Category: Lajme

  • Ramadan: Government gives 30% additional pay to political advisers, while police force officers seek compensation at court

    Alliance MP Burim Ramadani has criticised the Government for dealing with additional salaries for political advisers and support staff of ministers, comparing this to the difficulties that, according to him, Kosovo Police members face to realise the compensation they face by law.

    In a statement made today in the Kosovo Assembly, Ramadani said the government is sharing 30 per cent additions to political advisers, drivers and assistant ministers, while police are forced to address the Court to receive their compensation.

    He named those who benefit from these additions as political activists appointed to positions by the ministers.

    Political advisers give 30% extra pay, while the police have to get them through the courts!

    Source Layer: Insander

  • Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini

    Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini

    Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini

    Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë ose të ngasë makinën dhe se familja, miqtë, nëna, shefja e kuzhinës dhe pastruesja e ndihmojnë me punët e përditshme.

    Bellingham foli për këtë në një intervistë me British Vogue. Ai thotë se ndihet i pjekur në fushë, por kjo nuk është e vërtetë në jetën e përditshme.

    “Nuk di të gatuaj, nuk di të ngas makinën… Jam i mirë në atë që bëj, por jo shumë gjëra të tjera”, ka thënë Bellingham.

    Ai nuk ka patentë shoferi. Në çështjet e përditshme, tha ai, mbështetet te miqtë dhe familja, përfshirë nënën e tij Denise, e cila jeton me të në Madrid. Ai gjithashtu ka një kuzhiniere dhe një pastruese për ta ndihmuar.

    Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të grumbullonte një koleksion makinash luksoze.

    Sipas The Sun, Bellingham ka shtatë automjete, vlera totale e të cilave vlerësohet në rreth 1.26 milion euro.

    Më e shtrenjta midis tyre është Lamborghini Urus Performante me vlerë rreth 250,000 euro, megjithëse ai nuk mund ta ngasë vetë. 

    Burimi: Insajderi

  • Kush është drejtoresha e re e ShISh, që mori besimin e Edi Ramës?

    Kush është drejtoresha e re e ShISh, që mori besimin e Edi Ramës?

    Kush është drejtoresha e re e ShISh, që mori besimin e Edi Ramës?

    Drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri i është besuar Esmeralda Hasanit.

    Me propozim të kryeminstrit shqiptar, Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e drektoi sot Hasanin.

    Ndryshe nga emërimet e shkuara të shefave të ShISh, Hasani vjen nga brenda shërbimit, pas dy vitesh nga nisja punë në këtë institucion si drejtoreshë e një departamenti.

    Esmeralda Hasani ka studiuar drejtësi dhe të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Milanos-Bicocca.

    Pjesë e CV-së së saj janë edhe studimet në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve europiane në Europa Cube Innovation Business School, në Bruksel.

    Ajo ka qenë sekretare e përgjithshme në ministrinë e Diasporës, e drejtuar atëkohë nga Pandeli Majko.

    Nga të dhënat e burimeve të hapura online tregohet se Esmeralda Hasani pesë vite më parë ka mbajtur edhe funksionin e konsulentes pranë Kryeministrisë, me fokus planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

  • Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

    Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

    Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

    Një grua 41-vjeçare nga Serbia, Ninoslava Joviq, është shpallur në kërkim nga Europol, nën dyshimin se ndihmoi një bandë të arratisej pas një grabitjeje spektakolare bizhuterish në një panair arti dhe antikitetesh në Maastricht të Holandës, në qershor të vitit 2022.

    Sipas hetuesve, Joviq nuk mori pjesë drejtpërdrejt në grabitje, por dyshohet se organizoi strehimin e katër grabitësve dhe u siguroi mbështetje logjistike gjatë arratisjes. Ajo raportohet se drejtonte njërën prej makinave të marra me qira dhe kishte rezervuar apartamente ku fshiheshin të dyshuarit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo është vendosur në listën e personave më të kërkuar të Europol-it së bashku me katër shtetas serbë. Policia holandeze ofron një shpërblim prej 16,690 paundësh për informacione që çojnë në arrestimin e tyre.

    Glamorous woman hunted over ?30million 'Peaky Blinders' at British jeweler's display is revealed by Europol Ninoslava Jovic

    Grabitja ndodhi gjatë panairit prestigjioz, kur katër burra të veshur me kostume, kapele dhe syze thyen me çekiçë vitrinat e bizhuterive të argjendarisë londineze Symbolic & Chase. Disa prej tyre mbanin armë dhe kërcënuan vizitorët, ndërsa morën bizhuteritë dhe u larguan me skuterë elektrikë.

    Nga sendet e vjedhura janë rikuperuar deri më tani vetëm tre diamante, në Izrael, Hong Kong dhe Botsvanë. Ndër sendet që ende mungojnë është një gjerdan me një diamant të rrallë të verdhë, me vlerë të përllogaritur prej 27 milionë paundësh.

    Autoritetet dyshojnë se Joviq ndodhet aktualisht në Serbi, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e të kërkuarve të kontaktojnë policinë dhe të mos tentojnë t’u afrohen vetë.

  • KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale

    KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale

    KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Rrjeti i Grave të Kosovës u kanë bërë thirrje deputetëve që të sigurojnë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale në buxhetin e vitit 2027.

    Organizatat kanë theksuar se rastet e fundit, përfshirë vrasjen e Arlinda Zekajt dhe atë të një foshnjeje tre muajshe në Gjilan, dëshmojnë nevojën urgjente për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe grave.

    Sipas tyre, 38 Qendrat për Punë Sociale dhe rreth 50 organizatat e licencuara përballen me mungesë të stafit dhe financimit. Në komunat e mëdha, një zyrtar social trajton mesatarisht 350 lëndë aktive në vit.

    Për këtë arsye, organizatat kërkojnë punësimin e 200 zyrtarëve të shërbimeve sociale, me kosto vjetore prej 1.68 milionë eurosh, si dhe angazhimin e zyrtarëve shtesë për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore, me kosto prej rreth 707 mijë eurosh në vit.

    Po ashtu, ato kërkojnë rritjen e buxhetit për organizatat e licencuara nga 2.5 milionë në së paku 5 milionë euro në vit, për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve sociale dhe familjare.

  • Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

    Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

    Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, pjesë e klubit Wolf Kickboxing & MMA, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampion i botës në kickboxing në garat e organizuara nën patronazhin e Federatës Ndërkombëtare ISKA, në Madrid të Spanjës.

    Dauti ka fituar vendin e parë në disiplinën Kick Light, në grupmoshën 6–11 vjeç dhe kategorinë mbi 55 kilogramë, duke dëshmuar talent, teknikë, guxim dhe përgatitje të lartë sportive.

    Ky triumf përbën një arritje të madhe jo vetëm për sportistin e ri, por edhe për Tetovën dhe sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar se talentet e reja vendore mund të shkëlqejnë edhe në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

    Për këtë sukses ka reaguar edhe Federata ISKA e Maqedonisë së Veriut, e cila ka përgëzuar Muhammed Dautin për titullin e kampionit të botës, duke vlerësuar njëkohësisht punën e klubit Wolf Kickboxing & MMA dhe angazhimin e trajnerit Naim Samiu në përgatitjen dhe edukimin e sportistëve të rinj.

    Suksesi i Muhammed Dautit është dëshmi e punës, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa titulli i fituar në Madrid e vendos emrin e tij në mesin e kampionëve të rinj të kickboxing-ut në arenën botërore.

  • Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro, përkundër se nuk di të ngasë

    Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro, përkundër se nuk di të ngasë

    Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë ose të ngasë makinën dhe se familja, miqtë, nëna, shefja e kuzhinës dhe pastruesja e ndihmojnë me punët e përditshme.

    Bellingham foli për këtë në një intervistë me British Vogue. Ai thotë se ndihet i pjekur në fushë, por kjo nuk është e vërtetë në jetën e përditshme.

    “Nuk di të gatuaj, nuk di të ngas makinën… Jam i mirë në atë që bëj, por jo shumë gjëra të tjera”, ka thënë Bellingham.

    Ai nuk ka patentë shoferi. Në çështjet e përditshme, tha ai, mbështetet te miqtë dhe familja, përfshirë nënën e tij Denise, e cila jeton me të në Madrid. Ai gjithashtu ka një kuzhiniere dhe një pastruese për ta ndihmuar.

    Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të grumbullonte një koleksion makinash luksoze.

    Sipas The Sun, Bellingham ka shtatë automjete, vlera totale e të cilave vlerësohet në rreth 1.26 milion euro.

    Më e shtrenjta midis tyre është Lamborghini Urus Performante me vlerë rreth 250,000 euro, megjithëse ai nuk mund ta ngasë vetë. /Telegrafi/

  • Edu Care: Hapi juaj drejt një karriere të re

    Edu Care: Hapi juaj drejt një karriere të re

    Të ndryshoni profesion do të thotë të mësoni diçka të re dhe të gjeni një fushë ku mund t’i vini në punë aftësitë tuaja. Për ata që jetojnë në Zvicër dhe e shohin të ardhmen duke u kujdesur për të tjerët, Edu Care ofron mundësi trajnimi për të hedhur hapat e parë në kujdesin shëndetësor.

    Përmes ndërthurjes së teorisë me praktikën, Edu Care i përgatit pjesëmarrësit për rolin e asistentit të kujdesit. Trajnimi synon të zhvillojë njohuritë profesionale dhe aftësitë për të mbështetur personat që kanë nevojë për përkujdesje, me vëmendje ndaj sigurisë, dinjitetit dhe nevojave të tyre individuale.

    Pjesa praktike i ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë si zbatohen njohuritë në situata të përditshme të përkujdesjes. Krahas përgatitjes profesionale, rëndësi i kushtohet komunikimit dhe qasjes empatike, që ndihmojnë në krijimin e besimit me personin që merr kujdes dhe familjen e tij.

    Nëse po mendoni të ndryshoni drejtimin profesional, njihuni me mundësitë e trajnimit në Edu Care.

    Uebfaqe: www.eduacademy.ch
    E-mail: info@eduacademy.ch
    Tel: +41 44 731 92 65
    Mob: +41 79 908 38 93

  • Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian ka surprizuar koleget e saj në serialin “All’s Fair” me një sërë dhuratash luksoze pas përfundimit të xhirimeve të sezoneve. Detajet i ka zbuluar aktorja Sarah Paulson, e cila ka treguar se sipërmarrësja nuk është kursyer për t’i gëzuar bashkëprotagonistet, raporton “New York Post”.

    Pas përfundimit të sezonit të parë, Kardashian u dhuroi secilës prej aktoreve nga një çantë të markës Balenciaga. Ndërsa përfundimi i sezonit të dytë u shënua me një tjetër surprizë: ajo i ftoi koleget në dyqanin NikeSkims në Mexico City, ku u lejoi të zgjidhnin çfarëdo produkti që dëshironin.

    “Na tha: ‘Merrni çfarë të doni’. Unë zgjodha shumë të brendshme dhe pizhame. Ishin të brendshmet më të mira që kam veshur ndonjëherë”, rrëfeu Paulson në një intervistë.

    Megjithatë, surprizat e Kardashian nuk përfunduan me veshje dhe aksesorë luksozë. Ajo u kishte ofruar kolegeve edhe trajtime për fytyrën, si dhe paketa analizash e ekzaminimesh, me vlerë rreth 2,500 dollarë për secilën.

    Në serialin “All’s Fair”, të krijuar nga Ryan Murphy, Kim Kardashian interpreton një avokate të specializuar në çështjet e divorceve. Personazhi i saj është frymëzuar nga avokatja që e përfaqëson në jetën reale, Laura Wasser.

    Krahas Kardashian dhe Paulson, në kastin e serialit janë edhe aktoret Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts dhe Teyana Taylor.

    Sezoni i dytë i “All’s Fair” nisi transmetimin më 4 nëntor në platformat Hulu dhe Disney+.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kim Kardashian with luxury presents to serial colleagues Alls Fair

    Kim Kardashian surprised her colleagues in the series Alles Fair with a series of luxury gifts after the end of the season shoots. Details have revealed to actress Sarah Paulson, who has shown that the entrepreneur has not been spared to cheer up co-protagonists, reports news York Post.

    After completing the first season, Kardashian donated each of the actresses to a Balenciaga brand bag. As the end of the second season was marked with another surprise: she invited colleagues to the NikeSkims store in Mexico City, where she was allowed to choose whatever product they wanted.

    He said: Take whatever you want. I chose many underwear and pajamas. They were the best underwear I’ve ever worn. Tell Paulson in an interview.

    However, Kardashian surprises did not end up with luxury dress and access. She had offered her colleagues and facial treatment, as well as tests and examination packages, worth about $2,500 each.

    In the series All’s Fair, created by Ryan Murphy, Kim Kardashian performs a lawyer who specializes in divorce cases. Her character was inspired by the lawyer who represents her in real life, Laura Washer.

    Along with Kardashian and Paulson, actress Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts and Teyana Taylor are on the serial floor.

    The second season of Alls Fair began broadcasting on November 4th on Hulu and Disney+ platforms.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal