Category: Lajme

  • Scott Colom bëhet senatori i parë me ngjyrë nga Mississippi që nga shekulli XIX

    Scott Colom bëhet senatori i parë me ngjyrë nga Mississippi që nga shekulli XIX

    Demokrati Scott Colom ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Mississippi-t, duke shënuar një fitore të papritur për partinë e tij në një shtet tradicionalisht konservator, ku republikanët kanë dominuar për dekada.

    Fitorja e Colomit e bën atë personin e parë me ngjyrë nga Mississippi që do të shërbejë në Senatin amerikan që nga viti 1881, kur përfundoi mandati i Blanche Bruce, i cili kishte qenë senator nga viti 1875.

    Gara u vendos me një diferencë prej më pak se pesë mijë votash, nga afro një milion vota të numëruara. Colom, 43 vjeç, siguroi 49.2 për qind të votave, ndërsa rivalja e tij republikane dhe senatorja aktuale, Cindy Hyde-Smith, mori 48.7 për qind.

    Hyde-Smith e pranoi humbjen përmes një videoje të publikuar në platformën X të mërkurën në mbrëmje, duke e përgëzuar kundërshtarin dhe duke i uruar sukses.

    “Edhe pse ky nuk ishte rezultati për të cilin punuam apo shpresuam, e respektoj vendimin e votuesve të Mississippi-t”, deklaroi ajo.

    Colom e mbajti fjalimin e fitores në kampusin e Kolegjit Tougaloo, ku u prit nga qindra mbështetës që festuan së bashku me të.

    Ai i falënderoi për mbështetjen gjatë ditëve të pritjes së rezultatit, pasi zgjedhjet ishin mbajtur më 4 nëntor.

    “Ata nuk besonin se një moment i tillë ishte i mundur, por unë nuk e humba besimin”, tha Colom, transmeton Telegrafi.

    “Ky nuk është një sukses që e arrita vetëm unë. Është diçka që e arritëm së bashku. Në Mississippi, janë njerëzit e këtij vendi ata që bëjnë diferencën”, shtoi ai.

    Dhjetëra persona u mblodhën në selinë e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) në Jackson, ku lajmi për fitoren e Colomit u prit me duartrokitje dhe brohoritje.

    “Kjo është një fitore e jashtëzakonshme”, deklaroi Leon Russell, kryetar i bordit të NAACP-së.

    Ai theksoi se rezultati ishte arritur kryesisht falë angazhimit të komunitetit afro-amerikan, duke shtuar se, megjithëse fushata nuk kishte pasur shumë mjete financiare, organizimi në terren kishte qenë vendimtar.

    “Ky është një rezultat historik”, tha Russell.

    Amber Thomas, një prej mbështetëseve që morën pjesë në festimet në selinë e organizatës, u shpreh e emocionuar nga rezultati.

    “Kur lufton, fiton. Në këtë moment jam e mbushur me gëzim”, deklaroi ajo.

    Senatori i fundit me ngjyrë nga Mississippi para Colomit ishte Blanche Bruce, i cili ishte zgjedhur nga legjislatura e shtetit. Kaluan rreth 150 vjet para se shteti të zgjidhte një tjetër përfaqësues me ngjyrë në Senatin amerikan.

    Gjatë fushatës, Colom u përpoq të fitonte edhe mbështetjen e votuesve republikanë. Në një rast, ai mori pjesë në një tubim të Donald Trumpit, ku bisedoi me qytetarët që prisnin jashtë.

    Një tjetër moment që ndikoi në fushatë ishte deklarata e kundërshtares së tij, e cila, kur u pyet për rritjen e çmimeve të mishit të viçit, u kishte sugjeruar votuesve të zgjidhnin “një tjetër lloj proteine”. Colom e shfrytëzoi këtë përgjigje në një reklamë të fushatës që u bë virale.

    Fitorja e tij ishte veçanërisht e papritur, pasi Mississippi konsiderohet një bastion republikan. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Trumpi kishte fituar në këtë shtet me një diferencë prej më shumë se 22 pikësh.

    Megjithatë, demokratët kanë shënuar disa fitore të rëndësishme në zgjedhjet e fundit për Kongresin, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Partia ka arritur të fitojë vende edhe në shtete tradicionalisht republikane, përfshirë Texasin, Karolinën e Jugut, Kansasin dhe Iowan.

    Sipas sondazheve paszgjedhore, pakënaqësia e votuesve për ekonominë dhe luftën me Iranin gjatë administratës Trump ka luajtur rol të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve.

    Colom, i cili punon si prokuror lokal, e shfrytëzoi këtë klimë politike duke kritikuar mbështetjen e kundërshtares së tij për tarifat tregtare të Trumpit. Ai madje e pagëzoi atë me nofkën “Cindy High Prices”, duke iu referuar rritjes së çmimeve.

    Demokrati zhvilloi një fushatë intensive, duke vizituar të 82 qarqet e Mississippi-t.

    Ndërkohë, fushata e Hyde-Smith e akuzoi Colomin se ishte i ndikuar nga miliarderi dhe donatori liberal George Soros, familja e të cilit ka ndihmuar në financimin e fushatave politike të demokratit. Republikania 67-vjeçare u kritikua gjithashtu për paraqitjet e pakta publike gjatë fushatës. /Telegrafi/

  • ​“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

    ​“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

    Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me pagat dhe kushtet e punës.

    Ata paralajmëruan se protesta do të mbahet sërish sot një javë, në të njëjtën orë dhe vend, duke mos përjashtuar edhe grevën.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Xhelal Jashari tha se kërkojnë dialog me menaxhmentin për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve.

    “Dëshira e klasës punëtore është të hyjmë në grevë. Ne iu themi se nuk po bëjmë shaka. Ne ju themi se s’po kërkojmë lëmoshë, ju themi uluni, dialogoni dhe zgjidheni këto problemi një nga një, sepse na ka ardhur thika në asht, jemi lodhur duke pritur disponimin e menaxhmentit”, tha ai.

    Jashari tha se nëse ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli nuk takohet me sindikatën e punëtorëve të KEK-ut, atëherë Kosova do të jetë në terr.

    “Të gjitha do t’i arrijmë të bashkuar, pa bashkim nuk ka rezultate. Unë besoj fuqishëm, sot do t’iu drejtohemi ministres Artane Rizvanolli me kërkesë për takim. Nëse nuk ka takim, e tërë Kosova do të jetë në terr”, tha ai.

    Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhmi Llumnica tha se përmes kësaj protestës ata po shprehin pakënaqësitë e tyre.

    “Këtu jemi për të shprehur pakënaqësitë. Ku mos me qenë të pakënaqur kur dëgjojmë rialokimin e mjeteve të buxhetit për 120 milionë euro, e që prej tyre merren 30 milionë euro për ndërmarrje publike. Çfarë kuptimi ka me na i marrë paratë neve e t’i jepen të tjerëve, e shtëpisë së vetë jo?”, tha ai.

    Ndërsa Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.

    “Sot nuk kam ardhur për të shprehur solidaritet, kam ardhur për të ngritur zërin për punën, sakrificën tuaj dhe për padrejtësitë që përballeni çdo ditë”, tha Gashi. /KP/

  • All of Kosovo will remain in the dark, KEK workers warn strike if no demands are met

    KEK workers have held a protest today in front of management offices and the corporate Steering Board in Pristina, in recognition of wages and working conditions.

    They warned that the protest will be held again today a week, at the same hour and place, not excluding the strike as well.

    KEK Workers’ Union Chairman Xhelal Jashari said they seek dialogue with the management to solve workers’ problems.

    The labor class’s wish is to go on strike. We tell them we’re not kidding. We tell you that we’re asking for charity, we tell you, sit down, dialogue and solve these problems one by one, because we’ve got a knife in the bone, we’re tired of waiting for the possession of management.

    Jashari said that if Economy Minister Artane Rizvanolli does not meet with the KEK employee union, then Kosovo will be in the dark.

    We’ll all get together, without unity there’s no results. I strongly believe, today we will address Minister Artane Rizvanolli at the request for a meeting. If there is no meeting, the entire Kosovo will be in the dark, he said.

    KEK Workers Union deputy head Nedmi Llumnica said that through this protest they are expressing their frustrations.

    We’re here to express frustration. When we hear the relocation of budget means for 120m euros, 30m euros for public enterprises, they are not disappointed. What does it mean to take money from us and give to others, to their own house?

    While Ali Gashi, chairman of the Independent Trade Union of Kosovo Administration, has called KEK workers’ demands rights.

    Today I have not come to express solidarity, I have come to raise my voice for your work, your sacrifice, and the injustices you face every day, Gashi said. / KP/

  • Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një person në fund të jetës, është një shenjë se vdekja mund të ndodhë brenda orëve ose ditëve.

    Është shqetësuese për familjen, por sipas njohurive mjekësore në dispozicion, ka shumë të ngjarë të mos i shkaktojë dhimbje personit që po vdes.

    Zhurma e vdekjes quhet edhe sekrecione terminale të frymëmarrjes në mjekësi.

    Foto ilustruese

    Ndodh tek disa njerëz në fund të jetës.

    Tingulli shoqëron çdo frymëmarrje dhe ndonjëherë është i butë, si një rënkim, dhe ndonjëherë i lartë, si gërhitje ose gurgullimë.

    Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI) në SHBA, fishkëllimat ndodhin kur pështyma dhe lëngje të tjera grumbullohen në fyt dhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të një personi që është shumë i dobët për t’i pastruar ato.

    Një person i shëndetshëm do ta gëlltiste ose kolliste pështymën në mënyrë refleksive.

    Një person që është duke vdekur nuk mund ta bëjë më këtë, kështu që ajri kalon nëpër lëng kur merr frymë.

    NCI deklaron se konvulsionet janë një shenjë se vdekja mund të ndodhë brenda orëve ose ditëve.

    Healthline shkruan se një person jeton mesatarisht rreth 23 orë pas fillimit të ngjirjes së zërit.

    Megjithatë, koha ndryshon nga rasti në rast dhe jo çdo person që po vdes ka ethe.

    Medical News Today raporton se në fazat e fundit të jetës, fishkëllimat mund të shoqërohen me shenja të tjera: konfuzion, bllokim të mushkërive, ndryshim në aromën e trupit dhe mavijosje të errëta në lëkurë.

    Personi mund të humbasë dhe të rifitojë vetëdijen, të jetë i shqetësuar dhe ritmi i frymëmarrjes mund të ndryshojë.

    Zhurma ndonjëherë të kujton mbytje dhe është e vështirë për familjen ta dëgjojë atë.

    Sipas NCI-së, fishkëllimat nuk duken të dhimbshme për një person që është duke vdekur dhe nuk janë të njëjta me gulçimin.

    Healthline gjithashtu deklaron se nuk ka prova që gërhitja dhemb ose shqetëson një person.

    Hapat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes përfshijnë kthimin e personit në anë, heqjen e lëngjeve të tepërta nga goja me anë të aspiratës dhe kufizimin e marrjes së lëngjeve. /Telegrafi/

  • Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

    y telefona mobilë të tipit iPhone dhe dy kabllo për mbushje janë zbuluar në një pako të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një kontrolli rutinor të zyrtarëve korrektues.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pakoja është gjetur në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit, ndërsa dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut.

    Pas hapjes së saj në zyrën e sigurimit, zyrtarët kanë gjetur dy telefona iPhone, pa SIM-kartela, si dhe dy kabllo për mbushje.

    SHKK-ja ka bërë të ditur se kontrollet dhe bastisjet e rregullta po vazhdojnë me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Attempted to put phones in Dubrava Prison, officials discovered two iPhones in a package

    If you are an iPhone-type mobile phone and two cable launchers have been discovered in a suspected package at the Dubrava corrective Centre, during a routine examination of corrective officials.

    According to the Kosovo Correcting Service’s announcement, the package has been found in the sterile area, near the institution’s siege, while allegedly thrown out of prison.

    After her opening to the security office, officials have found two iPhone phones without SIM-cards, as well as two cables for filling.

    The SKK has announced that regular raids and raids are continuing in order to prevent the introduction of illegal items into the institution.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

    Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

    Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë përplasur në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e uniformave dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës.

    Gjatë debatit, Musliu ka kritikuar Sveçlën, duke thënë se përgjegjësia për këtë çështje është personale e tij. Ajo ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si është menaxhuar buxheti dhe janë krijuar kushtet për pjesëtarët e Policisë.

    Në përgjigjen e tij, Sveçla ka thënë se ai është faktori i fundit që verifikon nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave, ndërsa përgjegjësia për procesin e prokurimit i takon departamentit përkatës të mbështetjes. “Unë jam faktori i fundit që bëj verifikimin nëse procedurat janë ndjekur sipas rregullave. Përgjegjësia për këtë proces është te departamenti përkatës i mbështetjes.

    Prandaj, duhet të jetë jashtëzakonisht e qartë se unë nuk merrem me detajet e një procesi të prokurimit”, ka deklaruar Sveçla. Ai ka shtuar se nuk ia ka ndryshuar rolin Policisë së Kosovës, por ka rritur mbështetjen ndaj saj, përfshirë atë financiare. Ndërkaq, Musliu ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se në të kaluarën Policia ka pasur buxhet më të vogël, por nuk ka pasur ankesa për mungesë të uniformave, pajisjeve dhe kapelave.

    “Ka pasur buxhet më të vogël, por nuk kemi pasur asnjë polic që është ankuar për mungesë të uniformave, pajisjeve apo kapelave. Ju po paraqitni buxhetin në letër, ndërsa ne synojmë që buxhetin ta realizojmë në praktikë, duke krijuar kushte më të mira për punë për policët”, ka thënë Musliu.

