Author: Momenti

  • Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja e ndarë politikisht, përplasjet mes së majtës dhe së djathtës para zgjedhjeve

    Spanja po përballet me një klimë të thellë polarizimi politik në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku Partia Popullore konservatore (PP) kryeson në shumicën e sondazheve dhe shihet si favorite për të formuar një koalicion qeverisës me partinë e djathtë ekstreme Vox.

    Kryeministri socialist, Pedro Sanchez, gjatë fushatës në ishullin Tenerife, paralajmëroi qytetarët për rritjen e ndikimit të qeverive të djathta, duke përmendur politikat e Donald Trumpit, Jair Bolsonaro dhe Javier Mileit.

    Sipas raportimeve të BBC, në anën tjetër, lideri i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, kritikoi ashpër qeverisjen socialiste, duke e cilësuar atë si fyese dhe poshtëruese për shumë qytetarë.

    Edhe partia Vox ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Sánchez, duke e akuzuar atë me tone të rënda, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, Sanchez, i njohur për qëndrimet e tij në mbrojtje të feminizmit, emigracionit dhe energjisë së gjelbër, është bërë një nga zërat më të dalluar të së majtës në Evropë.

    Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, ku të dyja palët paralajmërojnë për rrezikun që, sipas tyre, kundërshtarët politikë paraqesin për demokracinë në vend.

  • Sot protestohet në Prishtinë për mbrojtjen e grave

    Sot protestohet në Prishtinë për mbrojtjen e grave

    Sot protestohet në Prishtinë për mbrojtjen e grave

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, e cila mbahet sot, më 25 nëntor, në Prishtinë.

    Me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    RrGK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar veprime konkrete nga institucionet.

  • Nga mishi te ushqimet me yndyrë, këto ushqime nuk këshillohet të ruhen në plastikë

    Nga mishi te ushqimet me yndyrë, këto ushqime nuk këshillohet të ruhen në plastikë

    Nga mishi te ushqimet me yndyrë, këto ushqime nuk këshillohet të ruhen në plastikë

    Enët plastike përdoren gjerësisht në familje për të sistemuar frigoriferin dhe për të ruajtur ushqimet e mbetura. Por, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, ato nuk janë të përshtatshme për çdo lloj ushqimi: në rrethana të caktuara, kimikatet e plastikës mund të kalojnë te ushqimi dhe të shtojnë rrezikun e kontaminimit.

    Vëmendje e posaçme kërkojnë enët e vjetra, të dëmtuara nga gërvishtjet ose të përdorura shpesh për ngrohjen e ushqimit në mikrovalë. Disa prej tyre mund të përmbajnë bisfenol A (BPA), një kimikat që gjendet në produkte të caktuara plastike.

    Mishi i pagatuar është një nga ushqimet që nuk këshillohet të ruhet në plastikë. Bakteret mund të mbeten në gërvishtjet apo hapësirat e vogla të sipërfaqes së enës dhe të shumohen aty. Për të ulur rrezikun e kontaminimit, ekspertët rekomandojnë përdorimin e enëve prej qelqi.

    Gjithashtu, enët plastike duhen shmangur për ushqimet me shumë yndyrë, përfshirë vajin e ullirit, gjalpin, djathin, mishin, peshkun, arrat, ushqimet e skuqura dhe salcat me bazë kremi. Disa përbërës të plastikës treten më lehtë në yndyrë sesa në ujë, çka mund të lehtësojë kalimin e kimikateve në ushqim. Qelqi dhe çeliku inoks janë alternativa të rekomanduara.

    Edhe ushqimet acide kërkojnë kujdes gjatë ruajtjes. Në këtë grup hyjnë domatet, agrumet dhe lëngjet e tyre, salcat për sallata, jogurti, lakra turshi dhe kimchi. Kontakti me plastikën mund të nxisë çlirimin e disa kimikateve, ndërsa aciditeti mund të lërë njolla në enë dhe t’i vështirësojë pastrimin.

    Kategoria e katërt përfshin ushqimet e mbetura që do të ngrohen më vonë. Ambalazhet plastike njëpërdorimëshe, të përdorura shpesh nga restorantet për dërgimin e porosive, nuk duhen vendosur në mikrovalë. Gjatë ngrohjes ato mund të deformohen ose të shkrihen, duke rritur mundësinë që substanca të padëshiruara të kalojnë në ushqim.

    Përpara ngrohjes, ushqimi duhet kaluar në një pjatë ose enë të përshtatshme për mikrovalë. Nëse mbetjet do të ruhen për një vakt tjetër, është më mirë që ato të vendosen që në fillim në enë qelqi ose çeliku inoks.

    Ekspertët nënvizojnë se përdorimi i enëve të përshtatshme dhe kontrolli i gjendjes së tyre ndihmojnë në ruajtjen e sigurt të ushqimeve dhe në shmangien e rreziqeve të mundshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nis rindërtimi i rrugës "Agron Rrahmani” në Uglar

    Nis rindërtimi i rrugës “Agron Rrahmani” në Uglar

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur punimet për rindërtimin e 2,8 kilometrave të rrugës që mban emrin e dëshmorit “Agron Rrahmani”. Ky investim i përgjigjet një kërkese të kahershme të banorëve, të cilët përballen çdo ditë me gjendjen e dëmtuar të rrugës.

    Në nisjen e punimeve morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.

    Ministria ka hartuar projektin në koordinim me të dyja komunat. Investimi ka vlerë prej 1,3 milionë eurosh, prej të cilave 1,1 milion euro financohen nga Ministria dhe 200 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.

    Rindërtimi i këtij segmenti do të përmirësojë kushtet e qarkullimit dhe sigurinë për banorët e Uglarit dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë.

    Burimi: RTKLive

  • Perisic thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve, pas golit ndaj Real Madridit

    Perisic thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve, pas golit ndaj Real Madridit

    Real Madrid dhe PSV Eindhoven luajtën mes vete në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampionëve në stadiumin Santiago Bernabeu, e cila përfundoi me fitoren e vendasve 5-1. Mysafirët shënuan golin e vetëm në minutën e 32-të, kur Ivan Perisic ishte i saktë nga penalltia. Anësori kroat bëri histori në garën elitare evropiane për klube me golin e tij dhe vendosi dy rekorde.

    Me 37 vjet e 295 ditë, Perisic u bë lojtari më i vjetër që shënuar një penallti në historinë e Ligës së Kampionëve, dhe gjithashtu lojtari më i vjetër që ka shënuar kundër Real Madridit në këtë garë. Megjithatë, Reali shënoi pesë gola në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin dhe për të parandaluar një humbje të turpshme.

    Futbollisti kroat është ngjitur gjithashtu në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar uellsianin legjendar Ryan Giggs, i cili shënoi golin e tij të fundit në këtë garë në moshën 37 vjeç e 289 ditë.

    Vetëm Pepe i Portugalisë, David Luiz i Brazilit dhe Francesco Totti i Italisë janë tani përpara Perisic. Rekordi mbahet nga Pepe, i cili shënoi për Porton në dhjetor 2023 në moshën 40 vjeç e 290 ditë.

    I dyti është David Luiz, i cili shënoi për Pafos të Qipros kundër Monacos në nëntor të vitit të kaluar pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Mislav Orsic. I treti është Totti, i cili shënoi për Romën në nëntor të vitit 2014 në moshën 38 vjeç e 59 ditë.

    Perisic theu rekordin e vendosur nga Sergio Ramos, i cili shënoi nga pika e bardhë kundër Sevillas në dhjetor 2023 në moshën 37 vjeç e 257 ditë. Vitin e kaluar, kroati u bë shënuesi i tretë më i vjetër i penalltive në historinë e Ligës së Kampionëve, pas Ramos dhe Luka Modric, dhe tani ai i ka tejkaluar të dy. /Telegrafi/

  • Në Zvicër kërkohet ndalimi i shitjes së mishit të kontaminuar me PFAS

    Në Zvicër kërkohet ndalimi i shitjes së mishit të kontaminuar me PFAS

    Mishi i kontaminuar me substancat kimike PFAS nuk duhet të lejohet më në treg. Kështu ka deklaruar Sara Stalder, drejtoreshë e organizatës zvicerane për mbrojtjen e konsumatorëve, duke kërkuar masa të njëjta dhe kontrolle më të rrepta në të gjitha kantonet e Zvicrës.

    Në një intervistë për televizionin publik zviceran SRF, Stalder ka kritikuar dallimet në mënyrën se si kantonet kontrollojnë praninë e PFAS në produktet e mishit.

    Sipas saj, kantoni St. Gallen kryen kontrolle më të rrepta dhe ndalon shitjen e produkteve që tejkalojnë kufijtë e lejuar, ndërsa në kantone të tjera kontrollet janë më të kufizuara.

    Ajo ka kërkuar që Qeveria Federale të marrë përgjegjësinë për vendosjen e rregullave të unifikuara në nivel kombëtar, duke theksuar se konsumatorët duhet të kenë të njëjtën mbrojtje, pavarësisht kantonit ku jetojnë apo vendit nga vjen mishi, transmeton Telegrafi.

    Një nga çështjet më të debatueshme është propozimi për përzierjen e mishit të kontaminuar me PFAS me mish të pakontaminuar, në mënyrë që produkti përfundimtar, si mishi i bluar apo sallami, të jetë brenda kufijve ligjorë.

    Stalder e ka kundërshtuar këtë praktikë, duke argumentuar se PFAS janë substanca shumë të qëndrueshme, të cilat shpërbëhen jashtëzakonisht ngadalë dhe mund të grumbullohen në organizmin e njeriut.

    Ajo ka kërkuar gjithashtu që fermerët, fermat e të cilëve janë prekur nga ndotja, të marrin kompensim financiar, pasi në shumë raste nuk janë përgjegjës për këtë situatë.

    PFAS, të njohura si “kimikate të përjetshme”, mund të përhapen përmes ujit dhe tokës së ndotur, duke përfunduar në zinxhirin ushqimor.

    Në Zvicër dhe Bashkimin Evropian ekzistojnë kufij ligjorë për praninë e këtyre substancave në mish, peshk, vezë dhe produkte të tjera ushqimore. Kur tejkalohen kufijtë, produktet nuk mund të shiten.

    Sipas Stalder, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve duhet të jetë prioritet, ndërsa produktet ushqimore duhet të përmbushin standardet e sigurisë, pavarësisht nëse janë prodhuar në Zvicër apo importuar nga jashtë./Telegrafi/

  • Liga e Kampionëve me nëntë përballje të zjarrta sonte, gjigantët evropianë zbresin në fushë

    Liga e Kampionëve me nëntë përballje të zjarrta sonte, gjigantët evropianë zbresin në fushë

    Liga e Kampionëve me nëntë përballje të zjarrta sonte, gjigantët evropianë zbresin në fushë

    Liga e Kampionëve vazhdon këtë të mërkurë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku në fushë do të zbresin disa prej skuadrave më të njohura të futbollit evropian.

    Një nga përballjet më interesante të mbrëmjes pritet të jetë ajo mes Club Brugge dhe Liverpoolit. Skuadra angleze do të kërkojë të marrë pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa një tjetër duel që pritet me interes është ai mes Lille dhe Bayern Munichut.

    Barcelona do të luajë në udhëtim ndaj Sabahut, kurse Interi do të përballet me Stuttgartin. Në Paris, PSG-ja do të jetë nikoqire e Romës, në një sfidë mes dy skuadrave që synojnë të bëjnë paraqitje të forta në garat evropiane.

    Në program është edhe përballja mes Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit, me skuadrën angleze që do të udhëtojë drejt Portugalisë. Ndërkohë, Shakhtar Donetsk do të përballet me Fenerbahçen, në një tjetër duel ku të dyja skuadrat do të synojnë të marrin pikë.

    Ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë Slavia Praha – Villarreal dhe Atletico Madrid – Viking.

    Programi nis në orën 18:45, me dy takimet Sabah – Barcelona dhe Slavia Praha – Villarreal. Shtatë ndeshjet e tjera do të zhvillohen nga ora 21:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Skandal në Serbi për fluturimin e Vulin-it drejt Moskës, policia dyshohet se tentoi ta mbulonte rastin

    Skandal në Serbi për fluturimin e Vulin-it drejt Moskës, policia dyshohet se tentoi ta mbulonte rastin

    Skandal në Serbi për fluturimin e Vulin-it drejt Moskës, policia dyshohet se tentoi ta mbulonte rastin

    Policët serbë dyshohet se gënjyen prokurorin për rastin e Aleksandar Vulin-it, ish-shefit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), dhe një ditë më vonë hartuan një raport zyrtar me version tjetër të ngjarjes. Kështu raporton mediumi serb Nova.rs, duke zbuluar një varg mospërputhjesh në hetimin për kthimin e avionit që po udhëtonte nga Beogradi drejt Moskës, më 3 nëntor.

    Avioni i kompanisë “Air Serbia”, në fluturimin JU 134, ishte kthyer nga hapësira ajrore e Lituanisë drejt Serbisë, pasi dyshohej se gjatë hipjes së Vulin-it në aeroplan nuk ishin respektuar procedurat e sigurisë.

    Sipas Nova.rs, kthimin e avionit e kishte kërkuar Milan Kuç, përgjegjës për sigurinë korporative të aeroportit “Nikola Tesla”, për shkak të shkeljes së pretenduar të procedurave të sigurisë.

    Pas kthimit të avionit, në aeroport ishte dërguar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Tretë Themelore Publike në Beograd, për të verifikuar nëse kishte elemente të ndonjë vepre penale.

    Dy versione të ndryshme të policisë

    Sipas burimeve të Nova.rs, policët kufitarë fillimisht i kishin deklaruar prokurorit se Aleksandar Vulin kishte anashkaluar kontrollet e sigurisë dhe se në këtë kishte ndihmuar një agjent i BIA-s, i cili e shoqëronte atë.

    Nëse do të vërtetohej ndonjë vepër penale, sipas vlerësimit fillestar, rasti mund të përfshinte keqpërdorim të detyrës zyrtare, çështje që do të ishte në kompetencë të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, e cila më pas e mori përsipër rastin.

    Megjithatë, sipas mediumit serb, një ditë më vonë u hartua një shënim zyrtar nga një pjesëtar i Policisë Kufitare, në të cilin ngjarja përshkruhej ndryshe.

    Në këtë version thuhej se Vulin i kishte kaluar procedurat e kontrollit të sigurisë, por gjatë kalimit nëpër portën e kontrollit kundër mjeteve shpërthyese ishte aktivizuar alarmi. Në atë moment kishte ndërhyrë agjenti i BIA-s dhe Vulin kishte vazhduar rrugën pa iu nënshtruar kontrolleve shtesë që parashikojnë protokollet.

    Nova.rs thekson se mbetet e paqartë pse policët i kishin dhënë prokurorit një version tjetër nga ai që ishte paraqitur në shënimin zyrtar.

    Përgjegjësi i sigurisë kishte kërkuar kthimin e avionit

    Sipas të njëjtit medium, Milan Kuç e kishte telefonuar shefin e Policisë Kufitare, Dragiša Simiq, duke i kërkuar që ta kthente avionin, por ky i fundit nuk kishte vepruar sipas kërkesës. Kthimin e avionit, sipas raportimit, e kishte realizuar vetë Kuç.

    Nova.rs vëren se shënimet zyrtare policore zakonisht hartohen menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në këtë rast dokumenti ishte përpiluar një ditë më vonë. Sipas mediumit, shënime të tilla ndonjëherë përdoren nga zyrtarët policorë për t’u mbrojtur kur përfshihen në ndërhyrje të dyshimta ose kur kanë rezerva për ligjshmërinë e vendimeve të eprorëve.

    Çfarë thotë Ministria e Brendshme?

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kishte reaguar më 20 nëntor, duke deklaruar se Policia Kufitare e kishte kryer punën në përputhje me ligjin.

    Në komunikatën e saj, ministria kishte theksuar se Vulin i kishte kaluar kontrollet e detyrueshme kufitare, ashtu si edhe udhëtarët e tjerë në fluturimin drejt Moskës.

    Sipas MUP-it, kontrollet e tjera të udhëtarëve dhe bagazheve para hipjes në avion nuk janë në kompetencë të Policisë Kufitare.

    Ministria kishte shtuar se, në raste të tilla, formohet një shtab që vendos për masat dhe veprimet që duhet të ndërmerren, ndërsa Policia Kufitare është pjesë e këtij mekanizmi.

    Ajo kishte mohuar raportimet për mosveprim të shefit të Policisë Kufitare, duke pretenduar se gjenerali Dragiša Simiq kishte insistuar për kontrollimin e plotë të fluturimit pas kthimit të avionit në aeroportin e Beogradit.

    Megjithatë, sipas Nova.rs, mbetet e hapur pyetja se pse deklaratat e policëve para prokurorit ndryshojnë nga përmbajtja e shënimit zyrtar.

    Mediumi serb ka bërë të ditur se i ka dërguar pyetje Prokurorisë së Lartë Publike lidhur me numrin e personave të marrë në pyetje dhe nëse është kërkuar nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm që t’i intervistojë pjesëtarët e Policisë Kufitare. Deri në publikimin e raportimit, përgjigje nuk kishte marrë.

    Burimi: Insajderi

  • “Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    “Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    “Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

    Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrëset do të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

    “Përmes kësaj proteste, kërkojmë: Ndryshimin e Kodit Penal dhe përkufizimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes së një gruaje. Krijimin e mekanizmit Femicide Watch, për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vrasjet e grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale. Buxhetim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë strehimoret, linjën telefonike emergjente, qendrat për trajtimin e rasteve të dhunimit seksual dhe shërbimet e tjera të specializuara. Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, me mekanizma funksionalë, koordinim ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë gratë. Përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mblidhen gjashtë komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli

    Mblidhen gjashtë komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli

    Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raportet e auditimit, buxhetin për vitin 2027, marrëveshjet për kredi në sektorin e shëndetësisë dhe të drejtat e komuniteteve.

    Burimi: Dukagjini