Category: Lajme

  • LEX suspected of spying on Serbian BIA, Feim Salit continues detention for two months

    The Constitutional Court in Pristina has continued the detention of Fehim Salit for two months, teachers from Dragashi suspected of spying on Serbia’s Security and Information Agency ( BIA).

    The preliminary procedure judge has approved the Special Prosecutor’s request for continued detention.

    What does the Special Prosecutor suspect?

    According to the initial request for detention, the prosecution suspects that Sali had been recruited by BIA and that for an indefinite period until August 13th, 2026 had repeatedly given information to this service with the aim of material gain.

    The prosecution claims the information concerned the political situation in Kosovo. Sali also allegedly photographed officials of the Kosovo Intelligence Agency ( AKI for identification.

    Sali was arrested on 13 August at the border checkpoint in Merdare. The next day, the Constitutional Court in Pristina assigned the initial measure of detention for a month.

    Sali worked as a teacher in Rapca of Dragas. Earlier he had represented the Gorani community at the Municipal Consultative Council near the Presidency, which was dismissed on May 3rd, 2024.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dallavere me tokat e shtetit, gjykata merr vendim për zyrtarin e Arkivit Komunal të Prishtinës

    Dallavere me tokat e shtetit, gjykata merr vendim për zyrtarin e Arkivit Komunal të Prishtinës

    Dallavere me tokat e shtetit, gjykata merr vendim për zyrtarin e Arkivit Komunal të Prishtinës

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji zyrtarit të Arkivit Ndërkomunal, Mehdi Bahtiri, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e tjetërsimit të pronave shtetërore.

    Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Në njoftimin e gjykatës thuhet se Stacioni Policor në Lipjan është obliguar ta zbatojë këtë masë dhe të verifikojë në çdo kohë respektimin e saj nga i dyshuari.

    Policia, gjithashtu, duhet ta njoftojë pa vonesë gjykatën në rast të ndonjë shkeljeje të masës së arrestit shtëpiak.

    Gjykata ka paralajmëruar se, nëse i dyshuari nuk e respekton aktvendimin, masa e arrestit shtëpiak mund të zëvendësohet me atë të paraburgimit.

    Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Si u tjetërsuan tri parcelat shtetërore?

    Rasti për të cilin dyshohet Bahtiri lidhet me tjetërsimin e tri parcelave pronësore në Prishtinë, të cilat, sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Insajderi, dyshohet se kaluan nga pronësia shtetërore në atë private përmes një dokumenti të falsifikuar.

    Sipas hetimeve, më 24 shkurt 2023, Bahtiri kishte lëshuar një shkresë zyrtare përmes së cilës kishte konfirmuar si autentik një dokument në gjuhën serbe, të datës 10 korrik 1997, i cili i referohej një vendimi të vitit 1954.

    Ky dokument ishte paraqitur nga Nebojsha Janjiq, i cili kërkonte regjistrimin e të drejtave pronësore mbi tri parcela në Prishtinë.

    Mirëpo, gjatë verifikimeve të kryera më 21 korrik 2026 nga Policia dhe Arkivi Ndërkomunal, ishte konstatuar se dokumenti për të cilin ishte lëshuar vërtetimi nuk ekzistonte në dosjen përkatëse të arkivit.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, konfirmimi i lëshuar nga Bahtiri ishte përdorur më pas në procedurat e regjistrimit të pronave në Kadastër, Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në procedurat gjyqësore, deri në Gjykatën Supreme.

    Si rezultat, tri parcelat kishin kaluar në emër të Janjiqit. Dy prej tyre, në zonën kadastrale të Matiçanit, më vonë ishin ndarë në 47 njësi të reja kadastrale dhe kishin kaluar në pronësi të personave të tjerë.

    Ndërkaq, parcela e tretë vazhdon të figurojë në emër të Janjiqit.

    Prokuroria dyshon se ky rast nuk është i izoluar. Në dosje thuhet se janë duke u hetuar edhe së paku dy raste të tjera të natyrës së ngjashme.

