Category: Lajme

  • Kurt is talking about coal reserves: Kosovo may have up to 14 billion tonnes, but data is not accurate

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has talked about the coal reserves Kosovo owns, as Alliance for the Future of Kosovo deputy Besnik Tahiri has asked why the potential of producing electricity from coal is not being activated.

    Kurti has said that according to surrounding estimates, Kosovo may have between 10 billion and 14 billion tonnes of coal in its subterranean. However, he has stressed that these figures are not confirmed and do not constitute accurate data.

    He has announced that the government aims to realise a state scan to more accurately determine Kosovo’s underground assets.

    It’s interesting, it’s said to be from 10 to 14 billion tons, which is not such an accurate clue. Again, in accordance with our pledge before the elections, that we will scan the situation for where and how we are rich in our underground, Kurti declared in the Parliament.

    Source Layer: Insander

  • Zelensky në Berlin: Mbrojtja ajrore, energjia dhe mbështetja financiare ndër prioritetet e Ukrainës

    Zelensky në Berlin: Mbrojtja ajrore, energjia dhe mbështetja financiare ndër prioritetet e Ukrainës

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Berlin, ku sot do të marrë pjesë në takimin e Koalicionit të të Gatshmëve, ku do të diskutohen hapat për përfundimin e luftës dhe garantimin e sigurisë së Ukrainës.

    Burimi: Dukagjini

  • Panda e kuqe hyn në Guinness, shpallet më e vjetra në botë që jeton në robëri

    Panda e kuqe hyn në Guinness, shpallet më e vjetra në botë që jeton në robëri

    Një pandë e kuqe e quajtur Futa, e cila jeton në kopshtin zoologjik të qytetit Chiba në Japoni, është njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness si panda e kuqe më e vjetër në botë që jeton në robëri, në moshën 23-vjeçare.

    Ceremonia e ndarjes së certifikatës u mbajt më 17 nëntor, ndërsa përfaqësuesit e kopshtit zoologjik ndanë kujtime nga jeta e kafshës që prej vitesh është një atraksion i njohur në Japoni.

    Futa ka lindur më 5 korrik 2003 dhe është transferuar në kopshtin zoologjik të Chibas në vitin 2004.

    Ai fitoi famë në vitin 2005, kur filloi të qëndronte drejt mbi dy këmbët e pasme, një sjellje që tërhoqi vëmendjen e publikut japonez dhe e bëri pjesë edhe të reklamave televizive.

    Jetëgjatësia mesatare e pandave të kuqe është 12 deri në 17 vjet, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga një pandë e quajtur Taylor, e cila jetoi 21 vjet e 265 ditë në SHBA.

    Sipas stafit të kopshtit zoologjik, pavarësisht moshës së shtyrë dhe disa problemeve shëndetësore, Futa vazhdon të ketë oreks të mirë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

    Për shkak të motit të keq, vizitorët nuk patën mundësi ta shihnin gjatë ceremonisë, por stafi i siguroi adhuruesit se panda e famshme është mirë.

    Në momentin e njohjes së rekordit, Futa ishte 23 vjeç e 135 ditë, duke tejkaluar ndjeshëm jetëgjatësinë e zakonshme të kësaj specieje. /Telegrafi/

  • Ventoro Motors me zbritje t'mdhaja për Black Friday - deri n'50%

    Ventoro Motors me zbritje t’mdhaja për Black Friday – deri n’50%

    Një Vespa elektrike për qytet apo një Aprilia për xhiron e fundjavës?

    Kqyri çmimet e Black Friday para se me vendos.

    Deri më 30 nëntor, Ventoro Motors by Auto Mita sjell zbritje deri në 50% në modele të përzgjedhura nga Vespa, Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi.

    Tri Vespa në ofertë, dy me 50% zbritje

    Vespa Primavera Elettrica tash kushton 3.990 €, nga 7.980 €.

    Edhe Vespa Dragon (ajo me dragoin e gjelbër) vjen me 50% zbritje, nga 12.000 € në 5.990 €.

    Për ata që e kanë pasë në listë Vespa GTS 310 Verde Amabile, çmimi është 5.549 € prej 7.250 €.

    Tri rrota apo një V4?

    Te Piaggio, MP3 310 White me tri rrota vjen me 2.000 € zbritje, nga 8.990 € në 6.990 €.

    Edhe Aprilia Tuono V4 Torque Red është në ofertë, këtë Black Friday e gjen për 11.900 €, plot 4.000 € ma lirë se çmimi i mëparshëm prej 15.900 €.

    E për fund, dy prej Piaggio-s.

    MP3 310 White zbret prej 8.990 € në 6.990 €, ndërsa Beverly 400 e ka çmimin 1.500 € ma poshtë.

    Cilin e kishe marrë për një xhiro?

    Kalo në showroom-in e Ventoro Motors by Auto Mita me i pa modelet nga afër ose thirr në 045 600 456 apo 0800 40 444 për një test-drive.

    Black Friday në Ventoro Motors – deri më datën 30 nëntor.ëntor.


  • Kurti thotë se mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare 2030

    Kurti thotë se mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare 2030

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mungesa e unitetit të brendshëm dhe mospajtimet me Komunën e Prishtinës po e rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti says lack of unity with Pristina municipality is jeopardising the 2030 Mediterranean Games

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has said that lack of internal unity and disagreements with the Pristina municipality are endangering the organisation of the Mediterranean Games 2030.

    Source Layer: Dukeagini

  • Elshani: Po i rregullojmë oborret në gjashtë shkolla dhe çerdhe të Prishtinës

    Elshani: Po i rregullojmë oborret në gjashtë shkolla dhe çerdhe të Prishtinës

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e oborreve në gjashtë institucione arsimore dhe parashkollore në kryeqytet.

    Sipas Elshanit, në shkollat “Zenel Hajdini” dhe “Xhavit Ahmeti” po krijohen kënde të reja lojërash për fëmijët parashkollorë.

    Ndërkaq, punimet për rregullimin e oborreve po zhvillohen edhe në katër çerdhe: “Dielli”, “Gëzimi Ynë”, “Lulevera” dhe “Botanika”.

    Përmes një postimi, Elshani ka theksuar se këto investime synojnë krijimin e hapësirave më të përshtatshme për lojë dhe aktivitete për fëmijët.

    “Shkollë pas shkolle, çerdhe pas çerdheje. Punë konkrete çdo ditë!”, ka shkruar Elshani. /Telegrafi/

  • Elshani: Adjusting courtyards in six Pristina schools and nursery

    The education director in Pristina’s municipality, Arian Elshani, has announced that works are continuing to regulate courtyards at six educational and pre-school institutions in the capital.

    According to Elshan, new playgrounds for pre-school children are being created in the schools of zenel Hajdini and Xavi Ahmeti.

    Meanwhile, yard fixing works are being carried out in four nests: Sunday, Our Joy, Lulevera and Botanika.

    Through a post, Elshani pointed out that these investments are aimed at creating more suitable playing spaces and activities for children.

    School after school, nest after nursery. She wrote Elshani. /Telegraphy/

  • Qiratë në Zvicër, dallime të mëdha nga një kanton në tjetrin: në disa qytete banesa kushton mbi 3 mijë franga në muaj

    Qiratë në Zvicër, dallime të mëdha nga një kanton në tjetrin: në disa qytete banesa kushton mbi 3 mijë franga në muaj

    Qiratë e banesave në Zvicër ndryshojnë ndjeshëm nga një kanton në tjetrin, ndërsa dallimet janë veçanërisht të mëdha mes zonave urbane dhe atyre rurale.

    Të dhënat e publikuara nga mediumi zviceran Watson, bazuar në analizën e kompanisë së pasurive të paluajtshme Lookmove, tregojnë se kantonet e Cyrihut dhe Zugut janë ndër zonat më të shtrenjta për të jetuar.

    Sipas analizës, një banesë me 3 deri në 3.5 dhoma në qytetin e Cyrihut kushton mesatarisht 3.076 franga në muaj.

    Në kantonin e Zugut, çmimi mesatar arrin në 3.433 franga në muaj, bazuar në 42 shpallje të analizuara.

    Në anën tjetër, në disa pjesë të Zvicrës perëndimore, në kantonin e Bernës dhe në Jura, qiratë janë dukshëm më të ulëta.

    Në qytetin La Chaux-de-Fonds, për periudhën nga gushti deri në tetor 2025, qiraja mesatare për banesat me 3 deri në 3.5 dhoma ishte vetëm 1.165 franga në muaj, transmeton Telegrafi.

    Të dhënat tregojnë se zonat përreth Liqenit të Gjenevës, Liqenit të Cyrihut, Liqenit të Lucernës dhe Liqenit të Luganos kanë disa nga çmimet më të larta të banimit në vend, ndërsa qiratë më të përballueshme gjenden kryesisht në kantonet Neuchatel, Bernë dhe Jura, si dhe në pjesën veriore të Ticinos.

    Sipas vlerësimeve të Comparis, qiratë në Zvicër janë rritur për rreth 11% ndërmjet viteve 2020 dhe 2025.

    Kjo nënkupton se personat që ndërrojnë banesë shpesh përballen me kosto dukshëm më të larta sesa në kontratën e mëparshme.

    Analiza e Lookmove bazohet në të dhëna të mbledhura nga më shumë se 150 burime të tregut të patundshmërive.

    Megjithatë, kompania paralajmëron se për shkak të metodologjisë së mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, mund të ketë një marzh gabimi deri në 10%./Telegrafi/

  • Çarjet në cepat e buzëve nuk janë gjithmonë nga i ftohti, ja çfarë mund të tregojnë

    Çarjet në cepat e buzëve nuk janë gjithmonë nga i ftohti, ja çfarë mund të tregojnë

    Çarjet në cepat e buzëve nuk janë gjithmonë nga i ftohti, ja çfarë mund të tregojnë

    Çarjet e dhimbshme në cepat e buzëve janë një problem i shpeshtë, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë, kur ajri i thatë dhe temperaturat e ulëta ndikojnë në lëkurën e ndjeshme rreth gojës. Megjithatë, nëse këto plagë përsëriten vazhdimisht ose nuk shërohen për një kohë të gjatë, mund të jenë shenjë e një problemi tjetër shëndetësor.

    Përveç motit të ftohtë dhe lëpirjes së shpeshtë të buzëve, shkaktarë mund të jenë edhe mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve, si dhe infeksionet kërpudhore ose bakteriale.

    Dentisti Dr. Nilesh Parmar ka shpjeguar shkaqet më të zakonshme të këtij problemi dhe rastet kur rekomandohet konsultimi me mjekun, shkruan Mirror.

    Dr. Parmar, drejtor klinik i Grupit Dentar Parmar në Essex, thotë se çarjet në cepat e buzëve janë të zakonshme, sidomos gjatë motit të ftohtë dhe të thatë. Në shumicën e rasteve, shkaktarët nuk janë seriozë, por përsëritja e tyre mund të kërkojë trajtim të veçantë.

    “Qoshet e çara të buzëve janë diçka që hasim rregullisht, veçanërisht në mot të ftohtë dhe të thatë. Shkaku zakonisht është i padëmshëm, siç është grumbullimi i pështymës ose lëpirja e buzëve. Megjithatë, nëse plagët vazhdojnë të kthehen ose nuk shërohen, ndonjëherë mund të jetë shenjë e mungesës së lëndëve ushqyese, siç është hekuri ose disa vitamina B. Në këtë rast, mjeku juaj i familjes mund t’ju referojë për analiza gjaku”, tha ai.

    Çfarë i shkakton çarjet në cepat e buzëve?

    Kjo gjendje njihet në mjekësi si keilit këndor dhe karakterizohet nga inflamacioni i qosheve të gojës. Sipas portalit dermatologjik DermNet, ajo mund të shfaqet si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit.

    Simptomat më të zakonshme përfshijnë çarje të dhimbshme, skuqje, krijim të koreve dhe, në disa raste, gjakderdhje. Dhimbja mund të bëhet më e theksuar gjatë hapjes së gojës, ngrënies ose bisedës.

    Gjendja mund të prekë njërin ose të dy cepat e buzëve, ndërsa kohëzgjatja e saj varet nga shkaktari dhe trajtimi i përdorur.

    Moti i ftohtë dhe lëpirja e buzëve

    Ajri i ftohtë, era dhe lagështia e ulët mund ta thajnë lëkurën përreth gojës, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj çarjeve. Problemi mund të përkeqësohet edhe nga lëpirja e shpeshtë e buzëve.

    “Lëpirja e buzëve mund të duket se ndihmon, por në të vërtetë e përkeqëson problemin, pasi pështyma irriton lëkurën e ndjeshme në cepat e gojës”, thotë Dr. Parmar.

    Në rastet më të lehta, përdorimi i rregullt i një balsami mbrojtës ose vazelinës mund të ndihmojë në shërimin e lëkurës, duke krijuar një shtresë mbrojtëse dhe duke zvogëluar irritimin.

    “Balsami i rregullt i buzëve ose vazelina, nëse aplikohet rregullisht, shpesh është i mjaftueshëm për të ndihmuar lëkurën të shërohet”, shton dentisti.

    Infeksionet kërpudhore dhe bakteriale

    Çarjet në cepat e buzëve mund të krijojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e mikroorganizmave, veçanërisht kur zona mbetet vazhdimisht e lagësht.

    Ndër shkaktarët e mundshëm të infeksionit janë kërpudha Candida albicans dhe bakteri Staphylococcus aureus.

    Infeksionet kërpudhore mund të shfaqen edhe në zgavrën e gojës. Rreziku është më i lartë te personat që përdorin antibiotikë për periudha të gjata, inhalatorë për astmë, proteza dentare ose vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti.

    Protezat dentare mund ta përkeqësojnë gjendjen

    Një tjetër shkaktar i mundshëm janë protezat dentare që nuk përshtaten siç duhet. Ky problem shfaqet më shpesh te personat që kanë palosje të theksuara të lëkurës rreth gojës, ku mund të grumbullohet pështyma dhe të shkaktojë irritim.

    “Protezat e konsumuara ose të lirshme mund të çojnë në një mbyllje më të fortë të nofullës se normalja, gjë që thellon palosjet në qoshet e gojës dhe lejon që pështyma të grumbullohet”, shpjegoi Dr. Parmar.

    “Nëse kjo është shkaku, çarjet do të përsëriten derisa protezat të riparohen.”

    Mungesa e hekurit dhe vitaminave mund të jetë një tjetër shkak

    Në rastet kur çarjet përsëriten ose shërimi zgjat shumë, një nga shkaqet e mundshme mund të jetë mungesa e disa lëndëve ushqyese.

    Këtu përfshihen hekuri, riboflavina (vitamina B2), vitamina B12, acidi folik dhe zinku. Sipas DermNet, në disa raste, ky problem mund të lidhet edhe me sëmundjen celiake.

    Megjithatë, çarjet në cepat e buzëve nuk janë në vetvete dëshmi e mungesës së vitaminave apo e anemisë. Nëse ato përsëriten dhe nuk përmirësohen me kujdesin e zakonshëm, mjeku mund të rekomandojë analiza të gjakut për të identifikuar shkakun.

    Anemia mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera, si lodhje, gulçim, rrahje të shpejta të zemrës dhe zbehje të lëkurës, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Si trajtohen çarjet në cepat e buzëve?

    Trajtimi varet nga shkaktari i problemit. Nëse çarjet vijnë si pasojë e thatësisë dhe grumbullimit të pështymës, përdorimi i vazelinës ose balsamit mbrojtës, si dhe shmangia e lëpirjes së buzëve, mund të ndihmojnë në shërim.

    Në rastet kur shkaku është një infeksion kërpudhor ose bakterial, mjeku mund të rekomandojë kremra kundër kërpudhave ose antibiotikë për përdorim lokal.

    “Nëse çarjet lagen, krijohen kore ose përhapen, konsultohuni me farmacistin, dentistin ose mjekun tuaj. Mund t’ju duhet një krem ​​anti-infektiv, jo vetëm një balsam i rregullt”, këshillon Dr. Parmar.

    Ai thekson gjithashtu rëndësinë e kontrollimit të ndërveprimeve të mundshme me barnat e tjera para fillimit të trajtimit.

    “Nëse merrni ilaçe të rregullta, veçanërisht varfarin, kontrolloni me farmacistin tuaj para se të përdorni mikonazol, pasi mund të ndërhyjë në efektet e disa ilaçeve.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali