AUV-i asgjëson 5.56 tonë misër nga Serbia, u gjet me përmbajtje të lartë të aflatoksinës

AUV-i asgjëson 5.56 tonë misër nga Serbia, u gjet me përmbajtje të lartë të aflatoksinës

Written by

in

AUV-i asgjëson 5.56 tonë misër nga Serbia, u gjet me përmbajtje të lartë të aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër të importuar nga Serbia, pasi gjatë kontrolleve është konstatuar se përmbante nivele të Aflatoksinës B1 mbi kufirin e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-it, misri i kontaminuar është identifikuar në tri subjekte ekonomike në Kosovë.

Në kompaninë “Agro Com” Sh.P.K., në Fushë Kosovë, janë asgjësuar 3 mijë e 270 kilogramë misër, në “Thermo-1” Sh.P.K., në Prugoc të Prishtinës, 1 mijë e 40 kilogramë, ndërsa në NTP “Te Hysi”, në Shtime, 1 mijë e 250 kilogramë.

Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të gjendet në produkte ushqimore, veçanërisht në drithëra si misri. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kësaj substance mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Rreziku shtohet edhe kur misri i kontaminuar përdoret si ushqim për kafshët. Në këto raste, toksina mund të kalojë në qumësht në formën e Aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për shëndetin e konsumatorëve.

Për këtë arsye, AUV-i u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve që të kontrollojnë origjinën e ushqimit për kafshë dhe të sigurojnë kushtet e duhura të ruajtjes.

Agjencia ka kërkuar gjithashtu që misri në të cilin është konstatuar tejkalim i kufirit të lejuar të Aflatoksinës B1 të mos përdoret dhe as të tregtohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali