Category: Lajme

  • Svechla talks about police tires: We’ve got a supply of 73 percent of cars.

    MInternal Affairs initiative Xhelal Svecla has spoken about cancelling the tender for the supply and assembly of winter tires for Kosovo Police.

    Svecla has declared that the tender has been cancelled as a result of procedures that, according to him, were irresponsible.

    He made it known that, based on analyses and reports, Kosovo police have at home tires per 73 per cent of vehicles.

    According to him, the current need for tire supplies is to cover 27 percent of police vehicles.

    The minister has not provided further details concerning new supply procedures.

  • Zubimendi humb vendin te Arsenali, mesfushori spanjoll tregon çfarë po ndodh me të

    Zubimendi humb vendin te Arsenali, mesfushori spanjoll tregon çfarë po ndodh me të

    Martin Zubimendi po kalon një periudhë të pazakontë te Arsenali, pasi ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar në Ligën Premier këtë sezon.

    Mesfushori spanjoll, i cili sezonin e kaluar ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, ka regjistruar vetëm 100 minuta në kampionat, të gjitha në shtatë paraqitje si zëvendësues, në dhjetë ndeshjet e para.

    Vetë Zubimendi ka pranuar se lodhja fizike mund të ketë ndikuar në këtë situatë.

    “Kam luajtur një numër të jashtëzakonshëm minutash dhe, të jem i sinqertë, isha i lodhur. Kishte edhe faktorë të tjerë, por aspekti fizik sigurisht që mund të ketë qenë njëri prej tyre”, deklaroi ai për Marca.

    Ndërkohë, konkurrenca në mesfushën e Arsenalit është shtuar, ndërsa Myles Lewis-Skelly ka shfaqur formë të mirë. Sipas raportimit, Bruno Guimaraes, i transferuar nga Newcastle për 86 milionë euro, duket se është bërë zgjedhja e preferuar e Mikel Artetas përkrah Declan Rice dhe Martin Odegaard.

    Pavarësisht minutave të pakta, Zubimendi ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Arsenali, ndërsa burime pranë Atletico Madridit kanë minimizuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Trajneri Mikel Arteta, nga ana tjetër, ka insistuar se spanjolli vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën.

    “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Energjia, përkushtimi dhe dëshira e tij për të ndihmuar skuadrën janë të padiskutueshme”, ka deklaruar Arteta.

    Një ftesë nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë mund t’i ndihmojë mesfushorit që të rikthejë ritmin e tij.

    Sezonin e kaluar, Zubimendi ishte një prej shtyllave të Arsenalit, duke startuar në 34 nga 38 ndeshjet e Ligës Premier dhe duke regjistruar më shumë se 3.000 minuta lojë. Në mesin e futbollistëve të skuadrës, vetëm Declan Rice kishte më shumë minuta në fushë./Telegrafi/

  • ​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen

    ​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menjëherë pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

    Pas pauzës, Kuvendi pritet të vazhdojë punimet me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe me interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Në rend të ditës është edhe një mocion përmbajtësor lidhur me çështjen e energjisë.

    Ndërkaq, si pikë e fundit e seancës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi në lexim të tretë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ky projektligj është përfshirë në rendin e ditës pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka paralajmëruar se do të sjellë nismë të re ligjore për amendamentimin e tij brenda dy javësh.

  • Scott Colom bëhet senatori i parë me ngjyrë nga Mississippi që nga shekulli XIX

    Scott Colom bëhet senatori i parë me ngjyrë nga Mississippi që nga shekulli XIX

    Demokrati Scott Colom ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Mississippi-t, duke shënuar një fitore të papritur për partinë e tij në një shtet tradicionalisht konservator, ku republikanët kanë dominuar për dekada.

    Fitorja e Colomit e bën atë personin e parë me ngjyrë nga Mississippi që do të shërbejë në Senatin amerikan që nga viti 1881, kur përfundoi mandati i Blanche Bruce, i cili kishte qenë senator nga viti 1875.

    Gara u vendos me një diferencë prej më pak se pesë mijë votash, nga afro një milion vota të numëruara. Colom, 43 vjeç, siguroi 49.2 për qind të votave, ndërsa rivalja e tij republikane dhe senatorja aktuale, Cindy Hyde-Smith, mori 48.7 për qind.

    Hyde-Smith e pranoi humbjen përmes një videoje të publikuar në platformën X të mërkurën në mbrëmje, duke e përgëzuar kundërshtarin dhe duke i uruar sukses.

    “Edhe pse ky nuk ishte rezultati për të cilin punuam apo shpresuam, e respektoj vendimin e votuesve të Mississippi-t”, deklaroi ajo.

    Colom e mbajti fjalimin e fitores në kampusin e Kolegjit Tougaloo, ku u prit nga qindra mbështetës që festuan së bashku me të.

    Ai i falënderoi për mbështetjen gjatë ditëve të pritjes së rezultatit, pasi zgjedhjet ishin mbajtur më 4 nëntor.

    “Ata nuk besonin se një moment i tillë ishte i mundur, por unë nuk e humba besimin”, tha Colom, transmeton Telegrafi.

    “Ky nuk është një sukses që e arrita vetëm unë. Është diçka që e arritëm së bashku. Në Mississippi, janë njerëzit e këtij vendi ata që bëjnë diferencën”, shtoi ai.

    Dhjetëra persona u mblodhën në selinë e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) në Jackson, ku lajmi për fitoren e Colomit u prit me duartrokitje dhe brohoritje.

    “Kjo është një fitore e jashtëzakonshme”, deklaroi Leon Russell, kryetar i bordit të NAACP-së.

    Ai theksoi se rezultati ishte arritur kryesisht falë angazhimit të komunitetit afro-amerikan, duke shtuar se, megjithëse fushata nuk kishte pasur shumë mjete financiare, organizimi në terren kishte qenë vendimtar.

    “Ky është një rezultat historik”, tha Russell.

    Amber Thomas, një prej mbështetëseve që morën pjesë në festimet në selinë e organizatës, u shpreh e emocionuar nga rezultati.

    “Kur lufton, fiton. Në këtë moment jam e mbushur me gëzim”, deklaroi ajo.

    Senatori i fundit me ngjyrë nga Mississippi para Colomit ishte Blanche Bruce, i cili ishte zgjedhur nga legjislatura e shtetit. Kaluan rreth 150 vjet para se shteti të zgjidhte një tjetër përfaqësues me ngjyrë në Senatin amerikan.

    Gjatë fushatës, Colom u përpoq të fitonte edhe mbështetjen e votuesve republikanë. Në një rast, ai mori pjesë në një tubim të Donald Trumpit, ku bisedoi me qytetarët që prisnin jashtë.

    Një tjetër moment që ndikoi në fushatë ishte deklarata e kundërshtares së tij, e cila, kur u pyet për rritjen e çmimeve të mishit të viçit, u kishte sugjeruar votuesve të zgjidhnin “një tjetër lloj proteine”. Colom e shfrytëzoi këtë përgjigje në një reklamë të fushatës që u bë virale.

    Fitorja e tij ishte veçanërisht e papritur, pasi Mississippi konsiderohet një bastion republikan. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Trumpi kishte fituar në këtë shtet me një diferencë prej më shumë se 22 pikësh.

    Megjithatë, demokratët kanë shënuar disa fitore të rëndësishme në zgjedhjet e fundit për Kongresin, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Partia ka arritur të fitojë vende edhe në shtete tradicionalisht republikane, përfshirë Texasin, Karolinën e Jugut, Kansasin dhe Iowan.

    Sipas sondazheve paszgjedhore, pakënaqësia e votuesve për ekonominë dhe luftën me Iranin gjatë administratës Trump ka luajtur rol të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve.

    Colom, i cili punon si prokuror lokal, e shfrytëzoi këtë klimë politike duke kritikuar mbështetjen e kundërshtares së tij për tarifat tregtare të Trumpit. Ai madje e pagëzoi atë me nofkën “Cindy High Prices”, duke iu referuar rritjes së çmimeve.

    Demokrati zhvilloi një fushatë intensive, duke vizituar të 82 qarqet e Mississippi-t.

    Ndërkohë, fushata e Hyde-Smith e akuzoi Colomin se ishte i ndikuar nga miliarderi dhe donatori liberal George Soros, familja e të cilit ka ndihmuar në financimin e fushatave politike të demokratit. Republikania 67-vjeçare u kritikua gjithashtu për paraqitjet e pakta publike gjatë fushatës. /Telegrafi/

  • ​“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

    ​“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

    Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me pagat dhe kushtet e punës.

    Ata paralajmëruan se protesta do të mbahet sërish sot një javë, në të njëjtën orë dhe vend, duke mos përjashtuar edhe grevën.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Xhelal Jashari tha se kërkojnë dialog me menaxhmentin për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve.

    “Dëshira e klasës punëtore është të hyjmë në grevë. Ne iu themi se nuk po bëjmë shaka. Ne ju themi se s’po kërkojmë lëmoshë, ju themi uluni, dialogoni dhe zgjidheni këto problemi një nga një, sepse na ka ardhur thika në asht, jemi lodhur duke pritur disponimin e menaxhmentit”, tha ai.

    Jashari tha se nëse ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli nuk takohet me sindikatën e punëtorëve të KEK-ut, atëherë Kosova do të jetë në terr.

    “Të gjitha do t’i arrijmë të bashkuar, pa bashkim nuk ka rezultate. Unë besoj fuqishëm, sot do t’iu drejtohemi ministres Artane Rizvanolli me kërkesë për takim. Nëse nuk ka takim, e tërë Kosova do të jetë në terr”, tha ai.

    Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhmi Llumnica tha se përmes kësaj protestës ata po shprehin pakënaqësitë e tyre.

    “Këtu jemi për të shprehur pakënaqësitë. Ku mos me qenë të pakënaqur kur dëgjojmë rialokimin e mjeteve të buxhetit për 120 milionë euro, e që prej tyre merren 30 milionë euro për ndërmarrje publike. Çfarë kuptimi ka me na i marrë paratë neve e t’i jepen të tjerëve, e shtëpisë së vetë jo?”, tha ai.

    Ndërsa Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.

    “Sot nuk kam ardhur për të shprehur solidaritet, kam ardhur për të ngritur zërin për punën, sakrificën tuaj dhe për padrejtësitë që përballeni çdo ditë”, tha Gashi. /KP/

  • All of Kosovo will remain in the dark, KEK workers warn strike if no demands are met

    KEK workers have held a protest today in front of management offices and the corporate Steering Board in Pristina, in recognition of wages and working conditions.

    They warned that the protest will be held again today a week, at the same hour and place, not excluding the strike as well.

    KEK Workers’ Union Chairman Xhelal Jashari said they seek dialogue with the management to solve workers’ problems.

    The labor class’s wish is to go on strike. We tell them we’re not kidding. We tell you that we’re asking for charity, we tell you, sit down, dialogue and solve these problems one by one, because we’ve got a knife in the bone, we’re tired of waiting for the possession of management.

    Jashari said that if Economy Minister Artane Rizvanolli does not meet with the KEK employee union, then Kosovo will be in the dark.

    We’ll all get together, without unity there’s no results. I strongly believe, today we will address Minister Artane Rizvanolli at the request for a meeting. If there is no meeting, the entire Kosovo will be in the dark, he said.

    KEK Workers Union deputy head Nedmi Llumnica said that through this protest they are expressing their frustrations.

    We’re here to express frustration. When we hear the relocation of budget means for 120m euros, 30m euros for public enterprises, they are not disappointed. What does it mean to take money from us and give to others, to their own house?

