Author: Momenti

  • Fede Valverde tregon si e kompletoi Reali përmbysjen: Një lojtar e ndryshoi tërë lojën

    Fede Valverde tregon si e kompletoi Reali përmbysjen: Një lojtar e ndryshoi tërë lojën

    Kapiteni i Real Madridit, Federico Valverde, ka vlerësuar ndikimin e Jude Bellinghamut në përmbysjen e madhe të skuadrës madrilene ndaj PSV Eindhovenit, në fitoren 5-1 në Ligën e Kampionëve.

    Reali shkoi në pushim mes pjesëve në disavantazh prej 1-0, pas golit të Ivan Perisicit nga penalltia në pjesën e parë. Megjithatë, hyrja e Bellinghamut në fillim të pjesës së dytë ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, duke i dhënë skuadrës një energji dhe qasje tjetër në lojë.

    Pas përfundimit të takimit, Valverde nuk i kurseu elozhet për mesfushorin anglez, duke theksuar se ndikimi i tij ishte vendimtar në përmbysje.

    “Jude Bellingham na dha qetësi. Ai e ndryshoi ndeshjen”, deklaroi uruguaiani.

    Vetë Valverde e nisi serinë e golave të Real Madridit, duke barazuar shifrat në minutën e 50-të. Dhjetë minuta më vonë, Bellingham shënoi golin e përmbysjes, ndërsa në vazhdim në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, për fitoren përfundimtare 5-1.

    Mesfushori uruguaian foli edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në pozitën e mbrojtësit të djathtë, duke treguar se ndihet mirë në këtë rol.

    “Po kënaqem duke luajtur si mbrojtës i djathtë. E di se e kam besimin dhe mbështetjen e trajnerit dhe stafit, dhe kjo më ndihmon”, u shpreh Valverde.

    Ndërkohë, në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve, Real Madridi do të ketë punë të vështirë me Arsenalin si mysafir në “Emirates”./Telegrafi/

  • Modric mungon ndaj Olympiacos

    Modric mungon ndaj Olympiacos

    Modric është aktivizuar për të gjitha minutat në fitoren 5:1 të Milan ndaj Frosinone në “San Siro”, por ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë në fund të takimit.

    Ndonëse lëndimi nuk konsiderohet serioz nga stafi mjekësor i klubit italian, kroati nuk do të jetë në dispozicion për përballjen e radhës evropiane në udhëtim ndaj Olympiacos.

    Gjithashtu, ekziston mundësia që mesfushori të mungojë edhe në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Cagliari, në kuadër të kampionatit italian.

    Synimi i Milan është që Modric të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në fushë më 6 dhjetor, kur kuqezinjtë do të përballen me Parma në “San Siro”.

    Burimi: RTKLive

  • Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

    Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

    Filarmonia e Kosovës organizon koncert festiv për 28 Nëntorin

    Filarmonia e Kosovës do të organizojë një koncert festiv me këngë shqiptare, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

    Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor, nga ora 18:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

    Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore do të interpretojë një program të veçantë, ku do të marrin pjesë sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi.

    Përmes këtij koncerti, publiku do të ketë mundësi të festojë Ditën e Flamurit nën tingujt e muzikës shqiptare.

  • CIA-ja në shënjestër të hakerëve, zbulohet çfarë arritën të prekin

    CIA-ja në shënjestër të hakerëve, zbulohet çfarë arritën të prekin

    CIA-ja në shënjestër të hakerëve, zbulohet çfarë arritën të prekin

    CIA-ja dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në ShBA janë goditur nga një sulm i dyshuar kibernetik, që ka prekur informacionet e paklasifikuara, kanë bërë të ditur për CNN katër burime në dijeni të rastit.

    Sulmi ka prekur një sistem që agjencitë e përdorin për analizimin e inteligjencës nga burimet e hapura.

    Megjithatë, zyrtarët kanë theksuar se asnjë informacion i klasifikuar nuk është komprometuar.

    “Nuk ka pasur ndërprerje të kapaciteteve kritike apo të sistemeve të klasifikuara”, ka deklaruar një zyrtar i ODNI-së, ndërsa CIA ka refuzuar të komentojë, shkruan CNN.

    ODNI mbikëqyr 17 agjenci amerikane të inteligjencës, përfshirë CIA-n.

    Incidenti, për të cilin fillimisht raportoi The New York Times, vjen pas një serie sulmesh kibernetike dhe ndërprerjesh teknologjike që kanë prekur institucionet amerikane.

    Sipas burimeve, ai nuk duket të ketë lidhje me sulmin e dyshuar ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale të FBI-së, transmetohet Klankosova.tv.

    Ndërkohë, ndërprerje të tjera teknologjike kanë prekur edhe bankat, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe sistemin e kontrollit të trafikut ajror të ShBA-së.

  • 14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

    14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

    14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human

    Një çift britanik në të 70-at e tyre ka arritur të mbledhë 67 mijë funte për bamirësi, duke e shndërruar shtëpinë e tyre në një atraksion të vërtetë festiv, të mbuluar me mijëra drita dhe dekorime të Krishtlindjes.

    John dhe Helen Attlesey, nga qyteti Soham në Cambridgeshire të Anglisë, prej 14 vitesh e zbukurojnë shtëpinë e tyre me dekorime festive, duke tërhequr vizitorë nga pjesë të ndryshme të vendit.

    Nisma nisi në vitin 2012, pasi nipi i tyre, Jacob, u diagnostikua me një formë të rrallë dhe të rëndë të epilepsisë. Në moshën vetëm gjashtëvjeçare, mjekët i kishin dhënë atij edhe 12 deri në 18 muaj jetë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës iu hoq një pjesë e trurit, krizat epileptike të Jacobit u ndalën dhe ai rifitoi aftësinë për të ngrënë dhe ecur. Sot, në moshën 23-vjeçare, ai është frymëzimi kryesor pas kësaj nisme bamirëse.

    Çifti shpenzon rreth tetë javë çdo vit për përgatitjen e dekorimeve, ndërsa përmes kësaj nisme ka mbledhur deri më tani 67 mijë funte për organizata që ndihmojnë fëmijët, përfshirë Great Ormond Street Hospital, Dreamflight dhe East Anglia’s Children’s Hospices.

    Pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kostove të mirëmbajtjes së dekorimeve, John dhe Helen nuk kanë ndërmend të heqin dorë, transmeton Klankosova.tv.

    “Për ne, rëndësi ka të ndihmojmë të tjerët që mund të gjenden në të njëjtën situatë në të cilën ishim ne”, ka thënë Helen.

    Ajo ka shtuar se, pavarësisht shpenzimeve, çifti do të vazhdojë këtë traditë për aq kohë sa të ketë mundësi.

    Shtëpia e tyre tashmë njihet nga banorët e zonës si “Shtëpia e Dritave të Krishtlindjes”, duke dëshmuar se një traditë festive mund të shndërrohet edhe në një nismë që ndihmon jetën e të tjerëve.

  • Vojvoda flet për gjashtë vjetët në Itali, zbulon ofertat që refuzoi nga Lindja e Mesme

    Vojvoda flet për gjashtë vjetët në Itali, zbulon ofertat që refuzoi nga Lindja e Mesme

    Vojvoda flet për gjashtë vjetët në Itali, zbulon ofertat që refuzoi nga Lindja e Mesme

    Mërgim Vojvoda synon të vazhdojë të luajë në futbollin italian, pavarësisht ofertave që kishte marrë nga Lindja e Mesme gjatë afatit kalimtar të verës.

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës është njëri prej futbollistëve të paktë kosovarë që aktivizohen në njërën prej pesë ligave më të forta në Evropë. Që nga viti 2020, ai ka zhvilluar 180 ndeshje në Serie A, duke luajtur për Torinon, Comon dhe aktualisht Udinesen.

    Nga këto paraqitje, 135 i ka regjistruar me fanellën e Torinos, 45 me Comon, ndërsa 14 me Udinesen.

    Në një intervistë të dhënë të martën në emisionin “Udinese Tonight” të “TV 12”, Vojvoda ka treguar se ka refuzuar ofertat nga Lindja e Mesme, pasi dëshiron të mbetet në një kampionat të nivelit të lartë.

    “Më pëlqen të luaj në Itali, niveli është shumë i lartë. Në verë, më kontaktuan nga Lindja e Mesme, por doja të qëndroja në një ligë të nivelit të lartë, dhe ja ku jemi në krye. Në ekipin kombëtar, flas me shokët e mi të ekipit që kanë luajtur në Itali, Francë dhe Spanjë, dhe ata thonë se liga italiane është më e vështirë, veçanërisht nga pikëpamja taktike dhe përqendrimi që kërkon. Nuk mund të bësh gabime”, ka thënë Vojvoda.

    Futbollisti 31-vjeçar ka folur edhe për përshtatjen e tij në Itali, duke theksuar se integrimi në shoqëri dhe mësimi i gjuhës ishin ndër prioritetet e tij që nga ardhja në këtë vend.

    “Sapo mbërrita në Itali, u përpoqa të integrohesha dhe pas disa muajsh jepja intervista në italisht. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Së pari duhet të integrohesh, pastaj të tjerët do të hapin krahët. Të tjerët presin që të jetë e kundërta, por duhet të jesh i pari që mëson gjuhën, kulturën dhe ushqimin”, është shprehur Vojvoda.

    Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua Torinos në shtator të vitit 2020, pasi u transferua nga Standard Liege i Belgjikës. Me skuadrën torineze qëndroi deri në shkurt të vitit 2025, kur kaloi te Como. Në korrik të këtij viti, ai iu bashkua Udineses.

    Vojvoda ka thënë se është ndier mirë që nga momenti i parë te skuadra e re, ndonëse ka pranuar se përgatitja fizike dhe përshtatja me kërkesat e ekipit i kanë marrë kohë.

    “Kur mbërrita, menjëherë ndjeva ngrohtësinë e klubit dhe të tifozëve. U ndjeva mirë. Përgatitja fizike që bëmë ishte e ndryshme nga ajo me të cilën isha mësuar dhe nuk isha në formën time më të mirë fizikisht. Sa më shumë ndeshje kalonin, aq më shumë e ndjeja këtë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Edhe në një situatë si kjo, kur arrin të dalësh nga një situatë e vështirë, është edhe më e mrekullueshme. Dua të jap 100% deri në fund”, është shprehur ai.

    Aktualisht, Udinese po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, duke u renditur në vendin e parafundit me gjashtë pikë. Megjithatë, Vojvoda beson se skuadra ka potencialin për ta përmirësuar pozitën e saj dhe për t’u larguar nga zona e rënies.

    Ai ka folur edhe për periudhën e kaluar te Como, ku ishte nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas dhe u aktivizua në disa pozita të ndryshme.

    “Nën drejtimin e Fabregasit, luaja si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe sulmues anësor. Në fillim të sezonit të kaluar te Como, të gjithë sulmuesit anësorë ishin të lënduar, dhe ai më aktivizoi atje. Luajta shumë mirë dhe e kalova gjithë sezonin në atë rol. E njoh ligën italiane tani, thjesht duhet të kuptoj stilin e lojës që dëshiron trajneri i Udineses dhe mund të luaj në pozicione të ndryshme”, ka thënë ai.

    Vojvoda e ka vlerësuar lart punën e Fabregasit, duke e cilësuar atë “mjeshtër”. Ai ka kujtuar edhe periudhën kur Como ishte në zonën e rënies, por arriti ta përfundonte sezonin në vendin e dhjetë.

    “Kur mbërrita në Como, ishim në zonën e kuqe, por trajneri ishte i bindur se mund ta bënim dhe përfunduam të dhjetët. Këtu, si atje, e dimë cilësinë që kemi. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë fizikisht dhe mendërisht të aftë dhe të japin gjithçka. Nëse është kështu, jam i bindur. Kemi shumë potencial. Deri më tani, gjithmonë na ka munguar dikush dhe nuk ka qenë e lehtë as për trajnerin. Nëse të gjithë janë të shëndetshëm, mund të bëjmë po aq mirë sa vitin e kaluar”, ka deklaruar Vojvoda.

    Mërgim Vojvoda është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës. Që nga viti 2017, ai ka regjistruar 81 paraqitje me fanellën e Dardanëve, duke qenë lojtari me më së shumti ndeshje në histori të përfaqësueses.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nicolas Sarkozy përballet me një tjetër proces gjyqësor, këtë herë bashkë me gruan

    Nicolas Sarkozy përballet me një tjetër proces gjyqësor, këtë herë bashkë me gruan

    Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe këngëtarja Carla Bruni, do të përballen me një proces të ri gjyqësor lidhur me një rast korrupsioni.

    Burimi: Dukagjini