Category: Lajme

  • Battle Day: Albania seeks victory in Air Albania over Finland

    Albania’s national return tonight ( Thursday) to the field of play, where Finland is hosting Finland from 20:45 to a significant match for the fifth lap of the C1 Group in the League of Nations in Tirana.

    The Reds aim to exploit the local factor to score three points and strengthen their position at the helm of the group. After four fought matches, Albania leads nine points, collected by three victories and one defeat. The team has achieved eight goals and has suffered only three.

    The team led by Rolando Maran comes after a 2-1 victory over San Marino, while in this edition of the League of Nations has also recorded victories over Belarus (2-0) and San Marinos (3-0). The only loss in the group was toward Finland.

    On the other hand, Finnishs rank third with seven points, as well as Belarus in second place. They have scored nine goals and suffered only two, having the best balance of goals in the group.

    Finland comes to Tirana after the 1-0 loss from Belarus, but had earlier triumphed 2-1 over Albania in the match held on 3 October.

    At that meeting, Leo Walta scored both goals for the Finnish, while Rey Manaj realised about the redspots.

    This makes the approach even more important for Albania, which seeks to get back for defeat at its first meeting.

    A victory would produce 12 points, and it would draw even closer to the objective of closing the group in its first place.

    The interest in the match is great, as all tickets have been sold and Air Albania is expected to be packed for this duel. /Telegraph/

    Standings provided by Sofascore
  • Russia, Ukraine exchange attacks on capitals, American negotiators arrive in Moscow

    Russia and Ukraine have exchanged attacks on each other capitals in the early hours Thursday, a day after the end of peace talks on Abu Dhabi and shortly before the meeting of US negotiators with Russian President Vladimir Putin.

    US envoys Jared Kouchner and Steve Whitoff have arrived in Moscow, where they were hosted at the airport by Putin’s envoy, Kiril Dmitriev.

    Welcome Steve and Jared to Moscow, Dmitriev wrote on the social X network, publishing a photo from the meeting with the two negotiators. Their meeting with the head of the Kremlin is expected to take place later in the day.

    Meanwhile, two-day talks between Russian and Ukrainian delegations to Abu Dhabi have ended with reconciliation for the exchange of prisoners. However, American mediators have indicated that the parties continue to differ over major issues, including territorial ones.

    Kouchner has stressed that European partners should also be part of negotiations between Russia and Ukraine.

    On the ground, the Russian Defence Ministry has announced it has hit military and energy targets in Ukraine, including an ammunition depot in Kiev. Blasts have been heard in the Ukrainian capital in the early hours Thursday, Reuters reported, while attacks have also damaged energy and civil infrastructure in the Rivnes region.

    On the other hand, Moscow Mayor Sergei Sobyan has announced that Russian air defence has toppled five fears heading towards the capital. Other stones have also collapsed in the Rostov and Toula regions.

    After the meeting in Moscow, American negotiators plan to travel to Ireland, where they will meet with Ukrainian President Volodyyr Zelensky, who is expected to participate in a meeting of European leaders.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ndaj kryeqyteteve, negociatorët amerikanë mbërrijnë në Moskë

    Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ndaj kryeqyteteve, negociatorët amerikanë mbërrijnë në Moskë

    Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ndaj kryeqyteteve, negociatorët amerikanë mbërrijnë në Moskë

    Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ndaj kryeqyteteve të njëra-tjetrës në orët e para të së enjtes, një ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi dhe pak para takimit të negociatorëve amerikanë me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbërritur në Moskë, ku janë pritur në aeroport nga i dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev.

    “Mirëpres Steve dhe Jared në Moskë”, ka shkruar Dmitriev në rrjetin social X, duke publikuar një fotografi nga takimi me dy negociatorët. Takimi i tyre me kreun e Kremlinit pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

    Ndërkohë, bisedimet dyditore mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Abu Dhabi kanë përfunduar me pajtimin për shkëmbimin e të burgosurve. Megjithatë, ndërmjetësuesit amerikanë kanë bërë të ditur se palët vazhdojnë të kenë mospajtime për çështje madhore, përfshirë ato territoriale.

    Kushner ka theksuar se edhe partnerët evropianë duhet të jenë pjesë e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Në terren, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka goditur objektiva ushtarake dhe energjetike në Ukrainë, përfshirë një depo municionesh në Kiev. Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas në orët e para të së enjtes, raportoi Reuters, ndërsa sulmet kanë dëmtuar edhe infrastrukturën energjetike dhe civile në rajonin e Rivnes.

    Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar pesë dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Dronë të tjerë janë rrëzuar edhe në rajonet e Rostovit dhe Tulës.

    Pas takimit në Moskë, negociatorët amerikanë planifikojnë të udhëtojnë drejt Irlandës, ku do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Në Athinë mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave e krizës së banimit

    Në Athinë mijëra njerëz protestojnë kundër rritjes së qirave e krizës së banimit

    Qindra persona dolën të mërkurën në rrugët e kryeqytetit grek, Athinë, për të protestuar kundër rritjes së qirave dhe thellimit të krizës së strehimit.

    Protestuesit u mblodhën në sheshin Klafthmonos, në qendër të qytetit, duke kërkuar banesa më të përballueshme dhe mbrojtje më të mirë për qiramarrësit.

    Sindikata, grupe studentore dhe organizata të shoqërisë civile iu bashkuan protestës në kryeqytetin grek, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa efektive për të përballuar rritjen e vrullshme të kostove të banimit.

    Më vonë, protestuesit marshuan drejt parlamentit, duke kërkuar qasje në banesa me çmime të përballueshme për të gjithë.

    Demonstrata, e organizuar nga nisma “Strehim për të gjithë”, përfundoi në mënyrë paqësore, pa raportime për incidente, transmeton Anadolu.

    Burimi: RTKLive

  • In Athens thousands protest increased rents and housing crisis

    Hundreds of people took to the streets of the Greek capital, Athens, on Wednesday to protest increased rents and deepening the housing crisis.

    Protesters gathered at Klafthmonos Square, downtown, looking for more affordable residences and better protection for tenants.

    The union, student groups and civil society organisations joined the protest in the Greek capital, calling on the government to take effective measures to cope with the rapid increase in residential costs.

    Later, protesters marched towards parliament, seeking access to housing at affordable prices for all.

    The demonstration, organised by the initiative “Intangible for All,” ended peacefully, without reports of incidents, broadcast Anadolu.

    Source Layer: RTKLive

  • Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

    Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin: A mund të përkthehet afrimi në mbështetje për integrimin ndërkombëtar?

    Kosova dhe Franca kanë intensifikuar bashkëpunimin gjatë vitit 2026, përmes kontakteve të shpeshta në nivel të lartë politik e diplomatik dhe nënshkrimit të pesë marrëveshjeve. Por, a po kalojnë marrëdhëniet në një nivel të ri dhe si mund të përfitojë Kosova nga ky afrim?

    Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian, me peshë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe në organizatat shumëpalëshe. Ndikimi i saj shtrihet edhe në vende të Afrikës dhe rajone të tjera ku Kosova ka qasje të kufizuar diplomatike.

    Në këtë kontekst, shtrohet pyetja nëse intensifikimi i marrëdhënieve mund të përkthehet në mbështetje më të madhe për objektivat ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, avancimin drejt NATO-s dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Një zhvillim në këtë drejtim ishte takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i zhvilluar më 11 nëntor në Paris.

    Siç ka mësuar Telegrafi, takimi u mbajt në kuadër të kontakteve të shtuara diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet Kurtit dhe Macronit gjatë këtij viti.

    Sipas informacioneve të Telegrafit, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës është intensifikuar gjatë vitit 2026, me komunikim të shpeshtë në nivel të lartë politik dhe diplomatik.

    Për forcimin e këtyre lidhjeve ka shkruar edhe ministri i Deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, pas takimit të mbajtur në Pallatin Élysée.

    “Franca ka qenë prej kohësh një mike e Kosovës. E përsërita këtë në Prishtinë në korrik; ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të mbështesim të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Haddad, transmeton Telegrafi.

    Bashkëpunimi është konkretizuar edhe përmes pesë marrëveshjeve të nënshkruara në korrik, ku palën franceze e përfaqësoi ministri Haddad.

    Palët nënshkruan një letër qëllimi për themelimin e Komunitetit Kosovaro-Francez në mbështetje të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështje Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradimin.

    Gjithashtu, u nënshkrua marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për financimin e projektit të lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

    Ndryshe gjatë qëndrimit në Paris, Kurti ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera, përfshirë takime me presidentin e Senatit francez dhe kryetarin e Parisit.

    Këto kontakte dhe marrëveshje dëshmojnë zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Mbetet të shihet se në çfarë mase ky afrim do të shoqërohet me mbështetje konkrete franceze për avancimin e Kosovës në organizatat dhe proceset ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Shqiptarët në Dublin protestojnë kundër Edi Ramës, hidhet vezë në drejtim të kryeministrit, arrestohet një person

    Shqiptarët në Dublin protestojnë kundër Edi Ramës, hidhet vezë në drejtim të kryeministrit, arrestohet një person

    Një protestë e organizuar nga pjesëtarë të diasporës shqiptare në Dublin të Irlandës ka shoqëruar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku një person është arrestuar nga policia pas një incidenti gjatë tubimit.

    Sipas mediumit irlandez The Irish Times, protesta u zhvillua pranë Institutit për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA), ku Rama po mbante një fjalim lidhur me rrugëtimin e Shqipëërisë drejt Bashkimit Evropian.

    Protestuesit, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Irlandë, shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë në Tiranë, duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe angazhim më të madh të institucioneve evropiane në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

    Ata thanë se synimi i tyre ishte të merrnin pjesë në aktivitet dhe t’i drejtonin pyetje kryeministrit, por pretenduan se regjistrimet e tyre për pjesëmarrje ishin anuluar nga organizatorët.

    Sipas tyre, fillimisht kishin siguruar bileta përmes faqes së institutit, por më pas ishin njoftuar se aktiviteti ishte vetëm për anëtarët, transmeton Telegrafi.

    Një nga protestueset, E.F, deklaroi se kërkesa e tyre ishte që Shqipëria të përfitonte të njëjtin trajtim nga Bashkimi Evropian si Irlanda në rrugëtimin e saj evropian.

    Ajo theksoi se qëllimi i protestuesve nuk ishte ndërprerja e aktivitetit, por mundësia për t’i bërë pyetje Ramës.

    Situata u tensionua me mbërritjen e kryeministrit, i cili u prit me thirrje protestuese. Gjatë largimit të tij drejt automjetit, të paktën një vezë u hodh në drejtim të tij, ndërsa në zonë kishte prani të policisë irlandeze.

    Policia konfirmoi se kishte ndërhyrë rreth orës 12:30 pas një incidenti të rendit publik. Një burrë në të 50-at u arrestua, por më vonë u lirua pa u ngritur akuza ndaj tij.

    Ndërkohë, përfaqësuesja e Institutit për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane deklaroi se aktivitetet e institucionit janë të hapura për anëtarët, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.

    Ajo tha se personat që kishin regjistruar pjesëmarrjen pa qenë anëtarë ishin kontaktuar paraprakisht dhe u ishte ofruar mundësia ta ndiqnin aktivitetin online, ku gjithashtu mund të parashtronin pyetje.

    Protesta u zhvillua në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Dublin më 12 nëntor dhe ku marrin pjesë liderë të shumtë evropianë./Telegrafi/

  • Eskalojnë në debat duke përmendur edhe familjet, Akili i drejtohet Zojës: Të njohim ty

    Eskalojnë në debat duke përmendur edhe familjet, Akili i drejtohet Zojës: Të njohim ty

    Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Akil Varfit, ku pëplasja mes tyre ka eskaluar në ofendime dhe përmendje të familjarëve.

    Gjatë diskutimit, Zoja nuk i ka kursyer fjalët ndaj Akilit, duke e quajtur atë ‘njeri të dështuar’ dhe ‘injorant të fëlliqur’.

    Nga ana tjetër, Akili ka reaguar ashpër ndaj saj, duke i thënë se e di mirë se kush është dhe sa respekt ka për veten.

    “E di kush je, e di sa respekt ke për veten. Nuk ke tru. Eskaloj shumë më keq, sa do të pendohesh. Familjen nuk ma përmend askush”, i është drejtuar ai Zojës.

    Përplasja ka marrë tone edhe më të rënda kur në debat është përfshirë edhe tema e familjes, me Akilin që ka bërë të qartë se nuk pranon që familjarët e tij të bëhen pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë.

    Ndërkohë, kjo përballje ka shtuar tensionet mes banorëve, duke e kthyer debatin në një nga momentet më të ashpra të fundit në shtëpinë e BBVK 5.

    Tashmë konkurrentët po vazhdojnë të jenë në garë të ashpër e përplasje të mëdha. /Telegrafi/

  • Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator

    Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator

    Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, gjatë muajit shtator në Maqedoni u regjistruan gjithsej 136,305 turistë dhe kaluan 264,370 netë.

    Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24.9 përqind ishin vendas dhe 75.1 përqind ishin turistë të huaj. Nga qëndrimet me netë, 33.8 përqind ishin vendas dhe 66.2 përqind ishin turistë të huaj.

    Numri më i madh i turistëve të huaj në shtator erdhi nga Turqia, gjithsej 27,933. Pas kësaj vijnë turistët nga Serbia me 8,358, Gjermania me 6,633 dhe Polonia me 4,656 turistë.

    Në periudhën janar – shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i turistëve vendas u rrit me 2.8 përqind dhe i turistëve të huaj me 3 përqind.

    Në të njëjtën periudhë, numri i qëndrimeve me netë u rrit me 3.5 përqind. Rritja tek turistët vendas është 2.4 përqind, ndërsa tek turistët e huaj është 4.6 përqind.

  • Nurmagomedov ndalohet pas përleshjes me Dvalishvilin, kërkohet pezullim i përjetshëm

    Nurmagomedov ndalohet pas përleshjes me Dvalishvilin, kërkohet pezullim i përjetshëm

    Nurmagomedov ndalohet pas përleshjes me Dvalishvilin, kërkohet pezullim i përjetshëm

    Luftëtari i MMA-së, Usman Nurmagomedov, dhe personat që e shoqëronin thuhet se janë ndaluar dhe marrë në pyetje nga policia në Abu Dhabi, pas një përleshjeje fizike me yllin e UFC-së, Merab Dvalishvili, në një hotel. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në botën e arteve marciale mikse, ku disa luftëtarë po kërkojnë ndëshkime të ashpra për të përfshirët.

    Sipas gazetës The National nga Abu Dhabi, incidenti ndodhi të mërkurën në hotelin Yas Hilton. Policia është njoftuar për rastin, pasi përleshja ndodhi në një hapësirë publike dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

    Autoritetet po hetojnë pretendimet për ndalimin e personave të përfshirë, si dhe raportimet se Dvalishvili nuk ka paraqitur ankesë zyrtare.

    Gazetari Ariel Helwani ka bërë të ditur në platformën X se, sipas informacioneve që posedon, të gjithë pjesëmarrësit në përleshje vazhdonin të ishin nën kujdesin e autoriteteve lokale.

    Ndërkohë, organizatori i RAF-it i ka thënë The National se do të flasë për incidentin në një konferencë për media të enjten.

    Dvalishvili është ende i planifikuar të përballet me Marlon Moraes të shtunën në Etihad Arena. Në anën tjetër, Usman Nurmagomedov nuk ka ndeshje të planifikuar dhe ndodhet në Abu Dhabi për të mbështetur vëllain e tij të madh, Umarin, i cili do të përballet me Urijah Faberin.

    Reagimet në botën e MMA-së

    Pas reagimeve të Ilia Topurias dhe Conor McGregorit, edhe disa luftëtarë të tjerë kanë dalë publikisht kundër incidentit.

    Sean Strickland, sipas Forbes, ka kërkuar ndalim të përjetshëm për të gjithë personat e përfshirë në sulm.

    Paul Hughes e ka cilësuar ngjarjen si “krejtësisht të neveritshme”, ndërsa ka pretenduar se të njëjtët persona kishin sulmuar më parë edhe tifozët e tij në Dubai, raportoi NY Fights.

    Matt Frevola ka kërkuar që sulmuesit të burgosen, ndërsa Alex Hernandez ka pretenduar se sulmi ishte i planifikuar dhe ishte filmuar paraprakisht.

    Brandon Royval ka vlerësuar mikun e Dvalishvilit, mundësin 21-vjeçar gjeorgjian Saba Lazishvili, për mbrojtjen që bëri, pavarësisht se ishte në disavantazh numerik prej dhjetë kundër dy personave.

    Trajneri Tim Welch ka thënë se do të dëshironte që Dvalishvili t’i padiste sulmuesit për miliona, ndërsa prezantuesja Nina-Marie Daniele ka shprehur shpresën që UFC ta përjashtojë Nurmagomedovin, sipas Sportskeeda.

    Vetë Dvalishvili ka shkruar në rrjetet sociale se ishte mbajtur poshtë nga pjesëtarët e sigurisë, ndërsa ai dhe një mik i tij po goditeshin derisa ndodheshin në dysheme.

    Deri më tani, Usman dhe Umar Nurmagomedov nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me incidentin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali