Category: Lajme

  • Special Invitation from Balkan eCommerce Summit 2027 for 1,000 eCommerce Businesses: Merchant Pass initiative

    Special Invitation from Balkan eCommerce Summit 2027 for 1,000 eCommerce Businesses: Merchant Pass initiative

    Balkan eCommerce Summit 2027 is opening its doors to 1,000 eCommerce businesses with complimentary access to one of Southeast Europe’s leading international eCommerce gatherings.

    Behind every successful eCommerce market are the businesses that keep it moving. From independent online stores to established digital retailers, merchants are at the heart of the industry. Now, Balkan eCommerce Summit 2027 is putting them in the spotlight with the launch of its new Merchant Pass initiative, offering 1,000 eligible eCommerce business professionals complimentary access to the event.

    Taking place on 20-21 April 2027 at Inter Expo Center in Sofia, Bulgaria, the Summit will bring together eCommerce entrepreneurs, retailers, technology providers, industry experts and decision-makers from across Southeast Europe and beyond.

    The Merchant Pass initiative aims to make international networking, industry knowledge and business development opportunities more accessible to the companies driving the growth of online commerce.

    Putting Merchants at the Heart of the eCommerce Conversation

    For many eCommerce businesses, expanding into new markets, discovering the right technology partners and building international relationships can be challenging.

    The Merchant Pass initiative addresses these challenges by creating opportunities for 1,000 eCommerce business professionals to participate in an international environment where new ideas, partnerships and growth opportunities come together.

    The initiative also reflects the Summit’s 2027 theme, Cross-Border First, encouraging businesses to consider international expansion not as a distant ambition, but as a strategic opportunity from the beginning of their development.

    “We believe that the future of eCommerce in Southeast Europe depends on the success of the merchants themselves. With the Merchant Pass initiative, we want to bring 1,000 eCommerce businesses into an environment where they can meet the right people, discover new solutions and explore opportunities beyond their home markets. Cross-border growth should not be a privilege reserved for the biggest players. It should be a real possibility for every ambitious eCommerce business,” says Nikola Ilchev, Phd., Founder and Organizer of Balkan eCommerce Summit.

    Who Can Apply for a Free Merchant Pass?

    The initiative is designed specifically for professionals directly involved in active online retail businesses.

    Eligible applicants must:

    • Represent an active online store.
    • Be an owner or employee of the business.
    • Provide the online store’s website and a company email address.
    • Share their LinkedIn profile to verify their professional connection to the business.

    Whether they are managing a growing local online store or preparing to enter international markets, eligible merchants are invited to apply.

    Each application will be reviewed individually, and complimentary access will be granted following verification and confirmation by the Balkan eCommerce Summit team.

    The Merchant Pass is not simply about attending a conference. It is about giving online retailers access to the people, knowledge and business connections that can support their next stage of growth.

    At Balkan eCommerce Summit 2027, participating merchants will have the opportunity to connect with fellow retailers, meet technology and service providers, discover solutions for their businesses and gain insights into the evolving international eCommerce landscape.

    For smaller and growing businesses in particular, these connections can help turn international expansion from an idea into a realistic business strategy.

    The initiative also strengthens the Summit’s wider mission of building a year-round B2B eCommerce ecosystem connecting businesses, professional communities and markets across the Balkans, Europe and beyond.

    How to Apply

    Applications for the Merchant Pass initiative are submitted online through the official Balkan eCommerce Summit website until 28.02.2027.

    Application page: https://balkanecommerce.com/merchant-pass/

    The process consists of three steps:

    1. Submit an application. Complete the online form with your personal and business details, including your company, online store, professional role and LinkedIn profile.
    2. Eligibility verification. The Balkan eCommerce Summit team reviews the submitted information to confirm that the applicant represents an active online retail business.
    3. Receive confirmation. Approved applicants receive an email with confirmation and further instructions.

    The initiative is limited to 1,000 complimentary Merchant Passes, and interested businesses are encouraged to apply.

    Event: Balkan eCommerce Summit 2027
    Dates: 20-21 April 2027
    Location: Inter Expo Center, Sofia, Bulgaria
    Merchant Pass availability: 1,000 complimentary passes, subject to approval
    Application deadline: 28.02.2027

    Apply: https://balkanecommerce.com/merchant-pass/

    About Balkan eCommerce Summit

    Balkan eCommerce Summit is a leading B2B eCommerce ecosystem in Southeast Europe, connecting online retailers, entrepreneurs, technology providers, industry leaders and decision-makers throughout the year.

    Through its flagship annual event, international networking initiatives, partnerships and industry research, the Summit supports business growth, knowledge exchange and cross-border collaboration across the Balkans, Europe and international markets.

