Author: Momenti

  • Wirtz shkëlqen ndaj Unitedit, mediat gjermane e vlerësojnë lart

    Wirtz shkëlqen ndaj Unitedit, mediat gjermane e vlerësojnë lart

    Mesfushori ofensiv gjerman ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të “Të Kuqve”, duke realizuar një gol të bukur në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 82-të asistoi për golin e Victor Munozit.

    Wirtz, i cili u transferua te Liverpooli në verën e vitit 2025 për 116 milionë funte, luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe regjistroi një paraqitje të shkëlqyer. Ai krijoi plot 10 raste për bashkëlojtarët dhe përfundoi takimin me saktësi prej 90.5 për qind në pasime.

    Gazeta e njohur gjermane “Bild” i kushtoi një artikull të veçantë paraqitjes së tij, me titullin: “Tani Wirtz po bën magji edhe në Liverpool”.

    Mediumi gjerman vlerësoi sidomos golin e tij, duke e cilësuar goditjen akrobatike me të majtën si një realizim të jashtëzakonshëm.

    “Wirtz nuk shkëlqeu vetëm si golashënues. Ai kërkoi vazhdimisht topin, organizoi sulmet dhe krijoi raste për bashkëlojtarët”, shkroi “Bild”.

    Gazeta gjermane komentoi edhe ndikimin që mund të ketë pasur Jurgen Klopp në rikthimin e besimit të mesfushorit, duke theksuar se trajneri gjerman me siguri është i kënaqur me paraqitjet e tij të fundit.

    Wirtz kishte shkëlqyer edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë, duke shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj Serbisë dhe dy të tjerë në triumfin 5-0 kundër Holandës.

    Paraqitjet e fundit tregojnë se 23-vjeçari po kalon një periudhë shumë të mirë sportive, duke dhënë sinjale se po e justifikon gjithnjë e më shumë investimin e madh të Liverpoolit.

    Burimi: RTKLive

  • Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet viktima

    Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet viktima

    Gjendet pa shenja jete një person me inicialet S.H mëngjesin e sotëm në lagjen 1 Maji, Fier.

    Dyshimet e para flasin për një ekzekutim të këtij shtetasi, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. /Tch/

  • 1.497 gjoba dhe 21 aksidente trafiku brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    1.497 gjoba dhe 21 aksidente trafiku brenda një jave në rajonin e Ferizajt

    Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.497 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik gjatë javës së kaluar, nga 16 deri më 22 nëntor 2026.

    Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe pesë patenta shoferësh për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut.

    Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 21 aksidente trafiku.

    Prej tyre, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ku 17 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa shtatë aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

    Po ashtu, ka apeluar te shoferët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

    Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/

  • Sulm kibernetik ndaj kompanisë së Samsungut, komprometohen të dhënat personale të mbi 8 mijë klientëve

    Sulm kibernetik ndaj kompanisë së Samsungut, komprometohen të dhënat personale të mbi 8 mijë klientëve

    Sulm kibernetik ndaj kompanisë së Samsungut, komprometohen të dhënat personale të mbi 8 mijë klientëve

    Mbi 8 mijë klientë të kompanisë koreano-jugore “Samsung Securities Co.” janë prekur nga një sulm kibernetik, gjatë të cilit janë komprometuar të dhënat e tyre personale.

    Qasja e paautorizuar u zbulua të shtunën në faqen e internetit të kompanisë, e cila përdoret për komunikimin me klientët. Lajmi u raportua nga agjencia Yonhap, duke cituar vetë kompaninë.

    Sipas raportimeve, informacionet e ekspozuara përfshijnë emrat, adresat e banimit dhe të dhëna të tjera personale të klientëve.

    Kompania bëri të ditur se incidenti ishte kufizuar vetëm në faqen e prekur, ndërsa sistemet e tjera ku ruhen të dhënat e klientëve nuk ishin komprometuar.

    Pas zbulimit të sulmit, “Samsung Securities” njoftoi se e ka raportuar rastin tek autoritetet përkatëse dhe ka ndërmarrë masa për forcimin e sigurisë kibernetike.

    “Samsung Securities” është një nga kompanitë kryesore financiare në Korenë e Jugut, që ofron shërbime të tregtimit të aksioneve, investimeve bankare dhe menaxhimit të pasurisë.

    Incidenti vjen në një kohë kur institucionet financiare dhe kompanitë në Korenë e Jugut po përballen me sulme të vazhdueshme kibernetike, duke shtuar shqetësimet për mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

    Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

    Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

    Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fondeve përmes GoFundMe. I dyshuari është prezantuar si person i diagnostikuar me leukemi akute, teksa ka mbledhur afro 190 mijë euro.

    Mediumi Nacionale ka publikuar pamje, për të cilat raporton se kanë ndodhur pranë shtëpisë së të dyshuarit. Në bazë të këtyre pamjeve, mbrëmjen e së dielës disa persona kanë shkuar pranë shtëpisë së të dyshuarit.

    Sipas këtyre pamjeve, të njëjtit shihen të rrevoltuar në drejtim të një personi.

    Ndaj Azemit pritet të mbahet seanca gjyqësore, ku Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Komisioni për Integrim Evropian takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë

    Përfaqësuesit e Komisionit për Integrim Evropian kanë pritur në takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët

    ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët

    Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

    Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

    Ai për KosovaPress thotë se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët që u kanë qëndruar pranë dhe i kanë mbështetur.

    Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndet.

    “Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes nenës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndet”, thotë Krasniqi.

    Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

    Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

    E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

    Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020 (pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij), dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë. /KP/

  • Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së

    Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së

    Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur fëmijë në ngarkim, tregojnë të dhënat e Eurostatit për strukturën e familjeve. Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, ku 76.6 për qind e familjeve nuk kanë fëmijë, në vendin tonë përqindja e familjeve me fëmijë është dukshëm më e lartë.

    Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 595.600 familje. Prej tyre, 393.400 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 202.200 kanë fëmijë, përcjell “TV21”.

    Mesatarja e numrit të fëmijëve për familje ka qenë 0.60, që paraqet ulje për 25 për qind krahasuar me vitin 2015, kur kjo mesatare ishte 0,80. Madhësia mesatare e një familjeje në vend ka qenë nga 3.1 deri në 3.2 anëtarë, më shumë se mesatarja evropiane, e cila është rreth 2,3 anëtarë.

    Në nivel të BE-së, përqindja e familjeve me fëmijë ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë 15 viteve të fundit. Në vitin 2010 ishte 26.9 për qind, në vitin 2015 ra në 25.9 për qind, në vitin 2020 në 25 për qind, ndërsa në vitin 2025 arriti në 23.3 për qind. Kjo do të thotë se pothuajse tetë nga dhjetë familje në BE janë pa fëmijë.

    Gjatë së njëjtës periudhë është rritur përqindja e familjeve të përbëra nga një i rritur pa fëmijë, nga 33,6 për qind në vitin 2015 në 37.5 për qind në vitin 2025. Në të kundërtën, përqindja e familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë ka rënë nga 16.6 në 14.7 për qind.

    Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjen më të lartë të familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë e ka Sllovakia me 20.3 për qind, e ndjekur nga Qiproja me 19.6, Çekia me 18.4 dhe Luksemburgu me 18.3 për qind.

    Familjet e përbëra nga një i rritur me fëmijë përbëjnë tre për qind të numrit të përgjithshëm të familjeve në BE. Përqindja më e lartë e tyre është në Estoni me 9.4 për qind, Letoni me shtatë dhe Irlandë me 6.9 për qind.

    Ndërkaq, familjet e përbëra nga një person pa fëmijë janë më të përhapura në Lituani, ku përbëjnë 62,5 për qind të familjeve. Pas saj renditen Estonia me 53.8 dhe Finlanda me 47.9 për qind.

  • Si të pastroni enët zjarrduruese nga mbetjet e djegura pa dëmtuar sipërfaqen

    Si të pastroni enët zjarrduruese nga mbetjet e djegura pa dëmtuar sipërfaqen

    Mbetjet e djathit, salcës dhe yndyrës së djegur mund të jenë të vështira për t’u hequr nga enët zjarrduruese, sidomos kur qëndrojnë për një kohë të gjatë.

    Megjithatë, me disa përbërës që gjenden në çdo kuzhinë, mund t’i pastroni pa dëmtuar sipërfaqen.

    Para se të filloni, lëreni enën të ftohet plotësisht. Më pas hiqni mbetjet e mëdha me një spatul plastike ose silikoni dhe shmangni përdorimin e mjeteve metalike.

    Një tjetër hap i rëndësishëm është ta lini enën në ujë të ngrohtë me pak detergjent për të paktën 30 minuta, ose gjatë gjithë natës.

    Një nga metodat më të thjeshta është përdorimi i sodës së bukës. Përzieni tri pjesë sodë buke me një pjesë detergjent enësh, derisa të krijohet një pastë.

    Aplikojeni mbi zonat e djegura dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Më pas fërkojeni me një sfungjer të butë dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Një alternativë tjetër është kombinimi i sodës së bukës me uthullën e bardhë. Spërkatni zonat e ndotura me sodë, shtoni uthull derisa të krijohet shkumë dhe lëreni për 20–30 minuta. Pas kësaj, fërkojeni me kujdes.

    Mund të përdorni edhe kripë të trashë dhe gjysmë limoni: fërkojeni sipërfaqen me lëvizje rrethore dhe lëreni për 15 minuta para se ta lani.

    Për të shmangur krijimin e njollave të vështira, mos e mbushni enën më shumë se 80% të kapacitetit dhe mos përdorni tepër sprej gatimi, pasi mund të krijojë shtresa të forta gjatë pjekjes.

    Gjithashtu, shmangni telin metalik dhe pluhurat gërryes. Për ruajtje më të mirë, vendosni një leckë të butë mes enëve kur i sistemoni në dollap. /Telegrafi/

  • Harrojeni ngrirjen dhe faturat e larta, truke të zgjuara për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë edhe gjatë dimrave më të ashpër

    Harrojeni ngrirjen dhe faturat e larta, truke të zgjuara për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë edhe gjatë dimrave më të ashpër

    Kur mbërrijnë ditët e ftohta të dimrit, reagimi i parë i shumicës prej nesh është ta rrisim ngrohjen në maksimum.

    Megjithatë, përpara se të përballeni me fatura të mëdha të energjisë elektrike ose gazit, ia vlen të zbatoni disa truke të zgjuara dhe të thjeshta që do ta bëjnë shtëpinë tuaj dukshëm më të ngrohtë dhe më të rehatshme.

    Në vend që të mbështeteni vetëm te radiatorët dhe ngrohësit, sekreti qëndron në ruajtjen me zgjuarsi të nxehtësisë dhe parandalimin e hyrjes së ajrit të ftohtë në ambientet tuaja.

    Ja disa mënyra të shkëlqyera për të ngrohur shtëpinë tuaj dhe për të krijuar një oaz të vërtetë dimëror.

    Përfitoni nga energjia diellore falas

    Edhe pse ditët e dimrit janë të ftohta, rrezet e diellit sjellin ende ngrohtësi. Gjatë ditës, hapni perdet dhe roletat në dritaret që janë të kthyera nga dielli për të lejuar që nxehtësia natyrale të hyjë në shtëpi. Sapo të perëndojë dielli, sigurohuni që të hapni perdet më të trasha dhe të ulni roletat – ato do të veprojnë si izoluese dhe do të parandalojnë që nxehtësia e akumuluar të dalë shpejt.

    Truk me fletë alumini pas radiatorit

    Ky është një nga truket më të vjetra, por më efektive. Nëse radiatorët tuaj janë në mure të jashtme, pjesa më e madhe e nxehtësisë shkon për të ngrohur murin në vend të dhomës. Vendosni fletë alumini të zakonshme (ose fletë alumini speciale reflektuese për radiatorët) pas elementit ngrohës, në mënyrë që ana me shkëlqim të jetë përballë dhomës. Fleta do ta reflektojë nxehtësinë përsëri në dhomë dhe do ta rrisë temperaturën shpejt.

    Qilimat nuk janë vetëm dekorim, por edhe izolim perfekt

    I ftohti shumë shpesh vjen nga poshtë, veçanërisht nëse keni pllaka, laminat ose parket pa izolim. Qilimat dhe tapetet janë izolues të shkëlqyer që bllokojnë ajrin e ngrohtë. Gjatë dimrit, mbuloni sa më shumë sipërfaqe dyshemeje të jetë e mundur me qilima më të trashë. Përveç kësaj, këmbët tuaja do të jenë gjithmonë të ngrohta, dhoma do të duket më e rehatshme dhe vizualisht më e ngrohtë.

    Mos e mbyllni derën e furrës pas pjekjes

    Dimri është koha ideale për përgatitjen e ëmbëlsirave, bukës dhe pastave të bëra në shtëpi. Kur të keni mbaruar së përdoruri furrën, mos e mbyllni menjëherë derën e furrës. Lëreni të hapur derisa furra të ftohet plotësisht. Ajri i ngrohtë do të përhapet shpejt në kuzhinë dhe dhomën e ngrënies, duke sjellë nxehtësi të lirë dhe të këndshme.