Category: Lajme

  • Ekskluzive: Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

    Ekskluzive: Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

    Ekskluzive: Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

    Gjykata ka marrë vendim lirues për Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn, të cilët akuzoheshin për vepra të ndryshme penale që lidhen me vrasjen e rëndë.

    Sipas aktgjykimit që e ka siguruar Klan Kosova, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj janë liruar nga akuza për vrasje të rëndë, ndërsa Halil Mehmetaj nga akuza për shtytje në vrasje të rëndë.

    “Gjykata vendosi që të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj të lirohen nga akuza në lidhje me veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par. I nenpar. dhe 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I pandehuri Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shkak të veprës penale Shtytja në vrasje të rëndë nga neni 32 lidhur me nenin 173 të KPRK-së. Ndersa i pandehuri Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe Për shkak veprës Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar armeve nga neni 366 par. I lidhur me nenin 31 KPRK-se.”

    Rasti ka të bëjë me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor 2021 në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë.

    Gjykata ka konstatuar se akuzat ndaj të pandehurve nuk janë vërtetuar në nivelin e kërkuar për një vendim dënues dhe, rrjedhimisht, ka vendosur lirimin e tyre nga akuzat përkatëse.

    “Gjykata e analizoj me vëmendje këtë çështje, mori parasysh të gjitha pretendimet e palëve, mbrojtjen e të pandehurve dhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët në një formë apo tjetër dhanë informata që mund të shërbejnë për sqarimin e kësaj çështje” – thuhet në aktgjykim./Klankosova.tv

  • Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

    Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

    Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet të përkohshëm dhe duke paralajmëruar se shumë prej projekteve të përfshira në të rrezikojnë të mos zbatohen.

    Gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se projektbuxheti është kryesisht përsëritje e buxhetit të vitit 2026 dhe se në shumicën e organizatave buxhetore vërehet një rritje e vogël e mjeteve.

    “E shoh këtë buxhetin e vitit 2027, e shoh buxhet të përkohshëm. Ku e bazoj këtë vlerësim? Për shkak se kur e sheh tabelën buxhetore dhe i sheh programet e Qeverisë, kjo është një përsëritje e buxhetit 2026 dhe në shumicën e organizatave buxhetore ka një ngritje bukur të vogël”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka shprehur shqetësimin se projektet e përfshira në dokument mund të mbesin vetëm në letër, për shkak të mungesës së financimit të duhur.

    “Konstatimi im i parë është që buxheti, projektet të cilat i kam parë në këtë dokument, rrezikojnë me mbet projekte në letra dhe mos me qenë të zbatuara. Ka rrezik serioz që ndërlidhet me një listë të dëshirave që e shohim në projekt, por një mosbuxhetim të projekteve”, ka thënë ai.

    Tahiri ka kritikuar edhe nivelin e zbatimit të investimeve kapitale gjatë vitit 2026, duke e cilësuar atë si joefikas.

    “Kur shohim implementimin e projekteve në vitin 2026, shohim një joefikasitet të tmerrshëm. Kur shohim projektet e investimeve kapitale, shohim 80 për qind të projekteve që janë të vjetra, e vetëm 20 për qind janë projekte të reja.

    Një numër i projekteve të reja të cilat ish dashtë me qenë prezent, kanë financim shumë të dobët. Kjo për ne është problem shumë i madh”, ka theksuar deputeti i AAK-së.

    “Ky buxhet është buxhet i përkohshëm dhe nuk është buxhet i cili do të hyjë në zbatim në vitin 2027, pres që do të ketë një rishikim të shpejtë të këtij buxheti”, ka deklaruar Besnik Tahiri në foltoren e Parlamentit./Klankosova.tv

  • Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë konstatuar mangësi në zbatimin e standardeve të sigurisë për punëtorët.

    Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore.

    Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës.

    Ky institucion ka theksuar se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet në rrethana që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

  • Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë intervistohet si i dyshuar nga Krimet Ekonomike

    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë intervistohet si i dyshuar nga Krimet Ekonomike

    Bekim Brestovci, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, është intervistuar sot, 19.11.2026, nga hetuesit e Krimeve Ekonomike në cilësinë e personit të dyshuar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se Brestovci është përgjigjur në të gjitha pyetjet e hetuesve.

    “Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar, për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje tjera. Vepra për çka është intervistuar ka të bejë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje.” – ka deklaruar Qerkini.

    Përveç Brestovcit, në lidhje me këtë rast janë intervistuar edhe shefi i Ndërtimeve në Komunën e Prishtinës dhe katër inspektorë të tjerë.

    Intervistimet dyshohet se lidhen me disa ndërtime në kryeqytet.

  • Sot banore e BBVK, por dikur Nora Tushi e kishte sprovuar veten në spektakle të famshme si "The Voice of Germany" dhe "Gjermania kërkon një yll"

    Sot banore e BBVK, por dikur Nora Tushi e kishte sprovuar veten në spektakle të famshme si “The Voice of Germany” dhe “Gjermania kërkon një yll”

    Nora Tushi, e cila aktualisht është një nga banoret e “Big Brother VIP Kosova 5”, ka një eksperiencë televizive edhe jashtë Kosovës, ku më herët kishte provuar të ndërtonte karrierën e saj në muzikë.

    Para se të bëhej pjesë e spektaklit të njohur në Kosovë, ajo kishte konkurruar në dy prej formateve më të njohura muzikore në Gjermani, “The Voice of Germany” dhe “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS).

    Së fundmi, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa video nga paraqitjet e saj në këto gara, duke rikthyer në vëmendje rrugëtimin muzikor të Norës përpara se të bëhej pjesë e BBVK-së.

    Përvoja e saj e parë televizive daton në vitin 2019, kur, në moshën 19-vjeçare, mori pjesë në sezonin e nëntë të “The Voice of Germany”. Në fazën e audicioneve të fshehta, Nora interpretoi këngën “Without Me” të këngëtares Halsey, mirëpo performanca e saj nuk arriti të bindte asnjërin prej trajnerëve që të kthente karrigen.

    – YouTube youtu.be

    Megjithatë, kjo përvojë nuk e ndali atë së ndjekuri ëndrrën për muzikën. Pesë vjet më vonë, në vitin 2024, Nora vendosi të provonte sërish fatin, këtë herë në spektaklin tjetër të njohur gjerman, “Deutschland sucht den Superstar”.

    Gjatë audicionit, ajo interpretoi dy këngë, “Jealous” të Labrinth dhe “Flowers” të Miley Cyrus, duke arritur të siguronte një vend për të vazhduar garën. Në fazat e tjera të spektaklit, ajo prezantoi edhe interpretimet e këngëve “Bruises” dhe “Take Me to Church”.

    Këtë herë, rrugëtimi i saj ishte më i suksesshëm, pasi arriti të renditej në mesin e 20 konkurrentëve më të mirë të garës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në fazën e spektaklit që u zhvillua në Kretë të Greqisë.

    Megjithatë, aventura e saj në DSDS përfundoi më 30 tetor 2024, kur Nora u eliminua nga gara.

    Një tjetër detaj interesant nga kjo përvojë ishte edhe prania e reperes shqiptare Loredana në jurinë e spektaklit. Kjo e fundit ishte një prej artisteve që Nora e kishte përmendur si emër që e admironte.

    Tashmë, dy vjet pas paraqitjes së saj në DSDS, Nora është rikthyer para kamerave, por në një format krejtësisht tjetër. Këtë herë, ajo po tërheq vëmendjen e publikut përmes dinamikave dhe qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Ndërkohë, videot e shpërndara në TikTok po u japin shikuesve mundësinë të zbulojnë edhe një pjesë më pak të njohur të së kaluarës së saj, atë të një vajze që kishte tentuar të depërtonte në skenën muzikore gjermane. /Telegrafi/

  • Ramosaj takon përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutojnë për zhvillimin e Deçanit

    Ramosaj takon përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutojnë për zhvillimin e Deçanit

    Në takim, Ramosaj priti Robert Keane dhe Andriana Sarić, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës amerikane.

    Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, gjatë takimit u diskutua për politikat lokale dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të komunës.

    Ramosaj i falënderoi përfaqësuesit amerikanë për vizitën dhe interesimin ndaj zhvillimeve në Deçan.

    Burimi: RTKLive

  • Ramosj meets US Embassy representatives, discuss the development of Decani

    At the meeting, Ramosaj hosted Robert Keane and Andrijana Sariić, representatives of the US Embassy’s Political-Economic Sector.

    According to the Decani Community’s announcement, local policies and opportunities for further development were discussed during the meeting.

    Ramosj thanked the American representatives for the visit and interest in developments in Decani.

    Source Layer: RTKLive

  • Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt në Skenderaj

    Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt në Skenderaj

    Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt në Skenderaj

    Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, kanë ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    “Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.

    Inspektorati Qendror i Punës rikujton se respektimi i masave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

    Burimi: Insajderi

  • Central Labour Inspectorate Stops Works at an facility in Skenderaj

    Central Labour Inspectorate inspectors, while implementing field inspections, have banned work at a construction facility in Skenderaj, following the investigation of irregularities and lack of necessary measures for workplace security and health.

    The operations will remain cut down until the elimination of consistent irregularities and the creation of safe conditions for workers, the announcement said.

    Central Labour Inspectorate recalls that respecting health and security measures at work is a legal obligation for every employer and that no construction activity should be conducted at the risk of the workers ‘ lives and health.

    Source Layer: Insander

  • Protesta e studentëve: Kërkohet dorëheqja e rektorit Hajrullahu (VIDEO)

    Protesta e studentëve: Kërkohet dorëheqja e rektorit Hajrullahu (VIDEO)

    Protesta e studentëve: Kërkohet dorëheqja e rektorit Hajrullahu (VIDEO)

    Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë vazhduar protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pavarësisht ftesës së rektorit Arben Hajrullahu për dialog.

    Në dyert e Rektoratit, të cilat Hajrullahu i hapi për ta, studentët, në vend të diskutimit, ia ngjitën një raport mjekësor me diagnozë dhe terapi.

    Përveç kundërshtimit të sistemit të ri identifikues, studentët nuk janë pajtuar as me përgjigjen që rektori ua kishte kthyer përmes emailit.

    Për më shumë ndiqni kronikën: