Author: Momenti

  • Parashikimi i horoskopit, 23 nëntor

    Parashikimi i horoskopit, 23 nëntor

    Parashikimi i horoskopit, 23 nëntor

    Dashi

    Në dashuri, është momenti të shprehësh atë që ndien pa frikë. Në punë mund të të shfaqet një mundësi e re. Kujdes me shpenzimet impulsive. Mos merr vendime me nxitim.

    Demi

    Do të ndihesh më i/e sigurt në vetvete dhe do të tërheqësh vëmendjen e dikujt. Në dashuri, mos prit që të tjerët të kuptojnë vetë çfarë dëshiron. Në punë, përqendrohu te një qëllim i rëndësishëm.

    Binjakët

    Ke nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten. Në dashuri, shmang debatet e panevojshme. Në punë, është më mirë të përfundosh detyrat e mbetura sesa të nisësh gjithçka nga e para.

    Gaforrja

    Një bisedë me një person të afërt mund të të sjellë gëzim. Në dashuri favorizohen afrimiteti dhe sinqeriteti. Një njohje mund të kthehet në diçka më interesante.

    Luani

    Puna dhe përgjegjësitë marrin vëmendjen kryesore. Mund të vlerësohesh për përpjekjet e tua. Në dashuri, mos lejo që angazhimet të të largojnë nga personi që ke pranë.

    Virgjëresha

    Ke dëshirë për ndryshim dhe përvoja të reja. Është moment i mirë për të mësuar diçka ose për të bërë plane. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë dy zemra.

    Peshorja

    Intuita do të të ndihmojë të kuptosh më mirë njerëzit përreth. Në dashuri mund të dalin në sipërfaqe ndjenja të pathëna. Në financa, trego kujdes me vendimet e përbashkëta.

    Akrepi

    Marrëdhëniet kërkojnë më shumë mirëkuptim. Mos lejo xhelozinë apo dyshimet të ndikojnë në sjelljen tënde. Në punë, bashkëpunimi mund të të sjellë rezultate të mira.

    Shigjetari

    Energjia dhe motivimi janë në rritje. Është moment i mirë për të organizuar punët dhe për të vendosur objektiva të reja. Në dashuri, një bisedë e këndshme mund të të surprizojë.

    Bricjapi

    Dashuria dhe emocionet marrin një ngjyrim më të bukur. Mund të lindë një njohje e re ose të rikthehet dëshira për romancë. Në punë, idetë krijuese do të të ndihmojnë.

    Ujori

    Familja dhe shtëpia kërkojnë më shumë vëmendje. Mund të ndiesh nevojën të largohesh pak nga zhurma dhe të gjesh qetësinë. Në dashuri, vlerëso gjestet e vogla.

    Peshqit

    Komunikimi është pika jote e fortë. Një mesazh ose telefonatë mund të të ndryshojë humorin. Në dashuri, trego atë që ndien. Në financa, mos u beso premtimeve që duken tepër të bukura për të qenë të vërteta.

    Burimi: Insajderi

  • Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

    Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro.

    Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

    Përmes kësaj fushate, qytetarët e shumtë kishin kontribuar financiarisht, me shpresën se po ndihmonin në trajtimin dhe rehabilitimin e Endrit Azemit.

    Madje, motra e tij, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi.

    Mirëpo, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një histori të pavërtetë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Nga kjo fushatë dyshohet se janë grumbulluar gjithsej 189 mijë e 206 euro e 8 cent.

    Pas marrjes së informacioneve të para, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet dhe kanë arritur t’i bllokojnë paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në kuadër të rastit.

    I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Gjilan me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Rasti po hetohet për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe, i dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hunda, vija e parë e mbrojtjes së organizmit: Frymëmarrja përmes saj është e rëndësishme

    Hunda, vija e parë e mbrojtjes së organizmit: Frymëmarrja përmes saj është e rëndësishme

    Frymëmarrja përmes hundës ndihmon në largimin e pluhurit, polenit dhe grimcave të tjera, të cilat bllokohen në mukozën e saj. Në këtë proces ndihmojnë edhe qerpikët mikroskopikë, që i shtyjnë papastërtitë drejt fytit.