    While Ali Gashi, chairman of the Independent Trade Union of Kosovo Administration, has called KEK workers’ demands rights.

    Today I have not come to express solidarity, I have come to raise my voice for your work, your sacrifice, and the injustices you face every day, Gashi said. / KP/

  • Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një person në fund të jetës, është një shenjë se vdekja mund të ndodhë brenda orëve ose ditëve.

    Është shqetësuese për familjen, por sipas njohurive mjekësore në dispozicion, ka shumë të ngjarë të mos i shkaktojë dhimbje personit që po vdes.

    Zhurma e vdekjes quhet edhe sekrecione terminale të frymëmarrjes në mjekësi.

    Foto ilustruese

    Ndodh tek disa njerëz në fund të jetës.

    Tingulli shoqëron çdo frymëmarrje dhe ndonjëherë është i butë, si një rënkim, dhe ndonjëherë i lartë, si gërhitje ose gurgullimë.

    Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI) në SHBA, fishkëllimat ndodhin kur pështyma dhe lëngje të tjera grumbullohen në fyt dhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të një personi që është shumë i dobët për t’i pastruar ato.

    Një person i shëndetshëm do ta gëlltiste ose kolliste pështymën në mënyrë refleksive.

    Një person që është duke vdekur nuk mund ta bëjë më këtë, kështu që ajri kalon nëpër lëng kur merr frymë.

    NCI deklaron se konvulsionet janë një shenjë se vdekja mund të ndodhë brenda orëve ose ditëve.

    Healthline shkruan se një person jeton mesatarisht rreth 23 orë pas fillimit të ngjirjes së zërit.

    Megjithatë, koha ndryshon nga rasti në rast dhe jo çdo person që po vdes ka ethe.

    Medical News Today raporton se në fazat e fundit të jetës, fishkëllimat mund të shoqërohen me shenja të tjera: konfuzion, bllokim të mushkërive, ndryshim në aromën e trupit dhe mavijosje të errëta në lëkurë.

    Personi mund të humbasë dhe të rifitojë vetëdijen, të jetë i shqetësuar dhe ritmi i frymëmarrjes mund të ndryshojë.

    Zhurma ndonjëherë të kujton mbytje dhe është e vështirë për familjen ta dëgjojë atë.

    Sipas NCI-së, fishkëllimat nuk duken të dhimbshme për një person që është duke vdekur dhe nuk janë të njëjta me gulçimin.

    Healthline gjithashtu deklaron se nuk ka prova që gërhitja dhemb ose shqetëson një person.

    Hapat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes përfshijnë kthimin e personit në anë, heqjen e lëngjeve të tepërta nga goja me anë të aspiratës dhe kufizimin e marrjes së lëngjeve. /Telegrafi/

  • Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    y telefona mobilë të tipit iPhone dhe dy kabllo për mbushje janë zbuluar në një pako të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një kontrolli rutinor të zyrtarëve korrektues.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pakoja është gjetur në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit, ndërsa dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut.

    Pas hapjes së saj në zyrën e sigurimit, zyrtarët kanë gjetur dy telefona iPhone, pa SIM-kartela, si dhe dy kabllo për mbushje.

    SHKK-ja ka bërë të ditur se kontrollet dhe bastisjet e rregullta po vazhdojnë me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Attempted to put phones in Dubrava Prison, officials discovered two iPhones in a package

    If you are an iPhone-type mobile phone and two cable launchers have been discovered in a suspected package at the Dubrava corrective Centre, during a routine examination of corrective officials.

    According to the Kosovo Correcting Service’s announcement, the package has been found in the sterile area, near the institution’s siege, while allegedly thrown out of prison.

    After her opening to the security office, officials have found two iPhone phones without SIM-cards, as well as two cables for filling.

    The SKK has announced that regular raids and raids are continuing in order to prevent the introduction of illegal items into the institution.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal