Category: Lajme

  • Normagomedov banned after clash with Dvalishvili, eternal suspension required

    MMA fighter Usman Nurmagomedov, and accompanying people are said to have been detained and questioned by police at Abu Dhabi, following a physical clash with UFC star Merab Dvalishvili at a hotel. The event has prompted numerous reactions in the world of mixed martial arts, where some warriors are demanding severe penalties for those involved.

    According to the newspaper The National From Abu Dhabi, the incident occurred on Wednesday at the Yas Hilton Hotel. Police have reported on the case, after the clash occurred in a public space and was recorded by security cameras.

    Authorities are investigating claims on the detention of persons involved, as well as reports that Dvalishvili has filed no formal complaint.

    Journalist Ariel Helwani has announced on the X platform that, according to information he possesses, all participants in the clash continued to be under the care of local authorities.

    Meanwhile, the organizer of The RAF told him. The National will talk about the incident at a news conference Thursday.

    Divalishvili is still scheduled to face Marlon Morares on Saturday at the Ethiopian Arena. On the other hand, Usan Nurmagomedov has no planned match and is located in Abu Dhabi to support his older brother Umari, who will face Uriah Faber.

    Reactions in MMA World

    Following the reactions of Ilia Topuria and Conor McGregor, several other fighters have publicly come up against the incident.

    Sean Strickland, according to ForbesHe’s requested an eternal ban on all persons involved in the attack.

    Paul Hughes described the event as totally disgusting, while claiming that the same persons had earlier attacked his fans in Dubai, he reported. NY Fights.

    Matt Frevola has demanded that the attackers be imprisoned, while Alex Hernandez has claimed the attack was planned and filmed in advance.

    Brandon Royval has praised Dvalishvil’s friend, the 21-year-old Georgian wrestler Saba Lazischvili, for his defense, despite being at a ten-man numeric disadvantage against two people.

    Coach Tim Welch has said he would like Dvalishvili to sue the attackers for millions, while hosting Nina-Marie Daniele has expressed hope that the UFC would expel Nurmagomedov, according to the report. Sportskeeda.

    Divalishvili himself wrote on social networks that he was held down by security members while he and a friend were being hit while on the floor.

    So far, Uzman and Umar Nurmagomedov have not made any public statements concerning the incident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ndaj kryeqyteteve, ndërsa të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë

    Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ndaj kryeqyteteve, ndërsa të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë

    Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ndaj kryeqyteteve të njëra-tjetrës në orët e para të së enjtes, një ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes dhe pak para se të dërguarit amerikanë të mbërrinin në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

    I dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev, ka pritur në aeroportin e Moskës negociatorët amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët pritet të takohen me kreun e Kremlinit gjatë ditës.

    Gjatë dy ditëve të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi, të cilat përfunduan të mërkurën, negociatorët rusë dhe ukrainas janë pajtuar për një shkëmbim të të burgosurve. Megjithatë, ndërmjetësuesit amerikanë kanë thënë se dallimet mes palëve mbeten të mëdha për çështjet kryesore, përfshirë atë të territoreve.

    Kushner ka deklaruar se partnerët evropianë duhet të jenë pjesë e tryezës së negociatave për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur në Telegram se ka goditur objekte ushtarake dhe energjetike në Ukrainë, si dhe një depo municionesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

    Shpërthime janë dëgjuar në Kiev në orët e para të së enjtes, ka raportuar një dëshmitar i Reuters. Ndërkohë, një zyrtar lokal ka njoftuar se sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe atë civile në rajonin e Rivnes.

    Në anën tjetër, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar pesë dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit rus. Dronë të tjerë janë rrëzuar edhe në disa rajone të Rusisë, përfshirë Rostovin dhe Tulën, sipas zyrtarëve lokalë.

    Pas takimit në Moskë, negociatorët amerikanë planifikojnë të udhëtojnë drejt Irlandës, ku do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë.

    Burimi: Dukagjini

  • Russia and Ukraine exchange attacks on capitals as American envoys arrive in Moscow

    Russia and Ukraine have exchanged attacks on each other’s capitals in the early hours Thursday, a day after the peace talks ended, and shortly before the American envoys arrived in Moscow to meet with Russian President Vladimir Putin.

    Putin’s envoy, Kiril Dmitriev, has waited at Moscow airport for US negotiators Jared Kouchner and Steve Witkoff, who are expected to meet with the head of the Kremlin during the day.

    During two days of peace talks in Abu Dhabi, which ended Wednesday, Russian and Ukrainian negotiators have agreed to an exchange of prisoners. However, American mediators have said the differences between the parties remain major on key issues, including territories.

    Kouchner has declared that European partners should be part of the negotiating table for the war between Russia and Ukraine.

    The Russian Defence Ministry has announced in Telegram that it has hit military and energy targets in Ukraine, as well as an ammunition depot in the Ukrainian capital, Kiev.

    Blasts were heard in Kiev in the early hours Thursday, a Reuters witness reported. Meanwhile, a local official has announced that the attacks have damaged energy and civilian infrastructure in the Rivnes region.

    On the other hand, Moscow Mayor Sergei Sobyan has said Russian air defence has dropped five fears heading towards the Russian capital. Other trees have also collapsed in several regions of Russia, including Rostovin and Toula, according to local officials.

    After the meeting in Moscow, American negotiators plan to travel to Ireland, where they will meet with Ukrainian President Volodyyr Zelensky, who is expected to participate in a meeting of European leaders.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

    Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

    Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në parlament dhe qeveri.

    Gjatë një takimi në Dublin, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime optimiste mbi ndryshimet politike në Serbi.

    Rama theksoi se, për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimit ndaj sanksioneve kundër Rusisë, nuk vërehen sinjale për një ndryshim të qasjes së Beogradit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    “Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri. Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë”.

    “Është interesante, por është shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, deklaroi Rama.

  • Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

    Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

    Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka organizuar protestë për sot duke filluar nga ora 11:00.

    SR-KEK ka bërë të ditur të mërkurën se do të organizojë transport për punëtorët që do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.

    Kjo sindikatë ka njoftuar se nisja e transportit do të bëhet në dy orare, në orën 10:00 dhe 10:15, ndërsa kthimi është planifikuar për në orën 12:00.

    Transporti do të organizohet në disa linja, duke përfshirë vendbanime dhe lokacione të ndryshme, si Grabovci, Mirashi, Obiliqi, Prishtina, Bardhi, Hajvalia, Fabrika Palaj dhe disa njësi të KEK-ut.

    Sindikalistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të punëtorëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për kërkesat e tyre.

    “Bashkë, të bashkuar dhe të vendosur për kërkesat tona!”, u tha në mesazhin e sindikatës, transmeton Klankosova.tv

    Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e papërmbushura nga menaxhmenti.

     

     

     

     

  • Rasti në Brooklyn ku humbën jetën dy persona - Çka dihet deri më tani?

    Rasti në Brooklyn ku humbën jetën dy persona – Çka dihet deri më tani?

    Rasti në Brooklyn ku humbën jetën dy persona - Çka dihet deri më tani?

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë u lënduan pasi muret e ndërtesës trekatëshe në lagjen “Flatbush” në Brooklyn të New Yorkut u shembën.

     Ekipet e shoqëruara nga policia dhe qentë e zjarrfikësve kontrolluan zonën një përpjekje për të gjetur më shumë viktima të bllokuara në rrënoja, ndërsa vendosën dronë dhe pajisje të mëdha, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

     Mund të gjenden më shumë viktima ndërsa kërkimi i rrezikshëm vazhdon për disa ditë, dhe shkaku i shembjes është tani nën hetim nga Departamenti i Ndërtesave të Qytetit të New Yorkut, thanë zyrtarët.

    Zyrtarët e zjarrfikësve gjithashtu mbeten të shqetësuar për një shembje dytësore.

     Ja çfarë dihet

     Disa të lënduar rëndë: Katër persona janë në gjendje kritike, 12 janë në gjendje të qëndrueshme dhe një zjarrfikës ka lëndime të lehta, thanë zyrtarët e zjarrfikësve të mërkurën në mbrëmje.

    Qindra personel përgjigjen: Njësitë e zjarrfikësve dhe të EMS-së reaguan brenda një minute nga thirrja e parë 911 në orën 4:01 pasdite. Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 250 zjarrfikës dhe personel i EMS-së po veprojnë në vendngjarje.

    Ndërtimi ishte në zhvillim e sipër: Punëtorët e ndërtimit po punonin aktivisht në vendngjarje kur ndërtesa u shemb, sipas Shefit të Departamentit të FDNY-së, John Esposito. Punëtorët po gërmonin në vendngjarje para se ndërtesa të shembej, duke specifikuar se po “gërmonin”.

    Numri i personave të pasigurt: Zyrtarët nuk e dinë se sa njerëz janë në zonën e shembjes, sipas komisioneres së FDNY-së, Lillian Bonsignore. Bonsignore tha se vendi i shembjes do të kërkojë një “operacion të zgjatur” dhe shkaku është nën hetim.

    Qendra e ndihmës u hap: Menaxhimi i Emergjencave të NYC-së ka ngritur një qendër ndihme të Kryqit të Kuq për banorët e prekur të Flatbush, tha kryebashkiaku Zohran Mamdani të mërkurën në mbrëmje.

    Shkelje e vendit të ndërtimit: Në prill, një kontraktor prishjeje iu dha një shkelje për vazhdim të paligjshëm të punimeve të prishjes në vendin e ndërtimit pranë shembjes pavarësisht urdhrit të Departamentit të Ndërtesave për të ndaluar, sipas të dhënave të qytetit. Shkelja u zgjidh në tetor dhe kontraktori pagoi 10,000 dollarë gjoba, tregojnë regjistrimet.

  • Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

    Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

    Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

    Presidenti kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është një proces historik që nuk mund të ndalet.

    “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”, u shpreh Xi, duke theksuar se Pekini mbetet i përkushtuar për realizimin e ribashkimit paqësor.

    Ai përsëriti qëndrimin e Kinës se çështja e Tajvanit përbën një mision historik, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë lëvizjet për pavarësinë e ishullit.

    Tajvani, i cili vetëqeveriset në mënyrë demokratike, kundërshton pretendimet e Pekinit për sovranitetin e tij. Çështja mbetet një nga burimet kryesore të tensioneve në rajonin e Azisë Lindore./Klankosova.tv

  • Shqipëria përballet sonte me Finlandën

    Shqipëria përballet sonte me Finlandën

    Shqipëria përballet sonte me Finlandën

    Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte kundër Finlandës për të ruajtur vendin e parë në Grupin C1, me shpresat për t’u rikthyer në Ligen B.

    Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë.

    Ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”, nga ora 20:45.

  • NATO kërkon rritjen e investimeve në mbrojtje dhe paralajmëron për kërcënimet në det, Arktik dhe Evropë

    NATO kërkon rritjen e investimeve në mbrojtje dhe paralajmëron për kërcënimet në det, Arktik dhe Evropë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për rritjen e investimeve në mbrojtje, shtimin e kapaciteteve ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare, duke paralajmëruar se mjedisi i sigurisë po bëhet gjithnjë e më kompleks.

    Gjatë një fjalimi të mbajtur më 11 nëntor, në bordin e anijes luftarake britanike HMS Prince of Wales, Rutte vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, duke ndjekur një rrugë të besueshme drejt objektivit prej 3.5 për qind për mbrojtjen bazë deri në vitin 2035.

    Ai tha se ky angazhim nënkupton dyfishimin e shpenzimeve britanike për mbrojtje brenda një dekade, duke theksuar se edhe vende të tjera të NATO-s po rrisin ndjeshëm investimet.

    Rutte falënderoi gjithashtu ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për punën e tij gjatë më shumë se dhjetë vjetëve në krye të Aleancës, si dhe qeverinë britanike për angazhimet e saj të fundit financiare.

    Duke folur për rëndësinë strategjike të hapësirës detare, Rutte tha se siguria e rrugëve të komunikimit dhe furnizimit është thelbësore për ekonomitë dhe sigurinë e vendeve aleate, transmeton Telegrafi.

    Ai përmendi ndërprerjen e lirisë së lundrimit nga Irani në Ngushticën e Hormuzit, sulmet ruse ndaj anijeve në Detin e Zi dhe aktivitetet e flotës së ashtuquajtur “hije” të Moskës.

    Rutte ngriti shqetësime edhe për kërcënimet ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, si dhe për sfidat në Mesdhe, ku përmendi migrimin e parregullt, trafikimin dhe monitorimin kundër terrorizmit.

    Sa i përket Arktikut dhe Veriut të Largët, ai tha se Rusia ka shtuar ndjeshëm aktivitetin ushtarak, duke rihapur porte të thella detare të periudhës sovjetike dhe duke testuar armë të reja. Ndërkohë, sipas tij, edhe Kina po tregon interes në rritje për rajonin, veçanërisht për burimet energjetike, materialet kritike dhe rrugët detare.

    Rutte theksoi se NATO duhet të ruajë praninë dhe fuqinë e saj në Atlantikun e Veriut, i cili përbën një lidhje strategjike mes dy kontinenteve dhe një rrugë të rëndësishme për përforcimin e forcave aleate.

    Ai paralajmëroi se nëndetëset bërthamore ruse që dalin nga Gadishulli Kola përbëjnë kërcënim jo vetëm për fqinjët e Rusisë, por edhe për bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

    Duke folur për luftën në Ukrainë, shefi i NATO-s deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, po dështon në fushëbetejë.

    Sipas tij, Rusia ka humbur më shumë se 40 mijë ushtarë çdo muaj gjatë muajve të fundit, të vrarë ose të plagosur rëndë. Rutte tha se raportimet fillestare për muajin tetor sugjerojnë se numri mund të ketë kaluar edhe 50 mijë.

    Ai e krahasoi këtë shifër me humbjet amerikane gjatë 14 vjetëve të Luftës së Vietnamit, kur SHBA-ja humbi rreth 56 mijë ushtarë.

    Rutte tha se Rusia po përpiqet ta thyejë vullnetin e Ukrainës për të vazhduar luftën duke sulmuar civilët, qytetet dhe infrastrukturën kritike, në kohën kur vendi po përgatitet për dimrin.

    Ai akuzoi gjithashtu Moskën për intensifikimin e veprimeve armiqësore në Evropë, përfshirë zjarrvëniet, incidentet me dronë, sulmet kibernetike dhe aktivitete të tjera që synojnë destabilizimin e shoqërive evropiane dhe dobësimin e mbështetjes për Ukrainën.

    Megjithatë, Rutte theksoi se këto përpjekje nuk po japin rezultat, pasi, sipas tij, për çdo sulm hibrid rus ndaj vendeve aleate, NATO po shton mbështetjen për Ukrainën.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendet evropiane anëtare dhe Kanadaja po rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake. Sipas tij, gjatë viteve 2025 dhe 2026, investimet e tyre në mbrojtje do të rriten me më shumë se 250 miliardë dollarë.

    Ai bëri të ditur se pesë vende anëtare pritet ta arrijnë ose tejkalojnë objektivin e plotë prej 5 për qind të PBB-së për shpenzimet e lidhura me mbrojtjen gjatë vitit 2026.

    Këto investime, sipas Rutte-s, do të mundësojnë zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, armëve me precizion të lartë, sistemeve pa pilot dhe kapaciteteve të inteligjencës.

    Ai theksoi se rritja e prodhimit ushtarak dhe zhvillimi i teknologjive të reja jo vetëm që forcojnë sigurinë, por krijojnë edhe vende të reja pune dhe përfitime për ekonominë.

    Megjithatë, Rutte paralajmëroi se kërkesa për pajisje dhe sisteme ushtarake vazhdon të jetë më e madhe se furnizimi, ndaj u bëri thirrje kompanive të industrisë së mbrojtjes të rrisin prodhimin, të investojnë në inovacion dhe të bashkëpunojnë më shumë.

    Ai kërkoi gjithashtu forcimin e qëndrueshmërisë së shoqërive ndaj sulmeve hibride, duke theksuar se kjo përgjegjësi u takon jo vetëm institucioneve shtetërore dhe ushtrive, por edhe kompanive private dhe gjithë shoqërisë.

    Në përfundim, Rutte tha se vendet evropiane dhe Kanadaja, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, po marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen konvencionale të Aleancës.

    Ai e cilësoi grupin luftarak të aeroplanmbajtëses HMS Prince of Wales si shembull të këtij bashkëpunimi, pasi në të marrin pjesë edhe forca nga Norvegjia, Franca, Gjermania dhe Portugalia.

    Rutte e përfundoi fjalimin duke kujtuar ata që kanë humbur jetën në shërbim të vendeve të tyre dhe duke theksuar se paqja dhe siguria nuk duhet të merren si të mirëqena. Ai tha se NATO do të vazhdojë të forcohet dhe të përshtatet me sfidat e reja, duke vepruar së bashku me 32 vendet anëtare në tokë, ajër, hapësirë, hapësirën kibernetike dhe në det. /Telegrafi/

  • Asociacioni i Arkitektëve: Ulpiana është trashëgimi urbane, jo rezervë për ndërtim

    Asociacioni i Arkitektëve: Ulpiana është trashëgimi urbane, jo rezervë për ndërtim

    Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e hapësirës “Te Fontana”, në lagjen Ulpiana, për realizimin e projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, duke vlerësuar se ndërtimet e reja do të rrezikonin trashëgiminë urbanistike të kësaj lagjeje.

    Përmes një deklarate publike, Asociacioni ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin për shfrytëzimin e kësaj hapësire për ndërtim, duke theksuar se Ulpiana përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të urbanizmit modernist dhe të zhvillimit të planifikuar të Prishtinës.

    Sipas Asociacionit, vlera e kësaj lagjeje nuk qëndron vetëm te objektet e veçanta, por te tërësia e saj urbanistike, përfshirë hapësirat e lira, gjelbërimin, sheshet, rrugët dhe raportin ndërmjet ndërtesave dhe hapësirave publike.

    “Ulpiana duhet të trajtohet dhe të ruhet si tërësi urbane, e jo si një grumbull parcelash ku hapësirat e pandërtuara konsiderohen potencial për ndërtime të reja. Hapësirat e lira nuk janë mungesë e arkitekturës. Ato janë pjesë përbërëse e saj”, thuhet në deklaratë.

    Asociacioni ka rikujtuar edhe kontributin e arkitektit Bashkim Fehmiu, autor i planit urbanistik të vitit 1962, i cili hodhi bazat e zhvillimit të lagjeve moderne të Prishtinës, përfshirë Ulpianën.

    Në deklaratë theksohet se ruajtja e kësaj lagjeje nënkupton edhe respektimin e vizionit profesional dhe të historisë së planifikimit urban në Kosovë.

    Arkitektët sqarojnë se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me cilësinë e mundshme të projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili ende nuk është prezantuar, por me përshtatshmërinë e vetë lokacionit për ndërtime të reja.

    Sipas tyre, edhe një projekt me vlera të jashtëzakonshme arkitektonike nuk do ta arsyetonte ndërhyrjen në një hapësirë që është pjesë e një kompozimi të konsoliduar urbanistik.

    “Arkitektura nuk vlerësohet vetëm për cilësinë e saj individuale, por edhe për marrëdhënien që krijon me kontekstin. Në një tërësi urbane me vlera të veçanta, akti më i përgjegjshëm arkitektonik mund të jetë pikërisht vendimi për të mos ndërtuar”, thuhet më tej.

    Asociacioni ka përmendur edhe ndërhyrjet e mëhershme me struktura të larta në pjesë të tjera të lagjes, duke vlerësuar se ato duhet të shërbejnë si paralajmërim për pasojat që mund të sjellë ndryshimi i kompozimit fillestar urbanistik.

    Megjithatë, organizata nuk e kundërshton përmirësimin e infrastrukturës së Ulpianës. Në deklaratë thuhet se ndërhyrjet nëntokësore, përfshirë ndërtimin e parkingjeve publike, mund të jenë të mirëseardhura, nëse nuk ndikojnë në pamjen mbi tokë, gjelbërimin, drunjtë ekzistues dhe organizimin hapësinor të lagjes.

    Asociacioni vlerëson se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” duhet të shërbejë si mundësi për përmirësimin e qytetit dhe jo si arsye për cenimin e trashëgimisë së tij urbanistike.

    Në përfundim, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për caktimin e lokacionit “Te Fontana” për ndërtim, si dhe ndërprerjen e çdo procedure që synon realizimin e ndërtimeve të reja mbi tokë në këtë hapësirë.

    “Qyteti nuk ndërtohet vetëm me atë që shtojmë, por edhe me atë që dimë të ruajmë. Ulpiana është një nga ato pjesë të Prishtinës që nuk duhet ta humbasim duke pretenduar se po e zhvillojmë”, përfundon deklarata e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. /Telegrafi/