Category: Lajme

  • Gjermania shpall në kërkim shqiptarin e dyshuar për tentim vrasjen e dy personave – paralajmëron se mund të jetë i armatosur

    Gjermania shpall në kërkim shqiptarin e dyshuar për tentim vrasjen e dy personave – paralajmëron se mund të jetë i armatosur

    Gjermania shpall në kërkim shqiptarin e dyshuar për tentim vrasjen e dy personave – paralajmëron se mund të jetë i armatosur

    Fillimisht ishte vetëm një mosmarrëveshje, por më pas situata degjeneroi në përleshje fizike. Papritur, u dëgjuan edhe të shtëna armësh, raporton bild. Më shumë se pesë muaj pas një sulmi brutal në një ish-kafene në rajonin e Ruhrit, Policia ka nisur kërkimin publik për njërin nga të dyshuarit. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim të veçantë, pasi dyshohet se burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

    I kërkuari mund të ndodhet ende në qytetin Hamm, në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë. Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse e shohin, të telefonojnë menjëherë numrin emergjent të Policisë.

    Për 37-vjeçarin Erandi Cano nga Shqipëria është lëshuar një urdhërarrest, nën dyshimin për tentim vrasje. Sipas autoriteteve, ai prezantohet rregullisht me identitetin Marco Lombardi, duke pretenduar se është nga Italia.

    “Ai posedon një dokument identifikimi të falsifikuar italian me këto të dhëna”, ka konfirmuar një zëdhënës i Policisë.

    Sulmi në kafene

    Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 3 qershor, rreth orës 20:35, në ish-kafenenë “Café 67”, në rrugën Wilhelmstrasse 40/42, në qytetin Hamm.

    Sipas dëshmive të dhëna nga dëshmitarët gjatë verës, një burrë tullac, i ulur në tavolinën ngjitur, kishte nisur një përleshje me njërin nga dy vëllezërit. Më pas, në vendin e ngjarjes kishte ardhur edhe një person tjetër, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të tyre, sipas Prokurorisë.

    Dy vëllezërit, 33 dhe 36 vjeç, me prejardhje shqiptare, kishin pësuar plagë nga armët e zjarrit, prerje dhe therje me mjet të mprehtë.

    Të dy arritën të largoheshin nga kafeneja. Njëri prej tyre shkoi vetë në spital, ndërsa vëllai tjetër u dërgua në një klinikë nga një dëshmitare e rastit.

    Fillimisht, gjendja shëndetësore e të dyve ishte kritike dhe ata ndodheshin në rrezik për jetën. Hetimet për rastin i mori përsipër njësia hetimore e vrasjeve, e emërtuar “MK Six Seven”.

    I dyshuari mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm

    Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë. Dy viktimat kanë deklaruar se ishin sulmuar papritur nga dy persona.

    Ndërkohë, njëri nga të dyshuarit tashmë është identifikuar nga autoritetet dhe ndaj tij është lëshuar urdhërarrest.

    Policia ka paralajmëruar qytetarët që të mos tentojnë ta kontaktojnë apo t’i afrohen të dyshuarit, pasi ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

    Personat që kanë informacione për vendndodhjen e tij aktuale mund të kontaktojnë Policinë në numrin 0231/132-7441.

    Në rast se e shohin të dyshuarin, qytetarët duhet të telefonojnë menjëherë numrin emergjent 110.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Germany announces seeking Albanian suspected of attempted murder of two people, warns it may be armed

    At first, there was only one disagreement, but then the situation deteriorated into physical clashes. Gunshots were also suddenly heard, reports wild. More than five months after a brutal attack on a former cafe in the Ruhr region, police have launched public search for one of the suspects. Authorities have issued special warning, since they suspect the husband may be armed and dangerous.

    The fugitive may still be located in the town of Hamm, in Germany’s Nordrhein-Westphalen Lat. Police urge citizens, if they see him, to immediately call the emergency police number.

    A warrant has been issued for 37-year-old Windy Cano from Albania under suspicion of attempted murder. According to authorities, it is regularly introduced to the identity of Marco Lombardi, claiming to be from Italy.

    He owns a fake Italian ID with this data, a police spokesman has confirmed.

    Attack at Coffee

    The heavy event had occurred on June 3rd, around 20:35, in the former Cefelinea 6750, on Wilhelm Street 40/42, in the town of Hamm.

    According to evidence from witnesses during the summer, a bald man sitting at the adjacent table had started a fight with one of the two brothers. Then another person came to the scene and pulled a gun and shot them, according to the Prosecutor.

    The two brothers, 33 and 36, of Albanian descent, had suffered wounds from firearms, cuts and sharp means of slaughter.

    They both managed to leave the café. One of them went to the hospital himself, while the other brother was sent to a clinic by a random witness.

    Initially, both of them were critical, and they were in danger of life. The investigation into the case took over the homicide investigation unit, appointed MK Six Seven.

    Suspect may be armed and dangerous

    So far, the motive for the attack remains unclear. The two victims have claimed that they were unexpectedly attacked by two people.

    Meanwhile, one of the suspects has already been identified by authorities, and arrest warrants have been issued against him.

    Police have warned citizens not to try to contact or approach suspects, as they may be armed and dangerous.

    People with information on his current location can contact the police at 0231/132-7441.

    If they see the suspect, citizens must immediately call the emergency number 110.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shembet një ndërtesë në Nju-Jork, raportohet për të vdekur

    Shembet një ndërtesë në Nju-Jork, raportohet për të vdekur

    Shembet një ndërtesë në Nju-Jork, raportohet për të vdekur

    Disa persona kanë vdekur pasi një ndërtesë me apartamente në Nju-Jork u shemb në një kantier ndërtimi, të mërkurën pasdite.

    Dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, raporton BBC-i.

    Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe, të rrëzuar në Brooklyn.

    Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë.

    Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë.

    Zyrtarët kanë bërë me dije se ende nuk dihet se sa persona janë të zhdukur.

    Burimi: Insajderi

  • There’s a building in New York, reportedly dead.

    Some people died after an apartment building in New York collapsed at a construction site Wednesday afternoon.

    Tens more have been injured and some are in critical condition, the BBC reports.

    The blast triggered a massive search-saving operation, with more than 250 rescue teams going to the site of the three-story building crash in Brooklyn.

    Airshots have shown firemen extracting a survivor, covered in dust, from barella ruins.

    Later it was said that she had been a pregnant woman.

    Officials have suggested that there is still no known how many people are missing.

    Source Layer: Insander

  • Ekipi i “Akordeve të Kosovës” sqaron rregullat e konkurrimit për garuesit

    Ekipi i “Akordeve të Kosovës” sqaron rregullat e konkurrimit për garuesit

    Ekipi i Festivalit të Këngës në RTK – “Akordet e Kosovës” ka sqaruar se diskutimet lidhur me paraqitjen e këngëtares Olimpia Smajlaj kanë të bëjnë me zbatimin e formatit të përbashkët të konkurrimit dhe jo me përmbajtjen e mesazhit të saj.

    Sipas ekipit organizues, artistes nuk i është mohuar e drejta për të shprehur qëndrimin e saj, ndërsa kërkesa e produksionit ka qenë respektimi i strukturës së njëjtë të prezantimit për të gjithë garuesit.

    Që nga edicioni i parë, në vitin 2023, Festivali zbaton të njëjtat rregulla për të gjithë pjesëmarrësit garues. Kjo vlen për strukturën e prezantimit të këngëve, gjuhën grafike, trajtimin skenik dhe televiziv, si dhe për mënyrën e përmbylljes së performancave. Asnjë garues nuk trajtohet me standarde të veçanta apo me përjashtime nga formati i përcaktuar.

    Drejtuesit theksojnë se këto rregulla janë pjesë e konceptit të Festivalit dhe nuk janë vendosur apo zbatuar si masë ndaj një artisteje të caktuar.

    Ndërkohë, mesazhet për paqen, respektin, dinjitetin njerëzor dhe kundërshtimin e dhunës kanë qenë pjesë e programit artistik të Festivalit gjatë të tri netëve.

    Nata e parë u përmbyll me performancën e këngës “Heal the World”, e shoqëruar me një mesazh për paqen, dashurinë dhe përgjegjësinë e përbashkët për një shoqëri më të mirë. Ndërsa në fjalën përmbyllëse, prezantuesit e Festivalit “Akordet e Kosovës” pëmrbyllën mbrëmjen me mesazhin se respektimi i dinjitetit dhe i së drejtës së secilit për të jetuar pa frikë fillon në familje dhe është përgjegjësi e gjithë shoqërisë.

    Një tjetër moment i programit ishte ndarja e Çmimit për “Arritje Jetësore” për kompozitoren Pranvera Badivuku, natën e parë të festivalit.  Përmes mesazhit të aktores Rebeka Qena u theksua rëndësia e njohjes, vlerësimit të kontributit të grave, si dhe e arritjeve të tyre në shoqëri.

    Në natën e dedikuar fëmijëve, kënga “E duam lumturinë” solli mesazhin për dashurinë, pafajësinë e fëmijërisë dhe shpresën për një botë më të mirë.

    Sipas ekipit organizues, këto përmbajtje kanë qenë pjesë e konceptit artistik të Festivalit dhe janë planifikuar si pjesë përbërëse e programit të tij. 

    Ekipi i Festivalit vlerëson se e drejta për të shprehur një mesazh dhe respektimi i rregullave të përbashkëta të një gare janë dy çështje që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Festivali është hapësirë e shprehjes artistike, por edhe një garë që kërkon kushte dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

    “Akordet e Kosovës” do të vazhdojë të mbështetet në parimet e barazisë, transparencës dhe respektimit të standardeve artistike e produksionale për të gjithë garuesit.

     

     

    Burimi: RTKLive

  • Derbi i vjetër Peja - Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

    Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

    Derbi i vjetër Peja - Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me ndeshjet e xhiros së nëntë.

    Përballja hapëse do të jetë të premten, me fillim nga ora 17:00, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

    Kryeqytetasit vijnë pas fitores dramatike ndaj Pejës dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ndërsa gjakovarët kërkojnë fitoren e dytë sezonale.

    Të shtunën, nga ora 19:30, Bora rikthehet në palestrën “1 Tetori”, ku do të ballafaqohet me Yllin.

    E diela sjell dy përballje të tjera, duke filluar nga ora 17:00 me duelin Peja – Trepça.

    Pejanët nuk kanë shënuar fitore në kampionat që nga shtatori, kur kishin mposhtur pikërisht Trepçën në Mitrovicë.

    Xhiroja përmbyllet në Prizren, ku Bashkimi pret Rahovecin 029. /Klankosova.tv

    May be an image of text

  • Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

    Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

    Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

    Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u paraqitën me kohë në sallën e Kuvendit.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë nesër, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e deputetëve.

    “Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu./Klankosova.tv

  • Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

    Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

    Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

    Gjen portofolin me mbi 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

    Një qytetar në Gjakovë ka treguar shembull të ndershmërisë, duke dorëzuar në Polici një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugën “Bujar Roka”.

    Sipas njoftimit të Policisë, qytetari me inicialet L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin e gjetur.

    Gjatë hapjes së tij, në prani të zyrtarëve policorë, janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

    Pas verifikimit të dokumenteve, Policia ka arritur ta identifikojë pronarin e portofolit, të cilit ia ka kthyer paratë dhe dokumentet personale.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e vlerësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

  • Bleu një aeroplan në Facebook dhe e groposi në oborr – arsyeja është e pazakontë

    Bleu një aeroplan në Facebook dhe e groposi në oborr – arsyeja është e pazakontë

    Një inxhinier britanik ka tërhequr vëmendjen me një projekt të pazakontë, pasi bleu një aeroplan të vjetër Boeing 737 për rreth 4,600 euro dhe vendosi ta groposë në oborrin e shtëpisë së tij.

    Dave Billings, 45 vjeç, nga Derbyshire i Mbretërisë së Bashkuar, bleu trupin prej tri tonësh të një Boeing 737-500 përmes platformës Facebook Marketplace, me synimin për ta shndërruar në një hapësirë nëntokësore për argëtim dhe strehim emergjent.

    Sipas New York Post, Billings e vendosi strukturën në një gropë rreth 4.3 metra të thellë, ndërsa pjesa e sipërme do të mbulohet me beton dhe dhe.

    Ideja lindi pasi djali i tij, i apasionuar pas aviacionit, e inkurajoi ta blinte aeroplanin.

    Megjithatë, bashkëshortja e tij fillimisht nuk ishte e bindur për projektin.

    “Ajo pyeste veten pse po shpenzoja para për një aeroplan të vjetër dhe mendonte se ishte mbeturinë”, tregoi Billings.

    Megjithëse projekti është cilësuar si bunker për fundin e botës, britaniku thotë se qëllimi kryesor është krijimi i një hapësire për festa dhe relaksim.

    “Është kryesisht një vend për t’u argëtuar dhe për të organizuar festa, por mund të shndërrohet edhe në një strehimore kundër rrezatimit bërthamor”, shpjegoi ai.

    Struktura do të pajiset me energji elektrike, ujë, panele diellore dhe sistem të veçantë ventilimi.

    Madje, edhe tualeti origjinal i aeroplanit do të përshtatet për përdorim.

    Billings pretendon se, me furnizime të mjaftueshme ushqimore, familja e tij mund të qëndrojë aty për muaj të tërë në rast të një konflikti të madh, përfshirë një Luftë të Tretë Botërore. /Telegrafi/

  • Italia ofron 50 shtëpi falas për dhjetë vjet, rajoni i Kalabrisë paguan edhe rinovimin

    Italia ofron 50 shtëpi falas për dhjetë vjet, rajoni i Kalabrisë paguan edhe rinovimin

    Rajoni italian i Kalabrisë ka nisur programin “Ripopola Calabria”, përmes të cilit ofron 50 shtëpi dhe apartamente në 26 komuna të vogla, pa pagesë për dhjetë vjet.

    Përveç përdorimit falas të pronave, rajoni mbulon edhe të gjitha shpenzimet e rinovimit.

    Pronat janë në pronësi të bashkive dhe kanë sipërfaqe deri në 140 metra katrorë. Ato do t’u dorëzohen përfituesve vetëm pasi të përfundojnë punimet. Për programin janë ndarë 20 milionë euro nga Plani i Zhvillimit dhe Kohezionit të Kalabrisë.

    Mund të aplikojnë personat madhorë që nuk kanë jetuar në Kalabri gjatë tre viteve të fundit dhe dëshirojnë të zhvendosen përgjithmonë në një nga komunat pjesëmarrëse.

    Përfituesit duhet ta regjistrojnë vendbanimin në adresën e shtëpisë dhe ta mbajnë atë për të gjithë periudhën dhjetëvjeçare. Pronat nuk mund të jepen me qira, të nënqirren apo të përdoren për aktivitete biznesi.

    Përparësi në përzgjedhje kanë familjet me fëmijë, prindërit e vetëm, çiftet e reja, personat që punojnë nga distanca, të vetëpunësuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe punonjësit e sektorit kulturor dhe krijues.

    Mund të aplikojnë edhe banorët me origjinë nga Kalabria që janë larguar të paktën tre vjet më parë dhe dëshirojnë të kthehen.

    Aplikimet bëhen vetëm online, përmes portalit zyrtar të programit, dhe kërkohet identitet dixhital italian ose evropian.

    Afati i aplikimit është deri më 18 dhjetor, në orën 17:00. Kandidatët mund të përzgjedhin deri në tri prona, ndërsa për secilën krijohet një listë e veçantë renditjeje.

    Kontrata dhjetëvjeçare nis vetëm pasi shtëpia të jetë rinovuar dhe t’i dorëzohet përfituesit. Pas përfundimit të kësaj periudhe, rajoni dhe bashkia mund të propozojnë vazhdimin e kontratës ose blerjen e pronës me çmim të kufizuar, por kushtet për këtë fazë ende nuk janë përcaktuar.

    Nisma synon të luftojë shpopullimin e zonave të vogla të Kalabrisë. Sipas të dhënave të publikuara në planin e programit, rajoni humbi më shumë se 124 mijë banorë nga viti 2011 deri në vitin 2024, ndërsa 324 nga 404 komunat e tij kanë më pak se 5 mijë banorë.

    Autoritetet vlerësojnë se 50 shtëpitë e para mund të sjellin rreth 110 banorë të rinj.