Author: Momenti

  • Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme

    Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme

    Polonia ka ripërtërirë kërkesën për një prani të përhershme ushtarake amerikane në vend, pas dy shkeljeve të hapësirës së saj ajrore nga mjete ruse brenda katër ditësh. Në njërin prej incidenteve, një pilot suedez i një avioni luftarak nën komandën e NATO-s mori autorizimin për të rrëzuar një raketë ruse kruz, por nuk hapi zjarr.

    Shkelja më e fundit ndodhi gjatë natës së 24 nëntorit, kur një dron rus hyri për pak kohë në hapësirën ajrore polake, gjatë sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Katër ditë më parë, tri raketa ruse kruz të tipit Kh-101 kishin kaluar në territorin ajror të Polonisë, duke bërë që NATO-ja të ngrinte në ajër avionët luftarakë dhe të përforconte mbrojtjen ajrore në krahun e saj lindor.

    I ngarkuari me punë i Polonisë në Uashington, Bogdan Klich, tha të martën se kishte informuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për shkeljet dhe kishte përsëritur kërkesën e Varshavës për vendosjen e përhershme të trupave amerikane në vend, transmeton Telegrafi.

    “Dje e informova Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për shkeljen e hapësirës ajrore polake nga raketat ruse Kh-101 dhe diskutova sërish çështjen e vendosjes së përhershme të trupave amerikane në Poloni”, shkroi Klich në rrjetin X.

    Kjo nismë diplomatike vjen pas incidenteve me mjetet ajrore ruse dhe shqetësimeve në rritje se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të përhapet edhe në territorin e NATO-s.

    Incidenti i 20 nëntorit përfshiu një pilot suedez me avionin JAS 39 Gripen, i cili vepronte nën komandën e NATO-s. Sipas gjeneral-lejtnantit Ireneusz Nowak, komandant i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura të Polonisë, piloti ishte autorizuar të angazhonte një raketë ruse Kh-101, raportoi The Kyiv Independent.

    Qendra e Përbashkët e Operacioneve Ajrore të NATO-s në Uedem të Gjermanisë kishte dhënë autorizim të kushtëzuar për hapjen e zjarrit. Megjithatë, sipas Nowakut, piloti nuk arriti ta identifikonte objektivin me siguri, as vizualisht dhe as përmes sistemeve elektro-optike të avionit, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Si rrjedhojë, nuk u qëllua me armë.

    Sipas Nowakut, autoritetet polake monitoruan 11 objekte ajrore që mund të përbënin kërcënim gjatë sulmit, tri prej të cilave hynë në hapësirën ajrore të vendit.

    Forcat e Armatosura të Suedisë thanë se avionët e tyre kishin ndjekur disa objekte të paidentifikuara mbi Poloni gjatë një misioni që zgjati disa orë dhe u zhvillua në kushte të vështira atmosferike.

    Në operacion morën pjesë gjithashtu avionë luftarakë F-16 të Polonisë, një avion suedez Saab 340 për paralajmërim të hershëm, një avion holandez për furnizim me karburant në ajër, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në tokë.

    Të dielën, prokurorët polakë konfirmuan se mbetjet e gjetura në tri lokacione u përkisnin raketave ruse Kh-101. Ky konstatim ndryshoi vlerësimin fillestar të ushtrisë, sipas të cilit njëri prej objekteve mund të kishte qenë dron.

    Gjetjet paraprake treguan se raketat ishin prodhuar në tetor ose nëntor të vitit 2026, në një fabrikë në Dubna, në rajonin e Moskës, thanë prokurorët.

    Shkelja e dytë ndodhi gjatë natës së 24 nëntorit, kur një dron rus hyri në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Ukrainës, gjatë një vale tjetër sulmesh ruse ndaj këtij vendi.

    Forcat polake e ndoqën mjetin ajror pa pilot dhe morën autorizimin për ta rrëzuar, por nuk hapën zjarr pasi droni ndryshoi drejtim dhe u largua në lindje. Vendimi u mor për shkak të rrezikut të mundshëm për civilët dhe pronën në tokë.

    Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha se autoritetet besojnë se shkelja ishte e qëllimshme.

    “Është e vështirë të imagjinohet se kjo ishte rastësi, prandaj supozojmë se bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm”, deklaroi Zalewski për radion RMF FM, sipas Reuters.

    Pas një takimi urgjent të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të hënën më 23 nëntor, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë autorizoi gjithashtu vendosjen e përkohshme në Poloni të një avioni AWACS, të përdorur për paralajmërim dhe kontroll ajror.

    “Të gjithë aleatët qëndrojnë në solidaritet të plotë me Poloninë. NATO-ja mbetet e bashkuar, e gatshme dhe e përkushtuar për t’u mbrojtur nga çdo kërcënim”, deklaroi zëdhënësja e Aleancës, Allison Hart, në rrjetin X.

    Ndërkohë, Varshava thirri ambasadorin rus për të kërkuar sqarime lidhur me incidentet, raportoi Reuters.

    Në shtator, ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, kishte deklaruar se zyrtarët amerikanë dhe polakë po punonin për një marrëveshje që mundësonte vendosjen e deri në 10 mijë trupave amerikane në Poloni.

    Në atë kohë, rreth 7 mijë ushtarë amerikanë ishin të stacionuar në vend në kuadër të një pranie me rotacion. Vendosja e përhershme do të përforconte angazhimin ushtarak të Uashingtonit në krahun lindor të NATO-s.

    “Ne duam një prani amerikane që do të na ofronte siguri, por që nuk do të përbënte kërcënim për Rusinë”, kishte thënë Sikorski gjatë një aktiviteti të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Nju Jork, raportoi Bloomberg. /Telegrafi/

  • Kurti shpall “stabilitet të plotë institucional”, javën e ardhshme publikon draftin e programit qeverisës

    Kurti shpall “stabilitet të plotë institucional”, javën e ardhshme publikon draftin e programit qeverisës

    Kurti shpall “stabilitet të plotë institucional”, javën e ardhshme publikon draftin e programit qeverisës

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar të mërkurën një raport ku janë përmbledhur, sipas tij, të arriturat kryesore të Qeverisë së Kosovës gjatë periudhës 2021–2026.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se raporti përmban një pasqyrë të punës dhe rezultateve të qeverisjes së tij, ndërsa ka theksuar se pas zgjedhjes së presidentes, Justina Shiroka-Pula, vendi ka siguruar stabilitet të plotë institucional.

    Sipas tij, kjo krijon kushte për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin e ardhshëm.

    Kurti ka njoftuar gjithashtu se javën e ardhshme do të publikohet drafti i programit të ri qeverisës.

    “Aty janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Henry e jep alarmin për rivalët e Realit: Kujdes, diçka po ndodh!

    Henry e jep alarmin për rivalët e Realit: Kujdes, diçka po ndodh!

    Henry e jep alarmin për rivalët e Realit: Kujdes, diçka po ndodh!

    Thierry Henry ka dërguar një paralajmërim për rivalët e Real Madridit, duke vlerësuar se skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso po kalon në një fazë të rëndësishme të përmirësimit.

    Ish-sulmuesi francez u impresionua nga reagimi i madrilenëve në ndeshjen ndaj PSV-së, ku treguan karakter për të përmbysur situatën dhe për të vazhduar serinë pozitive në Ligën e Kampionëve.

    “Diçka po ndodh te Reali, kujdes!”, ishte mesazhi i Henryt, i cili vlerësoi edhe paraqitjet e Jude Bellinghamit.

    Sipas tij, madrilenët po japin sinjale se mund të jenë sërish një kundërshtar shumë i rrezikshëm në garën për trofeun më të rëndësishëm evropian. 

    Burimi: Insajderi

  • Kurti: Pas zgjedhjes së presidentes së re, Kosova ka stabilitet të plotë institucional

    Kurti: Pas zgjedhjes së presidentes së re, Kosova ka stabilitet të plotë institucional

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e vendit, Kosova ka siguruar stabilitet të plotë institucional për funksionimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe përparimin shoqëror në katërvjeçarin e ardhshëm.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, në të cilin, sipas tij, janë përmbledhur dhe shtjelluar zotimet me të cilat Lëvizja Vetëvendosje fitoi sërish zgjedhjet.

    Ai ka thënë se fitorja është rezultat i besimit dhe mbështetjes së qytetarëve, por edhe i sukseseve dhe të arriturave të përbashkëta gjatë viteve të fundit.

    Kurti në postimin e tij ka përmendur edhe kohëzgjatjen e qeverive të mëparshme të drejtuara prej tij, duke theksuar se Qeveria Kurti 1 zgjati katër muaj në vitin 2020, ndërsa Kurti 3 shtatë muaj e dy ditë këtë vit.

    Ai ka vlerësuar se të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët janë shënuar gjatë Qeverisë Kurti 2, për të cilat ka publikuar edhe një dokument përmbledhës.

    Dokumenti: 

    Burimi: RTKLive

  • Kina nis në hapësirë misionin Shenzhou-24 me astronautin e parë pakistanez

    Kina nis në hapësirë misionin Shenzhou-24 me astronautin e parë pakistanez

    Misioni Shenzhou-24 shënon një moment historik në bashkëpunimin hapësinor Kinë–Pakistan, pasi për herë të parë një astronaut pakistanez udhëton drejt stacionit hapësinor kinez Tiangong.

    Burimi: Dukagjini

  • Hapësira afariste në Prishtinë, Bresje dhe Fushë Kosovë me AL Trade

    Hapësira afariste në Prishtinë, Bresje dhe Fushë Kosovë me AL Trade

    Për një biznes, adresa ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si e gjejnë dhe e vizitojnë klientët. AL Trade, përmes komplekseve Linda Premium Residence në Prishtinë, Linda në Bresje dhe Linda në Fushë Kosovë, ofron hapësira afariste në lokacione ku ndërthuren banimi, tregtia dhe shërbimet.

    Secili prej këtyre komplekseve u ofron bizneseve mundësi të ndryshme, varësisht nga aktiviteti dhe klientët që synojnë të arrijnë. Linda Premium Residence, në Prishtinë, në drejtim të Veternikut, ka qasje drejt qendrës së qytetit dhe autostradës.

    Ndërkaq, komplekset Linda në Bresje dhe Linda në Fushë Kosovë përfitojnë nga zhvillimi i vazhdueshëm i zonës, afërsia me rrugët kryesore dhe lidhjet praktike me Prishtinën.

    Hapësirat afariste në këto tri lokacione ofrojnë alternativa për aktivitete të ndryshme biznesore.

    Nga ambiente për zyra dhe studio profesionale, deri te hapësira për tregti dhe shërbime, sipërmarrësit mund të zgjedhin sipas nevojave të aktivitetit të tyre, duke marrë parasysh madhësinë, organizimin dhe dukshmërinë e hapësirës.

    Një përparësi e këtyre komplekseve është edhe karakteri i tyre banesor. Për dyqanet dhe bizneset e shërbimeve, banorët e kompleksit dhe të lagjeve përreth përbëjnë një bazë të mundshme klientësh që kërkojnë produkte e shërbime pranë vendbanimit.

    Edhe për sipërmarrësit që jetojnë në këto zona, mundësia për ta pasur biznesin afër shtëpisë mund të nënkuptojë më pak kohë në rrugë dhe organizim më të lehtë të përditshmërisë.

    Nëse po planifikoni të investoni në një hapësirë afariste, njihuni me mundësitë që ofron AL Trade në Linda Premium Residence në Prishtinë, Linda në Bresje dhe Linda në Fushë Kosovë.

    Për informata dhe shitblerjen e banesave, kontaktoni AL Trader:

    0800 77 770

    049 777 127

    049 318 676

    Vizitoni edhe faqen: www.altradecenter.com

    AL Trade Center – Së bashku jemi të lumtur!

  • SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Vogëlushja humb jetën pas 28 ditësh në spital, kërcënime me vrasje, korrupsion në gjykata, thika e sulm ndaj doganierit

    SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Vogëlushja humb jetën pas 28 ditësh në spital, kërcënime me vrasje, korrupsion në gjykata, thika e sulm ndaj doganierit

    SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Vogëlushja humb jetën pas 28 ditësh në spital, kërcënime me vrasje, korrupsion në gjykata, thika e sulm ndaj doganierit

    Derisa shumica flinin, Kosova u përball me një tjetër natë të rëndë, me hetime për korrupsion në gjykata, kërcënime me vrasje, përleshje me thika, sulme ndaj zyrtarëve, vjedhje dhe një lajm tragjik që preku Gjakovën.

    Nga Ferizaj në Shtime, nga Peja në Podujevë e deri në Gjakovë, ngjarjet e 24 orëve të fundit sollën arrestime, të dyshuar në kërkim dhe një bilanc të rëndë.

    Katër persona përfunduan në ndalim për dyshime për korrupsion. Një grua kërkoi mbrojtje nga ish-partneri që dyshohet se e kërcënoi me vrasje. Në Pejë, një konflikt përfundoi me përdorimin e thikave, ndërsa në Podujevë një zyrtar doganor dyshohet se u godit me veturë gjatë një kontrolli.

    Por lajmi më i rëndë vjen nga Gjakova: një vajzë vetëm trevjeçare nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, 28 ditë pas aksidentit të rëndë.

    Sinjali ju sjell përmbledhjen e ngjarjeve të fundit.

    Ferizaj – Tre zyrtarë gjykatash dhe një avokat në pranga për korrupsion

    Katër persona, Emin Plakaj, Skender Jetishi, Sulltan Mehmeti dhe Arbnor Dervishaj, janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për korrupsion.

    Tre zyrtarët e gjykatave dhe avokati dyshohet se kanë ushtruar ndikim në procesin dhe afatet e shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit.

    Gjatë bastisjeve në dy lokacione në rajonin e Ferizajt janë sekuestruar katër telefona, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant. Rasti po hetohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

    Ferizaj – E kërcënoi me vrasje nëse krijon lidhje të re, ish-partneri në kërkim

    Një 39-vjeçare ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ish-partneri dyshohet se e kishte përcjellë dhe shqetësuar për muaj të tërë, ndërsa në fund e kishte kërcënuar me vrasje nëse lidhej me dikë tjetër.

    Sipas denoncimit, kërcënimi kishte ndodhur gjatë një takimi më 22 nëntor. Gruaja ka shprehur frikë edhe për sigurinë e dy fëmijëve të saj.

    Detaji tjetër shqetësues është se 35-vjeçari kërkohet nga Policia që nga gushti për një rast mashtrimi. Rasti po hetohet për kanosje dhe dhunë në familje.

    Shtime – Kushëriri dyshohet se ia vodhi Golf 2-shin nga oborri

    Një 34-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e Volkswagen Golf 2 nga oborri i shtëpisë në rrugën “Shotë Galica” në Shtime.

    Vetura e kaltër, në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro, ishte lënë e parkuar me çelësat brenda. Pronari dyshon te kushëriri i tij, duke pretenduar se edhe më parë kishte marrë gjëra nga oborri pa lejen e tij.

    Policia ka iniciuar rastin për vjedhje të veturës, ndërsa i dyshuari ende nuk është siguruar për intervistim.

    Pejë – Konflikti i vjetër përfundon me thika, 21-vjeçari në spital

    Një konflikt i mëhershëm mes disa personave ka eskaluar në përleshje me mjete të mprehta në rrugën “Hysni Rama” në Pejë.

    Një 21-vjeçar ka përfunduar në Spitalin Rajonal me lëndime, ndërsa për rastin dyshohen Rexhep Zenelaj dhe Drinor Gashi.

    Sipas deklarimit të viktimës, gjatë takimit të organizuar pas një konflikti të mëhershëm, Zenelaj kishte nxjerrë thikën, ndërsa gjatë largimit 21-vjeçari dyshohet se ishte sulmuar nga Gashi.

    Dy të dyshuarit nuk janë gjetur nga Policia, ndërsa rasti është iniciuar për lëndim të lehtë trupor.

    Podujevë – Pronari i dyqanit dyshohet se goditi doganierin me Range Rover

    Një kontroll i Doganës së Kosovës për telefona të dyshuar si të kontrabanduar ka përfunduar me incident në Podujevë.

    Florim Blaku, pronar i “Mobi Shop Lila”, dyshohet se goditi në dorë një zyrtar doganor me veturën Range Rover, teksa po largohej për t’iu shmangur kontrollit.

    Pas incidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është lokalizuar nga Policia. Ndaj tij është iniciuar rast për sulm ndaj personit zyrtar.

    Gjakovë – Vogëlushja trevjeçare vdes 28 ditë pas aksidentit të rëndë

    Një vajzë rreth trevjeçare ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra në aksidentin e 27 tetorit në fshatin Zhubë të Gjakovës.

    Vogëlushja L.S. ishte njëra nga pesë personat e lënduar në përplasjen mes një Volkswagen Tiguan dhe një Suzuki Vitara, në aksin Gjakovë–Prush.

    Ajo ishte transferuar në QKUK për trajtim, por më 24 nëntor nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për aksidentin po vazhdojnë.

    Gjashtë ngjarje, një bilanc që tregon sa e rëndë ishte dita në Kosovë.

    Katër persona të ndaluar për korrupsion.

    Një grua që kërkon mbrojtje nga kërcënimet me vrasje.

    Një veturë e vjedhur nga oborri i shtëpisë.

    Një 21-vjeçar i lënduar në përleshje me thika.

    Një zyrtar doganor i goditur gjatë detyrës.

    Dhe një vogëlushe trevjeçare që humbi jetën pas 28 ditësh nga aksidenti.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dy shoferë ndëshkohen për gara të shpejtësisë në Ferizaj

    Dy shoferë ndëshkohen për gara të shpejtësisë në Ferizaj

    Rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët, L.V., 23 vjeç dhe T.P., 22 vjeç, të cilët po drejtonin vetura të tipit BMW 318 dhe BMW 320.

    Ndaj të dyve policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti vetëvlerëson qeverisjen e tij, i numëron 'sukseset' në 57 faqe

    Kurti vetëvlerëson qeverisjen e tij, i numëron ‘sukseset’ në 57 faqe

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument prej 57 faqesh, në të cilin ka përmbledhur atë që i cilëson si të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2.

    Burimi: Dukagjini

  • “A mungoi për të luajtur GTA VI?” – Pyetja për Yamalin shkakton të qeshura në Barcelonë

    “A mungoi për të luajtur GTA VI?” – Pyetja për Yamalin shkakton të qeshura në Barcelonë

    “A mungoi për të luajtur GTA VI?” – Pyetja për Yamalin shkakton të qeshura në Barcelonë

    Një moment i papritur dhe humoristik ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Barcelonës, ku protagonistë ishin mesfushori Frenkie de Jong dhe mungesa e talentit të ri, Lamine Yamal.

    Teksa gazetarët po diskutonin për mungesën e futbollistit spanjoll, njëri prej tyre parashtroi një pyetje që shkaktoi të qeshura në sallë.

    “A e humbi Lamine ndeshjen sepse preferoi të qëndronte për të luajtur GTA VI?”, ishte pyetja që befasoi të pranishmit dhe shkaktoi reagimin e De Jongut, i cili nuk arriti ta fshihte habinë dhe buzëqeshjen.

    Momenti u shoqërua me të qeshura, ndërsa mesfushori holandez u largua pak më vonë nga paneli me buzëqeshje.

    Përtej episodit humoristik, De Jong foli edhe për rëndësinë e mungesës së Yamalit në prag të përballjes së Barcelonës me Sabahut, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    “Kur mungon një lojtar si Lamine, kjo ndihet gjithmonë. Ai krijon shumë raste i vetëm dhe është i pajisur me një talent të jashtëzakonshëm. Sigurisht që do të na mungojë, por duhet të jemi në gjendje të fitojmë edhe pa të”, theksoi mesfushori holandez.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali