Author: Momenti

  • Një person kapet me armë pa leje në Pejë

    Një person kapet me armë pa leje në Pejë

    Një person kapet me armë pa leje në Pejë

    Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli.

    “Gjatë një pike kontrolli është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • Shqipëria mohon raportimet se sulmi me dron detar ndaj kovertës ruse u bë nga territori shqiptar

    Shqipëria mohon raportimet se sulmi me dron detar ndaj kovertës ruse u bë nga territori shqiptar

    Shqipëria mohon raportimet se sulmi me dron detar ndaj kovertës ruse u bë nga territori shqiptar

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mohuar raportimet se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

    Në një reagim publik, kjo ministri ka deklaruar se këto raportime janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.

    “Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.”, thuhet në reagim.

    Gjithashtu, janë hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat sipas kësaj ministrie, janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

    “U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur e përgjegjshmëri gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë.”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

  • Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

    Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

    Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

    Tre persona, dy serbë dhe një kosovar, janë ndaluar në Kamenicë nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe rasti u iniciua si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”.

    “Fsh.Tërstenë, Kamenicë 22.11.2026-11:05. Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Klankosova.tv

  • Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

    Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

    Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e talentuar Francesco Pio Esposito, duke e konsideruar italianin si një futbollist të paprekshëm në planet e klubit zikaltër.

    Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolo Schira, të dy klubet angleze kanë shfaqur interesim për transferimin e 21-vjeçarit, por Interi nuk ka qenë i gatshëm të negociojë largimin e tij.

    Newcastle United madje ka provuar të bindë klubin italian me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por përgjigjja e Interit ka qenë negative.

    Zikaltrit kanë besim të madh te sulmuesi dhe këtë e kanë dëshmuar edhe me vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2032, të nënshkruar në shtator.

    Vlera e Espositos vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Interin dhe Kombëtaren e Italisë.

    Ai deri më tani ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në të gjitha garat me fanellën e Interit, përfshirë edhe het-trikun e shënuar në barazimin e mbrëmshëm ndaj Atalantas.

    Me këto paraqitje, Esposito është shndërruar në një nga talentet më të kërkuara të futbollit italian, por Interi duket se nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij, pavarësisht interesimit dhe ofertave nga klubet e Ligës Premier./Telegrafi/

  • Sanksione, samite dhe sulme: Lufta në Ukrainë nuk tregon shenja të ndalimit

    Sanksione, samite dhe sulme: Lufta në Ukrainë nuk tregon shenja të ndalimit

    Bashkimi Evropian po përgatitet të prezantojë paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa sulmet në Ukrainë vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve diplomatike për arritjen e paqes.

    Sipas Euronews, Komisioni Evropian pritet të paraqesë masa të reja që synojnë bankat ruse, platformat e kriptovalutave dhe flotën e anijeve që Moska përdor për t’iu shmangur kufizimeve ndërkombëtare.

    Sanksionet pritet të përfshijnë edhe kompani nga vende të treta që ndihmojnë Rusinë të sigurojë produkte të ndaluara.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka lëshuar rreth 2,700 dronë, 1,460 bomba ajrore dhe 165 raketa gjatë javës së fundit, duke goditur 20 rajone të Ukrainës.

    Tensionet janë shtuar edhe brenda NATO-s, pasi Polonia ka raportuar se tri raketa ruse kanë shkelur hapësirën e saj ajrore gjatë ushtrimeve ushtarake. Varshava e ka cilësuar incidentin si provokim të qëllimshëm.

    Ambasadorët e NATO-s pritet të diskutojnë situatën në Bruksel, ndërsa Polonia kërkon mbështetje shtesë për sigurinë e kufirit lindor.

    Në anën tjetër, samiti klimatik COP31 në Turqi përfundoi pa një marrëveshje të përgjithshme, pasi BE-ja dhe disa vende të tjera kundërshtuan propozimin që nuk përmendte largimin nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

    Brukseli po përballet gjithashtu me mosmarrëveshje për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, pasi presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka propozuar shkurtime prej 204 miliardë eurosh.

    Zhvillimet vijnë në një kohë kur liderët evropianë po përpiqen të ruajnë unitetin për sigurinë, ekonominë dhe politikat klimatike, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet ndër sfidat kryesore të kontinentit. /Telegrafi/

  • 26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës

    26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës

    26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, përmes një postimi në Facebook.

    Osmani ka thënë se Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual dhe atdhetar, por se me vrasjen e tij u plagos edhe ndërgjegjja e Kosovës, e cila, sipas saj, ende kërkon drejtësi.

    “Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar. Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi”, ka shkruar Osmani.

    Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000, në Prishtinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 25 aksidente e 1870 gjoba trafiku në 24 orë

    25 aksidente e 1870 gjoba trafiku në 24 orë

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 12 aksidente me të lënduar dhe 13 të tjera me dëme materiale.

    Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1870 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona. Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person në vuajtje të dënimit.

    Burimi: RTKLive

  • U tha se sulmi me dron ndaj anijes ruse u nis nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme

    U tha se sulmi me dron ndaj anijes ruse u nis nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një anije ruse, dyshohet se ka origjinën nga territori shqiptar.

    Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta dhe që nuk pasqyrojnë faktet.

    “Shqipëria nuk ishte e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj as nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

    Më tej, autoritetet shqiptare kanë theksuar se i refuzojnë kategorikisht këto pretendime, të cilat, sipas tyre, janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

    “U bëjmë thirrje përgjegjësve për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin dhe të tregojnë saktësi, kujdesin e duhur dhe përgjegjësi gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet në njoftim.

    Reagimi i diplomacisë shqiptare vjen pas pretendimeve për përfshirjen e territorit të Shqipërisë në një sulm me dron detar ndaj një anijeje luftarake ruse. /Telegrafi/

  • Në Zvicër mbi 30 gra raportojnë përvoja shqetësuese gjatë trajtimeve në mjekësinë alternative

    Në Zvicër mbi 30 gra raportojnë përvoja shqetësuese gjatë trajtimeve në mjekësinë alternative

    Mbi 30 gra në Zvicrën Perëndimore kanë ngritur akuza për abuzime seksuale ndaj më shumë se 20 terapistëve të mjekësisë alternative, përfshirë magnetizues, akupunkturistë dhe shamanë.

    Sipas një hulumtimi të transmetuesit publik RTS, i shfaqur edhe në Blick, ndaj të paktën katër të dyshuarve në kantonin Valis janë duke u zhvilluar procedura penale, ndërsa një tjetër ndodhet në paraburgim që nga mesi i tetorit.

    Njëra prej grave ka rrëfyer se ishte abuzuar gjatë një trajtimi në vitin 2011 nga një shërues në Valis, i cili i kishte kërkuar të zhvishej dhe më pas e kishte prekur në pjesët intime.

    Ajo e kishte denoncuar rastin vetëm në vitin 2025, pak para skadimit të afatit të parashkrimit.

    Në qershor 2026, i akuzuari u shpall i pafajshëm nga gjykata e Martigny, megjithëse gjyqtari deklaroi se nuk kishte dyshime për besueshmërinë e dëshmisë së viktimës.

    Po ashtu, gruaja ka apeluar vendimin, duke thënë se ajo u prek në organin gjenital, transmeton Telegrafi.

    Pas publikimit të rastit, shumë gra të tjera kanë raportuar përvoja të ngjashme.

    Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e rregullimit ligjor dhe e mekanizmave mbikëqyrës në fushën e mjekësisë alternative u mundëson rasteve të tilla të mbeten të pazbuluara për vite me radhë.

    Ndërkohë, një tjetër shërues në Zvicër është dënuar përfundimisht me 15 vjet burg për përdhunim dhe detyrim seksual.

    Për të gjithë personat që nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë vlen prezumimi i pafajësisë./Telegrafi/