    Ndryshe nga hunda, goja nuk e kryen në të njëjtën mënyrë këtë funksion. Për këtë arsye, frymëmarrja e vazhdueshme përmes gojës mund të shkaktojë tharje të rrugëve të frymëmarrjes dhe dhimbje të fytit, veçanërisht gjatë natës.

    Oksidi nitrik dhe mbrojtja e organizmit

    Një tjetër funksion i rëndësishëm i hundës lidhet me oksidin nitrik, një molekulë që prodhohet në sinuset paranazale dhe ka veti antimikrobike. Ajo gjithashtu ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut.

    Gjatë frymëmarrjes përmes hundës, oksidi nitrik bartet drejt mushkërive bashkë me ajrin e thithur.

    Studimet kanë treguar gjithashtu se gumëzhitja me gojën e mbyllur mund të rrisë përqendrimin e oksidit nitrik në hundë deri në 15 herë, krahasuar me nxjerrjen normale të ajrit. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme se kjo praktikë parandalon infeksionet.

    Si ndikon i ftohti në mbrojtjen e hundës?

    Një studim i publikuar në vitin 2022 nga studiuesit e Massachusetts Eye and Ear në Boston ka hedhur dritë mbi një mekanizëm të rëndësishëm të mbrojtjes kundër viruseve.

    Sipas studimit, kur viruset hyjnë në hundë, qelizat e saj lëshojnë miliarda fshikëza mikroskopike, të cilat veprojnë si karrem për viruset, duke i penguar ato të depërtojnë në qeliza.

    Studiuesit zbuluan se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund ta dobësojë këtë mekanizëm mbrojtës. Në eksperimentet laboratorike, ulja e temperaturës së indeve të hundës u shoqërua me rreth 42 për qind më pak fshikëza mbrojtëse.

    Ky zbulim ofron një shpjegim të mundshëm biologjik për rritjen e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes gjatë periudhave të ftohta, megjithëse nevojiten studime të tjera për të konfirmuar ndikimin e tij te njerëzit.

    Pse nuk rekomandohet mbulimi i gojës gjatë gjumit?

    Në rrjetet sociale është përhapur praktika e vendosjes së ngjitësit në gojë gjatë gjumit, me qëllim nxitjen e frymëmarrjes përmes hundës.

    Megjithatë, kjo metodë nuk ka mbështetje të mjaftueshme shkencore. Një rishikim i studimeve i publikuar në vitin 2025 gjeti prova të kufizuara për përfitimet e saj, ndërsa evidentoi edhe rreziqe të mundshme, veçanërisht te personat me hundë të bllokuara.

    Në rastet kur një person merr frymë vazhdimisht përmes gojës gjatë natës, shkaku mund të jetë një devijim i septumit të hundës, alergjia ose bllokimi kronik i rrugëve të frymëmarrjes. Për këto probleme rekomandohet konsultimi me specialistin e veshit, hundës dhe fytit (ORL).

    Si mund ta mbrojmë hundën gjatë dimrit?

    Gjatë ditëve të ftohta, mbulimi i hundës me shall mund të ndihmojë në ngrohjen e ajrit para se të thithet. Po ashtu, ruajtja e një niveli të përshtatshëm të lagështisë në ambientet e brendshme ndihmon në parandalimin e tharjes së mukozës së hundës.

    Frymëmarrja përmes hundës është mënyra natyrale dhe më e përshtatshme për të përgatitur ajrin para se të arrijë në mushkëri. Megjithatë, gjatë aktivitetit fizik intensiv, frymëmarrja përmes gojës është normale dhe e nevojshme për të plotësuar kërkesat e organizmit për oksigjen.

    Burimi: RTKLive

  • Trump organizon darkën e tretë për investitorët në kriptovalutën e tij, mes akuzave për konflikt interesi

    Trump organizon darkën e tretë për investitorët në kriptovalutën e tij, mes akuzave për konflikt interesi

    Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të organizojë të dielën mbrëma darkën e tretë gala për investitorët në kriptovalutën e tij meme $TRUMP, në klubin e tij të golfit në Virxhinia.

