Category: Lajme

  • Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur pastër Finlandën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol fantastik nga distanca.

    Me këtë epërsi minimale, të dyja skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

    Në fillim të pjesës së dytë, Rey Manaj e dyfishoi rezultatin. Ai shfrytëzoi harkimin e saktë të Elseid Hysajt dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

    Finlanda tentoi të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit, por shpresat e saj u shuan përfundimisht në minutën e 67-të, kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në Grupin 1, dy më shumë se Bjellorusia, e cila gjithashtu fitoi ndaj San Marinos.

    Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta zhvillojë pikërisht kundër Bjellorusisë. Kuqezinjve u mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Burimi: Insajderi

  • Albania triumphs over Finland and approaches B League, an draw is sufficient in next match

    Albania has won a significant victory at the Air Albania Stadium, safely defeating Finland by 2.0, within the fifth lap of League C in the League of Nations.

    The Reds went to the upper 35th minute, when Ernest Muchi achieved a fantastic goal from a distance.

    With this minimal superiority, both teams went to interpart break.

    At the beginning of the second part, Rey Manaj doubled the outcome. He used Elseid Hysey’s precise arching and his head sent the ball to the net for 2.0.

    Finland attempted to score the score narrowing goal, but its hopes were finally extinguished in the 67th minute, when Tenho was punished with red card after a severe intervention.

    With this victory, Albania has gone to the 12-point quota of Group 1, two more than Belarus, which also won against San Marinos.

    The last match in the group, Albania will hold precisely against Belarus. Redzine is sufficient to provide first place in the group and promote the League of Nations B.

    Source Layer: Insander

  • Italia përmbys Francën, Zidane e pëson humbjen e parë

    Italia përmbys Francën, Zidane e pëson humbjen e parë

    Me këtë sukses, italianët kanë marrë kryesimin në Grupin A1, ndërsa Zinedine Zidane e ka pësuar humbjen e parë që nga emërimi në krye të përfaqësueses franceze.

    Franca e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi me golin e Michael Olise, i cili ka përfituar nga një gabim i portierit italian Gianluigi Donnarumma.

    Megjithatë, Italia ka reaguar dhe e ka barazuar rezultatin me Pio Espositon, i cili ka shënuar pas një aksioni të bukur të Nicolo Cambiaghi.

    Në pjesën e dytë, italianët kanë vazhduar të luajnë më mirë dhe kanë kaluar në epërsi me golin e Davide Frattesi, pas një harkimi të Federico Dimarcos.

    Fitoren e Italisë e ka vulosur Pio Esposito, i cili ka shënuar nga penalltia. Interesant është fakti se më herët vëllai i tij, Sebastiano Esposito, kishte humbur një penallti.

    Me këtë fitore, Italia ngjitet në vendin e parë të Grupit A1 dhe i afrohet kualifikimit për fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, Franca do të duhet të shpresojë në rezultatet e ndeshjeve të tjera për të siguruar vazhdimin në garë.

    Burimi: RTKLive

  • Italy overturns France, Zidane suffers first defeat

    With this success, the Italians have taken the lead in the A1 Group, while Zinedine Zidane has suffered her first defeat since her appointment at the helm of the French representative.

    France has launched the match better and has advanced the goal of Michael Olyse, who has benefited from an error of Italian goalkeeper Gianluigi Donnarumma.

    However, Italy has reacted and equated the outcome with Pio Espositon, who has scored after a beautiful action by Nicolo Cambiaghi.

    In the second part, Italians have continued to play better and have advanced to the goal of Davide Frattes, following a bow in Federico Demarcos.

    Italy’s victory has been sealed by Pio Esposito, who marked by penalty. Interestingly, his brother Sebastiano Esposito had recently lost a penalty.

    With this victory, Italy moves to first place in Group A1 and approaches the qualifications for the final phase of the League of Nations. Meanwhile, France will have to hope for the results of other matches to ensure continued competition.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin në BE

    Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin në BE

    Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor, me theks të veçantë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

    Ai ka falënderuar Irlandën për ndihmën dhe kontributin ndaj Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se vendit i takon statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Vendimi për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte i drejtë e i merituar, dhe Republika jonë llogarit në presidencën irlandeze të Këshillit”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, duke falënderuar ministren McEntee për ftesën dhe pritjen.

    Burimi: RTKLive

  • Zyrtare: Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, talenti 20-vjeçar zbulon premtimin që ia kishte dhënë babait

    Zyrtare: Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, talenti 20-vjeçar zbulon premtimin që ia kishte dhënë babait

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar një tjetër talent premtues. Futbollisti 20-vjeçar, Lutfi Dalipi, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Lajmi është zyrtarizuar të enjten mbrëma nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

    Dalipi, i lindur në Zvicër dhe me prejardhje nga Lugina e Preshevës, ka zbuluar se vendimi nuk ishte i lehtë, por në fund ka dëgjuar zemrën.

    “Në fillim ishte e vështirë të vendosja mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kam lindur në Zvicër. Por me zemër e zgjodha Kosovën, sepse i kisha premtuar babait se një ditë do të luaja për Kosovën ose Shqipërinë. Jam shumë i lumtur dhe i bindur se Kosova do të bëhet një ekip shumë i fortë”, ka deklaruar Dalipi për FFK-në.

    Talenti shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer në futbollin zviceran. Në 13 ndeshjet e para të sezonit, ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

    Dalipi aktualisht aktivizohet te Vaduzi, ku është i huazuar nga Young Boysi.

    Ardhja e tij shihet si një përforcim premtues për të ardhmen e “Dardanëve”.

    Burimi: Dukagjini

  • Shqipëria me performancë brilante, mposht Finlandën

    Shqipëria me performancë brilante, mposht Finlandën

    Shqipëria me performancë brilante, mposht Finlandën

    Shqipëria ka mposhtur Finlandën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve me rezultat 2-0.

    Ernest Muçi shënoi në minutën e 35-të një super gol nga distanca për 1:0.

    Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Rej Manaj dyfishoi epërsinë për Kuqezinjtë.

    Finlanda në pjesën e dytë mbeti me 10 lojtarë pasi mbrojtësi i tyre shkaktoi një faull të rëndë ndaj Muçit.

    Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

    Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C të Kombeve me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia në vend të dytë.

    Finlanda ka 7, kurse San Marino ende është pa pikë. /Klankosova.tv

  • Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro

    Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro

    Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro

    Italia ka mposhtur Francën me rezultat 3-1 në San Siro, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, duke marrë kreun e Grupit 1 me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca.

    Francezët kaluan të parët në epërsi me golin e Olises, por Italia reagoi shpejt dhe barazoi me Pio Espositon. Në pjesën e dytë, Frattesi realizoi golin e përmbysjes, ndërsa Pio Esposito nga pika e bardhë vulosi fitoren 3-1.
    Italia pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Sebastiano Esposito nuk arriti të konkretizonte një tjetër penallti.

    Pas barazimit në ndeshjen e parë në Francë dhe kësaj fitoreje në San Siro, Italia merr kryesimin e grupit falë bilancit më të mirë në përballjet direkte.

  • LVV-LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime, LDK-ja merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit

    LVV-LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime, LDK-ja merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen e Komunës së Shtimes.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili ka njoftuar se marrëveshja është formalizuar përmes nënshkrimit të aktit përkatës.

    Sipas Shabanit, marrëveshja është arritur pas përpjekjeve të përbashkëta dhe bazohet në parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me ligjet në fuqi.

    Si pjesë e marrëveshjes, LDK-ja në Shtime do të udhëheqë katër drejtori komunale, si dhe do të marrë pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

    Shabani ka thënë se ky bashkëpunim synon zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Shtimes./Telegrafi/

  • Italia përmbys Francën dhe merr kreun e grupit, Mancini po e rikthen skuadrën në rrugën e duhur

    Italia përmbys Francën dhe merr kreun e grupit, Mancini po e rikthen skuadrën në rrugën e duhur

    Italia ka marrë fitoren e tretë, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit, me pikë të barabarta me “Gjelat”.

    Skuadra e Roberto Mancinit zhvilloi një ndeshje të mirë, duke reaguar pas disavantazhit të hershëm dhe duke e përmbysur rezultatin përballë një kundërshtari të fortë.

    Franca e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 10-të. Michael Olise përfitoi nga një gabim i Gianluigi Donnarummas dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

    Italia reagoi në minutën e 26-të. Nicolo Cambiaghi asistoi për Francesco Pio Espositon, i cili nga afërsia shënoi për 1-1.

    Në pjesën e dytë, Italia pati mundësinë të kalonte në epërsi nga pika e bardhë, por Sebastiano Esposito nuk arriti ta shndërronte penalltinë në gol, në minutën e 60-të.

    Vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1, pas një asistimi të bukur nga Federico Dimarco, duke e kthyer epërsinë në anën e italianëve.

    Në minutën e 75-të, Italia fitoi një tjetër penallti pas ndërhyrjes së Dayot Upamecanos. Këtë herë nga pika e bardhë u tregua i saktë Francesco Pio Esposito, i cili shënoi për 3-1.

    Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe Italia regjistroi një fitore të rëndësishme, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të garës.

    Me këtë triumf, Italia regjistron fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në vendin e parë, me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca. Skuadra e Roberto Mancinit duket se ka gjetur ritmin dhe vazhdon të tregojë shenja të rikthimit në formën e saj më të mirë. /Telegrafi/