Author: Momenti

  • Dy shtetas serbë dhe një kosovar ndalohen në Kamenicë - kaluan ilegalisht kufirin

    Dy shtetas serbë dhe një kosovar ndalohen në Kamenicë – kaluan ilegalisht kufirin

    Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit Serbi-Kosovë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 11:05, kur janë ndaluar dy shtetas serbë dhe një kosovar.

    Të dyshuarit dyshohet se me një automjet kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre personat janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

  • Mungesa e furnizimit të rregullt me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Mungesa e furnizimit të rregullt me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Mungesa e furnizimit të rregullt me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të mbahet një protestë në Prizren, ku do të kërkohet përmirësimi i këtij shërbimi.

    Protesta është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale të kësaj komune dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.

    Përmes një njoftimi, organizatorët kanë ftuar kryetarët e bashkësive lokale dhe anëtarët e tyre, të cilët përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës, që t’i bashkohen protestës.

    “Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtarët e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Marc Marquez me titullin e ri të kampionit lë pas Valentino Rossin

    Marc Marquez me titullin e ri të kampionit lë pas Valentino Rossin

    Marc Márquez ka fituar titullin e tij të dhjetë të kampionit të botës, të tetin në kategorinë MotoGP.

    Burimi: Dukagjini

  • Miami Heat mposht Oklahoma Cityn

    Miami Heat mposht Oklahoma Cityn

    Basketbollistët e Miami Heat kanë mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultat 123:113.

    Burimi: Dukagjini

  • Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

    Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

    Florian Wirtz po dominon statistikat e krijimit të rasteve në Ligën Premier këtë sezon, me yllin e Liverpoolit që kryeson si në renditjen e përgjithshme, ashtu edhe në atë të rasteve të krijuara nga loja e hapur.

    Mesfushori gjerman ka krijuar gjithsej 33 raste në kampionat deri më tani, prej të cilave 29 nga loja e hapur. Me këtë statistikë, ai renditet përpara Pascal Grossit, që ka krijuar 31 raste, dhe Bruno Fernandesit me 28.

    Wirtz ishte protagonist edhe në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit, ku zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse.

    Gjermani krijoi plot 10 raste për bashkëlojtarët dhe regjistroi një asistim, duke u bërë vetëm lojtari i tretë që nga sezoni 2016/17 që arrin të realizojë këtë kombinim statistikash në një ndeshje të Ligës Premier.

    Forma e tij e mirë nuk kufizohet vetëm te paraqitjet me Liverpoolin. Wirtz ka regjistruar kontribut në gola në katër ndeshje radhazi, duke përfshirë edhe paraqitjet me Kombëtaren e Gjermanisë.

    Kështu, mesfushori po dëshmon se është një nga lojtarët më kreativë të kampionatit anglez, ndërsa statistikat e tij konfirmojnë ndikimin gjithnjë e më të madh në lojën e Liverpoolit./Telegrafi/

  • Policia konfiskon armë në katër komuna, pesë persona nën hetim

    Policia konfiskon armë në katër komuna, pesë persona nën hetim

    Pesë raste të mbajtjes, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve janë raportuar në Podujevë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar në Podujevë, më 19 nëntor, rreth orës 22:00, ku gjatë kontrollit te një burrë kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me nëntë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër është evidentuar në Podujevë, më 22 nëntor, rreth orës 10:43. Gjatë kontrollit në veturën e një burri kosovar është gjetur një pushkë gjuetie me tetë fishekë. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Në Pejë, po më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli policore, te një burrë kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Rahovec, më 22 nëntor, rreth orës 09:15, policia ka arrestuar një burrë kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Edhe në Skenderaj është regjistruar një rast i ngjashëm. Më 22 nëntor, rreth orës 04:13, gjatë kontrollit te një burrë kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Policia ka konfiskuar armët dhe municionin, ndërsa rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • Dhunë, kërcënime me thikë dhe armë zjarri - pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Dhunë, kërcënime me thikë dhe armë zjarri – pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Podujevën, Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Prizrenin.

    Sipas raportit policor, në Podujevë, më 19 nëntor, rreth orës 22:00, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas, me vullnetin e saj, ka shkuar te familjarët. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, më 22 nëntor, rreth orës 09:50, ku një grua dhe një burrë dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Në Fushë Kosovë, më 22 nëntor, rreth orës 05:00, një grua shtetase e Shqipërisë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga një burrë kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkohë, në Prishtinë, lidhur me një rast të raportuar më 21 nëntor, më 22 nëntor është arrestuar një burrë kosovar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Edhe në Prizren, më 22 nëntor, rreth orës 00:05, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e një burri dhe kishte kanosur një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • Katër raste të dhunës në familje, tri gra viktima të sulmeve dhe kërcënimeve

    Katër raste të dhunës në familje, tri gra viktima të sulmeve dhe kërcënimeve

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë periudhës 19-22 nëntor, në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare

    Aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare

    Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur dhe një shok të tyre, kur u aksidentua.

    Ngjarja tragjike ndodhi në provincën e Pordenones, në Trieste, kur 31-vjeçarja shqiptare, Emanuela Shahini, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur, duke i marrë jetën nënës shqiptare, e cila po udhëtonte rrugës për në Villanova, ku do të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje së bashku me fëmijët.

    Në momentin e aksidentit, ajo ishte në makinë me dy fëmijët e saj të mitur 6 dhe 4 vjeç, dhe shokun e tyre, ku vajza 4-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është transportuar me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy të miturit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Pordenones.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe karabinierët, të cilët po kryejnë verifikimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit të rëndë. Sipas mediave të vendit fqinj, dyshohet se automjeti që drejtohej nga shqiptarja ka rrëshqitur në një kthesë, për shkak të lagështisë në rrugë, është përplasur me një shtyllë betoni anës rrugës dhe është përmbysur në një kanal. /Tch/

  • Hailey Bieber reagon pas kritikave për intervistën virale, poston një mesazh ironik në Instagram

    Hailey Bieber reagon pas kritikave për intervistën virale, poston një mesazh ironik në Instagram

    Hailey Bieber ka reaguar ndaj komenteve ironike në rrjetet sociale, pasi intervista e saj e fundit për The New York Times u bë virale dhe shkaktoi diskutime për mënyrën se si iu përgjigj pyetjeve rreth biznesit të saj, Rhode Beauty.

    Modelja 30-vjeçare mori pjesë në Samitin DealBook të The New York Times, ku foli për suksesin e markës së saj të kozmetikës dhe marrëveshjen e shitjes së saj te kompania elf Beauty, në vitin 2025, për një vlerë që mund të arrijë në 1 miliard dollarë.

    Gjatë bisedës, Hailey u shpreh se kishte vendosur të mos e shiste markën për më pak se një miliard dollarë, duke e cilësuar fillimisht këtë objektiv si diçka thuajse të pamundur.


    Ajo shtoi se një pjesë e suksesit lidhej me atë që e quajti një iluzion optimist.

    Pikërisht kjo deklaratë u bë objekt talljeje në internet. Disa përdorues e kritikuan për përgjigjet që i konsideruan sipërfaqësore dhe pretenduan se nuk ishte mjaftueshëm e përgatitur për një intervistë me fokus biznesin.

    Hailey iu përgjigj në mënyrë indirekte kritikave përmes Instagramit. Ajo publikoi përkufizimin e fjalës optimist nga fjalori, duke e shoqëruar imazhin me fjalët: Sidoqoftë…

    Gjatë së njëjtës intervistë, modelja foli edhe për periudhën e vështirë që përjetoi për shkak të sulmeve dhe komenteve negative në internet, të lidhura me rivalitetin e përfolur mes saj dhe Selena Gomez.

    Ajo tregoi se kishte marrë edhe kërcënime me vdekje dhe se në atë periudhë ishte ndier aq e rënduar nga reagimet e njerëzve, sa kishte menduar se ndoshta do të ishte më mirë të mos ishte më aty.

    Hailey dhe Selena i kishin hedhur poshtë publikisht thashethemet për një konflikt mes tyre, duke u kërkuar ndjekësve të ndalonin sulmet dhe ngacmimet. /Telegrafi/