    Burimi: Dukagjini

  • Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren

    Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren

    Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren

    Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të protestohet në Prizren.

    Kjo protestë është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale në këtë komunë.

    Protesta do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.

    “Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtaret e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Studentët s'heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

    Studentët s’heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

    Studentët s'heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar vendime konkrete për zgjidhjen e problemeve të studentëve, duke kritikuar rektorin Arben Hajrullahu për mungesë të përgjegjësisë dhe mosofrim të zgjidhjeve për shqetësimet e ngritura.

    Kritikat vijnë një ditë para protestës së paralajmëruar nga Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentorë të fakulteteve, e cila u paralajmërua të mbahet sot, në orën 11:30, para objektit të Rektoratit. Kërkesa kryesore e studentëve është largimi i rektorit Arben Hajrullahu nga kjo pozitë.

    Në reagimin e fundit, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se pas shkresës së dërguar Këshillit Drejtues dhe takimit të së premtes, rektori Hajrullahu ka reaguar përmes një komunikate të publikuar të dielën në orën 23:00.

    Megjithatë, sipas studentëve, komunikata e rektorit nuk solli përgjigje për kërkesat e tyre.

    “Në atë komunikatë, rektori nuk u tërhoq nga deklaratat e tij, nuk kërkoi falje dhe, mbi të gjitha, nuk ofroi zgjidhje konkrete për shqetësimet e studentëve”, thuhet në reagim.

    Ndër çështjet e ngritura janë rivlerësimet, kufizimet për studimet e dyfishta, problemet me vijueshmërinë në njësitë e caktuara akademike, si dhe kufizimi në tri mungesa në kuadër të vlerësimit të vazhdueshëm.

    “Për asnjërën nga këto çështje rektori Hajrullahu nuk dha një shpjegim të qartë se si dhe kur do të zgjidhen”, theksohet në njoftim.

    Studentët kanë bërë të ditur se kanë kërkuar një takim të ri me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe janë në pritje të përgjigjes nga ky organ.

    Në fund, studentët kanë përsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke kërkuar përgjegjësi dhe vendimmarrje nga organet drejtuese të universitetit.

    “Presim vendime, jo arsyetime. Zgjidhje, jo premtime. Përgjegjësi, jo heshtje. Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, thuhet në njoftim. /Klankosoav.tv

  • Foshnja refuzon ushqimin? Prindërit shpesh bëjnë gabimin duke këmbëngulur për një kafshatë tjetër

    Foshnja refuzon ushqimin? Prindërit shpesh bëjnë gabimin duke këmbëngulur për një kafshatë tjetër

    Shumë prindër shqetësohen kur foshnja e tyre refuzon ushqimin ose ha shumë më pak se sa pritet. Për t’u siguruar që fëmija të marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese, ata shpesh inkurajohen të hanë disa kafshata më shumë.

    Megjithatë, një qasje e tillë nuk është gjithmonë më e mira, sepse është e rëndësishme të dallohet kur fëmija është i uritur dhe kur është i ngopur.

    Një përmbledhje e 14 burimeve shkencore, e botuar në tetor 2026 në Journal of Pediatric Nursing, tregon rëndësinë e të ashtuquajturit ushqyerje reaguese , një qasje në të cilën prindërit monitorojnë sinjalet e urisë dhe të ngopjes së fëmijës së tyre dhe e përshtatin ushqyerjen në përputhje me rrethanat.

    Studiueset Cristina Lumia, Francesca Brivio dhe kolegët e tyre pohojnë se është e rëndësishme të mbështetet ushqyerja e pavarur, të vendosen vakte të rregullta dhe të shmanget presioni mbi fëmijën për të ngrënë një sasi të caktuar ushqimi.

    Rishikimi theksoi gjithashtu rëndësinë e një mjedisi të këndshëm gjatë vakteve, pa shpërqendrime të tepërta, si dhe shmangien e përdorimit të ushqimit si shpërblim.

    Si ta dallojmë kur një foshnjë ka uri dhe kur ka ngrënë mjaftueshëm? Sipas udhëzimeve të CDC-së, foshnjat tregojnë shenja të ndryshme të urisë dhe ngopjes edhe para se të flasin. Prindërit mund t’i njohin ato nëpërmjet lëvizjeve, shprehjeve të fytyrës dhe sjelljes gjatë ushqyerjes.

    Shenjat që foshnja ka uri mund të jenë:

    – Zgjat ushqimin ose tregon me gisht drejt tij.

    – Hap gojën kur i ofroni një lugë ose ushqim.

    – Ai ngazëllohet kur sheh ushqim.

    – Tregon me lëvizje duarsh ose tinguj se dëshiron më shumë.

    Shenjat që një foshnjë është e ngopur përfshijnë:

    – Shtytja e ushqimit.

    – Mbyllja e gojës kur i ofroni një kafshatë të re.

    – Kthimi i kokës nga ushqimi.

    – Tregimi me duar ose tinguj se nuk do të hajë më.

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksojnë posaçërisht se prindërit duhet ta lënë fëmijën e tyre të vendosë vetë se sa të hajë. Nuk është e nevojshme të këmbëngulni që ai të zbrazë pjatën ose të hajë të gjithë qullin e përgatitur.

    Çfarë mund të bëjnë prindërit kur një fëmijë refuzon ushqimin?

    Në vend të bindjes dhe këmbënguljes, rekomandohen disa qasje të thjeshta :

    – Respektoni shenjat e ngopjes: Nëse foshnja kthen kokën ose e shtyn ushqimin, mos e detyroni të vazhdojë të hajë.

    – Ofroni asaj mundësinë e ushqyerjes së pavarur: Kur të jetë gati për zhvillim, lejojeni të eksplorojë ushqimin dhe provoni të hajë me duar.

    – Vendosni një rutinë: Vaktet afërsisht në të njëjtën kohë mund të ndihmojnë në krijimin e zakoneve të parashikueshme.

    – Mos e përdorni ushqimin si shpërblim: Shmangni premtimin e ëmbëlsirave ose ushqimeve të tjera nëse foshnja ha atë që keni përgatitur për të.

    – Zvogëloni shpërqendrimet: Gjatë vakteve, lini telefonat tuaj mënjanë dhe fikni televizorin në mënyrë që vëmendja juaj të përqendrohet te ushqyerja.

    Studiuesit theksojnë se nuk është gjithmonë e lehtë për prindërit ta zbatojnë këtë qasje. Kujdesi për rritjen e fëmijës, refuzimi i ushqimeve të caktuara, detyrimet e përditshme dhe këshillat e ndryshme nga mjedisi mund ta bëjnë ushqyerjen edhe më të vështirë.

    Nëse prindërit janë të shqetësuar se foshnja nuk po ha mjaftueshëm, po bën përparim të dobët ose po refuzon një numër të madh ushqimesh, është e nevojshme të konsultoheni me një pediatër.

  • Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

    Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

    Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet me propozimin për të fshirë Nenin 120, pra dispozitën për pagesën prej 6 përqind në shtyllën e dytë të pensioneve.

    “Shtylla e dytë e pensioneve nuk po hiqet. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nuk e shfuqizojnë shtyllën e dytë të pensioneve, as kontributin e paguar në të. Kjo është çështje e harmonizimit ligjor dhe teknik të rregullores. Neni 17 i projektligjit, i cili është publikuar në ENER, propozon fshirjen e Nenit 120 nga ligji ekzistues që rregullon shkallën e kontributit për shtyllën e dytë të pensioneve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kontributi po hiqet ose se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet”, deklaroi Vellkovski në një deklaratë me shkrim.

    Përkundrazi, shton Ministri, rregullimi i tij normativ po transferohet në Ligjin për Kontributet e Detyrueshme Shoqërore, ku çështjet që lidhen me kontributet e detyrueshme shoqërore do të rregullohen në mënyrë sistematike.

    “Pra, shtylla e dytë e pensioneve vazhdon të ekzistojë, ndërsa kontributi vazhdon të rregullohet me ligj. Bëhet fjalë për transferimin e dispozitës ligjore në një ligj tjetër, jo për heqjen e shtyllës së pensioneve”, shpjegon Vellkovski./Telegrafi/

  • United pëson 4 gola nga Liverpooli, por Fernandes habit të gjithë: Jam krenar për skuadrën

    United pëson 4 gola nga Liverpooli, por Fernandes habit të gjithë: Jam krenar për skuadrën

    United pëson 4 gola nga Liverpooli, por Fernandes habit të gjithë: Jam krenar për skuadrën

    Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë me rezultat 4-0 ndaj Liverpoolit në Anfield, por kapiteni Bruno Fernandes ka befasuar me deklaratat e tij pas ndeshjes, duke thënë se është krenar për bashkëlojtarët, pavarësisht rezultatit.

    “Djajtë e Kuq” e patën shumë të vështirë përballjen ndaj rivalit të tyre, sidomos pasi mbetën me një lojtar më pak që në minutat e para të ndeshjes, pas përjashtimit me karton të kuq të Leny Yoros.

    Humbja e rëndë e ka zhytur edhe më shumë Manchester Unitedin në krizë, pasi skuadra përfundoi në pozitën e 19-të në tabelën e Ligës Premier.

    Për herë të parë që nga nëntori i vitit 1986, Unitedi gjendet në dy pozitat e fundit të tabelës, pasi janë zhvilluar të paktën 10 ndeshje kampionale.

    Megjithatë, Fernandes nuk u fokusua vetëm te rezultati, duke vlerësuar angazhimin dhe karakterin e bashkëlojtarëve të tij.

    “Rezultati nuk e tregon këtë dhe do të fshehë shumë gjëra të mira që bëri skuadra. U treguam shumë të guximshëm. Jam shumë krenar për të gjithë në dhomën e zhveshjes”, deklaroi portugezi.

    Kapiteni i Unitedit kritikoi gjithashtu vendimin e gjyqtarit për përjashtimin e Yoros, duke pretenduar se Alexander Isak nuk e kishte kontrollin e topit dhe se ndërhyrja nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

    Sipas Fernandesit, vendimi i gjyqtarit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, ndërsa ai kërkoi që raste të tilla të shqyrtohen më me kujdes nga arbitrat dhe sistemi VAR.

    Pavarësisht kritikave ndaj gjykimit, portugezi pranoi se skuadra duhet të analizojë gabimet dhe të gjejë mënyrën për të dalë nga situata e vështirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

    Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

    Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

    Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe ku ka folur për anën e saj emocionale dhe jetën e saj jashtë kamerave.

    E pyetur për pikën e saj të dobët, Duma u shpreh se “ajo është njëkohësisht edhe pika e saj më e fortë, duke pranuar se forca e vazhdueshme e ka larguar nga njerëzit dhe ka bërë që të tjerët të mos e kuptojnë kur vuan”.

    Pjesë nga intervista në “Goca dhe Gra”:

    Ema Andrea: Grida, pika jote e dobët?

    Grida Duma: Pika ime e dobët është pika ime e fortë. Është njësoj si dashuria dhe urrejtja që takohen, si dashuria dhe xhelozia që takohen. Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Gati e ktheva në mashkullore, domethënë jam shumë e fortë. Unë mendoj, kur bënim disa analiza PR në politikë, do t’i rikthehem Orit, mendoj që një mur gome është më i fortë se një mur tulle. Që do të thotë, të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj.

    Ema Andrea: E ke paguar lirinë me vetmi?

    Grida Duma: Absolutisht po. Sa herë që më thonë: “Je bërë virale sot, ka ndodhur kjo gjëja”, u them: “Le të jetë, nuk më merr njeri më sysh, se e kam paguar unë koston e vetes”. Kështu që kjo është pika ime e dobët. Pika ime e fortë është pika ime e dobët. Sikur të isha një çikë më e dobët, mund të kisha një çikë më shumë dashuri me veten time, pra mund ta kisha një çikë më shumë xhan.

    Burimi: Insajderi