Category: Lajme

  • Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një yll mungon shkaku i shqetësimeve muskulore

    Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një yll mungon shkaku i shqetësimeve muskulore

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.

    Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë, me Franco Fodan që është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

    Ndërkohë, fatkeqësisht ka munguar anësori i Amedsporit Ermal Krasniqi, i cili ka ndjerë shqetësime muskulore.

    “Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.

    Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, raporton FFK.

    Ndërkohë, sfida mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë./Telegrafi/

  • BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në reagimin e publikuar, BE-ja thekson se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive.

    Përveç këtyre çështjeve, BE-ja ka ngritur shqetësime edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

    “Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

    Bashkimi Evropian thekson se para çdo miratimi të mundshëm të ligjit duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Reagimi i BE-së vjen në prag të votimit të mundshëm në Kuvend, në një kohë kur ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime dhe diskutime lidhur me përputhshmërinë e tyre me obligimet ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

    BE-ja nuk ka dhënë mbështetje për miratimin e këtyre ndryshimeve, por ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të marrin parasysh shqetësimet e saj dhe të zhvillojnë konsultimet e nevojshme para se të procedojnë me miratimin e ligjit./Telegrafi.

  • The EU warns Kosovo of changes to the Special Law: Serious concerns about rule of law arise

    The European Union has expressed concern over the possible vote in the Kosovo Assembly of Changes in the Law for Specialised Chambers, praising that they could violate Kosovo’s international obligations and fundamental principles of rule of law.

    The European Union office in Kosovo has reacted to the possibility that Kosovo’s Assembly will vote tomorrow on the law changing and meets the Law for Specialised Chambers.

    In the published response, the EU stresses that the proposed changes raise serious concerns, especially as regards judicial independence, protection of victims and witnesses, continuation of procedural rights and effective accountability.

    In addition to these issues, the EU has raised concerns even regarding the constitutionality of the proposed changes.

    Since the return of the law to the Kosovo Assembly for review, we have been actively engaged to convey our concerns and expectations to the Kosovo authorities, the EU response said.

    The European Union stresses that prior to any possible adoption of the law preliminary consultations should be held, in line with Kosovo’s international obligations.

    The EU’s reaction comes on the eve of possible voting in the Assembly, at a time when amendments to the Specialised Chambers Law have sparked objections and discussions concerning their compliance with international obligations and the functioning of the Special Court.

    The EU has not provided support for the adoption of these changes, but has demanded that Kosovo authorities take into account its concerns and hold necessary consultations before proceeding with the adoption of the law. /Telegraphy.

  • Pesë ushqime që ndihmojnë në rritjen e vitaminës D në organizëm, ja cilat janë më të pasurat

    Pesë ushqime që ndihmojnë në rritjen e vitaminës D në organizëm, ja cilat janë më të pasurat

    Pesë ushqime që ndihmojnë në rritjen e vitaminës D në organizëm, ja cilat janë më të pasurat

    Vitamina D luan rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, përthithjen e kalciumit dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ajo ndihmon gjithashtu në transmetimin e sinjaleve në tru, ndërsa organizmi mund ta sigurojë përmes ushqimit, suplementeve dhe ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.

    Megjithatë, shumë njerëz nuk marrin sasinë e nevojshme të kësaj vitamine. Sipas rekomandimeve, të rriturit nga mosha 19 deri në 70 vjeç kanë nevojë për 15 mikrogramë, apo 600 njësi ndërkombëtare (IU) në ditë, ndërsa personat mbi 71 vjeç për 20 mikrogramë (800 IU).

    Sipas EatingWell, ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave ditore për vitaminë D.

    Pesë prej tyre janë:

    1. Peshku i yndyrshëm

    Salmoni, trofta, skumbria, harenga dhe toni janë ndër burimet më të pasura të vitaminës D. Një porcion prej rreth 85 gramësh troftë ylber përmban afërsisht 16.2 mikrogramë, ndërsa e njëjta sasi salmoni rreth 14.2 mikrogramë.

    2. Qumështi

    Qumështi i lopës i fortifikuar me vitaminë D është një tjetër burim i rëndësishëm. Një filxhan përmban rreth 2.9 mikrogramë të kësaj vitamine. Edhe disa pije bimore, si ato të sojës, bajames dhe tërshërës, mund të jenë të fortifikuara me vitaminë D.