    Bahtiri i ka mohuar dyshimet gjatë deklarimit në Polici, ndërsa Nebojsha Janjiq, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, vazhdon të jetë në arrati.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka sqaruar se Bahtiri është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të Ministrisë së Kulturës./Insajderi.org

    Burimi: Insajderi

  • Dulare with state lands, court makes decision for Pristina Municipal Archives official

    The Constitutional Court in Pristina has assigned the measure of house arrest for a month to the official of the Intercommunal Archives, Mehdi BahtiriWho is suspected of misusing official duty in case of changing state property.

    The court has rejected the Constitutional Prosecutor’s request in Pristina for the appointment of the detention measure against the suspects as unmet.

    After holding the hearing, the presiding court has assessed that House arrest measure It is enough to prevent the risk of repeating criminal acts and ensuring the unhindered development of criminal procedure.

    The court’s announcement reportedly has been tasked with implementing this move and at any time verifying its respect for the suspect.

    Police, too, should announce without delay the court in case of any violation of the house arrest measure.

    The court has warned that if the suspect does not respect the ruling, the house arrest measure could be replaced with that of the detention.

    To this act, the parties have a right to complaint at the Kosovo Court of Appeal.

    How were three government parcels removed?

    The case that Bahtiri allegedly allegedly relates to the removal of three property parcels in Pristina, which, according to the Prosecutor’s File provided by Inseder, allegedly passed from state to private ownership through a forged document.

    According to the investigation, on February 24, 2023, Bahtiri had issued an official letter through which he had confirmed as authentic a Serbian-language document dated July 10, 1997, which referred to a 1954 decision.

    This document was submitted by Nebojsa Janjzic, who called for registering property rights over three parcels in Pristina.

    However, during the verifications carried out on July 21, 2026 by the Police and Intercommunal Archives, it was found that the document for which the confirmation was issued did not exist in the relevant archive file.

    According to the Prosecutor’s File, the confirmation issued by Bahtiri was later used in property registration procedures in Kadastre, the Kosovo Cadastral Agency and in judicial procedures, until the Supreme Court.

    As a result, the three parcels had been passed on by Yanjiqi. Two of them, in Matican’s cadastral zone, were later divided into 47 new cadastral units and passed by other people.

    Meanwhile, the third parcel continues to figure in Janjiqi’s name.

    The prosecution suspects that this case is not isolated. At least two other cases of similar nature are reportedly being investigated.

    Bahtiri has denied the allegations during the statement to the police, while Nebojsa Janjic, suspected of forging documents, continues to be on the run.

    In this case, Pristina Chairman Progress Rama has also reacted, which has clarified that Bahtiri is an employee of the Intercommunal Archives — an institution operating under the Kosovo State Archives Agency, depending on the Ministry of Culture. /Insrider.org

    Source Layer: Insander

  • Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

    Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

    Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

    Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) në Serbi, Millan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se kryeterroristi i sulmit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiq, është larguar nga territori i Serbisë.

    Zvezdanoviq, gjatë një paraqitjeje në televizionin serb N1, tha se, sipas informacioneve që ka nga BIA, Radoiçiqi ka shkuar në Rusi.

    I pyetur nëse e ka lëshuar territorin e Serbisë me leje apo në mënyrë të paligjshme, ai tha se në pushtet është ende Partia Përparimtare Serbe (SNS).

    “Atij nuk i është dashur leje”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Zvezdanoviqit, largimi i Radoiçiqit nga Serbia ka shqetësuar “madje edhe një pjesë të udhëheqjes së lartë të BIA-s, e cila kishte skema biznesore dhe kriminale me të”.

    Kujtojmë se me vendim të një gjykate serbe, Radoiçiqit i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar largimi nga vendi. Atij i është kërkuar që të paraqitet në stacionin kompetent policor çdo datë 1 dhe 15 të muajit. N1 i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Serbi më 29 tetor, duke kërkuar informacion nëse Radoiçiqi po e respekton rregullisht këtë detyrim, por nuk ka marrë përgjigje.

    Millan Radoiçiq është paraqitur para gjykatës për sulmin terrorist në Banjskë. Ai akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator të atij viti, ka siguruar armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, të cilat i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, kryesisht në zonën Bubanj Potok–Vërçin.

    Më pas, këto armë i ka transportuar dhe magazinuar në lokacione të papërcaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe në pyje. Si udhëheqës i grupit terrorist, së bashku me disa persona të tjerë, më 24 shtator të vitit 2023 ka kryer aktin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    Në atë kohë, Radoiçiqi ishte nënkryetar i Listës Serbe. Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi, përmes avokatëve të tij, vetëm pesë ditë pas sulmit në Banjskë, njoftoi se e kishte organizuar personalisht gjithçka.

    Duke folur për Banjskën, Zvezdanoviq tha se kjo ngjarje duhet të shihet në kontekstin e zhvillimeve më të gjera gjeopolitike, duke theksuar se ajo ishte një mënyrë për të eliminuar mbetjet e fundit të shtetit të Serbisë në veri të Kosovës.

    “Vlerësimi im politik për këtë rast është se ai çoi në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, në fakt, të udhërrëfyesit për realizimin e kësaj marrëveshjeje, dhe se përfaqësonte një mekanizëm për përmbylljen e tërësisë territoriale të Kosovës”.

    “Me pranimin gojor të kësaj marrëveshjeje dhe mënyrës së zbatimit të saj, udhëheqja politike e këtij vendi u gjend në një problem serioz. Ai (Alleksandar Vuçiq, president i Serbisë në atë kohë, v.j.) thoshte se nuk kishte nënshkruar asgjë, por punonte për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila nënkuptonte largimin e të gjitha institucioneve të shtetit të Serbisë nga veriu i Kosovës”, shpjegoi ai.

    Ai vlerëson se çështja e përgjegjësisë së personit që organizoi drejtpërdrejt grupin e armatosur është një hallkë e rëndësishme për përcaktimin e kontekstit politik dhe të sigurisë së kësaj “aventure të sigurisë”.

    Ai shtoi se lidhjet mes BIA-s dhe Millan Radoiçiqit ishin të fuqishme, por se vetëm hetimi do të përcaktojë nëse BIA kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë dhe nëse ndoshta kishte marrë pjesë në organizimin e tij.

    “Largimi i tij është problemi kyç – kjo do të thotë se ai do të jetë i paarritshëm për autoritetet e reja, të cilat do të synojnë t’i vërtetojnë këto fakte”, përfundoi ish-inspektori i pavarur i BIA-s serbe, Millan Zvezdanoviq. /Klankosova.tv

  • Tepihë mbi gropa, zgjidhja e pazakontë për rrugën e Uglarit

    Tepihë mbi gropa, zgjidhja e pazakontë për rrugën e Uglarit

    Tepihë mbi gropa, zgjidhja e pazakontë për rrugën e Uglarit

    Gropat në rrugën e Uglarit po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për banorët dhe të gjithë ata që frekuentojnë këtë pjesë.

    Avokati Petrit Lladrovci, i cili kalon çdo ditë në këtë rrugë, ka vërejtur një situatë aspak të zakonshme.

    Ai ka parë se mbi gropat e rrugës janë vendosur tepihë, në një përpjekje për ta lehtësuar kalimin e automjeteve.

    Lladrovci ka theksuar se ky problem është i kahmotshëm, duke e ngritur shqetësimin edhe në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.

    Ndërkaq, prezantuesit Arientin Abdyli dhe Artina Breznica kanë rikujtuar se vazhdimisht janë kujdesur që ankesat e qytetarëve për gjendjen e kësaj rruge t’i adresojnë tek institucionet përgjegjëse, por deri më tani rezultatet konkrete ende mungojnë.

  • “Pijanece” - Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit (VIDEO)

    “Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit (VIDEO)

    “Pijanece” - Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit (VIDEO)

    Banorja e BBVK5, Arlinda, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të banorit tjetër, Nichit, duke mos i mbajtur dot lotët gjatë diskutimit.

    Ajo tha se është lënduar nga komentet e tij që ia kishte thënë rreth konsumimit të alkoolit, ndërkohë Nora gjatë bisedës me Arlindën, ngriti një tjetër pikëpyetje: pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai ka konsumuar alkool?

    Arlinda e cilësoi këtë qasje si standard të dyfishtë.

    “Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh Arlinda.

    Për më shumë:

  • FFK-ja del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

    FFK-ja del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

    Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide, FFK-ja ka bërë të ditur se në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë gjësendeve, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

    Ndër sendet e ndaluara janë armët e çdo lloji dhe mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët dhe mjetet eksplozive. Po ashtu, tifozët nuk do të lejohen të futin pije alkoolike, rreze lazer, dronë, pajisje të zërimit pa autorizim, si dhe banderola me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese.

    Në listën e gjësendeve të ndaluara përfshihen edhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tifozëve dhe pjesëmarrësve në stadium.

    FFK-ja ka rikujtuar gjithashtu se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

    Për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë në hyrje, Federata u ka bërë thirrje të pranishmëve që të planifikojnë ardhjen e tyre sa më herët, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe të sigurohet hyrja me kohë në stadium.

    Një tjetër njoftim i rëndësishëm ka të bëjë me parkimin. FFK-ja ka bërë të ditur se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion për këtë ndeshje, ndaj tifozët janë këshilluar që paraprakisht të planifikojnë parkimin e automjeteve në zona më të largëta nga stadiumi, për të shmangur trafikun dhe vonesat e mundshme.

    Në fund, Federata e Futbollit e Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të disiplinuar, të tregojnë respekt dhe të përkrahin në mënyrë të zjarrtë Kombëtaren e Kosovës në këtë përballje ndaj Izraelit./Telegrafi/

  • Stuhia Charles përfshin Evropën, vendet ballkanike përgatiten për reshje të dendura

    Stuhia Charles përfshin Evropën, vendet ballkanike përgatiten për reshje të dendura

    Stuhia Charles ka sjellë mot shkatërrues në gadishullin Iberik këtë javë, veçanërisht në Portugali dhe në jug të largët të Spanjës.

    Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta jugperëndimore mbërritën të parat në ishullin portugez të Madeirës, përpara se të drejtohej drejt kontinentit më 11 nëntor.

    Në Lisbonë u anuluan 183 fluturime të mërkurën, rreth një e treta e trafikut të saj normal ditor, ndërsa aeroporti Barajas i Madridit pati 155 anulime.

    Pasi shkaktoi përmbytje të gjera në Spanjë dhe Portugali, stuhia u zhvendos në Francën jugore dhe më pas drejt Italisë veriore.

    Kjo rezultoi në përmbytje të konsiderueshme në pjesë të Kanës, disa prej të cilave shkaktuan rënie shkëmbinjsh dhe çuan në mbylljen e rrugëve përgjatë Rivierës Franceze.

    Shërbimi meteorologjik italian lëshoi një paralajmërim të kuq për reshje shiu, niveli më i lartë, për zonën që shtrihet nga Toskana në Venecia.

    Pritet që të bien shira të tjerë të rrëmbyeshëm në Itali dhe Ballkan gjatë ditëve të ardhshme, me modelet e fundit të parashikimit që tregojnë se 100 mm shtesë mund të grumbullohen gjerësisht, ndërsa totalet afër 200 mm janë të mundshme në zonat më malore.

    Reshje të njëpasnjëshme shiu të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor në të gjithë Kolumbinë Britanike të Kanadasë gjatë javës së fundit. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen austriake për integrimin euroatlantik të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së investimeve direkte austriake në Kosovë dhe intensifikimin e bashkëpunimit tregtar.

    Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e investimeve austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

    Presidentja ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka Pula pret ambasadorin austriak, në fokus investimet dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen austriake për integrimin euroatlantik të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së investimeve direkte austriake në Kosovë dhe intensifikimin e bashkëpunimit tregtar.

    Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e investimeve austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

    Presidentja ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali