Author: Momenti

  • Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

    Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

    Një burrë nga Teksasi ka realizuar një “vrapim me picë” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përfunduar një gjysmëmaratonë në Oklahoma ndërsa mbante me vete një picë.

    Steven Ericson, banor i qytetit Lubbock, mori pjesë të dielën në garën Williams Route 66 Half Marathon në Tulsa, duke mbajtur një picë 16-inçëshe në kuti nga piceria Andolini’s.

    Kutia e picës ishte dizajnuar në stilin e kopertinës së një albumi të grupit Metallica, ndërsa emri i picerisë zëvendësonte logon e bendit, transmeton Telegrafi.

    Ericson e përfundoi garën prej 21.1 kilometrash për një orë, 44 minuta e 40 sekonda. Tani ai shpreson që koha e regjistruar të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar titullin e Rekordit Botëror Guinness për gjysmëmaratonën më të shpejtë të përfunduar duke mbajtur një picë.

    “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përpiqesha të vendosja një rekord dhe ta fusja emrin tim në librin e Rekordeve Botërore Guinness, por pikërisht këtë do të bëj nesër në mëngjes, kur të marr pjesë në gjysmëmaratonën Route 66”, shkroi Ericson të shtunën në rrjetet sociale.

    Pas garës, piceria Andolini’s e përgëzoi vrapuesin, duke shprehur kënaqësinë që kutia e saj ishte pjesë e përpjekjes për rekord botëror.

    “Jemi shumë të entuziazmuar që kutia jonë u bë pjesë e përpjekjes së tij për Rekordin Botëror Guinness”, shkruan përfaqësuesit e picerisë. /Telegrafi/

  • Nën dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës, Albion Ferati paraqitet në polici

    Nën dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës, Albion Ferati paraqitet në polici

    Nën dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës, Albion Ferati paraqitet në polici

    Albion Ferati është paraqitur në polici, i shoqëruar nga avokatja e tij, Bedrie Rexhepi, lidhur me dyshimet për qasje në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Ferati është paraqitur para organeve të rendit për t’u intervistuar lidhur me rastin, ndërsa gjatë paraqitjes është shoqëruar nga avokatja Rexhepi.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me deklarimin e Feratit në polici, ndërsa nuk ka informacione shtesë për veprimet e mëtejshme të organeve të drejtësisë.

    Burimi: Insajderi

  • De Bruyne mbron drejtuesit e Cityt: Kam vetëm dashuri për këtë klub

    De Bruyne mbron drejtuesit e Cityt: Kam vetëm dashuri për këtë klub

    Mesfushori belg, i cili tashmë është pjesë e Napolit, do të rikthehet të martën në stadiumin “Etihad”, ku do të përballet me ish-skuadrën e tij në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    De Bruyne kaloi dhjetë sezone te Manchester City, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi gjashtë tituj të Premierligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

    Megjithatë, sukseset e klubit janë vënë në pikëpyetje pas vendimit që e shpalli fajtor për më shumë se 100 shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Premierligës, për periudhën 2009-2018. City ka apeluar vendimin, ndërsa në rast se ai mbetet në fuqi, klubi mund të përballet me sanksione të rënda.

    Pavarësisht kësaj situate, De Bruyne ka bërë të qartë se marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit nuk ka ndryshuar.

    “Jam krenar për atë që kam arritur si futbollist dhe, sinqerisht, ky është klubi im. I dua pronarët”, deklaroi belgu.

    Ai zbuloi gjithashtu se kishte biseduar me presidentin e klubit, Khaldoon Al Mubarak, edhe për mundësinë e blerjes së një klubi futbolli.

    “Kam vetëm dashuri për këtë klub dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Për dhjetë vjet, ata më kanë trajtuar mua dhe familjen time në mënyrë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

    De Bruyne u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar për mundësinë që akuzat ndaj Cityt të ndikojnë në vlerësimin e karrierës dhe trofeve të fituar.

    “Unë kam luajtur brenda vijave të bardha. Kam konkurruar me futbollistë të tjerë dhe kam përjetuar shumë gjëra me skuadrat dhe bashkëlojtarët e mi. Këto janë gjërat që i vlerësoj më së shumti”, theksoi ai.

    Ndërkohë, Napoli ndodhet në një situatë të vështirë në Ligën e Kampionëve, pasi ka pësuar tri humbje në katër ndeshjet e para dhe renditet në vendin e 27-të me vetëm 36 skuadra pjesëmarrëse.

    Në anën tjetër, Manchester City ka regjistruar tri fitore në katër ndeshjet e para dhe aktualisht është në mesin e tetë skuadrave që sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e 1/8 së finales.

    Burimi: RTKLive

  • Mariah Carey rikthehet në vendin e parë në Spotify me hitin e Krishtlindjeve

    Mariah Carey rikthehet në vendin e parë në Spotify me hitin e Krishtlindjeve

    Këngëtarja amerikane Mariah Carey ka arritur sërish në vendin e parë të klasifikimit ditor të Spotify në SHBA me këngën e saj të famshme “All I Want for Christmas Is You”.

    Burimi: Dukagjini

  • E bëni çdo ditë, por a është e dëmshme kërcitja e gishtave?

    E bëni çdo ditë, por a është e dëmshme kërcitja e gishtave?

    Kërcitja e gishtave është një zakon i përhapur dhe shumë njerëz janë paralajmëruar që në fëmijëri se kjo mund të shkaktojë artrit.

    Megjithatë, studimet shkencore nuk e konfirmojnë këtë lidhje.

    Një nga eksperimentet më të njohura për këtë çështje u realizua nga mjeku amerikan Donald Unger, i cili për 50 vjet kërciti gishtat e njërës dorë, ndërsa dorën tjetër e la pa e prekur, për të krahasuar rezultatet.

    Foto ilustruese

    Gjatë kësaj periudhe, ai kërciti nyjat e dorës së majtë të paktën dy herë në ditë, duke arritur në rreth 36.500 kërcitje.

    Në vitin 1998, ai publikoi rezultatet, duke treguar se nuk kishte zhvilluar artrit në asnjërën dorë dhe se nuk vërehej ndonjë dallim mes tyre.

    Për këtë eksperiment, në vitin 2009 mori edhe çmimin Ig Nobel në Mjekësi.

    Edhe studimet më të gjera kanë treguar se nuk ekziston një lidhje e qartë mes kërcitjes së gishtave dhe artritit.

    Një hulumtim i vitit 2011, ku u përfshinë 215 persona të moshës 50 deri në 89 vjeç, zbuloi se artriti ishte pothuajse njësoj i pranishëm si te personat që kërcisnin gishtat, ashtu edhe te ata që nuk e kishin këtë zakon.

    Një tjetër studim i vitit 2017, me 70 të rinj, nuk gjeti dallime në forcën e kapjes mes dy grupeve.

    Ndërkohë, një hulumtim i mëhershëm kishte vërejtur se personat që kërcisnin rregullisht gishtat mund të kishin më shpesh ënjtje të duarve dhe forcë më të dobët të kapjes, por këto rezultate nuk u konfirmuan nga studimet e mëvonshme.

    Sa i përket tingullit karakteristik, shkencëtarët kanë zbuluar se ai krijohet kur në lëngun e nyjës formohet papritur një hapësirë e mbushur me gaz.

    Pra, zhurma nuk shkaktohet nga kërcitja e eshtrave me njëri-tjetrin, siç besohej më parë.

    Megjithatë, mjekët këshillojnë kujdes nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, skuqje apo deformim të gishtit.

    Këto simptoma mund të tregojnë për ndonjë lëndim të nyjës ose të ligamenteve dhe nuk duhet të neglizhohen.

    Në përgjithësi, dëshmitë shkencore të përmendura në këto studime nuk tregojnë se kërcitja e zakonshme e gishtave shkakton artrit, por çdo dhimbje apo ndryshim i pazakontë në duar duhet të vlerësohet nga mjeku. /Telegrafi/

  • Zyrtari policor e harroi armën e tij zyrtare në një lokal, Njësitet policore pasi shikuan kamerat identifikuan të dyshuarin që e kishte marr

    Zyrtari policor e harroi armën e tij zyrtare në një lokal, Njësitet policore pasi shikuan kamerat identifikuan të dyshuarin që e kishte marr

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë.

    Rasti ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor në ora 16:30.

    “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë. Njësitë policore e kanë trajtuar rastin, ku pas shikimit të kamerave të sigurisë së objektit është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte marrë armën”, thuhet në raport.

    I njëjti është ftuar nga Policia dhe e ka pranuar se e kishte marrë armën me qëllim që ta raportonte më pas.

    Pas intervistimit dhe sekuestrimit të armës, me udhëzime të prokurorit rasti iniciohet ‘vjedhje e rëndë’ dhe vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

  • Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

    Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

    Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të forcuar mesfushën në afatin e ardhshëm të janarit, pasi Jose Mourinho është i etur të nënshkruajë një mesfushor.

    Sipas raportimeve nga Fussball News, Real Madridi ka riaktivizuar monitorimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit pas përparimit të negociatave të Liverpoolit për të rinovuar kontratën e Alexis Mac Allister dhe planit taktik për të ripozicionuar Federico Valverden në pozicionin e mbrojtësit të djathtë sezonin e ardhshëm.

    Megjithatë, skuadra madrilene do të duhet të përballet me konkurrencë të ashpër nga katër skuadra të fuqishme të Ligës Premier – Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Newcastle United – dhe të kapërcejë qëndrimin e palëkundur të menaxhmentit gjerman.

    Në Valdebebas, besojnë se, pavarësisht se kanë siguruar praninë e vazhdueshme të Aurelien Tchouamenit, skuadra ka nevojë për një mesfushor qendror me prani fizike, kontroll të mirë të topit dhe aftësinë për të hyrë përpara në zonë për të forcuar pozicionin e dyfishtë.

    Nmecha i plotëson të gjitha këto kërkesa pas një sezoni vjeshtor të shkëlqyer – përfshirë golin e tij të fundit vendimtar në fitoren e ligës kundër Borussia Mönchengladbach – një performancë që ka ngjallur tashmë interes nga Anglia.

    Nga 100 milionë në janar në klauzolën prej 80 milionësh në qershor 2027

    Plani i veprimit është tërësisht i diktuar nga struktura e kontratës së lojtarit në Signal Iduna Park. Me një marrëveshje në fuqi deri në qershor 2030 dhe duke u bërë një shtyllë e pazëvendësueshme për trajnerin Niko Kovac, bordi i Borussia Dortmund është kategorikisht kundër largimit të tij në afatin dimëror dhe po kërkon një minimum prej 100 milionë eurosh për të filluar bisedimet në janar.

    Ky mur me tre shifra do të bjerë automatikisht në qershor të vitit 2027, data në të cilën klauzola e lirimit e vendosur në 80 milionë euro do të hyjë në fuqi, skenari i zgjedhur nga Real Madridi për të nisur ofensivën e tij përfundimtare pa u varur nga vullneti negociues i klubit gjerman. /Telegrafi/

  • Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

    Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

    Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti i partisë, por sipas tij, kryesia e ngushtë e partisë janë “pro” që ai të vazhdojë të udhëheqë me partinë.

    Në Click Plus Taravari vlerësoi se 10 vjet mjaftojnë për një individ që të jetë aktiv në politik.

    “Nuk ka pas dyshime brenda partisë se a e drejtoj unë apo jo, por ka pas dyshime dhe dilema te unë. Këtë e kam hapur në Kryesinë e ngushtë të partisë. Jo që nuk jam i sigurt, por mendoj se çdo politikan ka një afat kur duhet të jetë aktiv. Këtë e kam thënë edhe publikisht se 10 vjet për një politikan, është mjaftë”, tha Taravari.

    Më tej zbuloi se nuk ka kundërkandidat për postin e kryetarit të ASH-së, por Taravari shton se nëse do të largohej 6 muaj para zgjedhjeve, kjo do të krijojnë depresion mes anëtarëve të partisë.

    “Por me sa e shoh, unë nuk kam kundërkandidat, por edhe nëse del, është mirë. Unë mendoj për opsionin B, që nëse nuk kandidoj, mendoj se duhet të kemi një person konsesual të cilin duhet ta përkrahim të gjithë. Këtu e kam shqetësimin kryesor. Se nëse kemi zgjedhje për 6 muaj, nuk është mirë dhe e shëndetshme për partinë që tërhiqesh dhe ajo krijon një farë depresioni në anëtarësi. Sepse nëse zgjidhet kryetari i ri, atij i duhet 1-2-3 vjet për ta konsoliduar anëtarësinë”, tha Taravari./TV21/

  • Vlera e Nvidia-s rritet pas kthimit të Jensen Huang

    Vlera e Nvidia-s rritet pas kthimit të Jensen Huang

    Vlera e Nvidia-s rritet pas kthimit të Jensen Huang

    Nvidia ka shënuar një rritje të fortë në tregjet financiare, pasi aksionet e kompanisë u rritën me më shumë se 31%, duke shtuar afro 1 trilion dollarë në vlerën e saj të tregut. Rritja ndikoi edhe në tregjet e tjera të aksioneve, duke nxitur fitime të ndjeshme në sektorin e teknologjisë.

    Zhvillimi lidhet me rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, më pak se dy javë pas largimit të tij nga detyra, pas pretendimeve për një marrëdhënie me një grua të dyshuar si spiune kineze.

    Lëvizja e aksioneve të Nvidia-s ndikoi edhe në tregjet amerikane. Indeksi Nasdaq u rrit me 6.5%, ndërsa S&P 500 shënoi një fitim prej 4.75%. Rritje regjistruan edhe prodhues të tjerë të çipave pas njoftimit të bordit të kompanisë.

    Megjithatë, pavarësisht rikuperimit të fortë, aksionet e Nvidia-s vijojnë të jenë rreth 21% më poshtë krahasuar me nivelin e një muaji më parë.

    Një nga rëniet më të mëdha u regjistrua më 4 nëntor, në një periudhë kur shqetësimet për rregullimin e sektorit të inteligjencës artificiale ndikuan negativisht në tregun e teknologjisë.

    Vetëm të premten, aksionet e kompanisë ranë me 13.7%. Në të njëjtën kohë, agjencia Reuters raportoi, pa konfirmim nga BBC, se Nvidia po hetohej nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC) për praktikat e saj të kontabilitetit.

    Nvidia mbetet një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë globale të inteligjencës artificiale, pasi procesorët e saj janë thelbësorë për zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve të IA-së.

    Burimi: Insajderi

  • Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Ambasadori i BE-së në takim me Komisionin për Punë të Jashtme

    Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë pritur në takim ambasadorin e BE-së, në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Ky takim njëjtë sikurse edhe takimet e tjera është i mbyllur për media, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ambasadori Schuebel, ditë më parë ka zhvilluar takime edhe me anëtarë të komisoneve të tjera në Kuvendin e Kosovës.