  • Ftesa e parë te Kosova dhe roli i kapitenit, Dion Kacuri po ndërton të ardhmen larg Baselit

    Ftesa e parë te Kosova dhe roli i kapitenit, Dion Kacuri po ndërton të ardhmen larg Baselit

    Dion Kacuri mund të mos rikthehet te Baseli pas përfundimit të huazimit te Austria Lustenau, pasi klubi austriak ka në dispozicion një opsion për ta blerë përfundimisht mesfushorin kosovar.

    22-vjeçari është përshtatur mirë në skuadrën austriake, ku ka siguruar një vend të rregullt në formacionin titullar.

    Kacuri aktivizohet në mesfushën defensive dhe paraqitjet e tij kanë bërë që e ardhmja e tij të shihet gjithnjë e më shumë larg klubit zviceran.

    Madje, mesfushori ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Austria Lustenau, duke fituar një rol të rëndësishëm në skuadër.

    Kontrata e Kacurit me Baselin është e vlefshme deri në vitin 2028, por opsioni i blerjes i jep klubit austriak mundësinë që ta transferojë përfundimisht.

    Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në karrierën e tij ishte ftesa e parë në Kombëtaren e Kosovës nga përzgjedhësi Franco Foda, në muajin tetor.

    Kështu, 22-vjeçari po e shfrytëzon huazimin për të fituar minuta dhe për të konsoliduar pozitën e tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Austria Lustenau do ta aktivizojë opsionin për ta mbajtur përfundimisht në skuadër. /Telegrafi/

  • Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

    Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

    Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj zhvillimeve rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare, duke akuzuar Qeverinë se po tenton t’ia bartë kryeqytetit përgjegjësinë për dështimin e këtij organizimi.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se komunikimi i fundit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i ka bërë të qarta arsyet e anulimit të takimit.

    Sipas tij, bëhet fjalë për tri çështje: mospërfundimin e pagesës, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet përmes emailit.

    Rama ka theksuar se përgjegjësia për këto veprime i takon Qeverisë së Kosovës dhe jo Komunës së Prishtinës.

    “Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e ‘Lojërave Mesdhetare’!”, ka shkruar Rama.

    Ai më tej ka renditur tri arsyet e përmendura në komunikimin e Komitetit, duke këmbëngulur se të gjitha janë përgjegjësi e Qeverisë.

    “Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qikaq e thjeshtë është!”, ka përfunduar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama reacts to the Government for the Mediterranean Games: You are trying to carry Pristina to blame for the failure

    Pristina Chairman Progress Rama has reacted to developments about the organisation of the Mediterranean Games, accusing Government of trying to bear the capital responsibility for its failure.

    Through a Facebook post, Rama has said that recent communication by the International Committee of Mediterranean Games has made clear the reasons for the annulment of the meeting.

    According to him, it is three matters: Do not complete the payment, fail to submit the names of the delegation, and lack of answers to communications via email.

    Rama has stressed that responsibility for these actions belongs to the Government of Kosovo, not to the Pristina municipality.

    Prime Minister, you have proven to bear the blame for the failure of the Mediterranean Lions!

    He has further listed the three reasons mentioned in the committee’s communication, insisting that all are the responsibility of the Government.

    Who had to do this? The government. The government. The government. It’s a simple hair!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

    Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

    Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë nisur një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, me qëllim të mbrojtjes së interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

    Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKP-së janë pritur në Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi nga ambasadorja Ariana Zherka Hoxha.

    Në fokus të takimeve është mbrojtja e pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë në pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës.

    Përmes këtyre takimeve, AKP-ja synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e interesave pronësore të Kosovës, në përputhje me mandatin dhe legjislacionin në fuqi.

    Burimi: RTKLive

  • Property in Kamenovo, focus of AKP visit to Montenegro

    The Board of Directors and High Management of the Kosovo Privatisation Agency ( The AKP has launched a two-day official visit to Montenegro, with the goal of protecting the property interests of Kosovo social companies.

    During the visit, AKP representatives have been hosted at the Kosovo Embassy in Montenegro by Ambassador Ariana Zherka Hoxha.

    The focus of the meetings is on protecting property of Kosovo social companies in Montenegro, with particular emphasis on property in Kamenovo on the coast of Budva.

    Through these meetings, the AKP aims to strengthen inter-institutional co-operation and advance commitments to protect Kosovo’s property interests, in line with mandate and legislation in force.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro

    Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro

    Gjatë prezantimit, Kurti ka thënë se rritja e buxhetit mbështetet në rritjen e të hyrave publike, zgjerimin e ekonomisë dhe shtimin e punësimit, duke theksuar se Qeveria synon të ruajë njëkohësisht qëndrueshmërinë e financave publike.

    “Këtë e arritëm duke mbajtur deficitin buxhetor dhe borxhin publik në nivele historikisht të ulëta, duke dëshmuar kësisoj se rritja e mbështetjes për qytetarët dhe disiplina fiskale mund të ecin krah për krah”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka përmendur edhe rritjen e të hyrave të Administratës Tatimore të Kosovës në raport me ato të Doganës. Sipas tij, në vitin 2019 të hyrat e ATK-së ishin sa 40 për qind e të hyrave të Doganës, ndërsa në buxhetin e vitit 2027 kjo përqindje parashihet të arrijë në 60 për qind.

    Kurti ka bërë të ditur se ekonomia e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 2026 ka shënuar rritje prej 4.7 për qind. Rritja për tremujorin e parë ishte 5.3 për qind, ndërsa për të dytin 4.1 për qind.

    Nga buxheti i përgjithshëm, 908 milionë euro janë paraparë për financimin e komunave. Kurti ka thënë se kjo është shuma më e lartë e ndarë deri më tani për këtë kategori.

    “Ky është niveli më i lartë i financimit komunal deri më sot dhe pasqyron rritjen e vazhdueshme të granteve qeveritare, si dhe mbështetjen për ofrimin e shërbimeve publike sa më afër qytetarëve”, ka thënë ai.

    Në kuadër të projektbuxhetit, Kurti ka paralajmëruar edhe rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga ekipet mbrojtëse.

    Paga e 13-të dhe rritja e koeficientit në 120 euro

    Një nga pikat kryesore të buxhetit të vitit 2027 është mbështetja për punonjësit e sektorit publik. Kurti ka bërë të ditur se është paraparë pagesa e pagës së 13-të, ndërsa nga 1 korriku i vitit të ardhshëm koeficienti i pagave do të rritet në 120 euro.

    “Pra, në gjysmën e parë të vitit, punonjësit publikë do ta përfitojnë pagën e 13-të, ndërsa në gjysmën e dytë do të fillojë zbatimi i rritjes së koeficientit që nënkupton rritje të pagës për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit”, ka deklaruar Kurti.

    Për kategorinë e pagave janë ndarë 1 miliard e 85 milionë euro. Sipas kryeministrit, kjo shumë mbulon rreth 85 mijë punonjës publikë dhe reflekton një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh, apo më shumë se 1 mijë euro bruto në muaj për punonjës.

    Ai ka thënë se rritja e pagave do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, në përputhje me rritjen ekonomike dhe mundësitë buxhetore të vendit.

    Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind çdo vit

    Projektbuxheti parasheh edhe rritjen graduale të shtesave për fëmijë, me synimin që ato të dyfishohen deri në vitin 2030.

    Kurti ka bërë të ditur se rritja do të realizohet në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit, duke filluar nga 1 janari 2027. Fazat e tjera do të zbatohen në janar të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

    “Një familje me dy fëmijë, që aktualisht i merr 60 euro në muaj, nga 1 janari 2027 do të përfitojë 75 euro. Ndërsa një familje me katër fëmijë, që aktualisht merr 180 euro, do të përfitojë 225 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, përmes kësaj politike synohet të rritet siguria ekonomike e familjeve dhe të mbështetet mirëqenia e fëmijëve.

    Më shumë mjete për barnat dhe 120 profesionistë të rinj shëndetësorë

    Në sektorin e shëndetësisë, Kurti ka bërë të ditur se Qeveria ka përgjysmuar buxhetin për udhëtime zyrtare jashtë vendit, ndërsa mjetet e kursyera do të orientohen për financimin e barnave esenciale për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

    “Por investimi në shëndetësi nuk kufizohet vetëm me barnat. Kemi paraparë edhe shtimin e 120 profesionistëve shëndetësorë në SHSKUK, ndërsa në nivelin lokal janë planifikuar investime të konsiderueshme në ndërtimin e qendrave të reja dhe moderne të mjekësisë familjare”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu, janë paraparë mjete për blerjen e pajisjeve dhe aparaturave moderne mjekësore, projekt ky që, sipas Kurtit, mbështetet financiarisht nga Banka Evropiane për Investime dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

    Kryeministri ka thënë se synimi është që qytetarët të kenë më shumë qasje në barna, personel shëndetësor dhe shërbime më cilësore brenda vendit.

    Mbi një miliard euro për investime kapitale

    Për herë të parë, sipas Kurtit, investimet kapitale në buxhetin e vitit 2027 do ta kalojnë shumën prej një miliard eurosh.

    Në mesin e projekteve të përmendura janë punët përgatitore për Unazën e Jashtme të Prishtinës, segmentin Duhël–Banullë, që do t’i lidhë dy autostradat, si dhe autoudhën e Dukagjinit. Buxheti parasheh edhe investime në rrugë të tjera nacionale dhe rajonale.

    “Buxheti i vitit 2027 do të shënojë një nivel të ri të investimeve kapitale: për herë të parë mbi 1 miliard euro do të ndahen vetëm për këtë kategori”, ka thënë Kurti.

    Përveç projekteve rrugore, ai ka përmendur edhe ndërtimin e digave të reja, pas përfundimit të dizajneve dhe projekteve, si dhe krijimin e një sistemi të ri për grumbullimin dhe sortimin e mbeturinave.

    Një linjë e veçantë buxhetore është paraparë për infrastrukturën sportive në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

    Nismë për themelimin e kompanisë kombëtare ajrore

    Në pjesën e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe aviacionit, Kurti ka bërë të ditur se buxheti parasheh nismën për themelimin e një kompanie kombëtare ajrore.

    Sipas tij, kjo nismë synon zgjerimin e lidhjeve ajrore të Kosovës, krijimin e më shumë mundësive të udhëtimit për diasporën dhe promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare.

    “Një ndër nismat e reja të këtij buxheti është edhe nisma për themelimin e kompanisë kombëtare ajrore”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka përmendur edhe investimet në infrastrukturën turistike, përfshirë mundësinë e zhvillimit të resorteve përmes partneritetit publiko-privat në Brezovicë dhe në rajonin e Dukagjinit, përkatësisht në Bjeshkët e Nemuna.

    Kurti ka thënë se synimi është që potencialet natyrore të Kosovës të shndërrohen në mundësi investimi, vende të reja pune dhe zhvillim të sektorit të turizmit.

    Në përmbyllje të prezantimit, kryeministri e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2027 si buxhetin e parë të mandatit të ri të Qeverisë, duke thënë se ai synon t’i kthejë rezultatet ekonomike në përfitime konkrete për qytetarët.

    “Është buxhet që synon t’i shndërrojë rezultatet ekonomike në përfitime konkrete për familjet, në shërbime më të mira publike dhe mundësi të reja për bizneset dhe investitorët”, ka thënë Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Saga e PDK-së me Ligjin për Specialen, a u çuan huq 21 ditë protesta?

    Saga e PDK-së me Ligjin për Specialen, a u çuan huq 21 ditë protesta?

    Pas 21 ditësh protesta, votimit të ligjit në Kuvend, kthimit të tij nga presidentja dhe përpjekjeve për rimiratim, iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara po merr një rrugë tjetër.

    Burimi: Dukagjini

  • Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

    Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

    Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, janë filmuar në një moment të pazakontë gjatë qëndrimit të tyre në Shenzhen të Kinës.

    Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Trump shihet duke tentuar t’ia shtrëngojë dorën presidentit kinez, teksa të dy po ngjiteshin në shkallët lëvizëse.

    Megjithatë, Xi Jinping nuk ia zgjat dorën, por e kap Trumpin për krahu, duke shkaktuar një ndërveprim që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Momenti është regjistruar pas takimit dypalësh mes dy liderëve, ndërsa ata po shkonin për një drekë në rezidencën Kylin Villa.

    Pas këtij shkëmbimi, Trump shihet duke i bërë me shenjë homologut të tij kinez që të qëndrojë pranë tij, ndërsa të dy vazhdojnë rrugën krah për krah.

    Edhe pse zgjati vetëm pak sekonda, momenti është bërë pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale, në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

    Në takimin e tyre janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet tregtare, bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Strange moment: Trump tries to shake his hand, Xi Jinping grabs him by the arm

    American President Donald Trump, and his Chinese counterpart, Xi Jinping, were filmed at an unusual moment during their stay in Shenzhen, China.

    In the social networking footage, Trump is seen trying to shake hands with the Chinese president as they were both climbing the stairs.

    However, Xi Jinping does not extend his hand, but he grabs Trump by arm, causing an interaction that has attracted public attention.

    The moment was recorded after the bilateral meeting between the two leaders, while they were going to lunch at the Kyle Villa residence.

    After this exchange, Trump is seen signaling to his Chinese counterpart to stay close to him, while both continue on their way side by side.

    Although it lasted only a few seconds, the moment has become a part of social networking, at a time when relations between the United States and China are the focus of international diplomacy.

    Important issues related to trade relations, economic co-operation and international developments have been discussed at their meeting.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal