Category: Lajme

  • Bazeli plot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

    Bazeli plot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

    Bazeli plot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

    Mbi 11 mijë persona në rajonin e Bazelit në Zvicër e kanë shqipen gjuhë kryesore, ndërsa komuniteti shqiptar po shënon prezencë të rëndësishme edhe në ekonominë lokale, përmes punësimit dhe zhvillimit të bizneseve.

    Sipas të dhënave statistikore të vitit 2024, gjithsej 11,539 banorë të moshës 15 vjeç e lart në kantonet Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft kanë deklaruar shqipen si gjuhë kryesore.

    Ndërkohë, në fund të vitit 2025, në këto dy kantone janë regjistruar 10,257 shtetas nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

    Megjithatë, këto shifra nuk paraqesin numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon, pasi statistikat zvicerane regjistrojnë shtetësinë dhe gjuhën, e jo përkatësinë etnike.

    Përveç pranisë në jetën shoqërore, shqiptarët janë të angazhuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë ndërtimtarinë, transportin, industrinë, gastronominë, tregtinë dhe shëndetësinë.

    Një zhvillim i rëndësishëm është edhe rritja e sipërmarrjes shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës.

    Sipas një raportimi të portalit zviceran “Bajour”, në rajonin e Bazelit vlerësohet të ekzistojnë rreth 300 kompani me prejardhje shqiptare.

    Ky vlerësim është bërë nga Hirmet Ziberi, i cili në vitin 2026 themeloi shoqatën “Albanische Unternehmen beider Basel”, me qëllim të bashkimit dhe përfaqësimit të bizneseve shqiptare në rajonin e Bazelit.

    Komuniteti shqiptar është i pranishëm si në qytetin e Bazelit, ashtu edhe në komunat përreth. Ndërkohë, gjeneratat e reja po ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes arsimit, punësimit dhe integrimit në shoqërinë zvicerane.

    Këto të dhëna dëshmojnë praninë e rëndësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, jo vetëm si pjesë e fuqisë punëtore, por edhe si kontribuues në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Zvicrës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pazel full of Albanians, over 11,000 residents have main Albanian language

    Over 11 thousand people in the Basel region in Switzerland have the main Albanian language, while the Albanian community is marking significant presence in the local economy, through business employment and development.

    According to 2024 statistical data, a total of 11,539 residents aged 15 and older in the Basel-Stadt cantons and Basel-Landschaft have declared Albanian as the main language.

    Meanwhile, at the end of 2025, 10,257 citizens from Kosovo, Albania and Northern Macedonia are registered in these two cantons.

    However, these figures do not represent the total number of Albanians living in the region, as Swiss statistics register citizenship and language, not ethnic affiliation.

    In addition to presence in social life, Albanians are engaged in different sectors of the economy, including construction, transport, industry, gastronomy, trade and health.

    An important development is the growth of Albanian entrepreneurship in this part of Switzerland.

    According to a report by the Swiss portal ‘%your, there are estimated to be about 300 companies of Albanian descent in the Basil region.

    This assessment was made by Hirmet Ziberi, who in 2026 founded the association éAlbanische Unterneurin beider Basel, with the aim of joining and representing Albanian businesses in the Basile region.

    The Albanian community is present in both the town of Basel and the surrounding municipalities. Meanwhile, new generations are building their future through education, employment and integration into Swiss society.

    This data testifies to the important presence of the Albanian community in this region, not only as part of the workforce, but as contributing to Switzerland’s economic and social development.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndalohet shoferi shqiptar: Voziste nën ndikimin e drogës makinën e shkatërruar

    Ndalohet shoferi shqiptar: Voziste nën ndikimin e drogës makinën e shkatërruar

    Ndalohet shoferi shqiptar: Voziste nën ndikimin e drogës makinën e shkatërruar

    Një inspektim teknik zbuloi se sistemi i tij i shkarkimit, tubat e frenave etj. ishin të dëmtuara. Testi i drogës konfirmoi praninë e kokainës në gjak. 

    Një burrë 37-vjeçar, shtetas shqiptar ra në sy se përbënte një rrezik të konsiderueshëm sigurie për përdoruesit e tjerë të rrugës në qytetin e Salzburgut të enjten.

    Ai u kap duke drejtuar nën ndikimin e drogës rreth orës 13:00 dhe në automjetin e tij u gjetën gjithashtu disa defekte serioze, transmeton albinfo.at.

    Një inspektim teknik zbuloi se sistemi i tij i shkarkimit, tubat e frenave dhe pezullimi i rrotave ishin të dëmtuara. Një test droge konfirmoi praninë e kokainës në gjak.

    Kështu, ai duhej të dorëzonte patentën e tij të drejtimit në vend. Veç kësaj do të pasojnë disa akuza ndaj tij.

    Gjithashtu rreth mesditës, një banor 36-vjeçar i Salzburgut tërhoqi vëmendjen e policisë në Hallein për shkak të drejtimit të tij të çrregullt. Një test droge ndaj tij rezultoi pozitiv për THC. Edhe ai duhej të dorëzonte patentën e tij të drejtimit.

    Burimi: Insajderi

  • Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre

    Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre

    Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se i është vjedhur çanta në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku sipas viktimës, në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme.

    Policia e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë dhe ka nisur hetimet.

    “Gjakovë / 14.11.2026 – 16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv

  • Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

    Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

    Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të vdekjes në Prizren.

    Në raportin 24-orësh është njoftuar se pasditen e së shtunës një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    “Prizren / 14.11.2026 – 17:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

  • Zelensky akuzon SpaceX për kufizimet në rrjetin Starshield: Po pengohet mbrojtja e Ukrainës nga dronët rusë

    Zelensky akuzon SpaceX për kufizimet në rrjetin Starshield: Po pengohet mbrojtja e Ukrainës nga dronët rusë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vënë në pikëpyetje kufizimet e vendosura në rrjetin satelitor Starshield të kompanisë SpaceX, duke akuzuar kompaninë e Elon Musk se po e keqinformon Kievin lidhur me arsyet e këtyre masave.

    Zelensky tha të enjten se forcat ukrainase po përballen me kufizime në përdorimin e shërbimit, pasi terminalet në zonat e pushtuara nga forcat ruse janë kufizuar në një shpejtësi maksimale prej 161 kilometrash në orë.

    “Këto kufizime janë në fuqi prej pesë ditësh. Na thonë se bëhet fjalë për një lloj problemi teknik. Ne nuk besojmë se është kështu”, deklaroi presidenti ukrainas në komentet e publikuara të shtunën dhe të raportuara nga disa media.

    Sipas Zelenskyt, kufizimet po ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e Ukrainës për të interceptuar dronët sulmues rusë me motorë reaktivë. Ai e ngriti këtë çështje edhe gjatë një fjalimi në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin, në fillim të kësaj jave.

    “Nëse dikush në Amerikë merr vendime që, në thelb, e trajtojnë territorin ukrainas sikur të mos jetë ukrainas, atëherë kjo na tregon se në çfarë drejtimi po shkojnë gjërat”, tha ai.

    Të premten, Zelensky shtoi se Kievi nuk kishte marrë “asnjë shpjegim të qartë” për kufizimet, transmeton Telegrafi.

    “E kam udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës që të intensifikojnë kontaktet me Departamentin amerikan të Shtetit, Pentagonin dhe SpaceX-in, për të marrë sqarime dhe për ta zgjidhur situatën”, shkroi ai në rrjetet sociale.

    Rrjeti Starshield ka luajtur rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Ukrainës kundër forcave ruse, duke siguruar internet dhe komunikim të qëndrueshëm në fushëbetejë.

    Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se Uashingtoni kishte ngritur mundësinë që Ukraina të heqë dorë nga territore në favor të Rusisë, në këmbim të anëtarësimit në NATO, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për përshpejtimin e negociatave të paqes.

    “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohej në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që u ngrit një çështje e tillë”, u tha Zelensky gazetarëve të premten, në komente të publikuara të shtunën, sipas agjencisë AFP.

    Ai shtoi se Ukraina po diskuton garanci konkrete të sigurisë nga NATO dhe Bashkimi Evropian. Sipas tij, nëse vendet perëndimore i konfirmojnë këto kushte, ai do t’i drejtohet qytetarëve ukrainas për të marrë mendimin e tyre.

    “Unë nuk kam të drejtë ta marr këtë vendim i vetëm”, deklaroi presidenti ukrainas. /Telegrafi/

  • Zvicra shqyrton masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet kufitare të aeroporteve

    Zvicra shqyrton masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet kufitare të aeroporteve

    Autoritetet zvicerane dhe përfaqësuesit e industrisë së aviacionit kanë diskutuar masa të reja për përshpejtimin e kontrolleve kufitare në aeroportet e vendit, pas pritjeve më të gjata që janë shfaqur me zbatimin e sistemit të ri evropian të regjistrimit të udhëtarëve.

    Në takimin e mbajtur më 13 nëntor 2026, në Bernë, morën pjesë ministri zviceran i Drejtësisë, Beat Jans, përfaqësues të autoriteteve të kontrollit kufitar, kompanive ajrore dhe aeroporteve. Qëllimi ishte shqyrtimi i mundësive për përmirësimin e procedurave gjatë hyrjes së udhëtarëve në Zvicër.

    Sipas Qeverisë Federale, vështirësitë janë shtuar pas vendosjes së sistemit evropian Entry/Exit System (EES), i cili është zbatuar në Zvicër që nga tetori i vitit 2025. Ky sistem regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jashtë Bashkimit Evropian dhe zonës Schengen, duke përfshirë të dhënat biometrike, fotografinë e fytyrës dhe shenjat e gishtërinjve.

    Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet zvicerane, gjatë vitit të parë të funksionimit të sistemit EES në gjithë zonën Schengen janë regjistruar mbi 225 milionë hyrje dhe dalje të rreth 90 milionë udhëtarëve nga vendet e treta.

    Në më shumë se 78 mijë raste, udhëtarëve u është refuzuar hyrja në zonën Schengen, transmeton Telegrafi.

    Njëra nga zgjidhjet që po shqyrtohet është krijimi i një programi të quajtur “National Facilitating Program” (NFP), i cili do t’u mundësonte disa udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së dhe Schengenit që t’i nënshtrohen vullnetarisht një procedure paraprake regjistrimi dhe verifikimi.

    Në këtë mënyrë, gjatë kalimit të kufirit mund të shmanget intervistimi shtesë dhe kontrollet të kryhen në masë më të madhe përmes portave automatike elektronike, të njohura si E-Gates.

    Autoritetet vlerësojnë se kjo mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës së pritjes, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të madh udhëtarësh. Megjithatë, programi është ende në fazën e diskutimit dhe nuk është marrë vendim për zbatimin e tij.

    Qeveria zvicerane thekson se përmirësimi i procedurave duhet të bëhet duke ruajtur sigurinë kufitare dhe funksionimin e sistemit evropian të kontrollit të hyrje-daljeve./Telegrafi/

  • Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë, barazimi ndaj Bjellorusisë mjafton për kuqezinjtë

    Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë, barazimi ndaj Bjellorusisë mjafton për kuqezinjtë

    Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së Kombeve. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në Budapest të Hunagrisë.

    Kuqezinjtë, të drejtuar nga përzgjedhësi Ronaldo Maran, tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-off për ngjitje në Ligën B, por synimi është ta mbyllin grupin në pozitën e parë dhe të sigurojnë promovimin e drejtpërdrejtë.

    Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kjo do të thotë se një barazim do t’i mjaftonte kombëtares shqiptare për ta ruajtur kreun dhe për ta siguruar ngjitjen direkte në Ligën B.

    Albania seeks to close group in first place, draw on Belarus is enough for reds Festa e Shqipërisë LSA Photos

    Përballja pritet të jetë e luftuar, pasi të dyja ekipet kanë ende objektiva të rëndësishëm për të përmbushur.

    Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Shqipëria kishte triumfuar me rezultat 2-0 në “Air Albania”.

    Tashmë, kuqezinjtë synojnë ta përsërisin suksesin ose të marrin të paktën një pikë për ta mbyllur me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Albania seeks to close group in first place, draw on Belarus is enough for reds

    Albania seeks to close group in first place, draw on Belarus is enough for reds

    Albania today plays an important match against Belarus, within the final lap of the League of Nations Group. The meeting is held from 6: 00 p.m. at the NHIlovvszky Rudolphü Stadium in Budapest, Hunagria.

    The Reds, led by selective Ronaldo Maran, have already secured participation in the B League climbing playoff, but the goal is to close the group in first position and ensure direct promotion.

    Albania leads the group with 12 points, while Belarus ranks second with 10 points. This means that a draw will suffice for Albanian nationals to preserve the head and ensure direct climbing to League B.

    Albania seeks to close group in first place, draw on Belarus is enough for reds Festival of Albania LSA Photos

    The confrontation is expected to be combated, as both teams still have significant goals to meet.

    In the first match between these two teams, Albania had triumphed by 2-0 in Air Albania.

    Now, the reds are intended to repeat success or to get at least one point to successfully close this edition of the League of Nations. /Telegraphy/

    Standings provided by Sofascore
  • Goditet nga vetura një këmbësore në Mitrovicë të Veriut, pëson lëndime të rënda

    Goditet nga vetura një këmbësore në Mitrovicë të Veriut, pëson lëndime të rënda

    Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.

    Aksidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 00:02, kur një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një person i dyshuar, ka goditur këmbësoren derisa ajo ishte duke kaluar rrugën.

    Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mjekët kanë konstatuar se lëndimet e saj janë të rënda, ndërsa është bërë e ditur se ajo do të transferohet për trajtim jashtë vendit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë kryer hetimet lidhur me aksidentin. Për rastin është njoftuar edhe prokurori./Telegrafi/