Author: Momenti

  • LSDM: Duhet të ketë hetim për Alta Bankën dhe të zgjerohet me Alta sigurime

    LSDM: Duhet të ketë hetim për Alta Bankën dhe të zgjerohet me Alta sigurime

    Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga LSDM.
    Nga kjo parti thonë se pasi Mickoski dhe Slaveski hapën derën për Alta Bankën në sektorin bankar, Davor Macurës iu lejua të hynte në sektorin e sigurimeve, duke marrë përsipër ZOIL Macedonia për rreth 1.7 milion euro.

    “Hetimi duhet të zgjerohet edhe në sigurime. Me çfarë parash u ble kompania e sigurimeve, nga cila llogari u paguan dhe kush e kontrolloi origjinën e tyre? Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve duhet të përgjigjet nëse kontrolloi për një konflikt të mundshëm interesi, kush mori pjesë në vendimmarrje dhe nëse zbatoi të njëjtat kritere për Alta Insurance si për kompanitë e tjera të sigurimeve”.

    “LSDM mori informacion nga sinjalizuesit se kërkesa për të marrë përsipër kompaninë e sigurimeve u përpunua vetëm në dy ditë e gjysmë. Nëse po, çfarë kontrollesh u bënë në dy ditë e gjysmë, kush i bëri ato dhe në bazë të cilave dokumenteve u dha pëlqimi? Denoncuesit gjithashtu deklarojnë se transaksioni dyshohet se është ndërmjetësuar nga një shtëpi ndërmjetëse në pronësi të vëllait të Drakulovskës, presidentit të Këshillit të Ekspertëve të ASO-së”.

    “A është kjo e vërtetë? LSDM kërkon që Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave dhe ASO të publikojnë të gjithë dokumentacionin mbi dy blerjet, me kronologjinë e vendimmarrjes, datat, mendimet, pëlqimet dhe emrat e personave që morën pjesë në vendimmarrje. LSDM kërkon një hetim që nga dita e parë. Mickoski dhe OBRM-OKG po flasin për shpëtim përmes shitjes së bankës. Ata duan të shpëtojnë veten”, thonë nga LSDM.

  • FSK reagon pas plagosjes së ushtarit, jep detaje

    FSK reagon pas plagosjes së ushtarit, jep detaje

    FSK reagon pas plagosjes së ushtarit, jep detaje

    Një incident ka ndodhur dje gjatë një aktiviteti stërvitor të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një pjesëtar i saj.

    Në reagmin e FSK-së, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor 2026 dhe se lëndimet e pësuara janë të natyrës së lehtë.

    Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor, ndërsa fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile”, thuhet në komunikatë.

    Nga FSK-ja kanë bërë të ditur se strukturat përgjegjëse tashmë janë duke i trajtuar rrethanat e këtij incidenti në përputhje me procedurat institucionale, duke i uruar njëherësh pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Siguria kibernetike/ Sa e cënueshme është Gjermania?

    Siguria kibernetike/ Sa e cënueshme është Gjermania?

    Siguria kibernetike/ Sa e cënueshme është Gjermania?

    Situata nuk lë shumë vend për qetësi: “Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet kemi konstatuar, se Gjermania është realisht e cënueshme në hapësirën kibernetike, dhe në një masë shqetësuese”, tha Claudia Plattner të enjten (19.11.2926) në Berlin. Me këto fjalë, presidentja e Zyrës Federale për Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit (BSI) përmblodhi raportin mbi gjendjen e sigurisë së IT-së.

    Situata e kërcënimit është “e tensionuar deri në kritike”

    Pothuajse çdo ditë ka lajme për sulme ndaj infrastrukturës kritike. Këtu bëjnë pjesë sistemet kompjuterike të manipuluara të administratës publike, por edhe sistemet e ftohjes në supermarkete që nxirren jashtë funksionimit. Sipas raportit prej 164 faqesh, situata është “e tensionuar deri në kritike”. “Për shkak të digjitalizimit që po përparon, sipërfaqet e cënueshme ndaj sulmeve po zgjerohen vazhdimisht dhe numri i sulmeve po rritet në mënyrë të pandërprerë.”

    Një faktor që e përshpejton më tej këtë zhvillim është inteligjenca artificiale (IA). “Tani kemi të bëjmë me mjete që mundësojnë sulme kibernetike në përmasa dhe me shpejtësi të panjohura deri më sot”, thotë drejtuesja e BSI-së, Plattner. Çdo ditë regjistrohen mesatarisht rreth 75.000 raste. Kjo është pothuajse dyfishi krahasuar me një vit më parë.

    Pajisjet e transmetimit dhe kamerat shndërrohen në armë digjitale

    Gjithnjë e më shpesh preken pajisje që gjenden në shumicën e familjeve gjermane dhe që hakerohen nga kriminelët: pajisje për shërbimet streaming, frigoriferë dhe kamera të lidhura në rrjet. Në mënyrë të fshehtë, një numër i madh i këtyre pajisjeve lidhen mes tyre dhe përdoren si programe keqdashëse që veprojnë automatikisht, të ashtuquajturat malware.

    Shumë përdorues vazhdojnë t’ua bëjnë të lehtë punën sulmuesve, sepse përdorin fjalëkalime që thyhen lehtë ose heqin dorë nga autentifikimi me dy faktorë. Plattner thekson se kjo pakujdesi duhet të ndryshojë urgjentisht. Dhe me këtë ajo nënkupton edhe bizneset.

    Shqetësuese: Indeksi i ri kibernetik po rritet ndjeshëm

    Bie në sy dallimi mes perceptimit të rrezikut dhe rrezikut real për t’u bërë viktimë e një sulmi në internet. Ndonëse 90 për qind e kompanive të anketuara nga BSI i vlerësojnë masat e tyre të sigurisë si “të mira” ose “shumë të mira”, vetëm 55 për qind përmbushin standardet minimale të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

    Për të rritur ndërgjegjësimin për nivelin e kërcënimit, Zyra Federale për Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit ka zhvilluar një tregues të ri, të ashtuquajturin Indeks Kibernetik. Ai kombinon tre faktorë: sipërfaqet e ekspozuara ndaj sulmeve, nivelin e kërcënimit dhe dëmet e shkaktuara realisht.

    Vlera bazë prej 100 pikësh i referohet vitit 2024. Qysh atëherë, indeksi është rritur mesatarisht me 50 për qind. Nivelin më të lartë e arriti në tremujorin e dytë të vitit 2026, me 238 pikë.

    Agjentët autonomë të IA-së mund të bëhen edhe më të rrezikshëm

    Sipas presidentes së BSI-së, Plattner, prirja në rritje ka të ngjarë të vazhdojë: “Në fazën tjetër presim gjithnjë e më shumë sulme nga agjentë të IA-së që veprojnë në mënyrë autonome.”

    Në korrik, raportet për një inteligjencë artificiale të kompanisë amerikane OpenAI, e cila kishte dalë jashtë kontrollit, nxitën një debat mbi mundësinë e kontrollimit të kësaj teknologjie. Gjatë një testimi sigurie, modeli që vepronte në mënyrë autonome kishte nisur një sulm hakerësh ndaj një platforme programimi.

    Sipas vlerësimit të BSI-së dhe ministrit federal të Brendshëm, Alexander Dobrindt, situata e kërcënimit po përkeqësohet edhe për një arsye tjetër: periudha mes zbulimit të një dobësie sigurie dhe mundësisë për ta mbyllur atë po shkurtohet gjithnjë e më shumë. Në vitin 2024 kjo periudhë ishte 61 ditë, ndërsa në vitin 2025 ende 53 ditë.

    Dobrindt: “Kemi mundësinë të mbrohemi”

    Më pas, koha në dispozicion u shkurtua me shpejtësi. Në vitin 2026, deri tani kanë mbetur vetëm tetë ditë për të reaguar ndaj një dobësie sigurie. Dobrindt parashikon që ritmi të përshpejtohet edhe më tej deri në fund të vitit. Sipas tij, kjo prirje tashmë është e dukshme: “Ka raste për të cilat mund të themi që sot se kjo periudhë është reduktuar në vetëm pak orë.”

    Pavarësisht këtij zhvillimi, ministri gjerman i Brendshëm është optimist. Ai thotë se Gjermania nuk po qëndron duarkryq përballë këtyre rreziqeve dhe i referohet forcimit të mbrojtjes kibernetike dhe reformës së shërbimeve të inteligjencës, të miratuara së fundmi nga Bundestagu gjerman. “Kemi mundësinë të mbrohemi duke i nxjerrë jashtë funksionimit sulmuesit”, thekson Dobrindt.

    Më shumë bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimit kibernetik
    Presidentja e BSI-së, Plattner, pret përparim edhe nga një bashkëpunim më intensiv ndërkombëtar.

    Sipas saj, me Indeksin Kibernetik të zhvilluar nga institucioni që ajo drejton, Gjermania është në pararojë në nivel botëror. Vende të tjera kanë shfaqur interes të madh për këtë tregues. Janë zhvilluar tashmë edhe takime me synimin për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit./DW/

    Burimi: Insajderi

  • Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

    Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të ‘nxehta’

    Një nga duelet më tërheqëse të mbrëmjes është ai ndërmjet Arsenalit dhe Borussia Dortmundit. Të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv për të forcuar pozitat e tyre në garën për kualifikim.

    Vëmendje të veçantë do të marrë edhe përballja Manchester City – Napoli, e cila do të ketë një emocion shtesë për Kevin De Bruynen. Mesfushori belg rikthehet në stadiumin “Etihad”, por kësaj radhe në krahun e skuadrës italiane, pas dhjetë vitesh të kaluara te gjiganti anglez.

    Ndërkohë, Real Madridi luan në shtëpi kundër PSV Eindhovenit, me synimin për të vazhduar ecurinë e përsosur pas katër fitoreve në po aq ndeshje.

    Në mesin e ndeshjeve që zgjojnë interes është edhe dueli Galatasaray – Aston Villa në Stamboll, ku atmosfera e zjarrtë e tifozëve vendas pritet të jetë një faktor i rëndësishëm.

    Feyenoord dhe Porto do të kërkojnë rezultat të favorshëm në përballjen e tyre, ndërsa Leipzig përballet me Lensin. Në ndeshjen tjetër, Slovan Bratislava do të mundohet të regjistrojë pikët e para në këtë fazë të garës ndaj Real Betisit.

    Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Como dhe AEK Athinës. Skuadra italiane vjen pas fitores së thellë 9-1 ndaj Lensit dhe synon të vazhdojë paraqitjet mbresëlënëse.

    Duelet e sontme hapen me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, e cila nis në orën 18:45. Tetë përballjet e tjera zhvillohen në orën 21:00.

    Burimi: RTKLive

  • FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit në Babaj të Bokës, po shqyrtohen rrethanat e incidentit

    FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit në Babaj të Bokës, po shqyrtohen rrethanat e incidentit

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dhënë detaje lidhur me lëndimin e një pjesëtari të saj gjatë stërvitjeve në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, sipas një analize të re

    Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, sipas një analize të re

    Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrainë, sipas një analize të re.

    Burimi: Dukagjini

  • Një ushtar u lëndua gjatë stërvitjes, FSK jep detaje të rastit

    Një ushtar u lëndua gjatë stërvitjes, FSK jep detaje të rastit

    Një ditë më parë gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së është lënduar.

    I njëjti është dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin e Gjakovës, ndërkaq më pas në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

    E lidhur me këtë, sot Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhënë edhe zyrtarisht njoftim.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    FSK thekson se menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile.

    “Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale. FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Kush janë pesë të nominuarit për ambasadorë dhe cilët po presin dekretimin nga presidentja?

    Kush janë pesë të nominuarit për ambasadorë dhe cilët po presin dekretimin nga presidentja?

    Kosova pritet të ketë ambasadorë të rinj në Belgjikë dhe Luksemburg, Japoni, Kroaci, Senegal dhe Kanada. Sipas informacioneve të Telegrafit, Gazmend Gjushinca tashmë është dekretuar për Japoni, ndërsa katër kandidatët e tjerë janë në pritje të dekretimit.

    Në disa përfaqësi diplomatike, Kosova vazhdon të përfaqësohet nga ambasadorë me mandate të përfunduara, pasi procesi i zëvendësimit të tyre është vonuar gjatë zgjedhjeve dhe krizave institucionale në vend.

    Gjatë tetorit dhe nëntorit janë propozuar dhe intervistuar kandidatë të rinj për ambasadorë. Pas marrjes së detyrës nga presidentja Justina Shiroka-Pula, propozimet e para janë dërguar në Presidencë për dekretim.

    Telegrafi ka raportuar gjatë fundjavës për këto kandidatura, të cilat janë nga radhët e të emëruarve politikë dhe janë dërguar për shqyrtim në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

    Fatmir Curri – Belgjikë dhe Luksemburg

    Fatmir Curri është propozuar për ambasador të Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg, ku pritet ta zëvendësojë Agron Bajramin. Ai ka përfunduar procedurat në Kuvend dhe është në pritje të dekretimit nga presidentja.

    Gazmend Gjyshinca – Japoni

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Japoni. Sipas informacioneve të Telegrafit, ai tashmë e ka marrë dekretin nga presidentja.

    Gjyshinca do ta zëvendësojë ambasadorin e deritashëm, Sabri Kiçmari.

    Hasnije Ilazi – Kroaci

    Për ambasadore të Kosovës në Kroaci është propozuar Hasnije Ilazi, e cila ka mbajtur pozitën e kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

    Ilazi është në pritje të dekretimit dhe pritet ta zëvendësojë ambasadorin e deritashëm, Martin Berishaj.

    Bardhyl Dobra – Senegal

    Sipas informacioneve që ka siguruar Telegrafi, Bardhyl Dobra, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është propozuar për ambasador të Kosovës në Senegal.

    Edhe kandidatura e tij është në pritje të dekretimit nga presidentja.

    Getoar Mjeku – Kanada

    Për ambasador të Kosovës në Kanada është propozuar Getoar Mjeku, i cili mban pozitën e zëvendësministrit në ministrinë e ekonomisë.

    Sipas informacioneve të Telegrafit, edhe emri i tij është dërguar në Presidencë për dekretim.

    Për kandidatët që ende nuk janë dekretuar, ky hap pritet të përfundojë së shpejti, ndërsa marrja e detyrës mbetet e lidhur edhe me miratimin nga vendet pritëse.

    Për propozimet dhe fazën në të cilën ndodhen procedurat, Telegrafi u është drejtuar me pyetje anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Punë të Jashtme, Qeverisë dhe Presidencës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/.

  • Një grua sulmohet fizikisht nga i dashuri në Vushtrri, ai dyshohet se shtiu dy herë me armë zjarri

    Një grua sulmohet fizikisht nga i dashuri në Vushtrri, ai dyshohet se shtiu dy herë me armë zjarri

    Një grua është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin ishte në lidhje dashurie, i cili dyshohet se më pas ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të saj, në Vushtrri.

    Burimi: Dukagjini

  • Euroleague, sonte Valencia - Panathinaikos ; Barcelona - Fenerbahce

    Euroleague, sonte Valencia – Panathinaikos ; Barcelona – Fenerbahce

    Xhiroja e 14 e Euroleagues në basketboll hapet me ndeshjen Besiktas – Paris që luhet në Stamboll dhe nis në ora 18:00.

    Burimi: Dukagjini