Category: Lajme

  • I fituari në Peja Peace Forum, Ichak Adizes rrëfen lidhjen e familjes së tij me Kosovën

    I fituari në Peja Peace Forum, Ichak Adizes rrëfen lidhjen e familjes së tij me Kosovën

    Profesori i njohur ndërkombëtarisht, Ichak Kalderon Adizes, do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Peja Peace Forum, ku do të mbajë ligjëratën kryesore me temën “Urtësia njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale”.

    Në njoftimin e organizatorëve bëhet e ditur se, në kuadër të forumit, Adizes do të ndajë edhe një rrëfim personal për historinë e familjes së tij hebreje dhe lidhjen e saj me Kosovën.

    Sipas tij, një person nga Kosova e kishte ndihmuar familjen e tij të kalonte malet gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të gjetur strehim në Shqipëri dhe për t’i shpëtuar jetën.

    Në përgjigjen ndaj ftesës për pjesëmarrje në forum, profesori ka kujtuar edhe lidhjen shumëvjeçare të familjes së tij me Prishtinën.

    Ai ka bërë të ditur se familja e tij kishte jetuar në Prishtinë që nga viti 1632 dhe se disa breza të saj janë varrosur në varrezat hebraike të qytetit.

    “Një njeri nga Kosova na ndihmoi të kalonim malet gjatë Luftës së Dytë Botërore për të na shpëtuar jetën në Shqipëri”, ka shkruar Adizes në përgjigjen e tij, të përkthyer nga anglishtja nga organizatorët.

    Adizes njihet për kontributin në fushën e menaxhimit dhe transformimit organizativ. Ai është themelues i Institutit Adizes dhe autor i modelit PAEI, që trajton katër role plotësuese në menaxhim dhe udhëheqje.

    Edicioni i tretë i Peja Peace Forum mbahet më 14 nëntor 2026, nën temën “Revolucioni i urtësisë – Vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale”.

    Ligjërata e Adizes është paraparë të mbahet nga ora 10:20 deri në 10:40.

    Sipas organizatorëve, rrëfimi i tij ndërlidhet me temën e forumit, duke vënë në pah rëndësinë e guximit, solidaritetit dhe përgjegjësisë njerëzore në mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të tjetrit.

    Të interesuarit që dëshirojnë t’i ndjekin punimet e forumit online mund të regjistrohen përmes kësaj platforme. /Telegrafi/

  • “Jeta është shumë e shkurtër”, ish-ylli gjerman zbulon pse u pensionua në moshën 30-vjeçare

    “Jeta është shumë e shkurtër”, ish-ylli gjerman zbulon pse u pensionua në moshën 30-vjeçare

    Niklas Sule ka vendosur të flasë hapur për mënyrën se si e ka jetuar karrierën si futbollist profesionist, duke zbuluar se kurrë nuk ka dashur që e gjithë jeta e tij të sillej vetëm rreth futbollit.

    Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmundit, në një intervistë në podcastin After The Final Whistle, ka shpjeguar se nuk ka qenë i gatshëm të sakrifikojë çdo aspekt të jetës personale vetëm për të qenë në formën më të mirë të mundshme në fushë.

    “Kam pirë tri birra më shpesh sesa duhej dhe kam shkuar në McDonald’s. Thjesht nuk kam dashur ta kem ndjesinë se për 15 vitet e ardhshme do të jetoj vetëm për futbollin”, ka deklaruar Sule.

    Pesha dhe gjendja e tij fizike kanë qenë vazhdimisht tema diskutimi gjatë karrierës, por për gjermanin ishte e rëndësishme të ruante edhe jetën jashtë futbollit.

    “Jeta është shumë e shkurtër. Nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë. Nuk kam dashur të bëj gjithçka vetëm për një gjë të vetme”, ka shtuar ai.

    Sule ka treguar gjithashtu se ndonjëherë e kishte të vështirë të ndante identitetin e tij si futbollist nga ai si person në jetën e përditshme.

    “Për miqtë dhe familjen time jam Niklas. Pastaj është dikush që dëshiron një fotografi dhe më thërret Sule, sepse më sheh vetëm përmes fanellës. Por unë nuk jam vetëm Niklas, e as vetëm Sule futbollisti. Jam pak nga të dyja dhe ndonjëherë e kisha të vështirë t’i bashkoja këto dy anë”, ka rrëfyer gjermani.

    Sipas raportimit, Sule e përfundoi karrierën në verën e vitit 2026, në moshën 30-vjeçare./Telegrafi/

  • Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

    Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

    Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

    Teresa Enke, bashkëshortja e ish-portierit gjerman Robert Enke, ka zbuluar detaje prekëse nga orët e fundit të jetës së tij, 17 vjet pas tragjedisë që tronditi futbollin botëror.

    Në një rrëfim për podcastin e Robin Gosens, ajo tregoi se bashkëshorti i saj e kishte vizituar varrin e vajzës së tyre, Lara, para se t’i jepte fund jetës më 10 nëntor 2009, përcjell “Gazeta Express”.

    Aty, në një zemër të vendosur pranë varrit, ai kishte shkruar: “Lara, babi po vjen”.

    Lara kishte ndërruar jetë në vitin 2006, vetëm dyvjeçare, për shkak të një problemi në zemër.

    Sipas Teresas, Roberti nuk arriti kurrë ta përballonte humbjen e vajzës, ndërsa vuante prej vitesh nga depresioni.

    Burimi: Insajderi

  • Robert Enkes’ thrilling message at the girl’s grave: Lara, Daddy’s coming.

    Teresa Enke, wife of former German porter Robert Enke, has discovered moving details from the last hours of his life, 17 years after the tragedy that rocked world football.

    In a story about Robin Gosen’s podcaster, she indicated that her husband had visited their daughter Lara’s grave before ending his life on November 10, 2009, she follows the newspaper Express.

    There, in a heart set by the tomb, he wrote: Laura, Daddy’s coming.

    Lara had changed her life in 2006, only two years old, because of a heart condition.

    According to Teresa, Robert never managed to cope with the loss of his daughter while suffering from depression for years.

    Source Layer: Insander

  • Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

    Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

    Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

    Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të enjten se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse kjo e fundit nuk ndalon më shumë se një mijë emigrantë që ecin në veri drejt Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve të javës së kaluar në SHBA, duke paralajmëruar se ata nuk do të lejohen të hyjnë.

    “Ja ku jemi përsëri!” shkroi Trump në rrjetet sociale.

    “Ata nuk do të pranohen! MEKSIKA DUHET T’I NDALOJË TANI, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, tarifat ndaj Meksikës do të dyfishohen menjëherë. MEKSIKA, GUVERNATORI I TEKSASIT, GUVERNATORI I RI SHUMË LIBERAL I TEKSASIT, PATRULLA JONË E MADHE KUFITARE DHE ICE, JANË KAQ TË INFORMUAR. Nuk do të ketë asnjë lehtësim”, shkroi ai.

    Grupi i emigrantëve, rreth 1,500 persona, kryesisht nga Amerika Qendrore, u nisën të martën nga qyteti jugor i Tapachulas pranë kufirit me Guatemalën, duke shpresuar se fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund t’u hapte rrugë atyre për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara.

    Burimi: Insajderi

  • Trump threatens to double taxes on Mexico if it doesn’t stop immigrants

    US President Donald Trump threatened on Thursday to double the tariffs on Mexico if the latter does not stop more than a thousand immigrants walking north to the United States following last week’s US elections, warning that they will not be allowed to enter.

    There we are again.

    They will not be accepted! M ECXICAH THI TANY, and if they don’t, the taxes on Mexico will be doubled immediately. M ECSICA, GUVERNATORIA TEKSASI, GUWIRNATORIA TAKASES, PAT THE GREAT TRUTH UNPHITAR AND I CE, it’s all inFORMED. There will be no relief, he wrote.

    The immigrant group, about 1,500 people — mainly from Central America — left the southern town of Tapachulas near the Guatemalan border on Tuesday, hoping that the Democrats’ victory in the US Muslim elections could pave the way for them to live and work in the United States.

    Source Layer: Insander

  • “Strehuan refugjatë nga Kosova kur u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit”, Kurti në takimin me homologu Martin falënderon popullin e Irlandës

    “Strehuan refugjatë nga Kosova kur u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit”, Kurti në takimin me homologu Martin falënderon popullin e Irlandës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në nisje të Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin u prit nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin.

    Kurti theksoi se Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit dhe Kosova në procesin integrues llogarit në Presidencën Irlandeze.

    “Jam shumë i lumtur të kthehem në Dublin pas tre vjetësh e gjysmë, dua të falënderoj Taoiseach (kryeministrin) Micheál Martin për ftesën dhe mikpritjen.

    Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit. Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën Irlandeze. Dhe, duam të falënderojmë popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës më 1999, kur u dëbuan nga mëmëdheu i tyre për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Millosheviqit dhe Jugosllavisë”, tha Kurti.

    Kryeministri i Kosovës falënderoi ushtarët dhe oficerët irlandezë, të cilët kanë shërbyer në KFOR përgjatë këtyre më shumë se dy dekadave e gjysmë, për të siguruar paqe, siguri e mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit tim.

    Ai tutje tha se Bashkimi Evropian dhe NATO janë organizata të domosdoshme për demokraci, prosperitet dhe sigurinë e përgjithshme.

    “Është shumë e rëndësishme që liderët të takohen së bashku, të diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe me luftën kinetike, sulme në infrastrukturën kritike dhe luftën hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Kështu që, mendoj se EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat!”, tha ai. /Telegrafi/

  • Pas 17 viteve, ICAO do ta inspektojë aviacionin civil të Maqedonisë së Veriut

    Pas 17 viteve, ICAO do ta inspektojë aviacionin civil të Maqedonisë së Veriut

    Pas ndërprerjes 17-vjeçare, një ekip inspektorësh nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) ndodhet në Maqedoninë e Veriut që nga dje, ku do të kontrollojnë përputhshmërinë e aviacionit civil të vendit me standardet dhe rregulloret më të fundit ndërkombëtare për dy javët e ardhshme.

    Siç thuhet në njoftimin e Agjencisë së Aviacionit Civil, inspektimi po kryhet me ftesë të Agjencisë dhe duhet të ofrojë një vlerësim të pavarur të zbatimit të kërkesave ndërkombëtare, duke përcaktuar pikat e forta të sistemit, por edhe duke identifikuar mangësitë e mundshme dhe fushat në të cilat nevojiten përmirësime.

    Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, thekson se hapja ndaj inspektimit të pavarur dhe të paanshëm është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të përgjegjshëm dhe ndërtimit të një sistemi të besueshëm të aviacionit.

    “Unë besoj se inspektimi i pavarur dhe i paanshëm është mënyra më e mirë për të vlerësuar se sa me sukses po e kryejmë punën tonë dhe ku mund të përmirësohemi më tej. Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi të përballemi hapur dhe profesionalisht me gjetjet nëse përcaktohen të tilla, sepse një perceptim objektiv i situatës reale është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme për të përmirësuar sistemin”, deklaron Stojanoski.

    Rekomandimet nga inspektimi do të shërbejnë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe përmirësimin e proceseve për rritjen e mëtejshme të sigurisë në aviacionin civil.

    Agjencia thekson rëndësinë e bashkëpunimit profesional, transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të të gjitha subjekteve të përfshira gjatë inspektimit, me qëllim që të merret një pamje realiste e funksionimit të sistemit dhe të përcaktohen drejtimet specifike për forcimin e tij të mëtejshëm./Telegrafi/

  • Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

    Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia po humb çdo muaj më shumë se 40 mijë ushtarë të vrarë ose të plagosur rëndë në luftën kundër Ukrainës.

    Gjatë një fjalimi në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut, më 11 nëntor, Rutte i krahasoi këto humbje me ato të ushtrisë amerikane gjatë 14 viteve të Luftës së Vietnamit, transmeton Telegrafi.

    “Shtetet e Bashkuara humbën 56 mijë ushtarë gjatë 14 viteve në Vietnam. Ndërsa këtu, Rusia humb 40 mijë të vrarë ose të plagosur rëndë brenda një muaji. Të dhënat fillestare për tetorin tregojnë se kjo shifër mund të ketë arritur në mbi 50 mijë. Pesëdhjetë mijë brenda një muaji”, deklaroi Rutte.

    Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po dështon në fushëbetejë, ndërsa shtoi se Moska po përpiqet të dobësojë vullnetin e Ukrainës për të vazhduar luftën përmes sulmeve ndaj popullsisë civile.

    Sipas Rutte-s, Rusia po godet qytetet ukrainase me raketa dhe dronë, duke synuar edhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike përpara dimrit.

    Kreu i NATO-s akuzoi gjithashtu Moskën për shtimin e aktiviteteve armiqësore në vendet evropiane, përfshirë zjarrvëniet e qëllimshme, incidentet me dronë dhe sulmet kibernetike.

    “Putini po përpiqet të na përçajë, të destabilizojë shoqëritë tona dhe të pengojë mbështetjen tonë për Ukrainën përmes zjarrvënieve, incidenteve me dronë, sulmeve kibernetike dhe aktiviteteve të tjera keqdashëse. Por duhet të jemi të qartë: ai po dështon. Për çdo sulm hibrid rus kundër vendeve tona, ne po i ofrojmë më shumë mbështetje Ukrainës”, tha Rutte. /Telegrafi/

  • Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

    Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

    Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

    Shqipëria shihet favorite për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës.

    Sipas simulimeve të publikuara nga OPTA, Kombëtarja shqiptare ka më shumë gjasa ta fitojë ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

    Pra, Shqipëria ka 49.1% gjasa për fitore, ndërsa Finlanda vetëm 25.3%. Barazimi vlerësohet me 25.6%.

    Ndeshja zhvillohet sonte, më 12 nëntor, me fillim nga ora 20:45.

    Burimi: Insajderi