Author: Momenti

  • Golden State rikthehet te fitorja, Miami vazhdon serinë pozitive

    Golden State rikthehet te fitorja, Miami vazhdon serinë pozitive

    Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Bostonin, që pati mundësinë ta fitonte ndeshjen në sekondat e fundit, por Jayson Tatum dështoi në tentimin e tij për të shënuar në momentet vendimtare, pas sinjalit të sirenës.

    Ndërkohë, Miami Heat vazhdon formën e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Miami mposhti Oklahoma City Thunder me rezultat 123-113, në një përballje ku të dyja skuadrat kishin mungesa të rëndësishme. Miami nuk mund të llogariste në Giannis, ndërsa Oklahoma City ishte pa Shai Gilgeous-Alexander.

    Një ndeshje spektakolare u zhvillua mes Chicago Bulls dhe Denver Nuggets, ku fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve. Denveri triumfoi me rezultat 151-145, falë edhe paraqitjes fantastike të Jamal Murray, i cili realizoi 45 pikë. Vendimtar ishte edhe një gjuajtje për tri pikë e Nikola Jokicit.

    Në ndeshjet e tjera, Detroit Pistons pësoi humbje nga Atlanta Hawks me rezultat 107-97, ndërsa Dallas Mavericks fitoi në udhëtim ndaj Utah Jazz me shifrat 116-114.

    Orlando Magic triumfoi bindshëm ndaj Washington Wizards, 116-96, kurse New York Knicks mposhti Indiana Pacers me rezultat 113-106.

    Rezultatet në NBA:

    Atlanta Hawks – Detroit Pistons 107-97

    Miami Heat – Oklahoma City Thunder 123-113

    Chicago Bulls – Denver Nuggets 145-151 (pas vazhdimeve)

    Utah Jazz – Dallas Mavericks 114-116

    Washington Wizards – Orlando Magic 116-96

    New York Knicks – Indiana Pacers 113-106

    Golden State Warriors – Boston Celtics 88-87

    Burimi: RTKLive

  • Paraburgim për burrin nga Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj

    Paraburgim për burrin nga Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj

    Paraburgim për burrin nga Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për dhunë në familje dhe për lëndim të lehtë trupor.

    Caktimi i kësaj mase ndaj të dyshuarit A.K është bërë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

    Sipas kërkesës së prokurorisë, më 21.11.2026, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec, Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e mikut të tij, i pandehuri, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K.

    Në kërkesë është thënë se kjo është bërë me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.

    “Më 18.11.2026, për shkak të mosmarrëveshjeve me të pandehurin, ajo kishte shkuar te familja e saj, ku po atë ditë kishte pranuar një mesazh zanor nga i pandehuri, i cili e kishte kërcënuar me fjalët: „O ku je, o kom me të myt, po ku je“, ndërsa ditën kritike, në orët e para të mëngjesit, i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte dhe të hipte në veturë, kinse për të biseduar, ndonëse ajo kishte frikë për jetën e saj; po ashtu, me të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm, përkatësisht thikë, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit axhës së bashkëshortes së tij F.Gj., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte dalë për të biseduar me të, i pandehuri, në momentin kur ai kishte hapur derën, e kishte sulmuar me thikë në fytyrë dhe, kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për t’u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda“ në Gjakovë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • "Mos i lejoni fëmijët të luajnë" - "GTA 6" trazon botën, ekspertët alarmojnë prindërit (VIDEO)

    “Mos i lejoni fëmijët të luajnë” – “GTA 6” trazon botën, ekspertët alarmojnë prindërit (VIDEO)

    "Mos i lejoni fëmijët të luajnë" - "GTA 6" trazon botën, ekspertët alarmojnë prindërit (VIDEO)

    Një nga videolojërat më të mëdha në botë, “GTA 6”, që është lansuar gjatë javë së kaluar pas më shumë se 10 vitsh pritje, ka ngjallur diskutime të shumta për përmbajtjen dhe ndikimin mes përdoruesve.

    Në emisionin e mëngjesit “Ora Shtatë” në Klan Kosova, u diskutua për përmbajtjen e saj, për promovimin e dhunës, përmbajtjeve eksplicite dhe sjelljeve kriminale.

    Psikologu Agron Terziqi alarmoi për varësinë e përdoruesve të “GTA 6” që shpenzojnë orë të tëra duke luajtur këtë videolojë.

    “Kanë arritë në njëfarë formë ta stimulojnë trurin e njeriut, deri në atë masë që të mos ta dallojnë realitetin prej virtuales. Do të thotë ka arritur tash virtualja me kalu realitetin, dhe me u duk virtualja më e bukur, më joshëse dhe më sfiduese se vet realiteti”, thotë Terziqi.

    Ai tregon se emocionet përjetohen nga afër në varësi të ngjarjeve dhe skenave që shfaqen aty.

    Kurse, Sead Llazani, i cili luan lojëra të tilla tregoi se në ditën e lansimit të kësaj videoloje ka qëndruar me orë të tëra duke luajtur.

    “Si u dal loja kam bërë challenge dmth sfidë, e kam pritur lojën një orë, dhe 24 orë kam qëndruar live, 22 orë kam luajtur”, shprehet ai.

    Kurse, eksperti i teknologjisë, Darsej Riza, foli edhe për përfitimet ekonomike që sjellë kjo lojë.

    “Ki plot njerëz që kanë fillu me kriju përmbajte, kontent online, ku ka kriju vende pune. Ki njerëz që janë tu stream për të, por janë edhe ekipa ndihmëse e streamerave që merren me krijimin e klipeve të ndryshme, vendosjen e tyre në rrjete sociale”, thekson ai.

    Pas 13 vjetësh pritjeje, trailerash rekord dhe shtyrjesh të shumta, videoloja më e shumëpritur e viteve të fundit, Grand Theft Auto 6 (GTA 6), më në fund ka mbërritur te lojtarët, duke marrë menjëherë vlerësime historike.

  • Edita ‘kërcënon’ Zojën në BBVK: Do të ta nxij jetën sa të jesh në shtëpi

    Edita ‘kërcënon’ Zojën në BBVK: Do të ta nxij jetën sa të jesh në shtëpi

    Debatet dhe përplasjet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

    Në faqen zyrtare të BBVK-së është publikuar një video ku shihet një përplasje mes Editës dhe Zojës, ku e para dëgjohet duke i drejtuar vazhdimisht fjalë kërcënuese banores.

    Gjithçka nis kur Zoja i thotë se kanë vendosur që ta kalojnë mirë kohën në shtëpi.

    “E kemi vendosur ta çojmë mirë”, dëgjohet duke thënë Zoja.

    “Me ty a? Jetën do të ta nxij, sa të jesh këtu”, ia kthen Edita.

    “Se pari ia nxin vetes, pastaj mua”, përgjigjet Zoja.

    “Jo, loçkë, gabim je. Jetën do të ta nxij sa të jesh këtu, derisa të të largoj nga shtëpia”, vazhdon Edita.

    Në fund, Zoja i thotë “hajde”, duke treguar se nuk duket e frikësuar nga përballja me të. /Telegrafi/

  • Shqiptari Egzon Berisha vlerësohet në revistën amerikane, promovon besën shqiptare në botën e biznesit në SHBA

    Shqiptari Egzon Berisha vlerësohet në revistën amerikane, promovon besën shqiptare në botën e biznesit në SHBA

    Shqiptari Egzon Berisha, drejtues i qendrës bankare në Dallas dhe zëvendëspresident i lartë në American National Bank of Texas, është në fokus të një artikulli të revistës amerikane D CEO, e cila i kushton vëmendje rrënjëve të tij shqiptare dhe mënyrës se si ai e zbaton besën shqiptare në karrierën e tij profesionale.

    Në artikullin e publikuar, Berisha rrëfen rrugëtimin e tij nga Prishtina drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar se si vlerat familjare dhe traditat shqiptare kanë ndikuar në formimin e tij.

    I lindur në Prishtinë, në vitin 1991, ai u largua me familjen drejt SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, ndërsa në vitin 2002, kur ishte 11 vjeç, u vendosën përfundimisht atje, në kërkim të një jete më të qëndrueshme dhe mundësive më të mira.

    Berisha kujton sakrificat e prindërve të tij, të cilët u përballën me sfidën e përshtatjes në një kulturë të re, mësimin e gjuhës dhe ndërtimin e jetës nga fillimi.

    Ai veçon veçanërisht nënën e tij, të cilën e përshkruan si shtyllën e familjes dhe një shembull të punës së palodhshme.

    Një nga porositë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës është shprehja shqiptare: “Punën e sotit mos e lë për nesër”, të cilën ia përsëriste nëna që kur ishte fëmijë.

    Në intervistë, Berisha ndalet edhe te koncepti i besës shqiptare, të cilin e përkufizon si mbajtje të fjalës, ndershmëri, besueshmëri dhe përgjegjësi personale, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, kjo vlerë ka një rëndësi të veçantë edhe në botën e bankave, ku besimi është themeli i çdo marrëdhënieje me klientët, kolegët dhe partnerët.

    “Kur e jep fjalën, pritet të bësh gjithçka që është e mundur për ta mbajtur atë”, thekson Berisha, duke shpjeguar se këtë mësim nga kultura dhe edukimi shqiptar vazhdon ta zbatojë në punën dhe marrëdhëniet e tij profesionale.

    Rrëfimi i tij në revistën amerikane paraqet një shembull të rrugëtimit të një shqiptari nga Kosova, i cili ka arritur të ndërtojë karrierë në sektorin bankar amerikan, duke ruajtur lidhjen me prejardhjen dhe vlerat e vendit të tij./Telegrafi/

  • Nis funksionimi i sistemit të pagesave të shpejta, realizohen transferet e para

    Nis funksionimi i sistemit të pagesave të shpejta, realizohen transferet e para

    Në fazën e parë, shërbimi është aktivizuar në katër nga dhjetë bankat që operojnë në Kosovë: ProCredit Bank, Banka për Biznes, Raiffeisen Bank dhe NLB Banka.

    Përmes këtij sistemi, klientët e bankave pjesëmarrëse mund të transferojnë deri në 3 mijë euro për një transaksion, me kusht që të dyja bankat, ajo e dërguesit dhe e pranuesit, të jenë të lidhura me TIPS-K. Transferet realizohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

    BQK-ja ka bërë të ditur se bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht, pas përfundimit të përgatitjeve teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027.

    Ndërkohë, transferet përmes bankave që ende nuk janë pjesë e sistemit, si dhe ato që tejkalojnë kufirin prej 3 mijë eurosh, do të vazhdojnë të realizohen përmes kanaleve ekzistuese të pagesave.

    Burimi: RTKLive

  • As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

    As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

    Gary Neville ka dhënë një vlerësim shumë kritik për repartin defensiv të Manchester Unitedit, duke paralajmëruar se me lojtarët që aktualisht ka në dispozicion, klubi rrezikon edhe rënien nga Liga Premier.

    Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit, duke vënë në pikëpyetje edhe vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për ta aktivizuar nga minuta e parë Matthijs de Ligtin, i cili sapo ishte rikthyer nga lëndimi.

    “Nuk e kuptova vendimin për De Ligtin”, deklaroi Neville për Sky Sports, duke shprehur habinë për gatishmërinë e mbrojtësit pas paraqitjes së tij të dobët kundër Comos.

    “Edhe unë kam qenë jashtë fushave për një vit dhe është shumë e vështirë të rikthehesh drejtpërdrejt në një ndeshje të tillë. E pamë në ndeshjen kundër Comos, ku ishte krejtësisht jashtë ritmit. U habita shumë që luajti, por as të tjerët nuk kanë qenë duke bërë paraqitje të mira”.

    Neville beson se mbrojtja më e mirë që Manchester Unitedi mund të rreshtojë aktualisht përbëhet nga Luke Shaë, Diogo Dalot, Harry Maguire dhe Lisandro Martinez, por ai është veçanërisht i shqetësuar për alternativat e tjera në këtë repart.

    Duke iu referuar një mbrojtjeje të përbërë nga Noussair Mazraoui, Patrick Dorgu, Leny Yoro dhe Ayden Heaven, ish-kapiteni anglez dha një paralajmërim të fortë.

    “Kjo mbrojtje do t’ju dërgonte në një kategori më poshtë. Ky është fakt”, nënvizoi Neville.

    Man Unitedi përndryshe aktualisht renditet në pozitën e 19-të në kampionatin anglez./Telegrafi/

  • Defekti në pompën e ujit ndërpret furnizimin në dy fshatra të Kaçanikut

    Defekti në pompën e ujit ndërpret furnizimin në dy fshatra të Kaçanikut

    Defekti në pompën e ujit ndërpret furnizimin në dy fshatra të Kaçanikut

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Bifurkacioni” ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit ka ndodhur sot, më 23 nëntor, në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër.

    Sipas njoftimit, defekti është shkaktuar në pompën që furnizon me ujë këto dy fshatra.

    Ekipet teknike të kompanisë kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit, me qëllim të rikthimit të furnizimit sa më shpejt që të jetë e mundur.

    KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se konsumatorët do të njoftohen me kohë për momentin e rikthimit të furnizimit me ujë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it, mbetet e paqartë fati i trupave amerikane në Kosovë

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it, mbetet e paqartë fati i trupave amerikane në Kosovë

    Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it, mbetet e paqartë fati i trupave amerikane në Kosovë

    E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë.

    Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.

    “Forcat amerikane luajnë rol të rëndësishëm në KFOR”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për Radion Evropa e Lirë.

    I pyetur nëse me aleatët është diskutuar mundësia e reduktimit të kontingjentit amerikan në Kosovë, ai tha: “Qeveria gjermane është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me NATO-n dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me të ardhmen e KFOR-it”.

    Ai shtoi se hollësitë e planifikimit të misionit nuk mund të bëhen publike për arsye sigurie.

    Përgjigjja vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel, ku aleatët e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge Colby, për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

    Para takimit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se priten ndryshime në numrin e trupave amerikane, por se përmasat e tyre mbeten të paqarta.

    Ai theksoi nevojën për koordinim me Uashingtonin, në mënyrë që të shmangen boshllëqet në mbrojtjen evropiane.

    Pas konsultimeve, Colby tha se shpreson që rishikimi i pranisë ushtarake amerikane në Evropë të përfundojë deri më 1 dhjetor.

    Ai nuk konfirmoi nëse do të ketë reduktim trupash, por tha se SHBA-ja duhet t’i shpërndajë forcat sipas nevojave të saj globale, përfshirë angazhimet në rajonin e Indo-Paqësorit.

    Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk nënkupton tërheqjen e SHBA-së nga angazhimet në Evropë.

    A pritet reduktim i trupave amerikane në Kosovë?

    Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar tashmë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.

    Në qershor, Komanda Evropiane e SHBA-së konfirmoi se do ta përshtatë gradualisht kontributin amerikan në mision, në përputhje me planet e NATO-s.

    Sipas një zyrtari të saj, përshtatja do të bëhet në faza, bazuar në vlerësimin e rrezikut, shkruan REL.

    Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë më 16 qershor, ai nuk specifikoi numrin e ushtarëve që mund të preken nga ndryshimet.

    Një kërkesë tjetër për sqarime iu dërgua Departamentit amerikan të Mbrojtjes më 20 nëntor, por mbeti pa përgjigje.

    Ndërkohë, një burim i Radios Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ekziston një plan për reduktimin e ndjeshëm të pranisë ushtarake amerikane në Kosovë.

    Sipas tij, numri i pjesëtarëve amerikanë mund të ulet nga rreth 650 aktualisht në afërsisht 50 deri në shkurt të vitit 2028.

    Synimi, sipas burimit, është që brenda dy vjetësh SHBA-ja të ketë vetëm një rol të kufizuar ushtarak në Kosovë, ndërsa disa pozita mund të mbeten në shtabin e KFOR-it, në kampin Film City në Prishtinë.

    Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione.

    Autoritetet amerikane dhe NATO-ja nuk kanë njoftuar publikisht për një plan të tillë.

    Çfarë ndryshimesh ka paralajmëruar NATO-ja?

    Në qershor, NATO-ja njoftoi se do ta përshtatë gradualisht praninë e saj ushtarake në Kosovë, me synimin që brenda një viti numri i trupave të kthehet në nivelet e para vitit 2023.

    Vendimi u arsyetua me përmirësimin e situatës së sigurisë.

    NATO-ja kishte dërguar përforcime në vitin 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin e armatosur në Banjskë.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 20 tetor, një zyrtar i NATO-s tha se misioni kishte rreth 4.600 ushtarë nga vendet anëtare dhe partnere.

    Sipas tij, ndryshimet do të jenë graduale dhe do të varen nga vlerësimet e sigurisë. Ato mund të pezullohen ose të kthehen mbrapsht, nëse situata në terren e kërkon këtë.

    Aleanca ka theksuar se mund ta përforcojë KFOR-in nëse rrezikohet siguria në Kosovë ose stabiliteti rajonal.

    NATO-ja nuk ka sqaruar se si do të ndikojë riorganizimi në kontingjentin amerikan, por ka mirëpritur kontributin afatgjatë të SHBA-së dhe angazhimin e trupave të reja amerikane në mision.

    A mund ta shtojë Gjermania praninë e saj?

    E pyetur nëse do të shqyrtonte dërgimin e më shumë ushtarëve në Kosovë, në rast të një reduktimi amerikan, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.

    “Qeveria gjermane nuk spekulon për vendimet e mundshme të qeverive të tjera”, tha zëdhënësi për Radion Evropa e Lirë.

    Ai rikujtoi se Parlamenti gjerman, në qershor, e zgjati edhe për një vit mandatin e forcave gjermane në KFOR, duke lejuar dislokimin e deri 400 ushtarëve.

    Shtetet e Bashkuara udhëheqin Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, me seli në kampin Bondsteel, afër Ferizajt.

    Forcat amerikane janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999, kur NATO-ja dislokoi misionin paqeruajtës pas përfundimit të luftës.

    KFOR-i vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    NATO-ja ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve të planifikuara, mandati i misionit dhe angazhimi i saj për sigurinë e Kosovës mbeten të pandryshuar. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • E kërcënoi gruan se do ta vriste, më pas sulmoi me thikë axhën e saj dhe ia preu gishtin- Detaje tronditëse nga rasti i dhunës në familje në Gjakovë

    E kërcënoi gruan se do ta vriste, më pas sulmoi me thikë axhën e saj dhe ia preu gishtin- Detaje tronditëse nga rasti i dhunës në familje në Gjakovë

    E kërcënoi gruan se do ta vriste, më pas sulmoi me thikë axhën e saj dhe ia preu gishtin- Detaje tronditëse nga rasti i dhunës në familje në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, pasi dyshohet se kishte kërcënuar bashkëshorten me vrasje dhe më pas kishte sulmuar me thikë axhën e saj, të cilit ia kishte prerë një gisht.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec të Gjakovës, raporton Insajderii.

    Rasti kishte nisur disa ditë më herët, më 18 nëntor, kur bashkëshortja e të dyshuarit, pas mosmarrëveshjeve me të, ishte larguar te familja e saj. Atë ditë, ajo kishte pranuar edhe një mesazh zanor nga bashkëshorti, në të cilin ai e kishte kërcënuar me fjalët: “O ku je, o kom me të myt, po ku je”.

    Në orët e para të 21 nëntorit, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë ku ndodhej bashkëshortja dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte e të hipte në veturë, me pretendimin se dëshironte të bisedonte me të. Sipas Prokurorisë, gruaja kishte frikë për jetën e saj.

    Situata ishte përshkallëzuar kur axha i bashkëshortes kishte dalë për të biseduar me të dyshuarin. Ky i fundit dyshohet se e kishte sulmuar me thikë në fytyrë, ndërsa kur viktima kishte ngritur dorën për t’u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt.

    Lëndimet e tij janë evidentuar në raportin mjekësor të Shërbimit të Urgjencës në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

    Gjykatësja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

    I dyshuari do të qëndrojë në paraburgim nga 21 nëntori deri më 21 dhjetor. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi