Rritet në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, 17 të lënduar

Rritet në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, 17 të lënduar

Written by

in

Rritet në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, 17 të lënduar

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë tre zjarrfikës.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës.

Ndërtesa, e cila përmbante apartamente, u shemb papritur të mërkurën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Fillimisht ishin raportuar dy viktima, por numri i të vdekurve është rritur gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, teksa zjarrfikësit po vazhdojnë të kontrollojnë rrënojat.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shembjes së ndërtesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali