Author: Momenti

  • A po e pret Zvicrën “dimri i shekullit”? Meteorologët japin përgjigjen e shumëpritur

    A po e pret Zvicrën “dimri i shekullit”? Meteorologët japin përgjigjen e shumëpritur

    Meteorologët hedhin poshtë skenarët për një dimër ekstrem, duke theksuar se parashikimet aktuale nuk tregojnë shenja për ngrica të pazakonta apo reshje të jashtëzakonshme bore.

    Sipas modeleve afatgjata meteorologjike, gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit temperaturat në Zvicër pritet të jenë rreth 1 deri në 2 gradë mbi mesataren shumëvjeçare.

    Ndërkohë, reshjet mund të jenë më të shpeshta se zakonisht, ndërsa në zonat malore pritet mundësi për reshje më të mëdha bore.

    Në ultësira, meteorologët parashikojnë mot më të butë, me periudha shiu dhe erëra, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse dobësimi i vorbullës polare ka nxitur spekulime për një dimër të ashpër në Evropë, ekspertët theksojnë se kjo nuk nënkupton automatikisht ardhjen e një vale të madhe të ftohti.

    Sipas vlerësimeve aktuale, një dimër ekstrem në Zvicër mbetet pak i mundshëm, megjithëse periudhat e shkurtra me acar dhe reshje bore nuk përjashtohen./Telegrafi/

  • Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

    Një tufë flokësh që i përkiste George Washingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në ankand për 4 mijë dollarë, më shumë se dy shekuj pas vdekjes së tij.

    Objekti historik, i vendosur në një kornizë, u shit të shtunën nga shtëpia e ankandeve “Richmond Auctions”. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, raporton BBC.

    Sipas të dhënave historike, flokët datojnë nga viti 1799, pak para vdekjes së Washingtonit. Fillimisht, ato i përkisnin John Gadsby-t, një banor i qytetit Alexandria në Virxhinia, i cili kishte pritur presidentin amerikan për darkë gjatë muajve të fundit të jetës së tij.

    Tufa e flokëve u ruajt nga pasardhësit e Gadsby-t, përpara se të përfundonte në duart e koleksionistit John K. Lattimer dhe më pas të dilte në ankand.

    Historia e objektit është dokumentuar edhe përmes një dëshmie të vitit 1928 nga Julia Ten Eyck McBlair, mbesa e Gadsby-t. Ajo kishte treguar se gjyshi i saj i kishte ruajtur flokët si kujtim nga miqësia me Washingtonin.

    Megjithatë, shitja për 4 mijë dollarë nuk përbën rekord. Në vitin 2021, tri fije flokësh që besohet se i përkisnin Washingtonit u shitën për afro 40 mijë dollarë.

    George Washington vdiq në vitin 1799, pasi kishte shërbyer dy mandate si president i SHBA-së. Ai udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores në Luftën e Pavarësisë kundër Britanisë dhe mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë amerikane.

    Sot, në koleksionin e Mount Vernon, rezidencës së tij të dikurshme që funksionon si muze, ruhen të paktën 50 mostra flokësh të presidentit të parë amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin

    Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin

    Miley Cyrus ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para nga dasma e saj me muzikantin Maxx Morando, vetëm disa orë pasi çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni luksoze në Palm Springs të Kalifornisë.

    Këngëtarja 33-vjeçare dhe Morando, 28 vjeç, u martuan të shtunën, më 21 nëntor. Në Instagram, Cyrus publikoi disa imazhe nga dita e veçantë, të cilat i shoqëroi me inicialet M + M, një zemër dhe datën e dasmës.

    Në fotografitë e realizuara nga fotografi Jose Villa, çifti shfaqet duke pozuar së bashku me qenin e tyre, ndërsa një prej momenteve më romantike është shkëmbimi i puthjes para të ftuarve, gjatë ceremonies, shkruan DailyMail.

    Nëna e këngëtares, Tish Cyrus, shihet duke duartrokitur teksa të sapomartuarit ecin drejt altarit.

    Ceremonia u zhvillua në ambient të hapur, në një pronë që më parë ishte në pronësi të legjendës së muzikës Frank Sinatra.

    Dasmën e drejtoi Wayne Coyne, frontmeni i grupit Flaming Lips, me të cilin Miley ka bashkëpunuar edhe më parë.

    Mes të ftuarve ishin babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, i shoqëruar nga partnerja e tij Elizabeth Hurley, si dhe disa miq e bashkëpunëtorë të çiftit.

    Miley dhe Maxx u njohën përmes një takimi të organizuar nga miqtë dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2021, gjatë sfilatës Gucci Love Parade në Los Angeles.

    Në një intervistë të mëparshme për British Vogue, këngëtarja kishte treguar se takimi ishte i verbër për të, por jo edhe për Morandon. /Telegrafi/

  • Alarm në Stamboll, një luan endet i lirë – autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë

    Alarm në Stamboll, një luan endet i lirë – autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë

    Një luan është parë duke lëvizur i lirë në zonën Sarıyer të Stambollit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe mobilizim të forcave të sigurisë.

    Sipas mediave turke, gjithçka nisi pasi një qytetar nga lagjja Uskumruköy telefonoi numrin e emergjencës, duke raportuar se kishte parë një luan.

    Pas denoncimit, autoritetet shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë, ku identifikuan një kafshë që dyshohet të jetë luaneshë.

    Në operacionin për kapjen e kafshës janë përfshirë ekipet e xhandarmërisë, Bashkisë së Sarıyerit dhe Drejtorisë së Mbrojtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare.

    Kryetari i Bashkisë së Sarıyerit, Mustafa Oktay Aksu, deklaroi për CNN TÜRK se kafsha po monitorohet përmes dronëve me kamera termike, por lëvizjet e saj të vazhdueshme po e vështirësojnë operacionin.

    “Arrijmë ta lokalizojmë herë pas here përmes dronëve termikë, por ajo vazhdimisht ndryshon vendndodhjen”, tha Aksu.

    Ai shtoi se ekzistojnë dyshime që luani mund të jetë mbajtur dhe rritur nga ndonjë person, megjithëse ende nuk dihet se nga ka ardhur apo si është arratisur.

    “Kemi përshtypjen se kafsha është rritur dhe ushqyer nga dikush. Megjithatë, nuk kemi informacione se nga mund të ketë ikur”, deklaroi ai.

    Autoritetet kanë theksuar se synimi është kapja e kafshës pa e lënduar, ndërsa operacioni po zhvillohet edhe në zonat pyjore përreth.

    “U bëjmë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për një kafshë të egër që mund të shkaktojë lëndime”, paralajmëroi kryetari i bashkisë.

    Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare konfirmoi se kafsha është lokalizuar në një zonë pyjore dhe se ekipet, së bashku me veterinerë specialistë, po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e saj.

    Ende nuk ka informacione se si ka përfunduar luani në këtë zonë të Stambollit. /Telegrafi/

  • 14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

    14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

    14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

    Një djalë shtatëvjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese banimi në Dymer, në rajonin e Kievit, pas 14 orësh i bllokuar nën to, pas sulmeve ajrore ruse.

    Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se fëmija është në gjendje stabile dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Shpëtimi i tij është konfirmuar edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Sulmet ndodhën gjatë orëve të para të së dielës dhe, sipas autoriteteve ukrainase, lanë të vrarë 11 persona në rajonin e Kievit.

    Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ekipet arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat edhe një grua 79-vjeçare.

    Ndërkohë, një sulm ndaj një shtëpie private në Bila Tserkva la të vrarë një person dhe shkatërroi plotësisht ndërtesën.

    Zelensky ka njoftuar gjithashtu se në sulme të ndara në Vyshneve, në rajonin e Kievit, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur 13 të tjerë. Sulmi kishte goditur një ndërtesë të përdorur si depo mallrash.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar pas sulmeve, ndërsa shpëtimi i dy personave nga rrënojat ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtyre operacioneve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

    Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

    Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

    Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer të dielën në mbrëmje në një spital në lagjen Lichtenberg të Berlinit, duke lënë 15 persona të plagosur ose të prekur nga thithja e tymit.

    Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Berlinit, një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë.

    Flakët shpërthyen në dhomën e një pacienti, në katin e parë të spitalit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të tymit në pjesë të ndryshme të ndërtesës, autoritetet organizuan evakuimin urgjent të pacientëve dhe personave të tjerë që ndodheshin aty.

    Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë, tymi i dendur ishte përhapur edhe në ambiente të tjera, duke rrezikuar pacientët dhe personelin mjekësor.

    Dy personat e prekur më rëndë u transportuan në spitale të tjera, ku po marrin trajtim të specializuar nën mbikëqyrjen e mjekëve të kujdesit intensiv.

    Ndërkohë, 13 personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta ose kanë shfaqur simptoma si pasojë e thithjes së tymit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

    Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Xhemail Mustafën, duke thënë se me vrasjen e tij nuk u godit vetëm një njeri, intelektual e atdhetar, por edhe ndërgjegjja e Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë ndaj anijes luftarake ruse në Libi

    Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë ndaj anijes luftarake ruse në Libi

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase kanë kryer një sulm ndaj një anijeje luftarake ruse pranë brigjeve të Libisë, duke e fundosur atë me dronë detarë.

    Burimi: Dukagjini

  • Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

    Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

    Bayern Munichu nuk është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin anglezin me klubin gjerman.

    28-vjeçari ka regjistruar 44 paraqitje me fanellën e “Los Blancos”, që prej transferimit nga Liverpooli verën e kaluar, por deri më tani nuk ka arritur ta përsërisë formën që kishte treguar në futbollin anglez.

    Madje, Alexander-Arnold është vërshëllyer edhe nga tifozët e vet në ndeshjen e fundit, ku Real Madridi përmbysi rezultatin për të fituar 2-1 ndaj Celta Vigos.

    Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey, kishte sugjeruar se Bayerni mund të ishte një destinacion i shkëlqyer për mbrojtësin anglez, ndonëse do të dëshironte ta shihte atë duke u rikthyer në Anfield.

    Megjithatë, gazetari i njohur Christian Falk, duke raportuar për CFBayern Insider, ka mohuar interesimin e kampionit gjerman për shërbimet e tij.

    “Nuk është e vërtetë që Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin e krahut të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Bayerni po kërkon një lojtar në këtë pozitë dhe emra si Givairo Read vazhdojnë të jenë në listën e tyre.

    Vetëm duke parë profilin e Readit mund të kuptoni se klubi nuk po kërkon një futbollist si Alexander-Arnold. Gjithashtu, nuk jam i sigurt nëse Vincent Kompany do ta pëlqente profilin e anglezit, pasi ai nuk është një mbrojtës i djathtë tipik për Bayern Munichun.

    Ai gjithashtu nuk është më futbollisti më i ri. Për të qenë të sinqertë, 28-vjeçari nuk e ka dëshmuar veten te Real Madridi. Duhet të kemi shumë respekt për futbollistët anglezë që provojnë veten në një shtet tjetër, por jo të gjithë arrijnë sukses pas largimit nga Britania e Madhe dhe jo çdo anglez është Harry Kane.

    Prandaj, nuk mendoj se Alexander-Arnold do të jetë një opsion real për Bayernin gjatë verës”, ka deklaruar Falk./Telegrafi/

  • Afro dy kilogramë drogë dhe 13 mijë euro cash, shqiptari arrestohet në Itali – dyshohet për trafikim të narkotikëve

    Afro dy kilogramë drogë dhe 13 mijë euro cash, shqiptari arrestohet në Itali – dyshohet për trafikim të narkotikëve

    Afro dy kilogramë drogë dhe 13 mijë euro cash, shqiptari arrestohet në Itali – dyshohet për trafikim të narkotikëve

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka sekuestruar afro dy kilogramë lëndë narkotike, si dhe rreth 13 mijë euro në para të gatshme.

    Operacioni është zhvilluar nga Seksioni Antidrogë i Policisë së Bolzanos, pas dyshimeve për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjithçka nisi në rrugën Verona, ku efektivët vunë re shqiptarin duke kryer veprime që dyshohej se lidheshin me një shitje të mundshme droge. Pas vëzhgimit, policia vendosi të ndalonte automjetin që ai drejtonte.

    Gjatë kontrollit, shqiptari shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore për arsyen e qëndrimit në qytet. Fillimisht deklaroi se kishte ardhur për turizëm së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në makinë ndodhej edhe një karrocë fëmijësh.

    Megjithatë, verifikimet e policisë zbuluan se dy gratë ishin larguar më herët nga Italia. Më pas ai deklaroi se ndodhej në zonë për arsye pune, por nuk arriti të paraqiste prova që mbështesnin këtë pretendim, raporton TCH.

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 20 gramë kokainë, të ndarë në doza dhe të fshehur nën pjesët plastike në anën e shoferit. Në portofolin e tij u gjetën gjithashtu 315 euro, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

    Kontrollet vijuan në banesën e shqiptarit, në komunën e Appianos, ku policia zbuloi sasi të tjera droge të fshehura në mobilie të ndryshme.

    Konkretisht, u sekuestruan: rreth 920 gramë kokainë; rreth 946 gramë marijuanë; rreth 57 gramë hashash; pajisje për peshimin e lëndëve narkotike; materiale për përzierjen dhe paketimin e drogës; rreth 13 mijë euro cash.

    Analizat paraprake konfirmuan se substancat e sekuestruara ishin lëndë narkotike.

    Sipas vlerësimit të policisë italiane, nëse droga do të ndahej në doza dhe do të shitej në tregun e paligjshëm, vlera e saj mund të arrinte të paktën 100 mijë euro.

    Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burg, ndërsa ndaj tij rëndon dyshimi për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali