Buleshkaj: Besimi i publikut s`ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve

Buleshkaj: Besimi i publikut s`ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve

Written by

in

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare KosovaPAR 2026, ku kontribuoi në panelin “Integriteti, lufta kundër korrupsionit, mbikëqyrja dhe besimi publik në administratën publike”.

Në adresimin e tij, Buleshkaj theksoi se besimi i publikut nuk ndërtohet përmes premtimeve, por përmes vendimeve dhe veprimeve konkrete të institucioneve.

“Besimi i publikut nuk ndërtohet duke u kërkuar qytetarëve që t’u besojnë institucioneve. Ai ndërtohet kur institucionet dëshmojnë, përmes vendimeve dhe sjelljes së tyre, se e meritojnë këtë besim.” – Yll Buleshkaj

Ai vuri në pah rëndësinë e deklarimit dhe verifikimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtjes efektive të sinjalizuesve si mekanizma që forcojnë transparencën dhe llogaridhënien. Këta mekanizma duhet të shkojnë përtej përmbushjes formale të kërkesave ligjore dhe të sjellin rezultate konkrete në parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e praktikave institucionale.

Buleshkaj theksoi gjithashtu se institucionet duhet të krijojnë një mjedis ku shqetësimet mund të raportohen në mënyrë të sigurt dhe të trajtohen me përgjegjësi, duke nënvizuar rëndësinë e udhëheqjes së përgjegjshme, mbikëqyrjes efektive dhe zbatimit të paanshëm të ligjit.

Konferenca KosovaPAR 2026, e organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, u mbajt më 28 dhe 29 tetor në Prishtinë, me temën “Vlera publike dhe e mira e përbashkët: njerëzit, besimi dhe digjitalizimi”.

Burimi: RTKLive