Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi gjatë fundjavës, ndërsa rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Burimi: Dukagjini

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi gjatë fundjavës, ndërsa rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Burimi: Dukagjini


Endrit Thaçi ka shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet së bashku me babain e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Bashkë me fotografinë, është ripublikuar edhe një status i Hashim Thaçit, citim i deklaratës së tij dhënë më 13 prill 2018.
“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, thuhet në mesazhin e Hashim Thaçit, i ripostuar sot në llogarinë e tij zyrtare.
Burimi: Insajderi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa gjatë javës së fundit. Në një reagim në rrjetin social Truth Social, ai ka shkruar se Teherani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa se në çdo periudhë tjetër gjatë një viti, duke pretenduar se të gjitha sulmet janë zmbrapsur.
Në ditët e fundit, tensionet janë shtuar edhe në Bahrein, ku më 17 nëntor Irani ndërmori sulm me dronë ndaj një sistemi amerikan të radarëve në bazën ajrore Sheikh Isa. Garda Revolucionare iraniane pretendoi se kishte shënjestruar sistemin, ndërsa autoritetet e Bahreinit dhe Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftuan se dronët ishin interceptuar pa shkaktuar dëme apo viktima.
Sipas raportimeve të Reutersit, sulmet ndaj anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit janë shtuar gjatë këtij muaji. Agjencia britanike për sigurinë detare raportoi edhe për zhdukjen e ekuipazhit të një anijeje cisternë pas një sulmi në veri të portit omanian Khasab.
Ndërkohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit nëse negociatat nuk sjellin një marrëveshje deri në fund të vitit.
Burimi: RTKLive


Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset me lartësi të madhe pritet të ketë reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 m/s.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të dielën në mbrëmje një spital në Berlin-Lichtenberg të Gjermanisë, ku si pasojë 15 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në rrezik për jetën.
Sipas Tagesschau, zjarri shpërtheu në një dhomë pacientësh në katin e parë të njërit prej objekteve të spitalit. Flakët u shuan nga ekipet e zjarrfikësve, por tymi u përhap në pjesë të tjera të ndërtesës, duke detyruar autoritetet të evakuonin pacientët dhe stafin.
Nga 15 të lënduarit, një person ka pësuar lëndime kërcënuese për jetën, një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa 13 persona kanë marrë lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.
Edhe një infermier dhe pacienti që dyshohet se shkaktoi zjarrin kanë pësuar helmim nga tymi. Infermieri është larguar pas trajtimit ambulator, ndërsa pacienti vazhdon të marrë trajtim në spital.
Policia gjermane ka nisur hetimet për zjarrvënie të rëndë të qëllimshme.
Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, një pacient mund ta ketë ndezur shtratin në dhomën e tij, duke shkaktuar zjarrin.
Pas shuarjes së flakëve dhe ajrosjes së ndërtesës, zjarrfikësit ia kanë dorëzuar vendin e ngjarjes policisë për hetime të mëtejshme./Telegrafi/

Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit studentorë, për shkak të mosadresimit të kërkesave të tyre.
Pakënaqësitë e studentëve janë shtuar pas përplasjeve të fundit me rektorin, të cilat u intensifikuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me vendimin për evidentimin e vijueshmërisë së studentëve përmes kodeve QR.
Reagime te studentët kanë nxitur edhe deklaratat e rektorit Hajrullahu, të cilat ata i kanë cilësuar fyese dhe kërcënuese.
Përfaqësuesit studentorë kanë kërkuar kërkimfalje nga rektori, si dhe dorëheqjen e tij.
Burimi: RTKLive


Dy të mitur në Itali dyshohet se kanë vjedhur një autobus nga një depo në qytetin e Rovigos, e kanë vozitur për rreth tetë kilometra dhe më pas e kanë përmbysur në një kanal, pasi humbën kontrollin e tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të mërkurën, kur dy të rinjtë dyshohet se hynë në depon e kompanisë së transportit Busitalia Veneto, në rrugën Via Petrarca, pasi autobusët kishin përfunduar shërbimin ditor.
Para se të largoheshin me autobusin, ata dyshohet se dëmtuan rreth dhjetë automjete të tjera të parkuara në depo, duke thyer xhama dhe pasqyra.
Më pas, arritën të ndiznin njërin prej autobusëve dhe u larguan me të, duke përshkuar rreth tetë kilometra, deri në momentin kur humbën kontrollin dhe përfunduan në një kanal anës rrugës.
Pas aksidentit, dy të miturit u larguan nga vendi i ngjarjes, por hetuesit e Policisë së Rovigos arritën t’i identifikonin dhe lokalizonin.
Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit është mundësia që veprimi i tyre të jetë frymëzuar nga videoloja e famshme Grand Theft Auto VI (GTA 6), e cila ishte publikuar në të njëjtën periudhë.
Në këtë videolojë, lojtarët mund të vjedhin automjete dhe të përfshihen në situata kriminale e ndjekje policore.
Megjithatë, autoritetet italiane nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes lojës dhe veprimeve të të miturve, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm në Kosovë nga 23 deri më 27 nëntor.
Temperaturat pritet të shënojnë rënie të theksuar në mesjavë, kur të mërkurën ato minimale do të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë. Të martën dhe të mërkurën në mëngjes parashihen edhe ngrica dhe mjegull në disa zona të vendit.
Sipas IHMK-së, nga e enjtja temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale nga 0 deri në 5 gradë dhe maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius, por moti do të mbetet kryesisht i vranët, me kushte për reshje shiu.
Burimi: Insajderi


Më 23 nëntor 2026 shënohen 26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000, në Prishtinë, në një periudhë të trazuar për Kosovën, pas përfundimit të luftës.
Ai ishte një nga figurat e njohura të LDK-së dhe një prej njerëzve të afërt me Ibrahim Rugovën, me të cilin kishte bashkëpunuar në veprimtarinë e tij politike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali


Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut, Choi Kyo-jin, ka dhënë dorëheqje pas një skandali të mashtrimit në provimin kombëtar të pranimit në universitet, i cili shkaktoi reagime të mëdha në vend.
Ministri mori përgjegjësinë për kaosin e krijuar nga masat emergjente të ndërmarra në momentet e fundit për të parandaluar mashtrimet përmes inteligjencës artificiale (AI) gjatë provimit të njohur si “Suneung”.
Skandali shpërtheu pasi një javë më parë, Han Won-seok, fituesi i rezultatit më të lartë në provimin kombëtar të kontabilitetit tatimor, pranoi se kishte përdorur një kamerë të fshehtë, telefon celular dhe mjete të inteligjencës artificiale për të kopjuar.
34-vjeçari kishte fotografuar pyetjet e provimit me një mikro-kamerë dhe më pas ia kishte dërguar ato inteligjencës artificiale për të marrë përgjigjet. Ai kishte gabuar vetëm në njërën nga 160 pyetjet.
Rasti bëri që autoritetet të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme vetëm pak ditë para provimit universitar, ku këtë vit morën pjesë rreth 500 mijë studentë.
Gjatë provimit, autoritetet dërguan tri alarme emergjente në të gjithë vendin, përmes sistemit kombëtar të njoftimeve për fatkeqësi. Alarmet aktivizuan telefonat edhe kur ata ishin në heshtje, përfshirë edhe pajisjet e turistëve që përdornin internet përmes roamingut.
Përveç kësaj, kandidatëve iu kërkua të mbulonin kopsat e këmishave dhe xhaketave, për të parandaluar përdorimin e kamerave të fshehta, ndërsa iu kontrolluan edhe syzet për pajisje të mundshme inteligjente.
Sipas Ministrisë së Arsimit, 111 kandidatë u kapën me pajisje inteligjente të palejuara gjatë provimit të këtij viti.
Duke njoftuar dorëheqjen, Choi deklaroi se nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë për mungesën e përgatitjeve paraprake dhe konfuzionin e shkaktuar nga masat e marra në minutat e fundit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.
Provimi “Suneung” zgjat deri në nëntë orë dhe konsiderohet vendimtar për të ardhmen akademike dhe profesionale të miliona të rinjve në Korenë e Jugut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali