Author: Momenti

  • Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

    Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

    Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet.

    Burimi: Dukagjini

  • Edhe Shkodra përballet me probleme për shkak të motit të keq, dëmtime në banesa e shkolla - disa zona pa energji elektrike

    Edhe Shkodra përballet me probleme për shkak të motit të keq, dëmtime në banesa e shkolla – disa zona pa energji elektrike

    Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime në çatinë e një shkolle 9-vjeçare, në disa banesa dhe në rrugët rurale.

    Sipas informacionit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, deri në orën 09:00 të datës 23 nëntor 2026, në bashkinë Shkodër erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve. Shërbimet bashkiake kanë ndërhyrë për largimin e tyre.

    Në Malësinë e Madhe nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar gjithashtu me ndërprerje të furnizimit me energji.

    Problematikat më të shumta janë regjistruar në bashkinë Fushë-Arrëz. Si pasojë e motit të keq, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare në Iballë, si dhe disa banesa.

    Gjithashtu, prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave kanë shkaktuar dëmtime në rrugët rurale. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie.

    Edhe aksi Fushë-Arrëz–Bardhet është bllokuar përkohësisht gjatë natës për shkak të rrëzimit të një peme, por është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

    Problematika nga moti i keq janë evidentuar edhe në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ku ka pasur rënie gurësh dhe prurje inertesh. Aktualisht vijon puna për pastrimin e tyre.

    Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por aksi rrugor vijon të jetë i kalueshëm. Ndërkohë, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

    Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

    Prefektura e Shkodrës bën me dije se po monitoron situatën në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në zonat e prekura. /Tch/

  • Djali 7-vjeçar shpëtohet pas 14 orësh nën rrënojat e ndërtesës së goditur nga sulmet ruse

    Djali 7-vjeçar shpëtohet pas 14 orësh nën rrënojat e ndërtesës së goditur nga sulmet ruse

    Një djalë shtatëvjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese banimi në fshatin Dymer, në rajonin e Kievit, pas 14 orësh. Sulmet ruse gjatë natës ndaj këtij vendbanimi kanë lënë të vrarë 11 persona, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia gjen armë gjatë dy kontrolleve, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

    Policia gjen armë gjatë dy kontrolleve, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

    Policia gjen armë gjatë dy kontrolleve, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

    Dy raste të armëmbajtjes pa leje janë evidentuar në Pejë dhe Rahovec, ku Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri, një karikator dhe shtatë fishekë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti i parë është regjistruar në Rahovec, më 22 nëntor, rreth orës 09:15, ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

    Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Pejë, po më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli policor. Gjatë kontrollit të një personi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë për rastin në Rahovec.

    Edhe në rastin e Pejës, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.

  • Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

    Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

    Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
    Nga atje thonë se trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

    Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut”, thonë nga LAMM.

    LAMM rikujton se nga 15 nëntori 2026 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike.

    Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

  • Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe 2026 bën shqiponjën dykrenare, gjesti i saj shkakton reagime

    Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe 2026 bën shqiponjën dykrenare, gjesti i saj shkakton reagime

    Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe 2026 bën shqiponjën dykrenare, gjesti i saj shkakton reagime

    Përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin e bukurisë Miss Universe 2026, 22-vjeçarja Marija Aleksandra Ivezaj, ka tërhequr vëmendjen gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare në Porto Riko, pasi në skenë bëri shqiponjën dykrenare me duar.

    Gjesti i saj u shoqërua me reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, pasi ky simbol lidhet me identitetin kombëtar shqiptar.

    Prezantimi u mbajt më 21 nëntor në San Juan, ndërsa Ivezaj më vonë publikoi edhe fotografi në profilin e saj në Instagram, ku shihet duke bërë të njëjtin simbol me kostumin kombëtar.

    Veprimi i saj tërhoqi vëmendje të veçantë për faktin se ajo përfaqëson Malin e Zi në këtë garë ndërkombëtare, ndërsa shqiponja dykrenare përdoret gjerësisht si simbol i identitetit shqiptar.

    Disa media rajonale e cilësuan gjestin si të diskutueshëm, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim se Ivezaj kishte për qëllim të përcillte mesazh politik përmes këtij veprimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mungesa e furnizimit me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Mungesa e furnizimit me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Mungesa e furnizimit me rrymë, prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

    Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të mbahet një protestë në Prizren, ku do të kërkohet përmirësimi i këtij shërbimi.

    Protesta është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale të kësaj komune dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.

    Përmes një njoftimi, organizatorët kanë ftuar kryetarët e bashkësive lokale dhe anëtarët e tyre, të cilët përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës, që t’i bashkohen protestës.

    “Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtarët e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Kamenicë

    Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Kamenicë

    Tre persona, dy shtetas serbë dhe një shtetas kosovar, janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Interi refuzon 60 milionë euro nga Newcastle dhe ofertën e Arsenalit për talentin italian

    Interi refuzon 60 milionë euro nga Newcastle dhe ofertën e Arsenalit për talentin italian

    Interi refuzon 60 milionë euro nga Newcastle dhe ofertën e Arsenalit për talentin italian

    Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e talentuar italian, Francesco Pio Esposito, duke e konsideruar atë si një futbollist të paprekshëm në planet e klubit zikaltër.

    Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolo Schira, të dy klubet angleze kanë shfaqur interesim për transferimin e 21-vjeçarit, por Interi nuk ka pranuar të negociojë largimin e tij.

    Newcastle United ka tentuar ta bindë klubin italian me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por përgjigjja e drejtuesve zikaltër ka qenë negative.

    Besimi i Interit te sulmuesi dëshmohet edhe nga kontrata e re, të cilën Esposito e nënshkroi në shtator dhe që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2032.

    Vlera e tij në tregun e futbollit po rritet vazhdimisht, falë paraqitjeve me Interin dhe Kombëtaren e Italisë.

    Deri më tani, Esposito ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në të gjitha garat me fanellën e Interit, ndërsa së fundmi ka shkëlqyer me një het-trik në barazimin ndaj Atalantas.

    Pavarësisht interesimit nga klubet e Ligës Premier dhe ofertës së majme të Newcastle Unitedit, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej talenteve më premtues të futbollit italian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kushner: Rusia është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s

    Kushner: Rusia është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s

    Kushner: Rusia është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s

    Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga të dërguarit e tij në negociatat me Moskën, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të diskutojë mundësinë që Ukraina të marrë garanci sigurie të ngjashme me ato që parashikon neni 5 i NATO-s.

    Në një deklaratë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Kushner tha se edhe presidenti Trump është i gatshëm të shqyrtojë një mekanizëm të tillë të sigurisë për Ukrainën.

    Ai e cilësoi gatishmërinë për të diskutuar këtë mundësi si një “hap të madh përpara” në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    Kushner po udhëheq përpjekjet diplomatike së bashku me Steve Witkoffin, ndërsa të dy janë kritikuar më herët për mungesë përvoje në trajtimin e çështjeve komplekse me Rusinë.

    Megjithatë, deri më tani, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë prodhuar pak rezultate konkrete drejt përfundimit të luftës.

    Deklarata e Kushnerit vjen në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë. Në të njëjtën ditë, një sulm me dronë ndaj një supermarketi në rajonin e Kievit la të vrarë tre persona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali