Category: Lajme

  • Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

    Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

    Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.

    Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës.

    Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore. /tch/

  • The bad weather in Kukes, the rock mass splits on Nation’s Road

    Rainfalls have caused the break of a large rocky mass near the village of Bardhoc, in the segment of the Nation’s Road, towards the Morin border.

    The decline of stones in the road has led to the temporary traffic jam for several minutes.

    Fortunately, at the moment of breaking off the rock mass, there were no vehicles going through this segment, thus avoiding possible consequences for road users.

    The intervention of the maintenance company by means of heavy means enabled the removal of the rocky mass and the normalization of the circulation within an hour. /tch/

  • Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

    Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

    Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

    Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë sot vendimin e presidentes Justina Shiroka-Pula për kthimin në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Mbledhja e Komisionit është caktuar të nisë në orën 9:30.

    Ndryshimet në Ligjin për Specialen ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, ndërsa më 22 tetor presidentja Shiroka-Pula e kishte kthyer atë për rishqyrtim, pas një kërkese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte iniciuar këto ndryshime.

    Kjo kërkesë e PDK-së për rishqyrtimin e ligjit para dekretimit nga presidentja nuk ishte mbështetur nga të gjithë deputetët e kësaj partie.

    Ndryshimet ligjore ishin votuar rreth dy javë pasi Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Commission for Legislation today examines the return of the Special Law to the Parliament

    The Kosovo Parliament’s Commission for Legislation will now review President Justina Shiroka-Pula’s decision to return to the Law’s Assembly for Change and Fulfilling the Law for Specialised Chambers and the Specialised Prosecutor’s Office.

    The Commission meeting is scheduled to begin at 9:30.

    Changes to the Special Law were adopted by Parliament on October 6th, while on October 22nd President Shiroka-Pula had returned it for review, following a request by the Democratic Party of Kosovo. ( The PDK, which had initiated these changes.

    This PDK requirement for revising the law before the president’s decree was not backed by all MPs from this party.

    The legal changes were voted in about two weeks after the Special Court sentenced four former Kosovo Liberation Army leaders to a total of 81 years in prison: Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veselin and Rexhep Selimi.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut, dy të vdekur dhe mbi 10 të plagosur

    Shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut, dy të vdekur dhe mbi 10 të plagosur

    Të paktën dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 10 të tjerë janë dërguar në spital pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut, të mërkurën.

    Autoritetet lokale bëjnë të ditur se ndërtesa, e cila ndodhej pranë një kantieri ndërtimi në lagjen Flatbush, u shemb rreth orës 16:00 sipas kohës lokale. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënoja, pasi dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të bllokuar.

    Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, John Esposito, tha se bëhet fjalë për një ndërtesë banimi me katër njësi, e ndërtuar në vitin 1930, e cila u shemb dhe përfundoi në kantierin ngjitur, ku po zhvilloheshin punime gërmimi. Shkaku i shembjes është duke u hetuar, raporton Reuters.

    Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shembjes, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur as numrin e punëtorëve që ndodheshin në kantier.

    Një ekip zjarrfikësish që ndodhej rastësisht në lagje arriti në vendngjarje brenda një minute dhe ndihmoi në nxjerrjen e viktimave të para nga rrënojat.

    Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, konfirmoi se dy persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 10 të tjerë janë dërguar në spitalet lokale me lëndime të ndryshme, disa prej tyre në gjendje kritike.

    Komisionerja e Departamentit të Zjarrfikësve, Lillian Bonsignore, tha se deri në atë moment ishin identifikuar gjithsej 19 persona të prekur nga ngjarja, përfshirë shtatë fëmijë. Ajo nuk bëri të ditur nëse dy personat e vdekur ishin fëmijë apo të rritur. Sipas saj, edhe një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta.

    Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes treguan ekipet e shpëtimit, të ndihmuara nga qentë kërkues, duke kontrolluar rrënojat dhe duke larguar mbeturinat me kova, në përpjekje për të gjetur persona që mund të kenë mbetur të bllokuar.

    Televizioni WABC-TV raportoi se të paktën katër persona të mbijetuar u nxorën nga rrënojat rreth dy deri në dy orë e gjysmë pas shembjes, përfshirë një grua shtatzënë.

    Esposito paralajmëroi se ekipeve të shpëtimit do t’u duhen disa ditë për të kontrolluar të gjithë zonën dhe për të identifikuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

    “Ende nuk e dimë se sa persona mungojnë gjithsej”, deklaroi ai.

    Departamenti i Zjarrfikësve fillimisht kishte raportuar për katër persona të lënduar rëndë dhe gjashtë të tjerë me lëndime të lehta, përpara se të nxirreshin nga rrënojat dy të mbijetuarit e parë.

    Burimi: Dukagjini

  • There’s a three-story building in Brooklyn, New York, two dead and over 10 wounded.

    At least two people have died and more than 10 have been sent to the hospital after the collapse of a three-story building in Brooklyn, New York, on Wednesday.

    Local authorities announce that the building, located near a construction site in the town of Flatbush, collapsed about 4: 00 p.m. local times. Rescue teams are continuing their search into ruins, as there are suspected to be other people trapped.

    The head of the New York Fire Department, John Esposito, said it was about a four-entity residential building built in 1930 that collapsed and ended up at the adjacent site, where digging was taking place. The cause of the collapse is being investigated, Reuters reports.

    It is not yet known how many people were inside the building at the time of the collapse, while the authorities have not even revealed the number of workers in the site.

    A team of fire fighters in the neighborhood arrived at the scene within a minute and helped to remove the first victims from the ruins.

    New York Mayor Zohann Mamdani confirmed that two people have died, while more than 10 others have been sent to local hospitals with various injuries, some in critical condition.

    Fire Department Commissioner Lillian Bonsignore said a total of 19 people affected by the event, including seven children, had been identified so far. She did not disclose whether the two dead persons were children or adults. According to her, even a fireman has suffered minor injuries.

    Television footage from the site of the event showed rescue teams, assisted by researching dogs, controlling the ruins and leaving debris with buckets, trying to find people who might have been trapped.

    Television W ABC-TV reported that at least four survivors were removed from the ruins about two to two and a half hours after the collapse, including a pregnant woman.

    Esposito warned that rescue teams will be taken several days to control the entire area and identify the remaining ones.

    And we don’t know how many people are missing, he said.

    The Fire Department had initially reported four seriously injured persons and six others with minor injuries before the first two survivors were removed from the ruins.

    Source Layer: Dukeagini

  • Nurmagomedov arrestohet pasi sulmoi Dvalishvilin, kërkohet pezullim i përjetshëm

    Nurmagomedov arrestohet pasi sulmoi Dvalishvilin, kërkohet pezullim i përjetshëm

    Usman Nurmagomedov dhe shoqëruesit e tij thuhet se janë ndaluar dhe marrë në pyetje pas një përleshjeje me Merab Dvalishvili në një hotel në Abu Dhabi, dhe luftëtarët nga bota e MMA-së po kërkojnë dënime të ashpra.

    Sipas gazetës The National nga Abu Dhabi, incidenti ndodhi të mërkurën në hotelin Yas Hilton. Gazeta thotë se policia u njoftua sepse ndodhi në një vend publik dhe u regjistrua në kamera. Ata ende po hetojnë pretendimet për ndalim, si dhe pretendimin se Dvalishvili nuk paraqiti ankesë.

    Gazetari Ariel Helwani njoftoi në platformën X se, sipas njohurive të tij, të gjithë pjesëmarrësit në përleshje ishin ende me autoritetet lokale.

    Organizatori i RAF i tha The National se do të flasë për incidentin në një konferencë për shtyp sot (e enjte).

    Dvalishvili është ende i planifikuar të ndeshet me Marlon Moraes në Etihad Arena të shtunën. Nurmagomedov nuk është i planifikuar të ndeshet dhe është në Abu Dhabi për të mbështetur vëllain e tij të madh Umar, i cili ndeshet me Urijah Faber.

    Luftëtarët kërkojnë ndëshkim

    Pas Ilia Topuria dhe Conor McGregor, edhe luftëtarë të tjerë kanë folur hapur. Sean Strickland, siç raportohet nga Forbes, ka bërë thirrje për një ndalim të përjetshëm për të gjithë të përfshirët në sulm.

    Sipas NY Fights, Paul Hughes e quajti sulmin “krejtësisht të neveritshëm” dhe pretendoi se të njëjtët njerëz kishin sulmuar më parë tifozët e tij në Dubai. Matt Frevola bëri thirrje që sulmuesit të burgosen, ndërsa Alex Hernandez theksoi se sulmi ishte i planifikuar dhe i filmuar paraprakisht.

    Brandon Royval vlerësoi mikun e Dvalishvilit, mundësin 21-vjeçar gjeorgjian Saba Lazishvili, për mbrojtjen e mirë pavarësisht se ishte dhjetë me dy në disavantazh. Tim Welch tha se do të donte që Dvalishvili t’i padisë sulmuesit për miliona. Prezantuesja Nina-Marie Daniele, siç raportohet nga Sportskeeda, shprehu shpresën e saj që UFC do ta përjashtojë Nurmagomedovin.

    Dvalishvili shkroi në rrjetet sociale se u mbajt poshtë nga rojet e sigurisë ndërsa ai dhe një mik u goditën ndërsa ishin në dysheme.

    Usman dhe Umar Nurmagomedov ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike. /Telegrafi/

  • LEX | Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt – gjykimi nuk mbahet sot

    LEX | Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt – gjykimi nuk mbahet sot

    LEX | Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt – gjykimi nuk mbahet sot

    Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, e paraparë të mbahej sot, më 12 nëntor 2026, në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë për një datë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

    Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, pasi sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, dyshohet se kishte kërcënuar seriozisht ish-bashkëshorten e tij.

    “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dora ime”, janë disa nga kërcënimet që, sipas aktakuzës, i akuzuari ia kishte drejtuar Arlindës.

    Seanca ishte paraparë të zhvillohej me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut dhe mediave.

    Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj, vëllai i Jeton Sylajt.

    Ende nuk është konfirmuar data e re e mbajtjes së seancës, ndërsa arsyeja e shtyrjes nuk është bërë e ditur.

    Shënim: Personat e akuzuar konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX session to Jeton Syllet for Arlinda Zekajs trial is not held today

    The trial hearing against Jeton Sylajt, former husband of the late Arlinda Zekaj, originally held today, on November 12th 2026, at the Foundation Court in Pec, has been put off for another date, the Signal newspaper reports.

    Celaj lives accused of criminal work ‘%s’, for according to the Constitutional Prosecutor’s Act in Pec, he allegedly threatened his former husband seriously.

    I’ve got to kill him, I’ve got to put up a bell, and neither the army can handle him by my hand, are some of the threats that, according to the indictment, the accused had addressed to Arlinda.

    The session was designed to develop closed doors without the presence of the public and the media.

    We remember that Arlinda Zekiaj was killed on October 25th 2026 in Vitomirica, Peja, while Albert Sillaj, brother of Sylajt, allegedly killed.

    The new date of holding the session has not yet been confirmed, while the reason for the postponement has not been disclosed.

    Note: The accused persons are considered innocent until a court form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sulm izraelit në spitalin Nasser në Gaza, të paktën gjashtë të vrarë dhe 20 të plagosur

    Sulm izraelit në spitalin Nasser në Gaza, të paktën gjashtë të vrarë dhe 20 të plagosur

    Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror izraelit në një ndërtesë të spitalit Nasser, në jug të Rripit të Gazës, të enjten në orët e para të mëngjesit.

    Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi goditi repartin e kirurgjisë të spitalit, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në mesin e të vrarëve është edhe një kirurg, i identifikuar nga personeli mjekësor si Rezik Abushira.

    Ushtria izraelite më vonë deklaroi se objektiv i sulmit ishte një pjesëtar i lartë i Hamasit dhe anëtarë të tjerë të krahut të armatosur të kësaj organizate, për të cilët pretendoi se po vepronin brenda spitalit në Khan Younis, raporton Reuters.

    Në një deklaratë, ushtria izraelite akuzoi Hamasin se po e përdorte kompleksin spitalor si qendër komanduese për operacione ushtarake, përfshirë ruajtjen e armëve, funksionimin e dhomave të komandimit dhe kontrollit, si dhe përdorimin e ambienteve të spitalit si pika vëzhgimi dhe strehimore për luftëtarët.

    Reuters theksoi se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e ushtrisë izraelite.

    Pamjet e publikuara nga Reuters brenda spitalit tregojnë dëme të mëdha, me mbeturina dhe mobilie të shpërndara nëpër dhoma, si dhe kabllo që vareshin nga tavanet e dëmtuara.

    Në pamje shihen edhe persona duke bartur pacientë të plagosur me barela nëpër korridoret e mbuluara me rrënoja, ndërsa të tjerë ndihmonin të plagosurit të ecnin mes dëmeve. Disa trupa të pajetë u panë duke u nxjerrë nga ndërtesa, ndërsa zjarrfikësit po punonin jashtë saj.

    Një zëdhënës i Hamasit e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “krim të plotë lufte”.

    Izraeli, i cili ka shtuar sulmet në Rripin e Gazës, thotë se Hamasi po përpiqet të riorganizohet dhe të rindërtojë arsenalin e tij ushtarak. Ndërkaq, Hamasi deklaron se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit të arritur një vit më parë dhe akuzon Izraelin se po përpiqet ta minojë marrëveshjen.

    Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 1 mijë e 600 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit. Izraeli, ndërkaq, thotë se gjatë kësaj periudhe janë vrarë katër ushtarë të tij.

    Autoritetet shëndetësore në Gaza bëjnë të ditur se më shumë se 74 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor të vitit 2023.

    Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, në të cilin, sipas autoriteteve izraelite, u vranë rreth 1 mijë e 200 persona.

    Burimi: Dukagjini