociale.

    Pas garës, piceria Andolini’s e përgëzoi vrapuesin, duke shprehur kënaqësinë që kutia e saj ishte pjesë e përpjekjes për rekord botëror.

    “Jemi shumë të entuziazmuar që kutia jonë u bë pjesë e përpjekjes së tij për Rekordin Botëror Guinness”, shkruan përfaqësuesit e picerisë. /Telegrafi/