    3. Drithërat për mëngjes

    Disa lloje të drithërave për mëngjes janë të pasuruara me vitaminë D. Sasia ndryshon sipas produktit, prandaj rekomandohet të kontrollohet etiketa ushqyese para blerjes.

    4. Sardelet

    Sardelet përmbajnë proteina, omega-3 dhe disa vitamina e minerale të rëndësishme. Një porcion prej dy sardelesh ofron rreth 1.2 mikrogramë vitaminë D.

    5. Vezët

    Një vezë e madhe përmban rreth 1.1 mikrogramë vitaminë D. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në të verdhën e vezës, ndaj konsumimi i vezës së plotë siguron më shumë nga ky nutrient.

    Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të ndihmojë në rritjen e marrjes së vitaminës D dhe në mbështetjen e funksioneve të rëndësishme të organizmit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kuvendi mblidhet nesër në ora 11:00, në rend dite edhe Projektligji për Specialen

    Kuvendi mblidhet nesër në ora 11:00, në rend dite edhe Projektligji për Specialen

    Kuvendi mblidhet nesër në ora 11:00, në rend dite edhe Projektligji për Specialen

    Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër, më 13 nëntor, nga ora 11:00, ka njoftuar Zyra për Media e këtij institucioni.

    Seanca e sotme u ndërpre pasi deputetët nuk u kthyen në sallë pas pauzës, ndonëse ishte paraparë që punimet të rifillonin në orën 14:00.

    Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi ta shtyjë vazhdimin e seancës, duke kritikuar deputetët për mungesën e tyre.

    “Kuvendi i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze, gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

    Ndërkohë, gjatë seancës, në rendin e ditës u përfshi edhe kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Deputetja Vlora Çitaku, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, paraqiti një mocion procedural për ndryshimin e rendit të ditës, me qëllim përfshirjen e këtij projektligji.

    Propozimi u miratua me shumicë votash dhe u shtua si pika e 11-të e rendit të ditës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Assembly meets tomorrow at 11:00 a.m., and the Special Bill.

    The Kosovo Parliament’s plenary session will continue tomorrow, November 13th, by 11:00, the institution’s Media Office announced.

    Today’s session was interrupted after MPs did not return to the hall after the pause, although it was prior for the work to resume at 2: 00 p.m.

    For this reason, Parliament Speaker Albulen Haxhiu decided to postpone the session, criticising MPs for their absence.

    The location continues at 11:00 tomorrow. It’s not serious. Half an hour after 2:00, no MPs are coming. I can’t function and wait for me forever, Haxhi said.

    Meanwhile, during the hearing, the agenda included the request of the Democratic Party of Kosovo for review of the Bill for Change and Fulfilling the Law for Specialised Chambers and the Specialised Prosecutor’s Office.

    MP Vlora Citaku, on behalf of the PDK Parliamentary Group, filed a procedure for changing the agenda, aimed at including the bill.

    The proposal was approved by majority of votes and increased as the 11th point of the agenda.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Five foods that contribute to the growth of vitamin D in the organism are the richest

    Vitamin D plays an important role in bone health, calcium absorption, and immune system function. It also helps transmit signals to the brain, while the body can provide it through food, supplements and exposure to sunlight.

    However, many people do not receive the necessary amount of this vitamin. According to recommendations, adults between the ages of 19 and 70 need 15 micrograms, or 600 international units ( IU) a day while people over 71 years of age for 20 micrograms (800) IU).

    According to Eating Well, there are some foods that can help fill daily needs for vitamin D.

    Five of them are:

    1. Fat fish

    Salmon, trout, mackerel, herring, and tone are among the richest sources of vitamin D. A port of about 8 ounces [85 g] of rainbow trout contains approximately 16.2 micrograms, while the same salmon is about 14.2 micrograms.

    2. Milk

    The cow’s milk fortified with vitamin D is another important source. One cup contains about 2.9 micrograms of this vitamin. Some herbal beverages, such as soybeans, almonds, and oats, may also be fortified with vitamin D.

    3. Dreams for breakfast

    Some crops are rich in vitamin D. The amount changes according to the product, so it is recommended to check nutrients before buying.

    4. Sardelet

    Sardeles contain proteins, omega-3s, and several important vitamins and minerals. A two sardine button offers about 1.2 micrograms of vitamin D.

    5. Eggs

    A large egg contains about 1.1 micrograms of vitamin D. This vitamin is found mainly in egg yellow, so full – egg consumption provides more of its number.

    Including such foods in daily diet can help increase vitamin D and support important functions of the organism.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pacolli diskuton me ministrin turk ndërtimin e pesë digave strategjike në Kosovë

    Pacolli diskuton me ministrin turk ndërtimin e pesë digave strategjike në Kosovë

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për Memorandumin e Mirëkuptimit që pritet të nënshkruhet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim teknik në fushën e burimeve ujore, infrastrukturës së digave dhe menaxhimit të lumenjve.

    Ajo ka theksuar se siguria ujore është një nga prioritetet kryesore të ministrisë, duke bërë të ditur se janë duke u planifikuar ndërtimi i pesë digave strategjike në Kosovë.

    “Përvoja dhe ekspertiza e Turqisë mund të jenë një mbështetje e rëndësishme teknike”, ka deklaruar Pacolli.

    Sipas saj, Turqia ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin e digave të mëdha, prandaj konsiderohet partnere e rëndësishme për avancimin e projekteve dhe forcimin e sigurisë ujore në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasada amerikane paralajmëron për vazhdimin e protestave në Prishtinë gjatë javëve të ardhshme

    Ambasada amerikane paralajmëron për vazhdimin e protestave në Prishtinë gjatë javëve të ardhshme

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme, me mundësi të grumbullimeve në qendër të kryeqytetit.

    Në njoftimin e saj, Ambasada ka bërë të ditur se protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

    Sipas saj, demonstratat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, por situata mund të përshkallëzohet shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve.

    Ambasada ka paralajmëruar gjithashtu për prani të shtuar të Policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave.

    Në këtë drejtim, u është bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në afërsi të demonstratave të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

    Ambasada ka këshilluar personelin e saj që të shmangë demonstratat dhe tubimet e mëdha, ndërsa ka rekomanduar përcjelljen e mediave lokale dhe faqes së saj zyrtare për informacione të përditësuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Andonovska: ISHP dhe institucionet e tjera shëndetësore nuk kanë kërkuar që shkollat ​​të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar

    Andonovska: ISHP dhe institucionet e tjera shëndetësore nuk kanë kërkuar që shkollat ​​të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar

    As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në shkolla dhe kopshte, as nuk u kemi kërkuar shkollave të japin lista me të dhëna për fëmijët që janë vaksinuar dhe cilët jo, tha për “Lokalno” Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.

    Ky reagim vjen pas ndarjes së fotove në rrjetet sociale në dhjetë ditët e fundit të një urdhri të supozuar nga Instituti i Shëndetit Publik drejtuar shkollave që kërkonte të dhëna se cilët nxënës janë vaksinuar dhe cilët jo, dhe një dokument që prindërit duhet ta plotësojnë, duke deklaruar se garantojnë nën përgjegjësi penale dhe materiale se fëmijët e tyre janë të vaksinuar.

    Andonovska thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se nëse është e nevojshme, ata do t’i publikojnë publikisht rekomandimet dhe udhëzimet për mbrojtje nga fruthi që u kanë dërguar shkollave.

    “Absolutisht nuk ka diçka të tillë, ne mund t’i publikojmë rekomandimet me letrat shoqëruese publikisht. Lidhur me pretendimet se disa shkolla, me kërkesë të Institutit ose ndonjë institucioni shëndetësor, janë të detyruara të mos pranojnë fëmijë që nuk janë të vaksinuar, këto janë pretendime absolutisht të pasakta, as Instituti dhe as ndonjë institucion shëndetësor nuk kanë dhënë udhëzime të tilla”, thotë Andonovska.

    Ajo shton se brenda kompetencave të tyre ata duhet të ofrojnë rekomandime, materiale edukative dhe protokolle të ngjashme./Telegrafi/