Category: Lajme

  • Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj: Afër objektit zhvillohen veprimtari të prostitucionit, ka edhe poligon qitjeje me armë

    Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj: Afër objektit zhvillohen veprimtari të prostitucionit, ka edhe poligon qitjeje me armë

    Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj: Afër objektit zhvillohen veprimtari të prostitucionit, ka edhe poligon qitjeje me armë

    Qendra e Shërbimeve e shoqatës “Down Syndrome Kosova” në Ferizaj po përballet me rrezikun e ndërprerjes së menjëhershme të veprimtarisë, si pasojë e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga prishja e sistemit të kanalizimit në katin e sipërm të objektit.

    Përmes një reagimi publik, përfaqësuesit e shoqatës bënë me dije se shqetësimet për kushtet e rënda dhe mungesën e sigurisë në këtë lokacion janë ngritur vazhdimisht te institucionet për më shumë se tri vjet, por pa marrë asnjë zgjidhje të qëndrueshme.

    Përveç problemit me infrastrukturën në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, shoqata ka ngritur alarmin edhe për sigurinë e fëmijëve, duke evidentuar dukuri mjaft shqetësuese rreth hapësirave të tyre, përfshirë përdorimin e lëndëve narkotike, praninë e veprimtarive të prostitucionit dhe funksionimin e një poligoni qitjeje me armë në afërsi të drejtpërdrejtë.

    Për këto arsye, organizata thotë se i ka kërkuar vazhdimisht Komunës së Ferizajt sigurimin e një objekti të ri. Megjithatë, sipas reagimit, deri më tani mbështetja e vetme ka qenë lehtësimi i një pjese të qirasë në vlerë prej 150 eurosh, që ka nisur të zbatohet nga tetori i vitit 2026.

    Nga Down Syndrome Kosova kanë paralajmëruar se dëmet e shkaktuara nga incidenti i fundit mund ta pamundësojnë vazhdimin e shërbimeve dhe të çojnë deri te mbyllja e qendrës.

    Për këtë situatë, ata i janë drejtuar Komunës së Ferizajt, kryetarit të Komunës dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal, duke kërkuar angazhim konkret për sigurimin e një hapësire të përshtatshme dhe të sigurt për përfituesit e qendrës.

    Në reagimin e tyre, organizata ka theksuar se sigurimi i shërbimeve dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve me sindromën Down janë përgjegjësi institucionale e Komunës së Ferizajt.

    Njëkohësisht, kanë bërë thirrje edhe për mbështetjen e komunitetit të biznesit dhe të njerëzve me vullnet të mirë, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve.

    Burimi: Insajderi

  • Donald Trump Jr.: Russell Brand do të shkojë në burg për përdhunim dhe nuk ka shqetësuar askënd për vite me radhë

    Donald Trump Jr.: Russell Brand do të shkojë në burg për përdhunim dhe nuk ka shqetësuar askënd për vite me radhë

    Donald Trump Jr. ka dalë në mbrojtje të komedianit britanik Russell Brand, duke pretenduar se dënimi i tij me 10 vjet e gjysmë burg nuk lidhet aq shumë me veprat penale për të cilat u shpall fajtor, sa me faktin se ai së fundmi iu afrua besimit fetar dhe të djathtës politike.

    Brand, 51 vjeç, u dënua të hënën në Gjykatën Crown të Southwark në Londër, pasi më 5 nëntor juria e shpalli fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulme seksuale ndaj tri grave të tjera, raporton New York Post.

    Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, gjatë emisionit të tij “Triggered”, të publikuar në platformën Rumble, pretendoi se Brand është viktimë e një persekutimi politik.

    “Një sistem drejtësie me standarde të dyfishta nuk është problem vetëm në Amerikë. Në anën tjetër të Atlantikut, Britania ka dhënë sot një vendim gjyqësor që, për fat të keq, e dëshmon këtë më qartë se kurrë më parë”, deklaroi Trump Jr.

    Shprehja “sistem drejtësie me dy standarde” është shndërruar në një nga sloganet e së djathtës britanike pas trazirave të vitit 2024. Ato shpërthyen pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Southport, ndërsa kritikët akuzuan qeverinë e kryeministrit Keir Starmer se po trajtonte më ashpër protestuesit, kryesisht të bardhë, sesa pjesëmarrësit në protesta të tjera.

    Foto: Profimedia

    Edhe themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX-it, Elon Musk, nisi ta quante Starmerin me nofkën “Two-Tier Keir”, duke iu referuar pretendimeve për trajtim të pabarabartë nga drejtësia.

    Trump Jr. pretendoi se Brand u dënua pa prova mjekoligjore, pa analiza të ADN-së dhe pa ndonjë kallëzim policor të bërë në kohën kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet. Sipas tij, vendimi është mbështetur në dëshmitë për incidente të ndodhura shumë vite më parë.

    Veprat penale për të cilat Brand u shpall fajtor kanë ndodhur në periudhën 2004–2009. Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm për tri akuza të tjera, mes tyre dy akuza për përdhunim dhe një për tentativë të një sulmi seksual të pahijshëm.

    Trump Jr. vuri në pikëpyetje edhe faktin se përse gratë nuk i kishin raportuar më herët ngjarjet e pretenduara.

    “Kur ishte i martuar me Katy Perryn dhe një nga aktorët më të njohur në botë, duket se askush nuk kishte problem me sjelljen e tij”, tha ai.

    Brand u martua me këngëtaren Katy Perry në vitin 2010, një vit pas veprës së fundit penale për të cilën u shpall fajtor.

    Akuzat ndaj komedianit dolën për herë të parë në publik në vitin 2023, pas një hetimi të përbashkët të mediave britanike The Times, The Sunday Times dhe televizionit Channel 4.

    Foto: Profimedia

    Në atë kohë, Brand tashmë ishte afirmuar si drejtues i një podkasti, në të cilin shpesh kritikonte establishmentin politik dhe shoqëror. Në vitin 2024, ai u pagëzua publikisht, duke shënuar afrimin e tij me fenë.

    “Ai e gjeti Zotin, me sa duket ndryshoi mënyrën e jetesës, përqafoi disa qëndrime konservatore dhe filloi të fliste publikisht për to. Tani do të kalojë dhjetë vjet e gjysmë në burg për përdhunim, ndonëse, siç duket, askush nuk kishte pasur problem me të gjatë 27 viteve të mëparshme”, deklaroi Trump Jr.

    Ai u përpoq ta mbështeste pretendimin e tij edhe duke bërë krahasime me raste të tjera të trajtuara nga drejtësia në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Kjo ngre disa pyetje mjaft të qarta se përse dënimi i tij është më i rëndë sesa, për shembull, dënimet e marra nga bandat që kanë shfrytëzuar seksualisht fëmijë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Çdo javë kemi pasur lajme për ndonjë fëmijë që ishte përdhunuar, ndërsa autorët liroheshin vetëm me një paralajmërim. U thoshin të mos e përsërisnin më. Ndërsa Russell duhet të kalojë dhjetë vjet e gjysmë në burg”, u shpreh ai.

    Në arsyetimin e vendimit, gjykatësi Joel Bennathan iu referua edhe rrugëtimit të Brandit drejt famës dhe mënyrës se si ai e kishte shfrytëzuar pozitën e tij.

    “Rreth 20 vjet më parë, ju filluat të bëheshit i famshëm. Ishit inteligjentë dhe, sipas shumë njerëzve, edhe gazmorë e karizmatikë. Por u shndërruat gjithashtu në një grabitqar seksual”, deklaroi Bennathan të hënën.

    Donald Trump Jr. nuk është i vetmi që ka dalë në mbrojtje të komedianit britanik. Ish-prezantuesja e Fox News, Megyn Kelly, e cilësoi vendimin si “të turpshëm” dhe si një “gjueti shtrigash politike”, ndërsa Elon Musk e konsideroi atë “të padrejtë” në një reagim në platformën X. /Telegrafi/

  • Në Shkollën Franceze në Prishtinë përkujtohet përfundimi i Luftës së Parë Botërore

    Në Shkollën Franceze në Prishtinë përkujtohet përfundimi i Luftës së Parë Botërore

    Një ceremoni përkujtimore me rastin e 11 nëntorit 1918, datës që shënon armëpushimin dhe përfundimin e luftimeve të Luftës së Parë Botërore, është mbajtur sot në Shkollën Franceze në Prishtinë (EFIP).

    Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit, nga klasat e ciklit fillor (CM) deri në shkollën e mesme, mësimdhënësit e tyre, si dhe Këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore (COCAC), Edouard Mayoral, i cili përfaqësoi Ambasadën e Francës.

    Ceremonia kishte për qëllim të rikujtonte rëndësinë historike të kësaj date dhe të përcillte te brezat e rinj vlerat e paqes, kujtesës dhe respektit për ata që humbën jetën gjatë luftës, shkruan Telegrafi.

    Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të reflektonin mbi rëndësinë e 11 nëntorit, një datë që përkujton fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nderon të gjithë ata që luftuan për paqen.

    11 nëntori shënon hyrjen në fuqi të armëpushimit të vitit 1918, i cili i dha fund luftimeve në frontin perëndimor të Luftës së Parë Botërore./Telegrafi/

  • Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri në 5 për qind, po ndërmarrim masa për të kufizuar shtrenjtimin

    Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri në 5 për qind, po ndërmarrim masa për të kufizuar shtrenjtimin

    Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin.

    Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir.

    Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë.

    Për furnizimin me qymyr nga Kosova po përgatitet një sistem transporti prej mbi 6.000 tonësh në ditë, me angazhimin e më shumë se 200 kamionëve.

    Kryeministri tha se Qeveria po ndërmerr masa për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të kufizuar ndikimin e krizës në çmimet për qytetarët.

  • E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

    E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

    RB Leipzig i është bashkuar gjithashtu garës për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht është i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.

    Sipas raportimeve të “4-4-2”, klubi i Bundesligas ka interesim të madh për lojtarin me prejardhje nga Presheva dhe po përcjell nga afër zhvillimin e tij, por për momentin gjithçka është në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka hapa konkretë drejt transferimit.

    Megjithatë, klubi gjerman nuk është i vetmi që e ka në radar sensacionin 20-vjeçar. Në shtator ishte raportuar se Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga po ashtu po monitorojnë paraqitjet e tij.

    Dalipi është nën kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa aktualisht ka një vlerë të tregut prej 1.5 milion eurosh, sipas Transfermarkt.

    Dalipi aktualisht është i fokusuar te e ardhmja ndërkombëtare, ngase në javët në vijim pritet të vendosë së kë do të përfaqësojë përfundimisht.

    Kujtojmë, djaloshi nga Presheva e informoi Zvicrën se më nuk do të luajë për ta shkaku se i ka premtuar gjyshit, që do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

  • Spectacular: RB Leipzig rivals major clubs for Lutfi Dalipi

    RB Leipzig has also joined the race for the services of striker Lutfi Dalippi, who is currently loaned to FC Vaduz from BSC Young Boys.

    According to reports by 4-4-2BAR, the Bundesligas club has great interest in the player of Presevo-born and is closely conveying its development, but at the moment everything is in the observation stage and there are no concrete steps towards transfer.

    However, the German club is not the only one on radar with 20-year-old sensors. In September it was reported that Fiorentina, Real Batis and SC Braga are also monitoring its presentations.

    Dalip is under contract with Young Boys by 2030, while currently has a market value of 1.5m euros, according to Transfermarkt.

    Dalip is currently focused on the international future, because in the coming weeks, he is expected to decide who he will ultimately represent.

    Remember, the boy from Presevo informed Switzerland that he will no longer play for them because he promised Grandpa, who will play for Kosovo or Albania. /Telegraph/

  • Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

    Maqedonci: NATO-ja po validon kapacitetet mjekësore të FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.

    Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë njoftuar nga afër me përgatitjet dhe kapacitetet operacionale të ekipeve, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake.

    “Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve mjekësore të FSK-së, përmbushjes së standardeve të NATO-s dhe forcimit të ndërveprueshmërisë me ushtritë e vendeve aleate”, ka shkruar Maqedonci.

    Burimi: RTKLive

  • Macedonia: NATO waves KSF medical capacities

    Defence Minister Ejup Macedonia, along with KSF Commander Lieutenant General Union Jashari, and NALT Director Brigadier General Thomas Schulte-Borghoff, have visited two KSF medical teams, which are currently in the process of validating Roge medical capacity 1.

    Through a Facebook post, Macedonia has indicated that the team’s preparations and operational capacities, which are undergoing the boiling process from NATO’s Military Medicine Centre, have been announced closely during the visit.

    This process represents an important step towards advancing KSF medical capacities, meeting NATO standards and strengthening interoperability with the armies of allied countries, Macedonia has written.

    Source Layer: RTKLive

  • Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

    Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

    Protestat në Tiranë vijojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit.

    Pasi qëndruan për disa kohë para ministrisë, para pak çastesh protestuesit nisën marshimin për t’u grumbulluar sërish para kryeministrisë.

    Ditët e fundit protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur tensione të shënuara. Në të njëjtën mënyrë po vazhdon edhe ditën e sotme, raporton Top Channel.

    Mësohet se 1 mijë forca sigurie janë në gatishmëri në rast tensionesh.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesters in Tirana leave education ministry, set before prime minister

    Protests in Tirana follow, as even today collectors initially gathered in front of the Ministry of Education.

    After being in front of the ministry for some time, protesters began their march to gather again before the prime minister.

    In recent days the protest has been calm and there have been no tensions marked. The same way is continuing today, reports Top Channel.

    It is learned that 1,000 security forces are on alert in case of tension.

    Source Layer: Dukeagini