Category: Lajme

  • Kosova synon të shfrytëzojë gazin e Vlorës, Kurti: Kemi marrëveshje me Shqipërinë

    Kosova synon të shfrytëzojë gazin e Vlorës, Kurti: Kemi marrëveshje me Shqipërinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gazifikimi i vendit mbetet një nga synimet e Qeverisë, duke paralajmëruar shfrytëzimin e mundësive për furnizim me gaz përmes terminalit të Vlorës në Shqipëri.

    Duke folur për sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes, Kurti është ndalur edhe te sfidat me të cilat është përballur vendi, si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

    Ai ka theksuar se këto zhvillime kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion, ndërsa ka thënë se Qeveria ka vazhduar angazhimin për energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

    Kurti ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për të avancuar sa më parë projektin e gazifikimit të Kosovës.

    “Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar ai.

    Kryeministri ka bërë të ditur se Kosova synon të shfrytëzojë edhe gazin e lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, për të siguruar energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

    “Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

  • Kurti për strategjinë energjetike: Na duhet stabilitet institucional për të ecur përpara

    Kurti për strategjinë energjetike: Na duhet stabilitet institucional për të ecur përpara

    “Na duhet stabilitet institucional për të ecur përpara”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ku ka folur për strategjinë energjetike.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurt for Energy Strategy: We need institutional stability to move forward

    We need institutional stability to move forward, Prime Minister Albin Kurti has declared at the Assembly session, where he talked about energy strategy.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

    Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

    Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Bosnia Bans Access to Radojchi, Names Threat to National Security

    Milan Radojicic, suspected of organising the attack on Banjska in northern Kosovo, was barred from entering Bosnia and Herzegovina after being declared a threat to national security, Free Europe’s security sources confirmed to Radio Europe.

    Source Layer: Dukeagini

  • BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka ritheksuar se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit.

    Megjithatë, në një njoftim të publikuar në faqen e BIK-ut, thuhet se e njëjta kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë.

    Në mbledhjen e mbajtur të enjten, kryesia e BI-së tha se rikonfirmon qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, “por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”.

    “Kryesia vlerëson se çdo legjislacion që rregullon jetën familjare duhet të mbështetet në vlerat universale, parimet morale, traditën dhe besimin, duke respektuar njëkohësisht natyrën e krijimit të njeriut nga Zoti me dy gjini dhe konceptin e familjes së ndërtuar mbi bashkimin e burrit dhe gruas, si bazë themelore e vazhdimësisë dhe shëndetit të shoqërisë”.

    Me këtë rast, Kryesia e BI-së u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, që gjatë shqyrtimit të Projektkodit Civil “të kenë parasysh shqetësimet e shprehura dhe të bëjnë rishikimin e dispozitave kontestuese, në mënyrë që Kodi Civil të jetë gjithëpërfshirës, të reflektojë vlerat dhe traditat e shoqërisë sonë dhe të mos cenojë parimet themelore fetare e morale”.

    “Bashkësia Islame e Kosovës mbështet një Kod Civil që garanton drejtësinë, mbron familjen, forcon vlerat morale dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, me dinjitet dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin për media të BIK-ut të dalë gjatë mbledhjes, të cilën e ka kryesuar kryetari i saj, Myftiu Naim Tërnava.

    Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryesia e BI-së, ndër të tjera, tha se do të diskutojë për përgatitjet dhe planifikimin e aktiviteteve fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, si dhe do të trajtojë çështje aktuale që kanë të bëjnë me organizimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

    Sipas BIK-ut, Projektkodi Civil i Republikës së Kosovës pritet të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës për miratim. /Klankosova.tv

  • Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit

    Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit

    Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendimi lidhur me linjat energjetike që Serbia nuk i ka liruar është marrë pas disa vitesh përpjekjesh dhe pasi sipas saj, Beogradi nuk e kishte zbatuar afatin e përcaktuar deri më 1 korrik 2026.

    Duke folur për këtë çështje, Rizvanolli theksoi se KOSTT-i kishte paraqitur ankesë zyrtare, ndërsa në vitin 2025 Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë për moslirimin e linjave.

    Ajo tha se pas moszbatimit të afatit dhe dështimit të zgjidhjes së propozuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, institucionet e Kosovës e kishin njoftuar paraprakisht BE-në për vendimin që do të merrnin.

    “Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë, kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë, një vendim i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për t’i liruar linjat, kjo nuk ka ndodhur, me këtë rast BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur, ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, tha ajo.

  • Gati 6 vjet në pushtet, Kurti i paraqet veriun dhe Ujmanin si zhvillimet më të mëdha

    Gati 6 vjet në pushtet, Kurti i paraqet veriun dhe Ujmanin si zhvillimet më të mëdha

    Gati 6 vjet në pushtet, Kurti i paraqet veriun dhe Ujmanin si zhvillimet më të mëdha

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur zhvillimet që, sipas tij, kanë ndodhur në Kosovë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit, duke veçuar situatën në veri të vendit dhe kontrollin e Liqenit të Ujmanit.

    Gjatë një deklarimi në Kuvend, Kurti i cilësoi këto si dy zhvillime pozitive, pa të cilat, sipas tij, Kosova nuk do të mund të ecte përpara.

    “Por, ajo çfarë ka ndryshuar prej para pesë viteve e gjysmë, është edhe fakti tejet i rëndësishëm, me dy zhvillime pozitive në Republikën e Kosovës, pa të cilat nuk do të mund të ecnim përpara.

    Në njërën anë janë zhvillimet në veri të Kosovës, ka sundim të ligjit, ka pagesë të energjisë elektrike dhe mbi të gjitha ka kontroll të Liqenit të Ujmanit.

    Nuk mund të bësh planifikime të reja, zhvillime e strategji, përderisa nuk e kontrollon Ujmanin”, deklaroi Kurti. /Klankosova.tv

  • Bosnja dhe Hercegovina ua ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq

    Bosnja dhe Hercegovina ua ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq

    Agjencia për Inteligjencë dhe Siguri e Bosnjës dhe Hercegovinës (OSA) ua ka ndaluar hyrjen në këtë shtet tre shtetasve të Serbisë: Milan Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviqit dhe Zharko Veselinoviqit.

    Kundër Milan Radoiçiqit, i cili në Serbi po hetohet për përfshirjen në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, është caktuar masa e paraburgimit në Beograd. Gjithashtu, është lëshuar fletarrestim ndaj tij, pasi më 15 nëntor nuk ishte paraqitur në policinë serbe.

    Ai akuzohet për organizim kriminal, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

    Ish-inspektori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se sipas informacioneve jozyrtare që disponon, Radoiçiqi është larguar nga Serbia më 12 nëntor dhe ka udhëtuar drejt Moskës.

    Ndërkohë, tre pjesëtarë të grupit të tij janë dënuar në Kosovë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa njëri me 30 vjet burgim.

    Edhe biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq, i cili konsiderohet një nga personat më me ndikim në Serbi dhe i afërt me strukturat qeverisëse, është larguar nga Sarajeva më 11 nëntor, duke udhëtuar drejt Stambollit me një fluturim të mëngjesit, sipas të dhënave të publikuara nga KRIK. /Telegrafi/

    Veselinoviqi prej vitesh është përmendur për lidhjet e tij me nivelet më të larta të pushtetit në Serbi. KRIK ka raportuar më herët për afërsinë e tij me Andrej Vuçiqin, vëllain e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Kompanitë e tij të ndërtimit kanë përfituar kontrata fitimprurëse në projekte të mëdha infrastrukturore shtetërore, me vlerë prej qindra miliona eurosh.

    Një nga akuzat më të rënda ndaj tij lidhet me dyshimet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018. Prokuroria e Kosovës ka shprehur dyshime për përfshirjen e Veselinoviqit dhe mikut të tij të ngushtë, Milan Radoiçiqit, në këtë rast.

    Ndalimi i hyrjes në Bosnjë dhe Hercegovinë është vendosur edhe për vëllain e tij, Zharko Veselinoviq, i cili tashmë ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Departamenti amerikan i Thesarit i ka lidhur dy vëllezërit me një organizatë kriminale, duke vlerësuar se marrëveshjet politike përfshinin mbështetjen për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), në këmbim të favoreve në biznes dhe qasjes në kontrata infrastrukturore.

    Sipas raportimeve, persona të lidhur me qarqe kriminale dhe strukturat aktuale të pushtetit në Serbi po zgjedhin të largohen nga vendi, nga frika e përballjes me procese gjyqësore në rast të ndryshimit të pushtetit.

  • Pierce Brosnan uron Robert Pattinson për rolin e James Bond: Do të jesh i mrekullueshëm

    Pierce Brosnan uron Robert Pattinson për rolin e James Bond: Do të jesh i mrekullueshëm

    Pierce Brosnan ka reaguar pas përzgjedhjes së Robert Pattinson si aktori i ri që do të interpretojë agjentin legjendar James Bond.

    Aktori 73-vjeçar, i cili e ka portretizuar më parë personazhin në katër filma, i ka dërguar një mesazh urimi kolegut të tij përmes Instagramit.

    “I dashur Robert, mirë se erdhe në botën e Bondit. Do të jesh i mrekullueshëm”, shkroi Brosnan, shkruan DailyMail.


    Dy aktorët kanë edhe një histori të përbashkët në ekran. Në vitin 2010, ata luajtën rolin e babait dhe të birit në filmin romantik Remember Me, një eksperiencë që Brosnan e kujtoi edhe në mesazhin e tij.

    “Kam kujtime të bukura nga koha që kaluam së bashku duke krijuar albumin ‘Më mbaj mend’.

    Ka qenë një kënaqësi të të shihja të krijoje një punim të jashtëzakonshëm dhe të përparoje gjithnjë e më shumë”, shkroi ai, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Shijoje udhëtimin. Gra mor, Pierce”.

    Ndërkohë, Pattinson, 40 vjeç, e ka cilësuar këtë rol si një nga nderimet më të mëdha të karrierës së tij.

    Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve, i cili është shprehur i entuziazmuar për bashkëpunimin me aktorin. /Telegrafi/