
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me ndeshjet e xhiros së nëntë.
Përballja hapëse do të jetë të premten, me fillim nga ora 17:00, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Kryeqytetasit vijnë pas fitores dramatike ndaj Pejës dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ndërsa gjakovarët kërkojnë fitoren e dytë sezonale.
Të shtunën, nga ora 19:30, Bora rikthehet në palestrën “1 Tetori”, ku do të ballafaqohet me Yllin.
E diela sjell dy përballje të tjera, duke filluar nga ora 17:00 me duelin Peja – Trepça.
Pejanët nuk kanë shënuar fitore në kampionat që nga shtatori, kur kishin mposhtur pikërisht Trepçën në Mitrovicë.
Xhiroja përmbyllet në Prizren, ku Bashkimi pret Rahovecin 029. /Klankosova.tv
