Category: Lajme

  • U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    Akuza të reja ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand kanë dalë në dritë, pasi gjashtë gra të tjera kanë rrëfyer për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe veprime grabitqare, në intervista për gazetën “The Times” dhe në një dokumentar të ri të Netflix.

    Brand u shpall fajtor në një gjyq në Londër për një rast përdhunimi dhe tri raste sulmi seksual. Sipas raportimeve, ai u dënua me burg në fillim të kësaj jave, transmeton klankosova.tv

    Ndërkohë, raportimi i ri i “The Times” përfshin pretendimet e gjashtë grave të tjera, të cilat nuk mund të publikoheshin më herët për shkak të procesit gjyqësor. Russell Brand ka mohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

    Sipas BBC, dokumentari dhe raportimet e reja kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Russell Brand, ndërsa akuzat e grave të tjera kanë dalë në publik pas përfundimit të procesit gjyqësor.

  • S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

    Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike, raporton Klankosova.tv.

    Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

    Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

    Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

    Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen. /Klankosova.tv

  • Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

    Sipas njoftimit të FFK-së, në stadium ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji dhe mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

    Po ashtu, të ndaluara janë pijet alkoolike, rrezet lazer, dronët, pajisjet e zërimit pa autorizim, banderolat me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese, si dhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

    FFK-ja ka bërë të ditur se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

    Për shkak të kontrolleve të sigurisë, federata u ka bërë thirrje tifozëve që të arrijnë sa më herët në stadium, pasi kontrolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

    Në njoftim është bërë e ditur edhe se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së ndeshjes. Për këtë arsye, tifozëve u është kërkuar që parkimin e automjeteve ta planifikojnë paraprakisht në zona më larg stadiumit, për të shmangur trafikun dhe vonesat.

    Në fund, FFK-ja ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke u bërë thirrje që ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës me disiplinë dhe respekt.

  • "Pijanece" Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit

    “Pijanece” Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit

    Arlinda është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pas komenteve të rënda që ka marrë nga Nichi.

    Banorja nuk ka arritur t’i mbajë lotët gjatë një diskutimi, ku ka shprehur pakënaqësinë dhe lëndimin nga fjalët e tij lidhur me konsumimin e alkoolit.

    Gjatë bisedës me Norën, kjo e fundit ngriti edhe një tjetër çështje, duke pyetur pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai kishte konsumuar alkool.

    Arlinda e konsideroi këtë qasje si standard të dyfishtë, duke theksuar se veprimi i saj po gjykohet ndryshe nga ai i banorit tjetër.

    “Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh ajo.

    Diskutimi dhe reagimi emocional i Arlindës vijnë pas përplasjes me Nichin, ndërsa momenti është bërë pjesë e zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda mbajti konferencë për media para ndeshjes me Izraelin nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Ndër tjera, Foda tha se mund të ndodh që nesër njëri nga tre prurjet e reja në këtë grumbullim të startojë ndeshjen.

    “Të gjithë lojtarët e rinj që kanë ardhur qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulushi, i kemi përcjellë. Na kanë lënë përshtypje të mirë. Mund të ndodh qe ndonjëri prej tyre të jetë ne formacion”, tha Foda.

    Përballja Kosovë – Izrael luhet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Burimi: Insajderi

  • Three new lines, Foda says one can start tomorrow.

    Kosovo’s deputy, Franco Foda, held a press conference before the match with Israel tomorrow under the League of Nations.

    Among other things, Foda said it might happen tomorrow that one of the three new entries at this gathering start the game.

    All the new players who have come are Kamberi, Enis, or Kurtulushi. We are impressed. One of them could be in formation, Foda said.

    In front of Kosovo, Israel is played tomorrow at 1500 p.m. at the Fadil Vokrri.

    Source Layer: Insander

  • Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

    Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

    Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

    Gazetari Shkumbin Pireva ka folur për sulmuesin Enis Rexhepi i cili së fundmi iu bashkua Kosovës, duke treguar se ai ka mahnitur të gjithë stafin e Kombëtares në stërvitje.

    “Sigurisht edhe Enis Rexhepi mund t’i ketë minutat e vet, kur dihet që në stërvitjet që i kanë zhvilluar deri tani kanë mbetur të gjithë impresionuar me fizikun dhe përgatitjen e tij”.

    “Edhe vetë deklarata e tij pas ardhjes në grumbullim që tha: “Unë do të punoj fort dhe synimi im është për qenë startues”, tregon për mentalitetin që ai e ka kriju te një klub i madh gjerman si Stuttgarti”.

    “Kështu që edhe Enis Rexhepi po besoj që do t’i ketë minutat, do ta sigurojë debutimin, nëse jo ndeshjen e parë me Izraelin të paktën në ndeshjen e dytë me Irlandën shkaku edhe i futbollit fizik, edhe përkundër moshës do të besoj që do t’i ketë minutat e vet”, ka thënë Pireva mes tjerash.

    Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Enis Rexhepi has surprised everyone in Kosovo’s drills — journalist Shkumbin Pireva details

    Glory Piraeus, Shumbin Pireva and Bardh Maxhun analyse challenges to Israel and Ireland, the Franco Foda list, returns and shortages in the Nationals, as well as recent developments about the National of Kosovo.

    Journalist Shkumbin Piraeus has spoken of assailant Enis Rexhepi, who recently joined Kosovo, showing that he has amazed the entire National staff at the exercise.

    Of course, Annie Rexhepi can have his own minutes when it is known that the exercises they’ve developed so far have all remained impressed with the physical and its preparation.

    His own statement after his arrival at the gathering said: I’ll work hard and my goal is to be a starter, tell us about the mentality he’s created at a big German club like Stutgarti.

    So, even Enice Rexhepi is believing he’ll have the minutes, he’ll provide the debut, if not the first match with Israel at least in the second match with Ireland because of physical football, even though he’ll believe he’ll have his own minutes, Piraeus has said.

    You can follow the full episode of Star Arena on YouTube. /Telegraph/

    YouTube www.youtube.com

  • Pas 18 orësh ndërprerje, Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve që prekën miliona përdorues

    Pas 18 orësh ndërprerje, Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve që prekën miliona përdorues

    Pas 18 orësh ndërprerje, Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve që prekën miliona përdorues

    Pas një ndërprerjeje globale që zgjati të paktën 18 orë dhe la miliona përdorues pa qasje në shërbimet e saj digjitale, Microsoft ka njoftuar se ka shënuar përparim në rikthimin e funksionimit të platformave të prekura. Megjithatë, kompania paralajmëron se disa përdorues mund të vazhdojnë të përballen me probleme deri në stabilizimin e plotë të infrastrukturës.

    Në përditësimin e fundit, gjiganti amerikan i teknologjisë bëri të ditur se situata në Evropë është duke u përmirësuar, ndërsa disponueshmëria e shërbimeve po rritet gradualisht. Edhe shpërndarja e email-eve është rikthyer në një pjesë gjithnjë e më të madhe të infrastrukturës.

    Sipas Microsoftit, Japonia vazhdon të ketë një situatë relativisht të qëndrueshme, ndërsa përmirësime janë regjistruar edhe në Amerikën e Veriut.

    “Japonia mbetet relativisht më e qëndrueshme, ndërsa situata në Amerikën e Veriut po përmirësohet gjithashtu. Megjithatë, disa klientë mund të përjetojnë ende ndërprerje në aksesin në shërbime ndërsa vazhdojnë veprimet e rimëkëmbjes”, deklaroi kompania, raporton BBC.

    Ndërprerja preku disa prej platformave më të përdorura të Microsoftit, përfshirë shërbimin e postës elektronike Outlook, platformën e komunikimit dhe videokonferencave Teams, si dhe mjete të tjera të Microsoft 365, të cilat përdoren çdo ditë nga biznese, institucione arsimore dhe organizata të ndryshme.

    Pasojat më të mëdha u raportuan në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, por problemet u shtrinë edhe në pjesë të tjera të botës, duke penguar funksionimin normal të shumë institucioneve dhe kompanive, raporton CNN.

    Në SHBA, disa punonjës u detyruan të përfundonin më herët orarin e punës, pasi nuk mund të përdornin sistemet e brendshme të kompanive. Ndërsa në Australi, bizneset raportuan vështirësi në printimin e faturave dhe disa shkolla nuk arritën të zhvillonin mësimet e planifikuara online.

    Ndërprerjet patën pasoja edhe në sektorë të tjerë. Mediat australiane raportuan probleme me transmetimet e drejtpërdrejta nga gjykatat, pengesa në zhvillimin e intervistave të punës përmes internetit, si dhe vështirësi në qendrat e shpërndarjes që furnizojnë supermarketet.

    Microsoft kishte nisur më herët ndërhyrjet për stabilizimin e infrastrukturës së serverëve dhe rikthimin e platformave të prekura. Përpjekjet fillestare, përfshirë rinisjen e sistemeve problematike, sollën përmirësime, por nuk arritën të siguronin menjëherë një funksionim të qëndrueshëm.

    Në një njoftim të mëvonshëm përmes llogarisë zyrtare të incidenteve të Microsoft 365 në rrjetin social X, kompania bëri të ditur se ende nuk kishte konfirmuar rikthimin e qëndrueshëm të të gjitha shërbimeve.

    Ekipet teknike po vazhdojnë punën për eliminimin e problemeve të mbetura, ndërsa Microsoft u ka bërë të ditur përdoruesve se pengesat mund të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit të rikuperimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • After 18 hours of interruption, Microsoft announces improved services affecting millions of users

    After a global break that lasted at least 18 hours and left millions of users without access to its digital services, Microsoft has announced it has noted progress in restoring the functioning of affected platforms. However, the company warns that some users could continue to face problems until full stabilisation of infrastructure.

    In recent updates, the American technology giant announced that the situation in Europe is improving as the availability of services is increasing gradually. Even the distribution of emails has been restored to an increasingly large part of the infrastructure.

    According to Microsoft, Japan continues to have a relatively stable situation, while improvements have also been recorded in North America.

    Japan remains relatively stable, while the situation in North America is also improving. However, some clients may still experience disruptions in access to services as recovery actions continue, the company said, the BBC reported.

    The disruption affected some of Microsoft’s most used platforms, including the Outlook E-mail service, the communication platform and videoconference Teams, as well as other Microsoft 365, which are used daily by businesses, educational institutions and various organisations.

    The biggest consequences were reported in the United States and Australia, but problems spread to other parts of the world, preventing the normal functioning of many institutions and companies, CNN reports.

    In the U.S., some employees were forced to finish work hours early, since they could not use the internal systems of companies. While in Australia, businesses reported difficulties printing bills, and some schools failed to develop planned online lessons.

    The cuts had consequences in other sectors as well. Australian media reported problems with direct broadcasts from courts, obstacles to the development of online work interviews, and difficulties in supermarket distribution centres.

    Microsoft had earlier launched interventions to stabilise server infrastructure and restore affected platforms. Initial efforts, including the resumption of problematic systems, brought improvements, but failed to ensure a steady functioning immediately.

    In a later announcement through the official account of Microsoft 365 incidents on the social network X, the company indicated that it had not yet confirmed the sustainable return of all services.

    Technical teams are continuing to eliminate the remaining problems, while Microsoft has told users that obstacles can continue until the full outcome of the recovery process.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal