Author: Momenti

  • CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

    CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

    CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

    Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët.

    Gjatë një takimi njëorësh me stafin, të mbajtur më 24 nëntor, Huang ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij, ndërsa ka zbuluar se po ndjek edhe psikoterapi.

    “Bëra disa gabime të tmerrshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”.

    Sipas raportimit të “The New York Times”, Huang ka theksuar se shkelja ishte veçanërisht e rëndë për faktin se ishte vetë ai që kishte hartuar një pjesë të kodit të etikës së kompanisë.

    Gjatë takimit, ai ka folur edhe për rrethanat që e çuan bordin drejtues të shqyrtonte të ardhmen e tij në krye të Nvidia-s. Sipas tij, ky proces kishte përfunduar me dorëheqjen e tij më 11 nëntor, para se të rikthehej në detyrë.

    Huang ka mohuar pretendimet se rikthimi i tij ishte rezultat i ndërhyrjeve politike apo i presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj bordit të kompanisë.

    “Kjo është plotësisht e pavërtetë”, ka deklaruar ai.

    Sipas Huang, bordi kishte marrë vendimin pas një shqyrtimi të plotë të situatës dhe mbledhjes së fakteve. Ai ka shtuar se drejtuesit kishin marrë gjithashtu garanci nga administrata Trump se ai nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se meritonte një mundësi të dytë.

    Huang kundërshton kritikat për stilin e drejtimit

    Gjatë takimit me punonjësit, kreu i Nvidia-s u është përgjigjur edhe kritikave për mënyrën se si e drejton kompaninë, duke kundërshtuar raportimet se është një shef autoritar dhe abuziv.

    Ai ka mbrojtur edhe strukturën organizative të kompanisë, ku ka rreth 60 vartës të drejtpërdrejtë, duke hedhur poshtë kritikat ndaj këtij modeli drejtimi.

    Huang është shprehur gjithashtu kundër planifikimit të trashëgimisë në udhëheqjen e kompanisë, pasi, sipas tij, një praktikë e tillë do të krijonte dallime mes drejtuesve, duke i bërë disa prej tyre të dukeshin më të rëndësishëm se të tjerët.

    Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për drejtuesin e Nvidia-s, i cili, përveç kërkimfaljes për veprimet e tij, u përpoq të sqaronte edhe rrethanat e largimit dhe rikthimit të tij në krye të kompanisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • BookFriday në Librarinë Dukagjini: Tre ditë me oferta speciale për çdo lexues!

    BookFriday në Librarinë Dukagjini: Tre ditë me oferta speciale për çdo lexues!

    Nëntori sjell një nga periudhat më të mira të vitit për të gjithë dashamirët e librave. Këtë vit, Libraria Dukagjini e shënon Black Friday me BookFriday, një mundësi për të pasuruar bibliotekën personale dhe për të gjetur dhurata të bukura, me oferta speciale që nisin të premten, më 27 nëntor, dhe vazhdojnë gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 nëntor.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbi dy të tretat e të huajve që emigrojnë në Zvicër për punë, kanë siguruar vendin e punës para mbërritjes

    Mbi dy të tretat e të huajve që emigrojnë në Zvicër për punë, kanë siguruar vendin e punës para mbërritjes

    Shumica e personave që emigrojnë në Zvicër për arsye punësimi e kanë siguruar një vend pune para se të vendosen në këtë shtet.

    Më shumë se dy të tretat e tyre kishin gjetur punë që para mbërritjes, ndërsa shumica e atyre që hynë në Zvicër pa një kontratë pune arritën të punësohen brenda tre muajve të parë.

    Këto të dhëna dalin nga rezultatet më të fundit të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), të cilat bazohen në anketimin e popullsisë për vitin 2025.

    Sipas raportit, dy të tretat e personave që mbërritën në Zvicër pa një vend pune arritën të gjenin punësim gjatë tre muajve të parë pas hyrjes në vend, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, pothuajse tetë në dhjetë emigrantë deklaruan se nuk kishin pasur vështirësi për të gjetur një punë që përputhej me kualifikimin e tyre profesional.

    Një tjetër element i rëndësishëm është njohja e gjuhëve.

    Rreth 41 për qind e personave të lindur jashtë Zvicrës deklaruan se para emigrimit kishin njohuri të avancuara të njërës prej gjuhëve zyrtare të kantonit ku jetojnë, ose se ajo ishte gjuha e tyre kryesore. Kjo përqindje është rritur krahasuar me vitin 2021.

    Të dhënat tregojnë gjithashtu se në vitin 2025, 42% e popullsisë së përhershme të Zvicrës mbi moshën 15-vjeçare kishte prejardhje migratore, që përfaqëson më shumë se tre milionë persona.

    Sa i përket arsyeve të emigrimit, pothuajse katër në dhjetë persona janë vendosur në Zvicër për arsye familjare, ndërsa një përqindje e ngjashme kanë ardhur për arsye profesionale.

    Raporti nënvizon se njohja e gjuhës së vendit, kualifikimet profesionale dhe mundësitë e punësimit luajnë rol të rëndësishëm në integrimin e emigrantëve në tregun zviceran të punës./Telegrafi/

  • Tragjedi në SHBA, rrëzohet aeroplani i vogël: Vdesin gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë

    Tragjedi në SHBA, rrëzohet aeroplani i vogël: Vdesin gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë

    Tragjedi në SHBA, rrëzohet aeroplani i vogël: Vdesin gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë

    Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël i tipit Cessna është rrëzuar të martën në brigjet e Misisipit, në SHBA, njoftoi Roja Bregdetare amerikane.

    Në bord ndodheshin katër të rritur dhe dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç. Pas rreth katër orësh kërkimesh, zhytësit kanë gjetur trupat e të gjashtë personave brenda rrënojave të aeroplanit.

    Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), aeroplani është rrëzuar rreth orës 15:30, në jugperëndim të qytetit Pascagoula. Ai ishte nisur nga New Orleans dhe po udhëtonte drejt Fort Myers, në Florida.

    Roja Bregdetare bëri të ditur se aeroplani po zbriste me shpejtësi rreth 10 mijë këmbë në minutë para se të rrëzohej, rreth 3.2 kilometra në verilindje të ishullit Horn.

    Shkaqet e aksidentit do të hetohen nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Jam në terapi

    Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Jam në terapi

    Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Jam në terapi

    CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe duke deklaruar se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët e tij.

    Gjatë një takimi njëorësh me stafin, të zhvilluar më 24 nëntor, Huang mbajti një qëndrim fillimisht serioz, përpara se diskutimi të shndërrohej në një përballje me ankesa dhe kritika.

    “Bëra disa gabime të tmerrshme”, pranoi ai, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”.Lexo edhe

    Sipas New York Times, drejtuesi i gjigantit teknologjik tregoi gjithashtu se po ndjek psikoterapi. Ai theksoi se shkelja ishte veçanërisht e papranueshme për faktin se ishte vetë ai që kishte hartuar një pjesë të kodit të etikës së kompanisë.

    Huang pranoi se veprimet e tij e kishin detyruar bordin drejtues të shqyrtonte të ardhmen e tij në krye të Nvidia-s, proces që e kishte çuar drejt dorëheqjes më 11 nëntor.

    Megjithatë, ai u rikthye në detyrë dhe gjatë takimit u përpoq të hidhte poshtë pretendimet se kthimi i tij ishte rezultat i ndikimit apo ndërhyrjeve politike.

    Ai mohoi kategorikisht që të ishte rikthyer sepse konsiderohej një figurë e teknologjisë mbi ligjin dhe kodin e etikës. Gjithashtu, hodhi poshtë pretendimet se presidenti amerikan Donald Trump kishte ushtruar presion mbi bordin e Nvidia-s për ta rikthyer në detyrë.

    “Kjo është plotësisht e pavërtetë”, deklaroi Huang.

    Sipas tij, bordi mori vendimin pas një shqyrtimi të plotë të situatës dhe mbledhjes së fakteve. Ai shtoi se drejtuesit kishin marrë gjithashtu garanci nga administrata Trump se ai nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se meritonte një mundësi të dytë.

    Huang mbron stilin e tij të drejtimit

    Gjatë takimit, CEO i Nvidia-s iu përgjigj edhe kritikave për mënyrën se si drejton kompaninë, duke kundërshtuar raportimet se është një shef autoritar dhe abuziv.

    Ai mbrojti gjithashtu strukturën organizative të Nvidia-s, ku ka rreth 60 vartës të drejtpërdrejtë, duke kundërshtuar kritikat ndaj këtij modeli drejtimi.

    Huang u shpreh se nuk beson te planifikimi i trashëgimisë në drejtimin e kompanisë, pasi sipas tij, një praktikë e tillë do të nënkuptonte se disa drejtues konsiderohen më të rëndësishëm se të tjerët.

    Takimi shënoi një moment të rëndësishëm për drejtuesin e Nvidia-s, i cili, përveçse kërkoi falje për veprimet e tij, u përpoq të sqaronte edhe rrethanat e rikthimit në krye të kompanisë.

    Burimi: Insajderi

  • Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 2 360 tiketa trafiku

    Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 2 360 tiketa trafiku

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 20 aksidente me persona të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

    Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 360 tiketa trafiku.

    Po ashtu, janë arrestuar 11 persona, tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

    Burimi: RTKLive

  • Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? - Policia jep detaje

    Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? – Policia jep detaje

    Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? - Policia jep detaje

    Dy granata dore dhe një armë e tipit AK-47, së bashku me tre karikatorë, janë gjetur në mbeturina në fshatin Zhur të Prizrenit.

    Rasti është raportuar të martën pasi punëtorët e një kompanie që po merreshin me mbledhjen e mbeturinave kanë hasur në mjetet e dyshuara, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportit policor, njësiti për deminim ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim-teknikës ka marrë armën.

    Rasti është duke u hetuar.

  • Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? - Policia jep detaje

    Kanos dy prindërit pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? - Policia jep detaje

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka kanosur dy prindërit e tij pas një mosmarrëveshjeje.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 23:00, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga njësitet policore.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë

    Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë

    Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë

    Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në Gjakovë.

    Fëmija që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, transmeton Klankosova.tv

    Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

    Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishin pësuar pesë persona, tri femra dhe dy meshkuj. Njëri nga të lënduarit, i dyshuar në këtë rast, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Kapet një shtetas i Malit të Zi në Pejë, çka i gjeti policia?

    Kapet një shtetas i Malit të Zi në Pejë, çka i gjeti policia?

    Kapet një shtetas i Malit të Zi në Pejë, çka i gjeti policia?

    Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar në Bjeshkën e Sejnovës në Pejë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë, si dhe një thikë, transmeton Klankosova.tv.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.