    Burimi: Insajderi

  • The clash between Musliu and Svechla over the police uniforms issue

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK — Ganimete Musliu, and Interior Affairs Minister Xhelal Svecla — have crashed in the Kosovo Assembly over the issue of Kosovo Police uniforms and equipment.

    During the debate, Musliu has criticised Svecla, saying the responsibility for the issue is his own. It has also raised concerns about how budget management is managed and conditions have been created for members of police.

    In his response, Svechla has said he is the last factor to verify whether procedures are followed according to the rules, while responsibility for the procurement process rests with the relevant department of support. I’m the last factor to verify whether the procedures were followed according to the rules. The responsibility for this process is to the relevant department of support.

    Therefore, it must be extremely clear that I do not deal with the details of a procurement process, Svechla has declared. He has added that he has not changed the role of the Kosovo Police, but has increased its support, including financial one. Meanwhile, Musliu has rejected that reasoning, saying police have had smaller budgets in the past, but there have been no complaints about lack of uniforms, equipment and hats.

    There was a smaller budget, but we didn’t have any cops complaining about lack of uniforms, equipment or hats. You’re presenting the budget on paper, while we intend to put the budget into practice, creating better conditions for work for police officers, Musliu said.

    Source Layer: Insander

  • Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

    Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

    Pas takimit, në një deklarim për media, Kurti ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa ka theksuar se hapi i parë drejt këtij synimi është marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim.

    Ai ka bërë të ditur se Kosova llogarit në mbështetjen e presidencës irlandeze për avancimin e procesit të integrimit evropian.

    “Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën irlandeze”, ka deklaruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka falënderuar popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës gjatë vitit 1999, kur ata u dëbuan nga vendi si pasojë e gjenocidit të forcave serbe.

    Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ushtarët dhe oficerët irlandezë që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy dekada e gjysmë, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen në Kosovë.

    Duke folur për rëndësinë e takimit të Komunitetit Politik Evropian, Kurti ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi mes liderëve evropianë janë të rëndësishëm në kohën kur vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

    Ai ka përmendur edhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe luftën hibride, duke vlerësuar se takimet e tilla ndihmojnë në bashkërendimin e qëndrimeve dhe bashkimin e forcave të vendeve pjesëmarrëse.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky: Trupat ukrainase po përballen me ndërprerje sistematike të Starlinkut

    Zelensky: Trupat ukrainase po përballen me ndërprerje sistematike të Starlinkut

    Trupat ukrainase po përballen sërish me probleme në funksionimin e internetit satelitor Starlink, ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    “Njësitë tona, për fat të keq, prej disa ditësh po vërejnë ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e Starshield mbi territorin ukrainas”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, ushtria po përballet sërish me kufizime sistematike të shpejtësisë, e cila është kufizuar në rreth 100 milje në orë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia.

    Kjo situatë po ua vështirëson ndjeshëm forcave ukrainase kapjen dhe neutralizimin e raketave ruse të lundrimit. Zelensky tha se tashmë janë regjistruar raste kur sulmet ruse kanë pasur sukses për shkak të shpejtësisë së pamjaftueshme të lidhjes.

    “Fatkeqësisht, kjo po u ndihmon rusëve të vrasin më shumë ukrainas dhe të kryejnë sulme më të suksesshme ndaj Ukrainës”, deklaroi ai, duke shtuar se Kievi po përpiqet të sqarojë të gjitha rrethanat me palën amerikane.

    Qasja e Ukrainës në shërbimin ushtarak Starshield, të ofruar nga Starlink, ishte kufizuar edhe muajin e kaluar, pas përplasjes publike mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump lidhur me një marrëveshje për naftën dizel me Rusinë dhe sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Pronari i Starlinkut, Elon Musk, dhe Trumpi mohuan përgjegjësinë për kufizimin e qasjes, ndërsa Zelensky më vonë deklaroi se shpejtësia ishte rikthyer.

    Mungesa e shpejtësisë së internetit ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e dronëve ukrainas të sulmit me rreze të mesme dhe shpejtësi të lartë. Disa prej tyre bëhen të papërdorshëm ose detyrohen të fluturojnë më ngadalë, duke u bërë kështu më të lehtë për t’u goditur apo shmangur nga forcat ruse.

    Vështirësi po hasin edhe dronët ukrainas përgjues, të cilët përdoren për të mbrojtur hapësirën ajrore nga kërcënimet me shpejtësi të lartë, si dronët rusë të tipit Shahed.

    Këta të fundit mund të arrijnë shpejtësi prej afro 200 miljesh në orë, ndërsa lidhja satelitore mund të ndërpritet para se dronët ukrainas përgjues të arrijnë t’i kapin. /Telegrafi/