Category: Lajme

  • Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

    Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

    Sulmuesi brazilian dëshiron të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, në kërkim të më shumë minutave, por trajneri portugez nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

    Endrick është i vendosur të largohet përkohësisht nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi dëshiron të ketë më shumë hapësira për të luajtur. Megjithatë, trajneri Jose Mourinho ka plane të tjera për sulmuesin brazilian dhe aktualisht kundërshton largimin e tij.

    Sipas gazetarit Ivan Martin, trajneri portugez dëshiron ta mbajë Endrickun në skuadër deri në fund të sezonit, duke e konsideruar atë një alternativë të rëndësishme për repartin ofensiv, sidomos në rast të ndonjë lëndimi apo mungese të Kylian Mbappes.

    Në anën tjetër, 20-vjeçari beson se ka nevojë për më shumë minuta në fushë për të vazhduar zhvillimin e tij. Deri më tani këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje zyrtare, me gjithsej 140 minuta të luajtura, një gol dhe asnjë asistim.

    Mungesa e hapësirave ka bërë që braziliani ta shqyrtojë sërish mundësinë e një huazimi, ashtu siç kishte vepruar edhe gjatë sezonit të kaluar, kur u transferua përkohësisht te Olympique Lyon.

    Sipas informacioneve të gazetarit Ivan Martin, të publikuara në kanalin e YouTube të Inaki Angulos, Endrick dëshiron të largohet përkohësisht nga “Los Blancos”, por Mourinho nuk është në të njëjtën linjë me të.

    Trajneri portugez vlerëson se skuadra ka nevojë për alternativa në pozitën e sulmuesit qendror. Një lëndim i mundshëm i Kylian Mbappes mund ta vendoste Real Madridin në një situatë të vështirë, ndaj Mourinho dëshiron ta ketë brazilianin në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.

    Kjo është arsyeja kryesore pse tekniku nuk e sheh si të favorshëm largimin e tij në janar. Ndërkohë, sipas raportimeve të “OK Diario”, Mourinho do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e Ferland Mendyt dhe Raul Asencios gjatë afatit kalimtar dimëror.

    Statistikat e Endrickut e bëjnë të kuptueshme dëshirën e tij për të gjetur një klub ku do të kishte më shumë hapësira.

    Në La Liga, ai ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, duke regjistruar 84 minuta dhe vetëm një paraqitje si titullar. Në Ligën e Kampionëve ka arritur të shënojë golin e tij të vetëm këtë sezon.

    Vendimi përfundimtar do t’i takojë drejtuesve të Real Madridit, të cilët duhet të peshojnë dëshirën e futbollistit për t’u larguar dhe qëndrimin e trajnerit. Endrick ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2030, prandaj çdo lëvizje do të kërkonte miratimin e drejtuesve.

    Braziliani tashmë ka përvojë me një huazim të tillë. Gjatë sezonit të kaluar, ai u transferua te Olympique Lyon, ku pati mundësi të luante më rregullisht dhe të fitonte më shumë besim, pas konkurrencës së madhe në repartin ofensiv të Real Madridit.

    Ndërkohë, interesimi për të nuk mungon. Sipas raportimit të “AS” më 10 nëntor, Sporting Lisbona ka ndërmarrë tashmë hapa për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa edhe Roma vazhdon ta ndjekë situatën e sulmuesit brazilian.

    Vetë Endrick ka pranuar së fundmi se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit. Ai dëshiron të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësonte të luante më shumë, pa ndërprerë lidhjen me Real Madridin, klub të cilit iu bashkua në vitin 2024 nga Palmeiras.

    Kështu, javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e brazilianit. Dëshira e Endrickut për t’u larguar, interesimi i Sportingut dhe Romës, si dhe qëndrimi i Mourinhos, do ta bëjnë këtë një nga çështjet që pritet të marrë vëmendje gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

  • Rritje e rasteve me diabet në Kosovë, në Pejë diskutohet për sfidat e shëndetit publik

    Rritje e rasteve me diabet në Kosovë, në Pejë diskutohet për sfidat e shëndetit publik

    Rritja e rasteve të diabetit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimi i kujdesit ndaj personave të prekur nga kjo sëmundje ishin në fokus të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur në Pejë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Diabetit, që shënohet më 14 nëntor.

    Tryeza u organizua nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), me përkrahjen e projektit IHS. Aktivitetit i parapriu një aksion sensibilizues në sheshin e qytetit të Pejës, ndërsa në të morën pjesë zyrtarë shëndetësorë, profesionistë mjekësorë, përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe mediave.

    Me moton për vitin 2026, “Vepro herët, parandalo diabetin!”, aktiviteti kishte për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndikimin e diabetit në shëndet, si dhe promovimin e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe menaxhimit të duhur të kësaj sëmundjeje.

    Gjatë prezantimit të të dhënave statistikore, Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës paraqiti ecurinë e rasteve të diabetit në vend, duke theksuar rritjen e rasteve të raportuara, veçanërisht të diabetit të tipit 2.

    Sipas të dhënave nga Regjistri Populativ në Departamentin e Statistikave Shëndetësore për periudhën 2022–2024, numri i rasteve të raportuara me diabet të tipit 2 ishte 7,302 në vitin 2022, 9,723 në vitin 2023 dhe 11,729 në vitin 2024.

    Ndërkaq, për diabetin e tipit 1 janë raportuar 2,455 raste në vitin 2022, 3,410 në vitin 2023 dhe 2,681 raste në vitin 2024.

    Sipas prezantimit, përqindja e rasteve me diabet të tipit 1 ishte 9.4% në vitin 2022, 8.3% në vitin 2023 dhe 6.2% në vitin 2024. Te diabeti i tipit 2, këto përqindje ishin 27.8% në vitin 2022, 23.6% në vitin 2023 dhe 26.9% në vitin 2024.

    Statistikat tregojnë se grupmosha më e rrezikuar është ajo nga 60 deri në 74 vjeç, ndërsa gjinia femërore dominon në statistikat e të prekurve si me diabet të tipit 1, ashtu edhe me diabet të tipit 2.

    Në nivel global, rreth 589 milionë të rritur të moshës 20–79 vjeç jetojnë me diabet, prej të cilëve 252 milionë nuk janë të diagnostikuar. Deri në vitin 2050, numri i personave të prekur nga kjo sëmundje pritet të arrijë në 853 milionë.

    Për situatën në komunën e Pejës foli edhe oftalmologia e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Pranvera Qavolli Kryeziu, e cila bëri të ditur se në këtë komunë janë të regjistruar 1,140 persona me diabet.

    Ajo po ashtu theksoi se në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës trajtohen rreth 300 pacientë me retinopati diabetike, një nga ndërlikimet e diabetit që prek shikimin.

    Gjatë diskutimeve u theksua edhe rëndësia e forcimit të kujdesit shëndetësor në shkolla, ku u kërkua që të ketë infermierë shkollorë, të cilët do të mund të kontribuonin në edukimin shëndetësor, identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

    Po ashtu, u bë e ditur se Asociacioni të Sëmurve nga Diaberi në Pejë (ASDP) ka siguruar sensorë për matjen e glukozës për fëmijët e prekur nga diabeti, ndërsa brenda gjashtë muajve janë realizuar 300 vizita në shtëpi për pacientët në këtë komunë.

    Tryeza u moderua nga përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Pejë, ndërsa në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së, Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë, Shoqatës së Diabetikëve dhe projektit IHS.

    Gjatë diskutimeve, Ministria e Shëndetësisë ka shprehur qëndrimin se është e mirëseardhur çdo politikë që mund të përshtatet me legjislacionin në fuqi në vend, duke lënë të hapur mundësinë për shqyrtimin e propozimeve që kontribuojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve.

    E pranishme si folëse ishte edhe gazetarja e portalit “Telegrafi”, Jehona Hulaj, e cila foli për rolin e mediave në edukimin shëndetësor të publikut, sfidat e informimit të saktë mbi sëmundjet kronike dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe gazetarëve për të luftuar dezinformimin dhe për të nxitur kontrollet parandaluese te qytetarët.

    Punimet e tryezës vijuan me prezantime profesionale nga Departamenti i Mjekësisë Sociale, Departamenti i Epidemiologjisë, Departamenti i Statistikave Shëndetësore dhe projekti IHS, për t’u përmbyllur me diskutime mbi hapat e ardhshëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. /Telegrafi/

  • Shkeli urdhrin mbrojtës dhe kërcënoi ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

    Shkeli urdhrin mbrojtës dhe kërcënoi ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës dhe ka kanosur ish-bashkëshorten.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën në Graçanicë.

    “Graçanicë 11.11.2026. Raportohet se ish bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, e ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës dhe i njëjti e ka kanosur ish bashkëshorten”, thuhet në raport.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Lauren Sanchez shfaqet e tëra në luks - mban çantën e pazakontë që kushton mbi pesë mijë euro

    Lauren Sanchez shfaqet e tëra në luks – mban çantën e pazakontë që kushton mbi pesë mijë euro

    Bashkëshortja e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, ka tërhequr vëmendjen gjatë promovimit të librit të saj të ri për fëmijë në New York, ku është shfaqur me një çantë luksoze të markës Louis Vuitton, me vlerë prej rreth pesë mijë eurosh.

    Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi të thurur nga Balenciaga, të kombinuar me çizme deri mbi gjunjë.

    Megjithatë, ishte çanta e saj ajo që mori vëmendjen kryesore.Modeli i quajtur LV Lodge ka një dizajn të pazakontë, të frymëzuar nga një kasolle skish.

    Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të Louis Vuitton, çanta përbëhet nga 65 pjesë të ndryshme.

    Ajo është punuar nga lëkura e lopës, me detaje nga pëlhura karakteristike Monogram e markës, derisa hapet nga pjesa e çatisë, ku mund të vendosen sendet e vogla të përdorimit të përditshëm.

    Lauren ndodhet në New York për të promovuar librin e saj të ri për fëmijë, “The Fly Who Flew to the North Pole” (Miza që fluturoi drejt Polit të Veriut).

    Gjatë së njëjtës ditë, Sanchez është shfaqur edhe me kombinime të tjera luksoze.

    Për emisionin “Extra” kishte zgjedhur një kostum me fund nga stilisti Thierry Mugler, nga vitet ’90, të punuar me kadife të kuqe.

    Lauren i kalon shpesh muajt e dimrit në Aspen, ku edhe më parë është shfaqur me veshje vintage nga Dior, nga periudha kur John Galliano drejtonte shtëpinë e modës, si dhe me krijime nga Bottega Veneta. /Telegrafi/

  • E goditi me traktor dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia arreston të dyshuarin në Viti për vrasje në tentativë

    E goditi me traktor dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia arreston të dyshuarin në Viti për vrasje në tentativë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Debëlldeh të Vitisë për vrasje në tentativë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00.

    “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur me traktor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

    Viktima është dërguar në tretman mjekësor.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • He hit him with a tractor and escaped from the scene. Police arrest suspect in the year for attempted murder.

    Kosovo police have arrested a man in the village of Dumbleh of the Year for attempted murder.

    Case took place Wednesday at 5:00.

    Kosovo’s male victimisation has reported that the Kosovo male suspect had hit him with a tractor and fled the scene, the report said.

    The victim was sent to medical treatment.

    The suspect has been arrested, and with the prosecutor’s decision he has been sent to the detention. /Telegraphy/

  • Lauren Sanchez appears completely in luxury &#82/11; holds the unusual bag that costs over five thousand euros

    Jeff Bezo’s wife, Lauren Sanchez, has called attention during the promotion of her new children’s book in New York, where she appeared in a luxury brand Louis Vuitton bag, worth about five thousand euros.

    She had chosen a black dress woven by Balenciaga, combined with boots up on her knees.

    However, it was her bag that received the main attention. The model called LV Lodge has an unusual design inspired by a ski hut.

    According to the description on Louis Vuitton’s official page, the bag consists of 65 different parts.

    It has been worked on by cow’s skin, with details from its distinctive brand monogram cloth until it opens from its roof, where small items of daily use can be placed.

    Lauren is in New York to promote her new children’s book, the Fly Who Sleep to the North Pole (The fly that flew toward the North Pole).

    During the same day, Sanchez has appeared with other luxurious combinations.

    For the show, “Extrau” had chosen a final costume from designer Thierry Mugler, from the 1990s, worked in red brocade.

    Lauren often spends her winter months in Aspen, where she was shown in vintage from Dior, from the time when John Galliano ran the fashion home, as well as creations by Bottega Venita. /Telegraphy/

  • Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

    Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

    Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e tenderit për furnizimin dhe montimin e gomave dimërore për Policinë e Kosovës.

    Sveçla ka deklaruar se tenderi është anuluar si rezultat i procedurave që, sipas tij, ishin të papërgjegjshme.

    Ai bëri të ditur se, bazuar në analizat dhe raportet, Policia e Kosovës ka në dispozicion në depot e saj goma për 73 për qind të automjeteve.

    Ndërsa, sipas tij, nevojat aktuale për furnizim me goma janë për të mbuluar edhe 27 për qind të automjeteve të Policisë.

    Ministri nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me procedurat e reja të furnizimit.

  • Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

    Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

    Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt dhe veprimet e ndërmarra nga gjykata.

    I pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani nëse ka hapur procedura disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj tha se për këtë çështje ekziston një komunikatë e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Pejë.

    “E kemi një komunikatë që është publikuar prej Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës, për veprimet që janë ndërmarrë prej fillimit deri në përfundim. Nuk kam hapur procedurë disiplinore”, ka deklaruar Haxhijaj, njofton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë.

    Seanca, në kuadër të rastit penal për veprën penale “Kanosja”, ishte caktuar për orën 11:00, por u shty pas kërkesës së avokatit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha.

    Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00.

  • Arlinda’s case, Haxhij explains the court’s actions: I haven’t opened disciplinary procedure.

    KThe editor of the Foundation Court in Pec, Shemeddin Hadzij, has spoken about the case of Arlinda Zekij and actions taken by the court.

    Asked by Klan Kosovo journalist Turshan’s stand on whether to have opened disciplinary procedures regarding the case, Haxhij said there is a communique published by the Kosovo Judicial Council and the Constitutional Court in Pec on this issue.

    WE have a communiqué that has been published by the Judiciary Council and the Court for actions that have been taken from beginning to conclusion. I haven’t opened disciplinary procedure, has declared Hadziyaj, announces Clankosova.tv.

    Meanwhile, the initial session to Jeton Sylajt, former husband of Arlinda Zekaj, was postponed today at the Foundation Court in Pec.

    The hearing, under the criminal case for criminal work écanosja, was scheduled for 11:00, but was postponed following the request of the damaged party’s lawyer, Besnik Berisha.

    Next session is scheduled for November 24th, 2026, 1: 00 p.m.