Author: Momenti

  • Takimi me Këshillin Drejtues ndryshon planet e studentëve, anulohet protesta para Rektoratit

    Takimi me Këshillin Drejtues ndryshon planet e studentëve, anulohet protesta para Rektoratit

    Takimi me Këshillin Drejtues ndryshon planet e studentëve, anulohet protesta para Rektoratit

    Protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës, e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para objektit të Rektoratit, është anuluar.

    Parlamenti Studentor i UP-së ka njoftuar se vendimi për anulimin e protestës është marrë pas caktimit të një takimi me Këshillin Drejtues të Universitetit, ku pritet të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.

    Në njoftimin e drejtuar mediave, Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që ky takim të rezultojë me adresimin e kërkesave të tyre dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e çështjeve të ngritura.

    Protesta ishte paralajmëruar si shenjë pakënaqësie ndaj rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu, dhe mosadresimit të kërkesave të studentëve.

    Pakënaqësitë e tyre u shtuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, i cili erdhi si kundërshtim ndaj evidentimit të vijueshmërisë së studentëve përmes kodeve QR.

    Reagimet u shtuan edhe pas deklaratave të rektorit Hajrullahu, të cilat studentët i cilësuan si fyese dhe kërcënuese.

    Studentët kanë kërkuar kërkimfalje nga rektori, si dhe dorëheqjen e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Po këputen ligamentet e kryqëzuara sikur të ishin prej xhami, 21 lëndime serioze!

    Po këputen ligamentet e kryqëzuara sikur të ishin prej xhami, 21 lëndime serioze!

    Sezoni i ri i futbollit ka sjellë një trend shqetësues sa i përket lëndimeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze me muzikantin Maxx Morando

    Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze me muzikantin Maxx Morando

    Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze me muzikantin Maxx Morando

    Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para nga dasma e saj me muzikantin Maxx Morando, vetëm disa orë pasi çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni luksoze në Palm Springs të Kalifornisë.

    Cyrus, 33-vjeçare, dhe Morando, 28-vjeçar, u martuan të shtunën, më 21 nëntor. Këngëtarja publikoi disa fotografi në Instagram, të shoqëruara me inicialet e çiftit “M + M”, një zemër dhe datën e martesës.

    Në fotografitë e realizuara nga Jose Villa, çifti shihet duke pozuar së bashku me qenin e tyre, ndërsa në një prej momenteve më romantike shfaqen duke shkëmbyer puthje para të ftuarve.

    Nëna e këngëtares, Tish Cyrus, shihet duke duartrokitur teksa të sapomartuarit ecin drejt altarit.

    Ceremonia u zhvillua në ambient të hapur, në një pronë që dikur ishte në pronësi të legjendës së muzikës Frank Sinatra. Dasmën e drejtoi Wayne Coyne, frontmeni i grupit Flaming Lips.

    Në mesin e të ftuarve ishin edhe babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, së bashku me partneren e tij, Elizabeth Hurley.

    Miley Cyrus dhe Maxx Morando u njohën përmes miqve të përbashkët dhe u shfaqën për herë të parë publikisht së bashku në nëntor të vitit 2021, gjatë sfilatës Gucci Love Parade në Los Angeles.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

    Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

    MPEJ sqaron se raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.

    “Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thekson MEPJ.

    MEPJ i hedh poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

    “U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thekson MEPJ.

    Një anije ruse ka shpërthyer në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore, ndërsa autoritetet vendase dyshojnë se ajo mund të jetë goditur nga dronë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Osmani për Xhemajl Mustafën: U plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

    Osmani për Xhemajl Mustafën: U plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

    Osmani për Xhemajl Mustafën: U plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar figurën e Xhemajl Mustafës, në përvjetorin e vrasjes së tij.

    Ajo ka shkruar në Facebook, duke thënë se me Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar.

    “Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

  • Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

    E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë.

    Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.

    “Forcat amerikane luajnë rol të rëndësishëm në KFOR”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për Radion Evropa e Lirë.

    I pyetur nëse me aleatët është diskutuar mundësia e reduktimit të kontingjentit amerikan në Kosovë, ai tha: “Qeveria gjermane është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me NATO-n dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me të ardhmen e KFOR-it”.

    Ai shtoi se hollësitë e planifikimit të misionit nuk mund të bëhen publike për arsye sigurie.

    Përgjigjja vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel, ku aleatët e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge Colby, për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

    Para takimit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se priten ndryshime në numrin e trupave amerikane, por se përmasat e tyre mbeten të paqarta.

    Ai theksoi nevojën për koordinim me Uashingtonin, në mënyrë që të shmangen boshllëqet në mbrojtjen evropiane.

    Pas konsultimeve, Colby tha se shpreson që rishikimi i pranisë ushtarake amerikane në Evropë të përfundojë deri më 1 dhjetor.

    Ai nuk konfirmoi nëse do të ketë reduktim trupash, por tha se SHBA-ja duhet t’i shpërndajë forcat sipas nevojave të saj globale, përfshirë angazhimet në rajonin e Indo-Paqësorit.

    Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk nënkupton tërheqjen e SHBA-së nga angazhimet në Evropë.

    A pritet reduktim i trupave amerikane në Kosovë?

    Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar tashmë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.

    Në qershor, Komanda Evropiane e SHBA-së konfirmoi se do ta përshtatë gradualisht kontributin amerikan në mision, në përputhje me planet e NATO-s.

    Sipas një zyrtari të saj, përshtatja do të bëhet në faza, bazuar në vlerësimin e rrezikut.

    Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë më 16 qershor, ai nuk specifikoi numrin e ushtarëve që mund të preken nga ndryshimet.

    Një kërkesë tjetër për sqarime iu dërgua Departamentit amerikan të Mbrojtjes më 20 nëntor, por mbeti pa përgjigje.

    Ndërkohë, një burim i Radios Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ekziston një plan për reduktimin e ndjeshëm të pranisë ushtarake amerikane në Kosovë.

    Sipas tij, numri i pjesëtarëve amerikanë mund të ulet nga rreth 650 aktualisht në afërsisht 50 deri në shkurt të vitit 2028.

    Synimi, sipas burimit, është që brenda dy vjetësh SHBA-ja të ketë vetëm një rol të kufizuar ushtarak në Kosovë, ndërsa disa pozita mund të mbeten në shtabin e KFOR-it, në kampin Film City në Prishtinë.

    Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione.

    Autoritetet amerikane dhe NATO-ja nuk kanë njoftuar publikisht për një plan të tillë.

    Çfarë ndryshimesh ka paralajmëruar NATO-ja?

    Në qershor, NATO-ja njoftoi se do ta përshtatë gradualisht praninë e saj ushtarake në Kosovë, me synimin që brenda një viti numri i trupave të kthehet në nivelet e para vitit 2023.

    Vendimi u arsyetua me përmirësimin e situatës së sigurisë.

    NATO-ja kishte dërguar përforcime në vitin 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin e armatosur në Banjskë.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 20 tetor, një zyrtar i NATO-s tha se misioni kishte rreth 4.600 ushtarë nga vendet anëtare dhe partnere.

    Sipas tij, ndryshimet do të jenë graduale dhe do të varen nga vlerësimet e sigurisë. Ato mund të pezullohen ose të kthehen mbrapsht, nëse situata në terren e kërkon këtë.

    Aleanca ka theksuar se mund ta përforcojë KFOR-in nëse rrezikohet siguria në Kosovë ose stabiliteti rajonal.

    NATO-ja nuk ka sqaruar se si do të ndikojë riorganizimi në kontingjentin amerikan, por ka mirëpritur kontributin afatgjatë të SHBA-së dhe angazhimin e trupave të reja amerikane në mision.

    A mund ta shtojë Gjermania praninë e saj?

    E pyetur nëse do të shqyrtonte dërgimin e më shumë ushtarëve në Kosovë, në rast të një reduktimi amerikan, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.

    “Qeveria gjermane nuk spekulon për vendimet e mundshme të qeverive të tjera”, tha zëdhënësi për Radion Evropa e Lirë.

    Ai rikujtoi se Parlamenti gjerman, në qershor, e zgjati edhe për një vit mandatin e forcave gjermane në KFOR, duke lejuar dislokimin e deri 400 ushtarëve.

    Shtetet e Bashkuara udhëheqin Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, me seli në kampin Bondsteel, afër Ferizajt.

    Forcat amerikane janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999, kur NATO-ja dislokoi misionin paqeruajtës pas përfundimit të luftës.

    KFOR-i vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    NATO-ja ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve të planifikuara, mandati i misionit dhe angazhimi i saj për sigurinë e Kosovës mbeten të pandryshuar. /REL

  • Në Spitalin e Pejës lindën 31 foshnje brenda një jave, u kryen edhe 67 operacione

    Në Spitalin e Pejës lindën 31 foshnje brenda një jave, u kryen edhe 67 operacione

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion janë regjistruar 30 lindje, përmes të cilave kanë ardhur në jetë 31 foshnje.

    Sipas raportit javor të publikuar nga spitali, 14 nga foshnjat e lindura janë djem, ndërsa 17 vajza. Njëra nga lindjet ishte binjake.

    Gjatë kësaj periudhe, në spital janë realizuar gjithsej 3 mijë e 91 vizita dhe janë regjistruar 302 pranime të reja.

    Mesatarisht, në këtë institucion kanë qenë të hospitalizuar 151 pacientë në ditë.

    Ndërkohë, 1 mijë e 557 pacientë kanë kryer gjithsej 17 mijë e 975 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 67 operacione dhe 229 seanca të hemodializës.

    Sa u përket shërbimeve të imazherisë dhe diagnostikës, spitali ka kryer 691 rëntgenë, 350 ekzaminime EHO, 143 ekzaminime me CT, 81 me MRI, 47 ekografi dhe 28 ergometri.

    Po ashtu, gjatë javës janë realizuar 19 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi.

    Në kuadër të shërbimeve fiziatrike dhe fizioterapeutike janë kryer 189 procedura fiziatrike dhe 75 vizita në fizioterapi.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë. /Telegrafi/

  • A po e pret Zvicrën “dimri i shekullit”? Meteorologët japin përgjigjen e shumëpritur

    A po e pret Zvicrën “dimri i shekullit”? Meteorologët japin përgjigjen e shumëpritur

    Meteorologët hedhin poshtë skenarët për një dimër ekstrem, duke theksuar se parashikimet aktuale nuk tregojnë shenja për ngrica të pazakonta apo reshje të jashtëzakonshme bore.

    Sipas modeleve afatgjata meteorologjike, gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit temperaturat në Zvicër pritet të jenë rreth 1 deri në 2 gradë mbi mesataren shumëvjeçare.

    Ndërkohë, reshjet mund të jenë më të shpeshta se zakonisht, ndërsa në zonat malore pritet mundësi për reshje më të mëdha bore.

    Në ultësira, meteorologët parashikojnë mot më të butë, me periudha shiu dhe erëra, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse dobësimi i vorbullës polare ka nxitur spekulime për një dimër të ashpër në Evropë, ekspertët theksojnë se kjo nuk nënkupton automatikisht ardhjen e një vale të madhe të ftohti.

    Sipas vlerësimeve aktuale, një dimër ekstrem në Zvicër mbetet pak i mundshëm, megjithëse periudhat e shkurtra me acar dhe reshje bore nuk përjashtohen./Telegrafi/

  • Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh që i përkiste George Washingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në ankand për 4 mijë dollarë, më shumë se dy shekuj pas vdekjes së tij.

    Objekti historik, i vendosur në një kornizë, u shit të shtunën nga shtëpia e ankandeve “Richmond Auctions”. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, raporton BBC.

    Sipas të dhënave historike, flokët datojnë nga viti 1799, pak para vdekjes së Washingtonit. Fillimisht, ato i përkisnin John Gadsby-t, një banor i qytetit Alexandria në Virxhinia, i cili kishte pritur presidentin amerikan për darkë gjatë muajve të fundit të jetës së tij.

    Tufa e flokëve u ruajt nga pasardhësit e Gadsby-t, përpara se të përfundonte në duart e koleksionistit John K. Lattimer dhe më pas të dilte në ankand.

    Historia e objektit është dokumentuar edhe përmes një dëshmie të vitit 1928 nga Julia Ten Eyck McBlair, mbesa e Gadsby-t. Ajo kishte treguar se gjyshi i saj i kishte ruajtur flokët si kujtim nga miqësia me Washingtonin.

    Megjithatë, shitja për 4 mijë dollarë nuk përbën rekord. Në vitin 2021, tri fije flokësh që besohet se i përkisnin Washingtonit u shitën për afro 40 mijë dollarë.

    George Washington vdiq në vitin 1799, pasi kishte shërbyer dy mandate si president i SHBA-së. Ai udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores në Luftën e Pavarësisë kundër Britanisë dhe mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë amerikane.

    Sot, në koleksionin e Mount Vernon, rezidencës së tij të dikurshme që funksionon si muze, ruhen të paktën 50 mostra flokësh të presidentit të parë amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin

    Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin

    Miley Cyrus ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para nga dasma e saj me muzikantin Maxx Morando, vetëm disa orë pasi çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni luksoze në Palm Springs të Kalifornisë.

    Këngëtarja 33-vjeçare dhe Morando, 28 vjeç, u martuan të shtunën, më 21 nëntor. Në Instagram, Cyrus publikoi disa imazhe nga dita e veçantë, të cilat i shoqëroi me inicialet M + M, një zemër dhe datën e dasmës.

    Në fotografitë e realizuara nga fotografi Jose Villa, çifti shfaqet duke pozuar së bashku me qenin e tyre, ndërsa një prej momenteve më romantike është shkëmbimi i puthjes para të ftuarve, gjatë ceremonies, shkruan DailyMail.

    Nëna e këngëtares, Tish Cyrus, shihet duke duartrokitur teksa të sapomartuarit ecin drejt altarit.

    Ceremonia u zhvillua në ambient të hapur, në një pronë që më parë ishte në pronësi të legjendës së muzikës Frank Sinatra.

    Dasmën e drejtoi Wayne Coyne, frontmeni i grupit Flaming Lips, me të cilin Miley ka bashkëpunuar edhe më parë.

    Mes të ftuarve ishin babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, i shoqëruar nga partnerja e tij Elizabeth Hurley, si dhe disa miq e bashkëpunëtorë të çiftit.

    Miley dhe Maxx u njohën përmes një takimi të organizuar nga miqtë dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2021, gjatë sfilatës Gucci Love Parade në Los Angeles.

    Në një intervistë të mëparshme për British Vogue, këngëtarja kishte treguar se takimi ishte i verbër për të, por jo edhe për Morandon. /Telegrafi/