Eksperti i sigurisë, Jahë Balaj, ka thënë se angazhimi i njësisë speciale FIT në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt tregon se vlerësimi i rrezikshmërisë ka qenë i lartë.
Në emisionin FIVE, Balaj ka vlerësuar punën e policisë për arrestimin e të dyshuarit, duke theksuar se qëllimi i saj është që personat e dyshuar të kapen të gjallë dhe të minimizohet rreziku për zyrtarët policorë.
“Kjo është arsyeja, pra, që ka shkuar njesia FIT-i. Jam i sigurt që kjo është, dhe ka lëshu një mesazh. Pra, sipas mediave që do t’ju vras. Edhe na e dimë gjithë, edhe unë e di që kemi një njësinë shumë mirë, njohur edhe në rajon. Edhe fakti që ka hy FIT, do me thonë, rrezikshmëria ka qenë e lartë. Edhe i përgëzoj për sukseset që e ka ba, se nuk është që janë vonu me e kap te dyshuari”, ka deklaruar ai.
Ai ka shpjeguar se Policia e Kosovës ka persona të trajnuar për negociim dhe se kjo metodë përdoret në situata të ndryshme për të qetësuar situatën dhe për të mundësuar arrestimin.
Sipas Balajt, negociimi ka rol kyç në raste të tilla, pasi policia mund të shqyrtojë disa nga kërkesat e të dyshuarit pa dhënë premtime që nuk mund t’i përmbushë.
Balaj ka theksuar se i dyshuari duhet të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore dhe se prioritet mbetet arrestimi i tij në mënyrë të sigurt.
Burimi: Dukagjini
