Author: Momenti

  • Edita e ashpër me Valdetin: Gruaja jote ka hyrë enkas këtu për të më sulmuar mua

    Edita e ashpër me Valdetin: Gruaja jote ka hyrë enkas këtu për të më sulmuar mua

    Valdrin Haziri është shpallur kapiten i javës me ç’rast kishte edhe një avantazh në lojë.

    Ai pati mundësinë për të dërguar një person në nominim dhe banori që zgjodhi ishte Edita Abazi.

    Grimerja reagoi ashpër duke shtuar se ishte e qëllimshme, jo nga Valdrini, por nga bashkëshortja.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Së pari gruaja jote ka ardhur këtu ekstra që të më sulmoj, nuk është mendimi i juaj, është mendimi i saj. Nuk ke pasur kësi mendimi, sidoqoftë votomni”, u shpreh ajo.

    Valdrini tutje iu kundërpërgjigj: “Nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra prej saj, e ndryshoi krejt lojën, faleminderit për bukën e të gjitha. Thjesht nuk më pëlqen loja, vazhdojmë tutje”.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Edita më tej theksoi: “Valdrina dje kur ka ardhur personi që e ka sulmuar direkt kam qenë unë, më ka sulmuar indirekt. Kështu e di që mendimi nuk ka qenë i tij, por i saj”.

    Sido që të jetë, Valdrina ka ngelur e habitur, duke mos e pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

  • “As nuk do t’ua merrte mendja”, ku e kishte fshehur drogën i dyshuari në Mitrovicë të Jugut – pamje nga aksioni i Policisë

    “As nuk do t’ua merrte mendja”, ku e kishte fshehur drogën i dyshuari në Mitrovicë të Jugut – pamje nga aksioni i Policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga një aksion i Policisë së Kosovës në luftën kundër narkotikëve.

    Sveçla ka njoftuar se nga aksioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor si dhe para të gatshme, ndërkaq nga pamjet e publikuar, i dyshuari substancën narkotike e kishte fshehur në kornizë të sipërme të derës.

    Lexoni të plotë postimin e ministrit:

    Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë.

    Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Lufta kundër narkotikëve është mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tanë.

    Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë. /Telegrafi/

  • Rasti i Arlinda Zekajt, sot përballet me drejtësinë ish-bashkëshorti i saj

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot përballet me drejtësinë ish-bashkëshorti i saj

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot përballet me drejtësinë ish-bashkëshorti i saj

    Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kanosja”.

    Seanca është caktuar të fillojë në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar për 12 nëntor ishte shtyrë.

    Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se shtyrja ishte bërë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë në seancë.

    Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar kërkesën për shtyrjen e seancës.

    Burimi: Insajderi

  • Fëmija dyvjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencën e Ferizajt, ndërron jetë pas pak

    Fëmija dyvjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencën e Ferizajt, ndërron jetë pas pak

    Fëmija dyvjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencën e Ferizajt, ndërron jetë pas pak

    Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Ferizaj, pasi ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija, pavarësisht dërgimit në Qendrën Emergjente, ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes pritet të bëhen të ditura pas ekzaminimeve përkatëse.

    Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

    Burimi: Insajderi

  • Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse, kërkon ndihmë urgjente nga aleatët

    Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse, kërkon ndihmë urgjente nga aleatët

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për sulme të reja të mundshme nga Rusia, duke kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë furnizim shtesë me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore.

    Burimi: Dukagjini

  • Sekuestrohen mbi 120 gramë marihuanë në Mitrovicë, arrestohet një person

    Sekuestrohen mbi 120 gramë marihuanë në Mitrovicë, arrestohet një person

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë në Mitrovicën e Jugut, ndërsa një person është arrestuar nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Rrëfeu hapur se është lesbike, Arlinda zgjidhet e preferuara e publikut (VIDEO)

    Rrëfeu hapur se është lesbike, Arlinda zgjidhet e preferuara e publikut (VIDEO)

    Rrëfeu hapur se është lesbike, Arlinda zgjidhet e preferuara e publikut (VIDEO)

    Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është diskutuar për zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova 5, ku vëmendje të veçantë mori edhe rrëfimi i Arlindës për orientimin e saj seksual.

    Gazetarja Blerina Shoshi ka komentuar rrëfimin e banores, duke thënë se në fillim Arlinda e kishte pasur të vështirë ta pranonte këtë pjesë të vetes.

    “…Në momentin që kjo vetë e ka zbuluar se i pëlqejnë femrat, në njëfarë forme e ka urryer atë pjesë, në njëfarë forme është ndier shumë keq dhe ka menduar që nuk është në rregull me të, derisa ka folur me persona të tjerë dhe e ka kuptuar që nuk është e vetmja dhe mund të ketë edhe të tjerë të tillë…”, tha ajo.

    Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Arlinda u zgjodh e preferuara e publikut në Big Brother VIP Kosova 5.

    Për më shumë:

  • Rasti i Arlinda Zekajt, sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt

    Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.

    Seanca është caktuar për në orën 13:00, pas shtyrjes së seancës së planifikuar për 12 nëntor.

    Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se seanca e 12 nëntorit ishte shtyrë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

    Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar shtyrjen e seancës.

  • Trump takohet të mërkurën me Mark Rutten, në fokus siguria dhe lufta në Ukrainë

    Trump takohet të mërkurën me Mark Rutten, në fokus siguria dhe lufta në Ukrainë

    Takimi mes presidentit amerikan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, do të mbahet më 25 nëntor në Florida, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe siguria në Evropë.

    Burimi: Dukagjini

  • Pirja e kafesë në lokalet zvicerane po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

    Pirja e kafesë në lokalet zvicerane po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

    Në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës, një filxhan café crème kushton mesatarisht 4.71 franga zvicerane, ndërsa një kapuçino 5.46 franga.

    Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata CafetierSuisse për vitin 2026, çmimet e këtyre pijeve janë rritur përkatësisht me 1.3 dhe 1.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

    Rritja e pagave, kostove të energjisë dhe qirave konsiderohet ndër faktorët kryesorë të shtrenjtimit, ndërsa dallimet e çmimeve ndërmjet kantoneve mbeten të konsiderueshme.

    Vetëm 27 për qind e restoranteve dhe kafeneve kanë rritur çmimin e café crème, kryesisht me 20 centima. Ndërkohë, 68 për qind i kanë mbajtur çmimet e pandryshuara, ndërsa 5 për qind i kanë ulur ato, transmeton Telegrafi.

    Ku kushton më shtrenjtë kafeja?

    Në Zvicrën gjermanofolëse, çmimet më të larta regjistrohen në kantonet Zug dhe Zürich, ndërsa më të ulëtat në Uri, Thurgau dhe Schwyz. Diferenca mes kantonit më të shtrenjtë dhe atij më të lirë është 43 centima.

    Në pjesën frankofone, çmimet janë dukshëm më të ulëta. Në Neuchâtel, një filxhan café crème kushton mesatarisht 3.78 franga, në Fribourg 4.33 franga, ndërsa në Gjenevë dhe Vaud rreth 4 franga.

    Në kantonin Ticino, ku preferohet ekspresi, një filxhan i kësaj pijeje kushton mesatarisht 2.55 franga.

    Sipas CafetierSuisse, çmimet më të ulëta në këto rajone lidhen me traditat franceze dhe italiane të konsumimit të kafesë.

    Pagat, energjia dhe qiratë ndikojnë në çmime

    Shtrenjtimi i kafesë në lokale lidhet kryesisht me rritjen e kostove operative të bizneseve.

    Megjithëse kokrrat e kafesë janë më të shtrenjta krahasuar me mesataren afatgjatë, ndikimi i tyre në çmimin përfundimtar është më i vogël sesa ai i shpenzimeve të tjera.

    Sipas përllogaritjeve të CafetierSuisse, nga një filxhan café crème që shitet për 4.50 franga, marzhi bruto mesatar është 2.80 franga. Nga kjo shumë, 1.80 franga shkojnë për kostot e punës, ndërsa pjesa e mbetur duhet të mbulojë qiranë, energjinë dhe administratën.

    Ndryshimet klimatike ushtrojnë presion mbi tregun

    Çmimi i kafesë së papërpunuar vazhdon të mbetet dukshëm mbi mesataren afatgjatë.

    Edhe pse Brazili ka regjistruar këtë vit të korrat më të mëdha të kafesë në historinë e tij, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në cilësinë e prodhimit.

    Ndërkohë, prodhimi është në rënie në Kolumbi, Meksikë dhe vendet e Amerikës Qendrore, prej nga Zvicra importon sasi të konsiderueshme të kafesë së cilësisë së lartë.

    Presion shtesë mbi çmimet ushtrojnë kostot e transportit, shtrenjtimi i energjisë dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rajna, që vështirëson transportin e mallrave.

    Shtohet konkurrenca mes kafeneve

    Numri i bizneseve të gastronomisë në Zvicër po rritet, veçanërisht në qytete, ndërsa në zonat rurale vërehet një tendencë e kundërt.

    Konkurrenca po shtohet edhe nga bizneset jashtë sektorit të gastronomisë. Sot, kafe ofrojnë edhe sallonet e flokëve, madje edhe disa ordinanca mjekësore.

    Këto zhvillime po krijojnë sfida të reja për restorantet dhe kafenetë tradicionale zvicerane./Telegrafi/